18.1 C
Prizren
E diel, 22 Qershor, 2025
Home Blog Page 5609

Pse nisi përçarja mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut

0

Krisja e parë në marrëdhëniet Hoxha­-Shehu, dy njerëzit më të fuqishëm të regjimit komunist, është shënuar më 11 shtator 1981. E ka memorizuar këtë vetë Hoxha në ditarin personal, ku përshkruan një takim të pazakontë me ish­kryeministrin atë pasdite vjeshte, që ka mbetur mister.

“Thirra Mehmetin nga Korça, ­shkruan ai në shënimin e së premtes të 11 shtatorit 1981, ­për ta pyetur për fejesën e djalit të tij me vajzën e një familjeje me plot kriminelë lufte, të pushkatuar e të arratisur. Kjo çështje zien në të gjithë Tiranën, por unë e mora vesh indirekt. Mehmeti e kishte bërë këtë fejesë me plot dijeni. Ky është një gabim i rëndë politik nga ana e tij. Biseda me të është në dorëshkrim në kasafortën time.”

Me aq sa dëshmon Hoxha në ditar, bën të qartë përmbajtjen e çështjes, ku zbulon për herë të parë gabimin e Shehut që ka lejuar një lidhje problematike të djalit të tij, po rezervohet të artikulojë detajet e ngjarjes, të cilat i ka zbardhur në letër dhe i ka sekretuar në kasafortën personale. Askush deri më sot nuk ka mundur të depërtojë në këtë të fundit për të mësuar sadopak nga misteret e bisedës së shumëpërfolur.

Regjistrimi i saj nga Hoxha, i cili shpjegon se ndodhet në kasafortën e tij, nuk është gjendur asnjëherë. I vetmi fakt që më së shumti paramendohet për takimin e 11 shtatorit ’81 ka të bëjë me bindjen e Shehut nga Hoxha për të prishur fejesën e të birit. Ka sakaq një pohim tjetër, sipas të cilit, takimi sekret i asaj pasditeje vjeshte ka shënjuar fillimin e likuidimit të Shehut dhe ngritjen e Ramiz Alisë. Sidoqoftë, qasje të tilla sado bindëse, mbeten në kufijtë e hipotezave.

Ajo që dihet është tatëpjeta e vrullshme e Mehmet Shehut pas bisedës misterioze të premten e zezë të 11 shtatorit 1981. Pështjellimet e papritura në familjen e ish-kryeministrit në fillimin e vjeshtës së atij viti, në një mënyrë apo një tjetër, konturuan dimensionet e një intrige vrastare. Kronologjia e tyre fillon me lajmin e mirë që Shehu merr nga i biri, mbrëmjen e 31 gushtit, lidhur me vendimin për t’u fejuar me një vajzë të njohur në Tiranë. Ish-kryeministri gëzohet që më së fundi i biri, të cilin e kishte pikë të dobët, po bënte zgjedhjen e shumëpritur, por njëherazi tronditet kur mëson biografinë e papërshtatshme të vajzës që ka zgjedhur.

Nusja që do kapërcente portën e vilës kryeministrore vinte nga radhët e volejbollisteve të Dinamos dhe ishte vajza e një profesori të njohur të Universitetit të Tiranës, që flitej se kishte llogari të hapura me regjimin. I njohur edhe zyrtarisht nga Sigurimi i Shtetit me problemet biografike të nuses, Shehu e shpalli fejesën po atë javë, pa pyetur këtë radhë as Hoxhën. Ceremonia e fejesës, por sidomos vizita e çiftit Hoxha që e uroi ndër të parët në shtëpi, i fashiti deri diku dilemat e kryeministrit për profilin politik të nuses së të birit.

Deri këtu, Hoxha nuk di asgjë për atë çfarë stononte në lidhjen e djalit të Shehut. “Vamë uruam Mehmetin dhe Fiqireten për Nelin që u fejua”, shkruan ai telegrafisht në shënimin e datës 3 shtator 1981. Vetëm pesë ditë më vonë, Hoxha ndërron befas kryekëput mendje për fejesën e porsacelebruar. Njeriu që guxoi t’i tregojë të vërtetën, siç dëshmon Hoxha në dorëshkrimet e tij, është Ramiz Alia, një nga liderët e rëndësishëm të Partisë që deri në atë kohë nuk ishte shquar ndër të tjerët për protagonizëm të lartë.

