Studentët e UPZ-së informohen për punën e IPK-së

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) në bashkëpunim me Universitetin “Ukshin Hoti” përkatësisht Fakultetin Juridik kanë organizuar një ligjëratë me temë “Inspektorati Policor i Kosovës, roli dhe rëndësia në sundimin e ligjit në Kosovë”, ku është prezantuar para studentëve roli, misioni dhe fushë-veprimtaria e IPK-së. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin edhe zyrtarë të EULEX-it, Policisë së Kosovës si dhe stafi akademik i Universitetit ”Ukshin Hoti” me në krye Dekanin Prof. Ass. Arif Riza, me përkrahjen e të cilëve është organizuar ky aktivitet.

Gjatë diskutimit të hapur me studentë për fushëveprimin e IPK-së (rolin dhe autorizimet), u dhanë shpjegimet për ecurinë e procedurës hetimore në rastet që trajton IPK në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës, inspektimet dhe roli i tyre në ngritjen e profesionalizmit të policisë dhe rëndësinë e integritetit policor.

Studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” morën informacione shtesë edhe për rolin e IPK-së në sundimin e ligjit në Kosovë si dhe për projektin e regjionalizimit të IPK-së respektivisht hapjen e zyrave rajonale në Prizren, Gjilan dhe Mitrovicën e Veriut.

Vlen të theksohet se ky aktivitet është përcjellë me interesim nga studentët ku edhe janë parashtruar pyetje të cilave u kanë dhënë përgjigje zyrtarët e IPK-së.

Më Shumë

Tragjedia në Suharekë – Goditet nga rrufeja, trupin e bartën 1 kilometër babai dhe vëllai

Puna në bjeshkët e Dellocit u kthye në tragjedi për familjen Bajselmani nga Suhareka. Kjo pasi rrugëtimi i tyre i zakonshëm në këto bjeshkë përfundoi...

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Lajmet e Fundit