25.7 C
Prizren
E premte, 11 Korrik, 2025
Home Blog Page 5585

Erdogan kërkon votën pro të “terroristëve” kurdë

0

Kurdëve, me të cilët ka pasur aq shumë përplasje, Recep Tayyip Erdogan u kërkoi që të votojnë “po” në referendumit e reformave që do të shumëfishojnë fuqitë e tij presidenciale.

Kreu i shtetit turk e përshkroi veten si “gardian të paqes”, ndërsa u drejtonte këtë apel banorëve kurdë të juglindjes së vendit, të tronditur nga konfliktet.

Partia prokurde “HDP”, e cila gëzon mbështetje të gjerë në këtë pjesë të vendit, e që Erdogani e konsideron si zgjatim të Partisë së paligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit, ishin në mesin e shënjestrave të zemëratës së tij, të shfaqur qartë gjatë tubimit elektoral në Diyarbakir.

“Këta mbështetësit e PKK-së vazhdojnë të flasin për paqe. Por a e sjellin paqen fjalët boshe? A mund të vendosin paqen njerëz që vijnë rrotull me armë në duar? Ne jemi gardianët e vërtetë të paqes, ne jemi gardianët e lirisë”, tha Erdogan.

Erdogani i pati nisur dikur bisedimet e paqes me PKK-në, por e përjashtoi mundësinë e rikthimit në tryezën e negociatave pas kolapsit të armëpushimit dyvjeçar, korrikun e 2015-s. Që prej atëherë, juglindja me shumicë kurde e Turqisë është tronditur nga disa prej luftimeve më intensive të 3 dekadave konflikti mes militantëve kurdë dhe forcave turke të sigurisë.

Argumenti i Erdoganit është se Turqisë i nevojitet një presidencë e fuqishme për të shmangur qeveritë e brishta të koalicionit në të ardhmen.

HDP-ja e kundërshton reformën kushtetuese të kërkuar prej tij, por aftësia e saj për të bërë fushatë është cënuar ndjeshëm nga goditja që i ka dhënë pushteti, duke burgosur një pjesë të udhëheqësve të saj e një duzinë ligjvënësish, ndërsa me mijëra pjesëtarë të partisë së drejtuar nga Selahattin Demirtas akuzohen për lidhje me PKK-në.

Kuçi: Kot e projektuat ndalimin e Haradinajt, AAK po rritet

0

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Blerim Kuçi, ka thënë se synimi i tyre së bashku me Nismën për Kosovën është që t’i fitojnë zgjedhjet, e më pas ta zgjedhin partnerin e koalicionit.

“Ne kemi qëndrim të partisë t’i fitojmë zgjedhjet dhe pastaj me zgjedh me NISMA-n partnerin tonë. Ky është synimi jonë i vetëm në këto zgjedhje”, ka thënë ai.

Kuçi ka thënë se spekulimet se gjoja AAK-ja do të bëjë koalicion me PDK-në, po vijnë nga ata që janë të gatshëm për koalicion të tillë.

“Kanë thënë edhe më 2010 se do të hyjmë në koalicion me PDK-në, por nuk kemi hyrë. Kanë thënë edhe më 2014 se do të hyjmë me PDK-në, por, nuk kemi hyrë. Thashethemet po dalin prej partive të cilat shkojnë me PDK-në”, ka shtuar ai në një intervistë për Express.

“Ne nuk po themi që nuk do të hyjmë me PDK-në, por ne po themi se do po punojmë t’i fitojmë zgjedhjet”, ka thënë Kuçi.

Ai ka thënë se ndalimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj u është kthyer në bumerang të gjithë atyre që e projektuan atë.

“Rritjet tona janë të vazhdueshme. Rasti i Haradinajt iu ka kthyer bumerang të gjithë atyre që janë projektues të ndalimit të tij në Francë, qoftë edhe Serbisë, qoftë edhe brenda, qoftë edhe jashtë. Po shkojmë drejt fitores në çfarëdo zgjedhje që mbahen”, është shprehur Kuçi.

Francë, 18 të lënduar në një shpërthim gjatë karnevaleve

0

Të paktën 18 persona janë lënduar në një shpërthim që ndodhi përgjatë karnevaleve në Francë.

Shpërthimi ka ndodhur në verilindje të Parisit të shtunën pasdite. Në mesin e të lënduarve janë edhe një nënë me fëmijën e saj. Kryetari i kësaj komune është poashtu në mesin e të lënduarve, raporton gazeta Parisieni.