“Bisedova me shokun Ramiz, shkruan Hoxha në ditar për takimin e datës 8 shtator 1981, ai e dinte fejesën e djalit të Mehmetit me çupën e Turdiut dhe më tregoi mbi përbërjen me plot armiq të familjeve Turdiu dhe të Pipajve”. Nga ky moment kryeministri dhe familja e tij e shikojnë veten në një duel pa fund. Hoxha që i kishte besuar Shehut drejtimin e qeverisë për 27 vite me radhë, jo vetëm s’mund ta falë për rrëshqitjen në “batakun e armikut të klasës”, por vështron përtej saj. Takimi i 11 shtatorit ’81 është vetëm stacioni i parë i dyluftimit Hoxha­-Shehu.

Ajo çfarë është konsumuar në bisedën e asaj pasditeje të largët midis numrit një dhe dy të regjimit, është zbardhur nga vetë Hoxha dhe është koleksionuar në dosjen konfidenciale. Gazeta “Panorama” ka siguruar dorëshkrimin e rrallë dhe e publikon sot për herë të parë. Ajo që bie në sy në përballjen e dy udhëheqësve, është përpjekja e Hoxhës që të bindë Shehun për të prishur fejesën e të birit. Po si reagon ish­kryeministri për të korrigjuar gabimin dhe sa ndihet ai i penalizuar që ka bërë një martesë të palejueshme nga ana politike dhe pa pyetur Hoxhën?

Studiues e historianë të ndryshëm që janë marrë me këtë çështje pohojnë se katër orët e debatit të 11 shtatorit, kanë bindur Shehun të prishë fejesën, por dorëshkrimet e Hoxhës konfirmojnë tjetër gjë. Vendimi i kryeministrit për t’iu përgjigjur apelit së Hoxhës, është konfirmuar prej tij pas dy takimeve të tjera që kreu i regjimit ka thirrur me ngulm. Ditët në vijim do të zbardhim tekstin e plotë të dialogëve që kanë shkëmbyer Hoxha me Shehun në takimet e datave 12 dhe 13 shtator 1981…/Panorama/

Tipologjia është e suksesshëm në politikën e komunikimit

0

Ali Hertica

Përdorimi i tipologjive të tilla si “mjedise të gjallë” ose “rajone të qytetit” në politikën hapësinor synon të rrit zhvillimet hapësinore. Megjithatë, përdorimi i tyre në shkallë kombëtare nuk çon gjithmonë për politikë të mirë. Tipologjitë e vogël mund të interpretohet në mënyra të ndryshme, që të përshtaten me qeveritë (lokale) dhe në praktikën e politikës shpesh kafshoj shumë fikse në një tipologji të tillë.

Për më tepër, do që pushteti qendror këtë gjithnjë e më vështersi për të dërguar me anë të tipologjive kombëtare, për shkak se politika e planifikimit që Strategjinë Kombëtare Hapësinor është kryesisht në duart e regjioneve dhe komunave. Tipologjit hapësinore luajë një rolte rëndisishëm në nivel kombëtar, por edhe në ato të nivel komunal. Të dy karakteristikat e tipologjive si zbatimin dhe ndikimin. Megjithatë, dallimet e tyre politike të forta.

Prandaj, studiuesit kanë hetuar se tipologjit kan rol të veqant , dhe si zgjedhje e përdorimi tipologjive që ndikojë në suksesin e politikave. Ata e bënë këtë në bazë të katër tema të politikave: e mjedisit të gjallë, e ndërtuar për zonë, lokacionet e pakicë dhe lagjet. Qëllimi i studimit është të bëjë politikëbërësit të vetëdijshëm për mënyrat të cilsive kombëtare, tipologjitë hapësinore përdoren si instrument i politikës, e cila në këtë mënyrë konsiderata të vijnë në çfarë mënyre rrezikon sjell ato. Një marrëdhënie e drejtpërdrejtë midis tipologjisë dhe suksesit të politikës është e vështirë për të shpjeguar, sepse ky sukses varet edhe nga faktorë të tjerë. Në shumë raste, tipologji e komunikim të suksesshëm. Tipologjitë formojnë një gjuhë të kuptueshme nga të gjitha palët e përfshira, kur është fjala për të përcjellë një mesazh.

