26.8 C
Prizren
E diel, 22 Qershor, 2025
Home Blog Page 5563

Vetëvendosje në Prizren: Tragjikomedia e objektit të Shtëpisë së Kulturës në Zhur

0

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, vlerëson se Shtëpia e Kulturës në Zhur është shndërruar në tragjikomedi.

“Listës së gjatë të skandaleve që kanë prekur Komunën e Prizrenit i prin afera disa milionëshe e Shtëpisë së kulturës në Zhur”, thuhet në reagimin e VV-së në Prizren.

“Ky është një rast i paprecedent”.

“Si asnjëherë tjetër në Prizren, me gjasë edhe në tërë Kosovën, për ta ndërtuar këtë objekt nuk kanë mjaftuar 9 vite. Ndërtimi ka nisur në vitin 2009 dhe vlera e investimit kalon shifrën e 1.5 milion eurove, por për ironi, as kjo shumë marramendëse për këtë objekt nuk ka mjaftuar që punimet të mbarojnë në kohë. Këtë papërgjegjshmëri të Komunës edhe më tragjikomike e bëjnë deklaratat famoze të zyrtarëve të Komunës me daljet e tyre publike të fundvit kur patën deklaruan se objekti në fjalë, i cili është dashur të jetë në funksion vite më parë, do t’iu dhurohet zhurjanëve brenda vitit. Prapa këtij refreni të vazhdueshëm të këtyre zyrtarëve fshihet abuzimi, keqpërdorimi dhe paaftësia qeverisëse”.

“ Ky është refreni i vazhdueshëm përgjatë këtyre viteve, derisa situata në terren është krejtësisht ndryshe. Ndërtesa është kthyer në “muze”, dhe vizitorët e vetëm janë pëllumbat që kanë gjetur strehë në çatinë gjysmë të shkatërruar”.

“Qeveria komunale e Prizrenit ndaj banorëve të Zhurit po sillet me paturpësinë më të madhe dhe pa fije ndërgjegje, sepse vetëm gjatë viteve të fundit, këta zyrtarë, Shtëpinë e kulturës në Zhur e kanë inauguruar hiç më pak se tri herë, ndërkohë që objekti nuk është përfunduar”.

“Ky projekt, ndër investimet më të mëdha të Komunës së Prizrenit, i bërë me paratë e taksapaguesve, duke pasur parasysh kohën e gjatë të mos funksionalizimit të tij për shkak të punimeve të dobëta që janë kryer, zhurjanët patën dorëzuar peticionin me nënshkrimet që këtij objekti fillimisht t’i bëhet një ekspertizë mbi qëndrueshmërinë dhe sigurinë e tij e që do të garantonte se objekti në fjalë i plotëson parametrat dhe është i gatshëm të vihet në funksion”.

“Ndërkohë banorët ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga ana e Komunës. Paralizimi i projektit të Shtëpisë së kulturës e ka bërë gati të pamundur zhvillimin normal të aktiviteteve kulturore dhe sociale për këtë komunitet e për të cilat kanë aq shumë nevojë”.

“ Lënia në harresë e një investimi kaq të madh dhe mos menaxhimi i saj nga institucionet komunale po e çon këtë objekt drejt shkatërrimit të mëtejmë”.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren kërkon që investimet e këtilla disa milionëshe, nga taksat e qytetarëve të Prizrenit, të mos përfundojnë si mos më keq dhe që përgjegjësit të mos sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë, por ata të japin llogari para qytetarëve”/PrizrenPress.com/

Studentët e UPZ-së informohen për punën e IPK-së

0

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) në bashkëpunim me Universitetin “Ukshin Hoti” përkatësisht Fakultetin Juridik kanë organizuar një ligjëratë me temë “Inspektorati Policor i Kosovës, roli dhe rëndësia në sundimin e ligjit në Kosovë”, ku është prezantuar para studentëve roli, misioni dhe fushë-veprimtaria e IPK-së. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin edhe zyrtarë të EULEX-it, Policisë së Kosovës si dhe stafi akademik i Universitetit ”Ukshin Hoti” me në krye Dekanin Prof. Ass. Arif Riza, me përkrahjen e të cilëve është organizuar ky aktivitet.