Një hetim është iniciuar nga prokurorët, por shkaku i eksplodimit është ende i panjohur. Dyshohet se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një shishe me naftë e cila është përdorur për të ndezur zjarrin.

Në Hoçë të Vogël përkujtohen 9 dëshmorë dhe 34 martirë

0

Në fshatin Hoçë e Vogël së Komunës së Rahovecit është shënuar 18 vjetori i rënies së nëntë dëshmorëve dhe 34 martirëve gjatë luftës së vitit 1998 – 1999.

Përveç qytetarëve, të pranishëm aty kanë qenë, kryetari i komunës, Idriz Vehapi, nga Qeveria e Kosovës, ministri i Financave Avdullah Hoti, kurse nga partitë opozitare, është parë aty Driton Çaushi – nënkryetar i Vetëvendosjes, njofton Klan Kosova.

Në këtë ditë është përkujtuar rënia e të gjithë këtyre banorëve të Hoçës së Vogël, ku ishin grasatuar nga forcat serbe nëpër shtëpitë e tyre.

Në mesin e të rënëve ka pasur përveç burra, po ashtu gra dhe fëmijë shumë të vegjël.

Shtatzënë dhe seksi si Beyonce (Foto)

0

Ajo është e njohur për kreativitetin e saj në çdo aspekt.

Dhe duke se Beyonce sërish ka bërë bujë në rrjetet sociale duke u shfaqur mjaft seksi përkundër se është shtatzënë dhe pret binjakë.

35 vjeçarja, fituese e shumë çmimeve Grammy është shfaqur tejet seksi me një fustan me ngjyrë vjollcë të cilin dukej shumë elegante.

 

Focal point: The floor length, long-sleeve gown showed off her ample cleavage thanks to a deep v-cut neck

Hoxha: Rasti Dehari përfundon kur të realizohet kërkesa e familjes për hetim të pavarur

0

Familja e Astrit Deharit në mars të këtij viti ka dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë kërkesën përmes së cilës ajo ka përzgjedhur Qendrën Universitare të Mjekësisë Ligjore në Lausanne të Zvicrës për të kryer një hetim të pavarur rreth vdekjes së Astrit Deharit. E hetimet lidhur me këtë rast do të përfundojnë vetëm pas realizimit të kërkesës së familjes Dehari për hetim të pavarur.

Kështu ka bërë të ditur Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Dhurata Hoxha. Ajo në një intervistë dhënë lajmi.net, ka thënë se rasti ‘Dehari’ është ende në proces dhe pritet që të përfundojë pas realizimit të kërkesës së familjes për hetimin e pavarur.

“Vendimi i Kuvendit është i qartë, dhe ne do të veprojmë sipas tij. Sipas këtij vendimi, i mundësohet Familjes të angazhojë institucione kredibile nga cilido vend i BE-së apo ShBA-së dhe më këtë rast, Qeveria e Kosovës duhet t’i mbulojë tërësisht shpenzimet për çdo ekspertizë shtesë”, ka thënë Hoxha.

Ndërkohë që në fund të dhjetorit të vitit të kaluar Kuvendi i Kosovës nëpërmjet një seance të jashtëzakonshme ka miratuar rezolutën përmes së cilës i është mundësuar familjes Dehari që të kërkojë ekspertizë nga çdo vend i BE’së ose SHBA’së për kryerjen e autopsisë së Astrit Deharit.

Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari, 26 vjeç,ka vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor të vitit të kaluar. Ai po mbahej në paraburgim nën dyshimet për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës

Digjen 5 hektarë pyje në Suharekë

0

Dje në Suharekë, në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe prej 5 hektarësh pyje, njofton Policia e Kosovës, përcjllë PrizrenPress.

Njësit përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalur në vend-ngjarje dhe kanë shuar zjarrin. /PrizrenPress.com/

Verratti tronditë PSG-në

0

Mesfushori italian, Marco Verratti edhe pse e pranon se po ndjehet mirë për Paris, ai tha se do ta bisedojë të ardhmen e tij në fund të këtij edicioni.

“Kam edhe katër vite kontratë me PSG. Ndjehem mirë në Paris. Sikur çdo vit tjetër, do ta diskutoj me drejtuesit e skuadrës në fund të edicionit dhe do të shohim”, tha Verratti për Le Parisien.

Kujtojmë se mesfushori italian është një nga lojtarët më të kërkuar në Evropë, me Barcelonën, Interin dhe Juventusin si skuadrat favorite për të nënshkruar me të.