Tipologjia të përdoret si kriter të vështirë, atëherë suksesi i tipologjisë varet nga qëndrueshmëri e kompromisit themelor politik. Shkalla në të cilën është mbështetur nga fondet evropiane strukturore hyn shembull ku është më e nevojshme, nuk varetlloj për tipologjinë, por vendimi politik për tipologjinë në mënyrë të tillë. Një rrezik i tipologjisë së përdorur është se qeveritë bënë pickime në një tipologjie, pa çuar në politika më të mira. Një shembull i qartë është banimi tipologjia ku vendosjen e bërë një plan urbanistik për shtëpinë dhe mjedisin e gjallë, në qendrën urbane, qendra jashtë, fshat gjelbër qendra urbane dhe rurale të jetesës. Qeveria dhe komunat kanë shumë klasifikime të përdorur shpesh, përkatësisht ku nuk gjen asnjë lidhje me praktikën e përditshme në ndërtimin e banimit dhe në perceptimin e banorëve. Se vendosa e tipologjis së banimi është në mënyrë të përgjithshme në karakter, ajo mund në nivel komunal të çojë gjithashtu në interpretimet e tyre të njëjtës tipologji, ose në zhvillimin e alternativave.

Kjo mund të çojë në konfuzion, pasi që të dhënat dhe përkufizimet e dallimeve komunale dhe rajonale të rezultojëme sukses . Në të njëjtën kohë, thjeshtësia e vërtetë e kësaj tipologjie vendosjen e banimit duke menduar për ofertën dhe kërkesën e mjediseve të banimit në nivel kombëtar,të inkurajuar dhe ka kontribuar në realizimin se ka një mungesë të qendrës së mjediseve të jetesës urbane dhe të gjelbër. Dërgoin një tipologji kombëtareku do të bëhet gjithnjë e më e vështirë në praktikën aktuale të decentralizimit.

Shumë prej këtyre tipologjive do të përshkruhen vetëm si global në rritje për shkak se politika shtetërore dëshiron vetëm për të treguar një drejtim dhe zbatimin konkret të qeverive lokale. Me tipologji globale, megjithatë është më vështirë për qeverinë për të sqaruar qëllimet e politikave dhe për të vlerësuar nëse politika është i suksesshëm. Roli drejtues i tipologjive kombëtare zvogëlon këtë. Për më tepër, ajo do të jetë gjithnjë e më konkurruese si tipologji të vërtetë në përputhje me praktikën e politikës lokale. Te tipologjia kombëtare shpesh ka karakterin e imazheve të referencës, si dhe kufijtë e tyre janë më pak të veçanta; ata bëhen më shumë si konceptet hapësinore. Dy forma të përdorimt të tipologjive për këtë arsye do të ndryshojë me organizimin e politikës hapësinor. Dhe kjo ka kuptim: thelbi i tipologjive hapësinore është se ata pasqyrojnë pikëpamjet mbizotëruese të politikës.

Gjykata Speciale nxit reagimet e para

0

Tashmë kur Gjykata Speciale ndodhet në prag të operimit të saj, riparimet e ligjit janë të pamundura në aspektin juridik dhe praktik. Këtë fakt e dinë mirë krerët politikë, andaj janë duke tentuar t’i instrumentalizojnë organizatat e dala nga lufta për llogaritë e tyre personale, me qëllim të destabilizimit të vendit në prag të fillimit të punës së Gjykatës Speciale, duke shpresuar që përmes trazirave ‘mjegullës’ artificiale të shpëtojnë lëkurën e tyre”, thekson analisti Florim Zeqa,raporton Gazeta Kosova Sot.

Befasia që ndodhi në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, e cila u ndërpre nga parashtrimi i kërkesës për rikthim në rishqyrtim dhe plotësim të Ligjit për Gjykatën Specialen në Kuvendin e Kosovës, derisa ky ligj de fakto akoma nuk ka filluar të zbatohet, nga njerëz të politikës dhe analistë të fushës po shihet si një instrumentalizim i qëllimshëm nga politika të organizatave të dala nga lufta, për ta destabilizuar vendin në prag të fillimit të operimit të Gjykatës Speciale. Kjo kërkesë po shihet edhe si një sinjal serioz, që paralajmëron tërmet të madh në skenën politike të Kosovës nga fillimi i operimit të Gjykatës Speciale. Deputeti Adem Salihaj, nga LDK-ja, thotë se dyshon me bazë që kjo kërkesë është instrumentalizuar, ngase kundërshtimi kaq i fuqishëm nuk ka ndodhur as gjatë fazës së miratimit të saj në Kuvend.