Gjatë diskutimit të hapur me studentë për fushëveprimin e IPK-së (rolin dhe autorizimet), u dhanë shpjegimet për ecurinë e procedurës hetimore në rastet që trajton IPK në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës, inspektimet dhe roli i tyre në ngritjen e profesionalizmit të policisë dhe rëndësinë e integritetit policor.

Studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” morën informacione shtesë edhe për rolin e IPK-së në sundimin e ligjit në Kosovë si dhe për projektin e regjionalizimit të IPK-së respektivisht hapjen e zyrave rajonale në Prizren, Gjilan dhe Mitrovicën e Veriut.

Vlen të theksohet se ky aktivitet është përcjellë me interesim nga studentët ku edhe janë parashtruar pyetje të cilave u kanë dhënë përgjigje zyrtarët e IPK-së.

Wislawa Szymborska dhe Rudolf Marku

0

ALDA BARDHYLI

Jam shumë afër atij që ai të ëndërroj për mua,

Unë nuk fluturoj larg tij e as që ia mbath prej tij

Të fshihem poshtë rrënjëve të pemës. Jam shumë afër….

Wislawa Szymborska polakja me sytë e kaftë plot jetë i shkroi këto vargje teksa përpiqej ti afrohej një burri. Për të, poezia ishte jo vetëm një udhëtim i vetmuar, por dhe udhëtim drejt një bote që shpesh konfigurohej në formën e gjinisë tjetër.

“Jam shumë afër”, është ndoshta një prej poezive të saj më të ndjera, të cilën cdo grua do donte ta shfletonte në ato ditët e tendosura drejt afrimit të dashurisë. Në ato ditë ku mungesa dhe padurimi nuk janë gjë tjetër vecse vargje që flasin. “Jam e kufizuar në trajtat e mia/Unë që isha shtenkë, që isha hardhucë”, thotë ajo në një tjetër varg.

Rudolf Marku duket se e ka takuar shpesh Szymborska-n. Takime të ndodhura herët mes dy poetëve, që duket sikur shkëmbejnë kohët në vargjet e tyre. Komunizmi që Szymborska kishte lënë pas, ishte steha ku I duhet të sillte vargjet Markut pas viteve 1980-të.

Redaksia e gazetës “Drita” ku punoi në sektorin e përkthimit të poezisë dhe përkthimit, vargjet që kërkonin të dilnin përtej aeurolës së soc-realizmit, dhe buzëqeshja e polakes bri vargjeve që përshkronin rrugë librash për të mbërritur tek ai, duket sikur i bënin të paharrueshme ato takime të para. Wislawa Szymborska është zbulim për cdo poet, teksa sheh një grua të shpërndajë veten në dhjetëra copëza fjalësh brënda një poezie.

Szymborska nuk është e vetmja që sillte trullosje të bukur në botën e poetit. Për gati 40 vjet, dhjetëra personazhe të letërsisë botërore do ta grishnin me estetikën e përkryer që mbartin. Në kohën kur Parisi përlotej për ikjen e Paul Celan (vitet 70-të) një poet shqiptar që po i afrohej të 30-tave, jetonte gëzimin e “takimit” me të. “Bashkë me mua, kujto: Qielli i Parisit, ay krokull gjigand I vjeshtës…”, janë vargjet e para të poezisë “Kujtimi i Francës”.

“Retë që shkasin atje tej, retë e mrekullueshme…” është botimi më i ri i botimeve “Mapo”, një antologji e ri e poezisë bashkëkohore botërore me autor poetin Rudolf Marku. Një libër i cili vjen si një ftesë për të besuar se poezia, do vijojë të mbetet pararojë e mendimit, dhe se gjithë filozofia njerëzore mund të lexohet lehtë në dy vargje. Nën redaktimin e Preç Zogaj, i cili e njeh mirë gjuhën e poezisë, kjo antologji është udhëtimi më i bukur që mund të bëni para pak mesnatës, përmes dritës së blertë të abazhurit. Libri duket i vyer dhe për Markun, i cili kërkon ta ndajë me lexuesin historinë e çdo përkthimi.