Reali fiton El Classicon në Facebook

0

Real Madrid dhe Barcelona mbrëmë kishin 99 milionë fansa në Facebook dhe po luftonin se cila skuadër do ta arrinte e para shifrën prej 100 milionë.

Të dyja klubet filluan kampanjën e tyre duke i përfshirë edhe yjet që luajnë për ta që të thirrin në pëlqimin e faqeve të tyre në këtë rrjet social, njofton Klan Kosova.

Cristiano Ronaldo, Gerard Pique, Rafael Nadal ishin disa nga ata që ftuan njerëzit ta pëlqejnë Real Madridin, respektivisht Barcelonën.

Por në fund, ishte Real Madrid që fitoi duke e arritur shifrën prej 100 milionë fansave para klubit katalanas.

14910842303424

Dhjetë fetë misterioze të praktikuara në fshehtësi

0

Besimet e fshehta fetare sfidojnë ato tradicionale. Ato zbehin dallimin ndërmjet përkushtimit dhe herezisë. Shumë prej tyre janë hibride të shumë teologjive. Këto besime të përziera fetare, kanë një mënyrë interesante të ngacmimit të strukturave të pushtetit, sidomos kur lëvizjet dalin nga shtresat e ulëta apo përmbajnë ide të huaja. Disa prej këtyre besimeve janë bërë edhe më të errëta, duke kufizuar misteret e tyre më të thella një grushti të ngushtë klerikësh drejtues.

screen-shot-2016-09-17-at-08-11-14

10. Alavitët

Një në 12 sirianë është alavit, praktikues i një sekti të fshehtë të Islamit që daton në shekullin  IX. Këta shiitë adhurojnë si Zot Aliun, thjeshtrin e profetit Muhamed, mohojnë që gratë kanë shpirt, dhe besojnë tek rimishërimi. Osmanët e shtypën me forcë këtë komunitet. Sunitët nuk besojnë që alavitët janë myslimanë. Alavitët akuzohen për përdorimin e fesë islame për të fshehur bindjet e tyre radikale.

“Agjërim” do të thotë mbajtja e sekreteve. Dhe një “pelegrinazh” është një vizitë tek sheikët e tyre. Ibn Batuta, kronikani i shekullit të XIV, vuri në dukje se ata nuk shkojnë në xhami. Presidenti sirian Bashar Al-Asad është anëtar i këtij sekti. Ai është duke punuar për të normalizuar këtë besim në hije. Megjithatë, shumëkush dyshon se rivaliteti shekullor alavito-sunit qëndron në thelbin e konfliktit civil sirian.

screen-shot-2016-09-17-at-08-11-21

9. Kandomblë

Ky besim fetar mbërriti në Brazil me anijet e skllevërve. Është një përzierje e besimit katolik me nderimin tradicional të shpirtrave të Afrikës Perëndimore. Zoti i tyre i gjithëfuqishëm ndihmohet nga shpirtrat ndiohmës më të vegjël, si dhe udhëheqës shpirtërorë personalë. Praktikuesit nuk besojnë tek e mira apo e keqja, por vetëm tek fati personal.

Që nga viti 1970, kur u hoq ndalimi i tubimeve publike pa lejen e policisë, njerëzit filluan të identifikohen më shumë me këtë fe. Gjatë viteve të fundit, Krishterimi Ungjillor ka qenë në rritje në Brazil, dhe për të luftuar ndikimin politik të këtyre të krishterëve të rinj, disa krijuan një parti politike Kandomblë:PPLE, Partia për Lirinë e Shprehjes.

Ungjillorët kanë sulmuar faltoret e tyre dhe i etiketojnë ndjekësit si adhurues të djallit. Politika e racës qëndron në thelbin e kauzës. Brazili qe vendi i fundit që anuloi skllavërinë. Gjysma e popullsisë që e konsideron veten zezakë, ka ende shumë pak pushtet politik, dhe Kandomblë është në mënyrë të pagabueshme një fe Afrikane.

screen-shot-2016-09-17-at-08-11-32

8.Kakure Kirishitan

Kakure Kirishitan janë të krishterët e fshehtë të Japonisë. Pasi Shoguni Tokugava e ndaloi fenë e tyre, besimtarët filluan ta praktikonin atë në fshehtësi. Kakure Kirishitan ekzistoi në ilegalitet për 450 vjet, deri kur persekutimi mori fund në vitin 1873. I zhvilluar në hije, ky besim u shndërrua në diçka misionarët spanjollë të mesit të viteve të 1500 vështirë se do ta njihnin.

