20.5 C
Prizren
E diel, 22 Qershor, 2025
Home Blog Page 5565

Prizren: Paraburgim policit dhe zyrtarit të Shërbimit Korrektues

0

Gjykata Themelore në Prizren u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji dy zyrtarëve të arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

Lajmin për caktimin e masës së sigurisë për KALLXO.com e konfirmoi, Afërdita Kicaj, zyrtare për informim pranë Gjykatës në Prizren.

Dje KALLXO.com raportoi ekskluzivisht për arrestimin e Tahir Demirit, ushtrues detyre i shefit të administratës në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe Nexhip Gashit, epror në Policinë e Kosovës.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Policia e Kosovës, dje përmes një komunikate të përbashkët njoftuan se në pikën kufitare të Vërmicës nga Policia Kufitare është ndaluar vetura “Opel Astra” (me targa të Kosovës), të cilën e drejtonte një zyrtar policor dhe në të cilën si bashkudhëtar ishte edhe një zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Po sipas këtij njoftimi, gjatë arrestimit ishin gjetur një gjetur një armë automatike “AK-47” me një karikator me 30 fishekë dhe një pistoletë e tipit “TT” me tetë fishekë.

Konfiskohet një pistoletë në Prizren

0

Policia në Prizren gjatë ditës së djeshme ka konfiskuar një pistoletë.

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit, e cila ishte e konfiskuar si veturë e dyshuar, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 6 copë fishkë, shkruan PrizrenPress.

Sipas Policisë, njësitë përkatëse janë duke hetuar rastin. /PrizrenPress.com/

Rrahje në Suharekë, tre persona dërgohen në spitalin e Prizrenit

0

Tre meshkuj nga Suhareka janë dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim të nevojshëm mjekësor, pasi që të njëjtit janë sulmuar fizikisht nga një mashkull tjetër i cili gjendet në arrati, njofton Policia e Kosovës, përcjellë PrizrenPress.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:50, në Suharekë.

Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin. /PrizrenPress.com/

Ronaldo hyn në top 10-shen e golashënuesëve

0

Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo është ngjitur në top 10-shen e golashënuesëve më të mirë për kombëtare.

Sulmuesi i Real Madridit shënoi golin e tij të 69-të dhe të 70-të për kombin e tij, në fitoren komode prej 3:0 ndaj Hungarisë, shkruan Goal.

Por ishte goli i tij në miqësoren ndaj Suedisë që ia mundësoi hyrjen në këte listë.

Megjithatë, me 71 gola ai qëndron larg nga Ali Daei, ish-reprezentuesi i Iranit i cili i ka dhënë 109 gola për kombëtaren.

Policia konfiskon mbi 62 kg drogë në Prizren (Foto)

0

Policia e Kosovës, respektivisht, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, Njësia në Prizren, dje rreth orës 16:30, nga burime të besuara ka pranuar informacione se në mes të fshatrave Shpenadi, Velezhë, Caparc dhe Novakë, afër një are të punuar gjenden disa çanta të mëdha, me ngjyrë të zezë dhe të mbuluara me disa mbulesa plastike dhe bari të tharë .

Pas marrjes së kësaj informate Policia ka dalë në lokacionet e lartcekura dhe aty ka vërejtur se gjenden katër çanta të zeza, në të cilat gjendeshin gjashtëdhjetë e dy (62) paketime, me një substancë të dyshuar për narkotikë të llojit marihuanë, njofton Policia e Kosovës, përcjellë PrizrenPress.

Lidhur me këtë rast është informuar prokurori kompetent në Prizren.

Pas përfundimit të shikimit të vendit të ngjarjes dhe marrjes së dëshmive nga vendi i ngjarjes, në bashkëpunim të njësiteve hetimore rajonale të Prizrenit, Njësisë për Reagim të Shpejtë, teknikës kriminalistike, stacionit policor Veriu dhe stacionit policor në Prizren, me Njësinë K9 ka filluar kontrollimi i zonës rreth vendit të ngjarjes dhe pas rreth 3 km kërkimesh nga qentë e Njësisë K9, gjurmët na kanë dërguar tek shtëpia e një të dyshuari potencial.

Me urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake në Prizren janë kontrolluar shtëpitë, objektet përcjellëse dhe automjetet e të dyshuarit, mirëpo gjatë kontrollimit nuk është gjetur ndonjë dëshmi që lidhet me veprat penale të narkotikëve apo të veprave tjera penale .

Pas matjes së substancave të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, ka rezultuar që pesha e tyre të jetë rreth 62 kg e 465 gramë.

Lidhur me këtë rast njësitet përkatëse janë duke zhvilluar hetime të mëtejme. /PrizrenPress.com/

Bob Dylan këtë fundjavë pranon Nobelin për letërsi

0

Në Stokholm të Suedisë, në këtë fundjavë do të ndodhë një mrekulli. Pritjes së madhe që Bob Dylan të pranojë çmimin prestigjioz Nobel, po i vjen fundi, pasi që në këtë fundjavë, në një ceremoni shumë të ngushtë, vetë nobelisti do të pranojë këtë trofe, shkruan KultPlus.

Për këtë ceremoni ka njoftuar Sara Danius, sekretare e përhershme në Akademinë Suedeze, e cila ka konfirmuar se artisti 75 vjeçar do të pranojë këtë çmim përgjatë këtij vikendi.

Bob Dylan, përpos që kishte befasuar shumë adhurues të letërsisë, ai më pas bëri bujë edhe me mosparaqitjen e tij për këtë çmim, duke mos marrë pjesë në ceremoninë kryesore të Nobel, pos dërgimit të një letre ku u pat lexuar në këtë ceremoni.