“Ky libër përfshin poezi të përkthyera gjatë viteve , shumë prej tyre të lexuara në rrethe të ngushtë miqsh, 40 e më tepër vite më parë. Më pas, disa nga këto poezi kanë qarkulluar nëpër fletore për një kohë aq të gjatë, sa duke kaluar dorë më dorë, ndonjë lexues I tyre mund të jetë ngatërruar e t’I ketë marrë si përkthime të vetat!”, shkruan Marku.

Më kohë me zakonin e rikthimit te shkrimi, ai I është rikthyer shpesh vargjeve të përkthyera herët. Në antologji janë përfshirë dhe poezi të ripërkthyera të T S Eliot-it, të E. Pound dhe të W.H…Auden-it, duke mos e konsideruar përkthimin e bërë të këtyre autorëve ca vite të shkuara po prej tij. Për herë të parë vjen në gjuhën shqipe përmes këtij botimi, poema e Ezra Paund-it “Hugh Selwyn Mauberley”, poemë e cila konsiderohet njëra ndër më të rëndësishmet dhe më të bukurat e poezisë botërore të shekullit që kaloi, po kështu dhe poema e francezit J. Laforgue, të ccmuar nga vetë Eliot në kohën e vetë.

Interesante është prania e vargjeve të Safo-s, poezitë e Li PO-së dhe ato të Du Fu-së si dhe poezitë e Sextus Propertius dhe të Efelisë, të Thomas Middleton-it dhe të John Donn-it, për të dëshmuar se moderniteti fillon me poezinë shumë më herët nga kalendarët e shumëkujt.

Apo ashtu siç shprehet dhe Borghes I cili ka ishullin e tij në këtë libër, ”arti duhet të jetë si kjo pasqyrë/ që na shfaq tonën fytyrë”. Ka shumë arsye që të çojnë natyrshëm tek kjo antologji, prej prej të cilave është dhe fakti që ajo na vjen në shqip nga një poet.

Icardi: Përgjithmonë te Interi

0

Mauro Icardi ka bërë me dije që dëshiron të luajë deri në fund të karrierës me skuadrën e Interit.

Kapiteni i ‘zikaltërve’ tregon edhe njëherë me radhë dashurinë që ka për klubin dhe i premton tifozëve që synimi i tij është të qëndrojë në Milano deri në fund të karrierës.Icardi i ka vënë objektiv vetes që ta ndihmojë Interin të kthehet në majat e futbollit evropian dhe ai dëshiron të jetë pjesë e këtij projekti.

“Dua të luaj në Ligën e Kampionëve me këtë skuadër dhe kur të jemi aty shpresoj të jemi gati për të përballuar me sukses çdo sfidë. Objektivi im është të luaj në nivelet më të larta me Interin”, ka theksuar 24-vjeçari.

“Jam tifoz i Interit dhe dua të qëndroj këtu gjithmonë, e shoh veten shumë mirë me këtë fanellë, jam kapiteni i kësaj skuadre të madhe dhe dëshira ime është të kem një karrierë të gjatë te Interi”, ka përfunduar ai. Icardi ka realizuar 20 gola me Interin këtë stinor në Serie A.

Prizren: E sulmon fizikisht pas seancës gjyqësore

0

Dje në Prizren policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar , pasi që i njëjti pas përfundimit të një seance gjyqësore, e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull palë në proces gjyqësor.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “William Walker” në orët e paradites.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Zyrtare: Dortmundi siguron transferimin e parë për sezonin e ri

0

Borussia Dortmund ka zyrtarizuar marrëveshjen me talentin Mahmoud Dahoud.

Reprezentuesi U21 i Gjermanisë, Mahmoud Dahoud do t’i bashkohet Dortmundit në përfundim të stinorit pas marrëveshjes që verdh-e-zinjtë kanë arritur me Borussia Monchengladbach.

Dortmund ka paguar klauzolën prej 10 milionë eurosh për futbollistin, i cili ka qenë në radarin e shumë skuadrave tjera evropiane, transmeton KosovaPress.

“Dahoud është një futbollist shumë i talentuar të cilin e kemi përcjellë tash e sa vite”, ka deklaruar drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc. “Ai tashmë ka treguar se mund të luajë në nivelet më të larta dhe e presim me krahë hapur për sezonin e ardhshëm”. Dahoud ka nënshkruar kontratë me Dortmundin deri në

vitin 2022.