Kakure Kirishitan shkriu në një Katolicizmin me Shintoizmin dhe Budizmin. Ata zhdukën të gjitha reliket e jashtme, e maskuan Marinë dhe Jezusin si Budam, dhe i kamufluan lutjet si himne. Megjithatë, ruajnë muzikën origjinale kristiane që u soll nga Evropa. Këto himne latine, u lejojnë dëgjuesve që udhëtojnë në kohë në Spanjën e shekullit XVI.

screen-shot-2016-09-17-at-08-11-40

7. Jazidët

Me 700.000 anëtarë në të gjithë botën, besimi Jazid është aq i fshehtë, sa që shumë nga elemëntët e saj nuk janë të njohur edhe nga vetë besimtarët. Librat e tyre të shenjtë mbahen të fshehura nga klerikët, dhe ata duhet të betohen që në fillim të mos zbulojnë kurrë sekretet e tyre. Pas shekujsh përndjekjeje, Jazidët janë të kujdesshëm ndaj të huajve.

Nën sundimin osman, ata u përballën me 72 genocide të veçanta. Si Al-Kaida dhe ISIS-i i cilësojnë si të pafe. Jazidët kanë reputacionin e adhuruesve të djallit. Ata nderojnë Melek Tavusin, Engjëlli Pallua, i cili u dëbua nga Parajsa. Ata praktikojnë një grup besimesh:pagëzimin, heqjen e këpucëve në kishë, ndërsa e shohin zjarrin si një manifestim të hyjnores. Ata gjithashtu luten tri herë në ditë, por në drejtim të Diellit dhe jo të Mekës.

screen-shot-2016-09-17-at-08-11-48

6. Kripto-behrenjtë e Nju Meksikos

Gjatë shekullit XV, gadishulli Iberik u përflak nga një valë anti-semitizmi. Çifutët sefardikë, që kishin banuar në Spanjë për shekuj me radhë, u detyruan të konvertohen në katolikë ose të vdisnin. Shumë u konvertuan dhe u pagëzuan, por mbetëjn hebrenj në fshehtësi. Të tjerë u larguan nga vendi. Nju Meksiko ruajti për një kohë të gjatë një traditë popullore që u vendos nga kripto-hebrenjtë.

Ligji i therrjes dhe konsumit të mishit të kafshëve sipas ligjit hebraik të kasherit, dhe Yjet e Davidit të gdhendur mbi varre, ofrojnë prova të forta. Për vite të tëra, ato janë persekutuar si një sekt i krishterë ekstremist. Megjithatë, testimi i fundit i ADN-së ka ofruar prova domëthënëse. Ndërsa më pak se 1 për qind e jo-hebrenjve posedojnë gjenin Cohanim, shenjuesi u gjet në 38 përqind të atyre që u testuan në Nju Meksiko.

Besohet se një popullsi kripto-hebreje u vendos në këtë zonë kur nisi Inkuizicioni në Meksikë. Këta hebrenj të fshehtë u detyruan të praktikonin fenë e tyre në fshehtësi. Në ndonjë rast kanë mbetur vetëm vetëm praktika tejet sipërfaqësore. Shumë banorë të zonës të rritur si katolike, janë konvertuar zyrtarisht në Judaizëm, duke përqafuar identitetin e tyre të “vërtetë”.

screen-shot-2016-09-17-at-08-11-54

5. Santeria

Santeria- ose Rruga e shenjtorëve – u soll në Kubë nga skllevërit. Është zhvilluar në plantacionet e sheqerit në shekullin XVII-të, kryesisht në mesin e kominutetit nigerian të Jorubas, të cilët i përdoren shenjtorët katolikë si analogë të orishas-ve të tyre, shpirtra gjysmë-hyjnorë. Për shekuj me radhë, Santeria u dënua, fillimisht nga sundimtarët katolike të ishullit dhe pastaj nga Fidel Kastro anti-fetar.

Shekujt e persekutimit dhe shtypjes e nxorrën këtë fe në ilegalitet. Besimi ia detyron mbijetesën traditës së pasur gojore, e cila është ruajtur me fanatizëm nga një brez besimtarësh tek tjetri. Pjesa më e madhe e teologjisë Santeria është e panjohur për besimtarët e thjeshtë, përvveçse klerikëve të saj. Shumë rite, si flijimi i kafshëve, mund të shihen vetëm nga priftërinjtë – apo Santeros.

screen-shot-2016-09-17-at-08-12-03

4. Shoqëritë e fshehta kineze

Kina është zyrtarisht një shtet ateist. Partia Komuniste njeh vetëm 5 besime fetare:Budizmin, Taoizmin, Islamin, Katolicizmin dhe Protestantizmin. Shumë të krishterë s’mund të gjejnë atë që kërkojnë në këtë menu të kufizuar, prandaj janë të detyruar të operojnë në një treg të zi fetar. Këto komunitete fetare sekrete mblidhen në vende të fshehta, në shtëpi private apo vende të tjera për të praktikuar besimin e tyre.