Ismail Kadare, laureat i Çmimit Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, sot, në konsultim me Këshillin e Librit, ka vendosur që Çmimi Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe” t’i jepet shkrimtarit Ismail Kadare, për kontributin e madh dhënë letërsisë shqipe dhe asaj botërore.

Ky çmim i veçantë, jepet për personalitet, të cilët, me veprën e tyre, kanë ushtruar një ndikim esencial në emancipimin e shoqërisë, ngritjen dhe vetëdijesimin e përgjithshëm për vlerat emancipuese, me theks të veçantë, përmes fushës së letërsisë, duke ndikuar kështu në njohjen e saj në përmasa ndërkombëtare.

Çmimin në fjalë ka vlerë monetare 10 mijë euro, dhe u jepet personaliteteve, shtetas të Republikës së Kosovës, Shqipërisë, apo ndonjë shteti tjetër, që kanë dhënë kontribut të çmuar për letërsinë shqipe.

Ky çmim, sipas Rregullores, jepet nga ministri, në bashkëpunim me Këshillin e Librit.

Ministri Kujtim Shala e vlerësoi se laureati Ismail Kadare, e vë këtë çmim në një standard të lartë ndërkombëtar. Ky çmim, si i tillë, do të jetë një ndihmesë për pranimin, njohjen dhe afirmimin e mëtejmë të letërsisë shqipe. Shala më tej shtoi se një çmim dhe vlerësim i tillë i ka munguar letërsisë shqiptare.

Ceremonia e solemne do të zhvillohet në Prishtinë. /PrizrenPress.com/

LDK në Zhur: Përvjetori i shkollës u zbeh nga analfabetët

0

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Zhur, nuk është e kënaqur me mënyrën e shënimit të 100- vjetorit të shkollës “Dëshmorët e Zhurit”.

Sipas këtij subjekti politik, ka filluar t’i humbë imazhi i krijuar deri më tash.

“Dje në Zhur është shënuar 100- vjetori i punës dhe i veprimtarisë edukativo-arsimore, të një ndër shkollat e para shqipe në Kosovë”, thuhet në reagimin e LDK-së në Zhur, përcjellë PrizrenPress.

“Për fat të keq të qytetarëve të Zhurit dhe lokalitetit, aktualisht këtë shkollë e udhëheqë një grup njerëzish me ide e bindje të demoduara nga e kaluara e ”Lëvizjeve ilegale”, të cilët i mohojnë vlerat dhe shkollën e konsiderojnë pronë të tyre”.

“LDK Dega Zhur, reagon që ky grup injorantesh të cilët kanë dëmtuar dhe vazhdojnë ta dëmtojnë rënd imazhin e vlerat historike dhe arsimore të kësaj shkolle, jo vetëm për Zhurin, por edhe për fshatrat e lokalitetit, sepse në këtë shkollë ABC-në e parë e kanë mësuar edhe shumë nxënës e kuadro të vyera nga i tërë lokaliteti: Vërmica, Vlashnja, Kobaja, Dobrushti e Shkoza, rezultatet e të cilëve këtij grupi nuk i konvenojnë. Athua historia e shkollës së Zhurit fillon me këtë grup injorantësh e analfabetësh?”.

“Një përvjetori të tillë do t’ia kishin pasur lakmi edhe shumë treva mbarëkombëtare, ndërsa tek ne të kalojë në heshtje. Kjo është një nëpërkëmbje për vlerat e kësaj shkolle dhe të Zhurit në përgjithësi”.

“Së paku bile kryetari i Komunës së Prizrenit, që është nga Zhuri z.Ramadan Muja dhe i cili ka qenë nxënës i kësaj shkolle duhet të merrte pjesë në këtë manifestim e shumë-shumë kuadro tjera të larta shkencore më tituj akademik dhe doktor shkencash”. /PrizrenPress.com/

Ratkoci i Rahovecit do të bëhet me palestër sportive

0

Sot, me fillim në ora 14:00, në fshatin Ratkoc të Komunës së Rahovecit do të vihet gurthemeli për ndërtimin e palestrës sportive.

Në këtë ceremoni e vënies së gurthemelit do të marrin pjesë Idriz Vehapi kryetar i Komunës së Rahovecit, Avdullah Hoti ministër i Financave, Mahir Yagcilar ministër i Administratës Publike dhe Arsim Bajrami, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. /PrizrenPress.com/

Banorët e Hoçës së Madhe bllokojnë pjesëmarrjen e serbëve në fushatë

0

Banorët e Hoçes së Madhe të komunës së Rahovecit e kanë bllokuar sërish rrugën që të mos e lejojnë autobusin me banorë serbë të marrin pjesë në Leposaviq në pritjen e politikanëve nga Serbia, njofton Klan Kosova.

Pavarësisht vendimit të kryetarit të Partisë Përparimtare Serbe, Aleksandar Vuçiq që të mos vie sot në Kosovë, tubimi në kuadër të fushatës për president të Serbisë do të mbahet në Leposaviq dhe në vend të kryeministrit aktual serb do të vjen drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq dhe dy ish-ministra, Nikola Selakoviq dhe Bratislav Gashiq.

Banorët e komunës së Rahovecit të vendosur kundër fushatës së Serbisë në Kosovë, sot nga ora 07:30 e mëngjesit e kanë bllokuar rrugën.

Përkundër insistimit të Policisë dhe disa përfaqësuesve serbë të Hoçës së Madhe për ta liruar rrugën për autobusin i cili ka për qëllim të marrë pjesë në pritjen e politikaneve serbë në Leposaviq, banorët janë të vendosur që të mos e lejojnë atë.

Rruga vazhdon të jetë e bllokuar vetëm për autobusë dhe jo për veturat e banorëve të cilët mund të lëvizin lirshëm.