Lulzim Kabashi thotë se komuna po i “hakmerret” DokuFestit

0

Nënkryetari i Prizrenit, Lulzim Kabashi, thotë se shkurtimi i buxhetit për “DokuFest” mund të jetë për shkak të “opozitarizmit” të organizatorëve të festivalit.

Ai ka thënë se dalja e organizatorëve të këtij festivali kundër komunës në rastin e vdekjes së Xheneta Gashit ka ndikuar që komuna të zbehë përkrahjen.

“Rënie e buxhetit për ‘DokuFest’ lidhet me shkurtimin e buxhetit në çdo sferë. Nëse do të ishte në dorën time ‘DokuFesti’ do të kishte përkrahje të madhe. Ndoshta është një bashkëpunim jo aq i mirë i ‘DokuFestit’ dhe komunës. Është krijuar një lloj opozitarizmi ndërmjet ‘DokuFestit’ dhe komunës”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.

Kabashi ka njoftuar se “DokuFesti” është përkrahur nga Komuna e Prizrenit me dhjetë mijë euro, që paraqet gati gjysmën e shumës së dedikuar nga komuna për projektet kulturore.

“Në total buxheti është zvogëluar për 20 për qind. Kjo është një nga pasojat që ka ndikuar edhe në ngjarjet kulturore”, ka thënë ai.

Vehapi nënshkruan memorandum mirëkuptimi me ASB-në gjermane

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi dhe Dafina Hoxha, drejtoreshë e organizatës ndërkombëtare humanitare ASB për Kosovë, kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për “Mbështetjen e familjeve me nevojë të Komunës për krijimin e kushteve më të mira për fillimin e bizneseve të vogla familjare”.

Aktivitetet e projektit përfshijnë: Identifikimi, profilizimin e përfituesve potencial në territorin e Komunës së Rahovecit, trajnimin e përfituesve potencial nga lista e ngushtë (5 ditë trajnim për start-up bizneset e vogla familjare), përgatitja e planeve të biznesit për përfituesit e projektit, shpërndarja e paketave të qëndrueshmërisë apo granteve në formë të mjeteve-pajis si dhe monitorimi mbikëqyrja e projektit.

Ky projekt financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme Gjermane dhe implementohet nga Organizata Ndërkombëtare Humanitare Gjermane “Arbeiter-Samariter-Bund Deutshland e V.”(ASB) në Kosovë.

Në kuadër të Këtij projekti në Komunën e Rahovecit do të përfitojnë gjithsejtë pesë (5) familje : dy familje të kombësisë Shqiptare, dy nga komuniteti Serb dhe një nga komuniteti RAE. /PrizrenPress.com/

Nënkryetari i Prizrenit: Po të isha në vendin e Mujës do të dorëhiqesha

0

Lulzim Kabashi, nënkryetari i komunës së Prizrenit, thotë se po të ishte në vendin e kryetarit të komunës, Ramadan Muja, do të dorëhiqej.

Kjo për shkak se Muja po e mban postin edhe pse është i dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Pavarësisht kësaj, Kabashi që vjen nga radhët e AAK-së, e ka cilësuar të suksesshme bashkëqeverisjen me PDK-në në këtë komunë. Ai thotë se edhe pse Muja ka munguar në postin e tij, qeverisja e Prizrenit ishte në nivel me komunat tjera të Kosovës, por shton se Prizreni ka pasur ngecje ekonomike.

“Po të isha në vendin e Mujës, personalisht në situatë të tillë do të jepja dorëheqje”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së. “Relativisht ka qenë koalicion i suksesshëm. Nuk është mirë pa kryetar, por administrata tashmë ka një traditë të punës”.

Pogba trondit Man Utd

0

Paul Pogba pritet të mungojë në ndeshjen e së shtunës ndaj West Bromit në Premierligë.

Manchester Unitedi me shumë mundësi këtë të shtunë do të luaj ndaj West Bromit pa mesfushorin Paul Pogba, i cili është i lënduar.

Pogba tashmë ka munguar në ndeshjen e fundit ndaj Middlesbrough dhe në dy ndeshjet e Francës ndaj Luksemburgut dhe Spanjës.

Vet francezi me anë të një postimi ka falënderuar të gjithë për mbështetje dhe ka premtuar se do të kthehet shumë shpejtë.