Qeveria kineze ka vepruar më dorë të hekurt ndaj të krishterëve. Gjatë dy viteve të fundit, janë shkatërruar 1700 kryqe nga kishat vetëm në Provincën e Zhejiangut. Shpesh, ky vandalizëm i sanksionuar nga qeveria, shoqërohet me përleshje të dhunshme të autoriteteve me praktikuesit. Kina ka aktualisht rreth 65 milionë të krishterë, gjysma prej të cilëve adhurojnë në fshehtësi. Së shpejti ajo do të jetë vendi më i madh i krishterë në botë.

screen-shot-2016-09-17-at-08-12-10

3. Umbanda

Umbanda është e vetmja fe e krijuar në Brazil. Ajo u themelua nga mediumi psikik Fernandino de Moraes, që shkriu në një traditat afrikane, katolicizmin, spiritizmin dhe besimet indigjene. Një variant i njohur si “Quimbanda” ose “magjia e zezë” konsiderohet tashmë një fe të veçantë. Kjo fe ka rreth 400.000 pasues, shumica e të cilëve e praktikojnë në fshehtësi për të shmangur kërcënimet dhe vandalizmat ndaj tyre. Pjesa më e madhe e popullsisë braziliane e cilëson këtë besim si adhurim të djallit. Rritja e Pentakastalëve dhe Ungjillorëve përbën një kërcënim i madh për ta. Disa pastorë janë arrestuar për nxitjen e mungesës së tolerancës fetare ndaj Umbanda-s.

screen-shot-2016-09-17-at-08-12-17

2. Druzët

Druzët praktikojnë një besim të fshehtë që rrjedh si një rrymë e Islamit. Feja druze përfshin elemente të krishtërimit, hinduizmit dhe filozofisë greke. Druzët janë të përhapur në të gjithë Lindjen e Mesme. Pas rënies së Perandorisë Osmane, shumica e tyre u vendosën në Siri, Liban, Jordani dhe Izrael. Druzët kanë qenë figura kyçe në historinë e Lindjes së Mesme.

Ata mbrojtën bregdetin libanez nga Kryqtarët, dhe pas rebelimeve të shpeshta fituan autonominë nga osmanët. Ata u vendosën në një territor malor për të patur vetëvendosje dhe ruajtur sekretet e besimit të tyre. Vetëm përfaqësues e lartë të klerit, të njohur si “uqqal”, marrin pjesë në shërbimet e tyre fetare, dhe kanë qasje ndaj shkrimeve të tyre të shenjta.

screen-shot-2016-09-17-at-08-12-26

1.Kueta

Kuetat e Majorkës janë kripto-hebrenj të persekutuar për shekuj me radhë. Emri i tyre besohet se  rrjedh nga fjala katalanase për “derr”. Kuetat u konvertuan me dhunë në fenë katolikë gjatë Inkuizicionit të shekullit XV, por shumica e tyre vazhdoi ta praktikojë fshehurazi judaizmin. Kuetat, të cilët përbëjnë 20.000 nga 860.000 banorët e ishullit spanjoll, kanë hasur vështirësi të madhe në ruajtjen e fshehtë të besimit të tyre.

Me mbiemrat lehtësisht të identifikueshëm, ata qenë objekt talljeje nga shumica, u shmangën nga profesionet kryesore, si dhe u ndalohej ndjekja e studimeve në universitet. Shumë pretendojnë se nuk ka pasur martesa ndërmjet katolikëve dhe Kuetave deri në dy brezat e fundit. Por kohët kanë filluar të ndryshojnë. Qeveria e Majorkas ka kërkuar së fundmi ndjesë për masakrën e vitit 1691, kur 37 përfaqësues të Kuetas u dogjën të gjallë para një turme prej 30.000 vetësh. Përveç kësaj, një gjykatë rabinike në Izrael ka vendosur që Kuetat, të cilët mund të vërtetojnë prejardhjen hebreje – shpesh të mbajtur në mënyrë skrupuloze nëpër pemët gjenealogjike familjare –  të cilësohen hebrenj pa patur nevojën e një konvertimi formal. /bota.al