“Ajo që ndodhi në seancën e fundit vërtet ishte një skenar shumë i çuditshëm. Të gjithë e dimë se Gjykatën Speciale e kanë votuar pothuajse të gjithë deputetët e PDK-së. Po ashtu e dimë se ajo që ndodhi në seancën e fundit, nuk ka mundur të ndodhë pa dijen dhe miratimin e Kadri Veselit, sepse askush nuk mund të hyjë në sallën e Kuvendit pa kaluar nëpër disa procedura. Pra, ardhja e përfaqësuesve të shoqatave të dala nga lufta ishte një skenar për t’i shantazhuar dhe për t’i kërcënuar deputetët, ashtu edhe siç ndodhi”, tha deputeti Salihaj. Ai thotë se pas seancës ata kanë marrë edhe informacione plotësuese se si është bërë ky skenar nga vetë Grupi parlamentar i PDK-së. “Sipas informatave që morëm më vonë, i gjithë grupi i deputetëve të PDK-së ishte pjesë e këtij skenari”, tha Salihaj për “Kosova Sot”.

Paralajmërim i tërmetit politik Edhe analisti politik, Florim Zeqa, konsideron se kërkesa për rikthimin e Ligjit për Gjykatën Speciale në Kuvendin e Kosovës, përveçse e pakuptimtë, është jashtëligjshme dhe e pamundur të ndodhë.

“Çdo aprovim i Ligjit në Kuvend i ka afatet kohore të ankimimit dhe kundërshtimit ligjor. Pas skadimit të atij afati ligjet bëhen të plotfuqishme dhe të parevokueshme në aspektin ligjor. Andaj të gjithë ata që e votuan Specialen, deputetët dhe ata që e heshtën, strukturat e organizatave të dala nga lufta, ia pafshin hairin Gjykatës Speciale. Organizatat e dala nga lufta, atëherë kur duhej ngritur zërin kundër Speciales heshtën me urdhrin e shefave të tyre, ndërsa tani kur shefat e tyre ndihen të rrezikuar i kanë nxitur me kërkesa të vonuara”, u shpreh ai.

“Tashmë kur Gjykata Speciale ndodhet në prag të operimit të saj, riparimet e ligjit janë të pamundura në aspektin juridik dhe praktik. Këtë fakt e dinë mirë krerët politikë, andaj janë duke tentuar t’i instrumentalizojnë organizatat e dala nga lufta për llogaritë e tyre personale, me qëllim të destabilizimit të vendit në prag të fillimit të punës së Gjykatës Speciale, duke shpresuar që përmes trazirave “mjegullës” artificiale të shpëtojnë lëkurën e tyre”, tha Zeqa për “Kosova Sot”. Ai konsideron se një situatë e tillë tregon qartë për sinjalin e tërmetit të madh në skenën politike të Kosovë, që pritet të ndodhë me të filluar punën Specialja. “Vlerat e luftës çlirimtare nuk mbrohen, duke mbrojtur liderët e korruptuar dhe të inkriminuar politikë, të cilësdo ngjyrë politike qofshin ata. Organizatat e dala nga lufta, betejën për mbrojtjen e vlerave dhe pastërtisë së luftës së lavdishme çlirimtare duhet ta zhvillojnë jashtë Kuvendit të Kosovës”, tha analisti politik Florim Zeqa

Shpërthen granata e dorës, lëndohen dy fëmijë në fshatin Nishor të Suharekës

0

Dy fëmijë janë lënduar nga shpërthimi i një granate dore në Nishor pasditen e sotme.

Fëmijët janë jashtë rrezikut për jetë, dhe tani ndodhen në Spitalin e Prizrenit.

Granata e dorës, e cila është gjetur nga ta afër Shkollës Fillore “Bajram Curri”, u ka shpërthyer në një lokacion tjetër larg nga aty, raporton TherandaPost.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Suharekës, e cila për TherandaPost ka theksuar se institucionet e sigurisë kanë qenë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe hetimet po vazhdojnë sipas procedurave të rregullta ligjore.

Fansi mesazh Messit: Ma jep fanellën dhe unë ta jap gruan

0

Se Lionel Messi është një nga lojtarët më të dashur në botën e futbollit tashmë ky është fakt.


Por, se dashuria për argjentinasin arrin deri në atë pikë, sa një tifoz do ishte i gatshëm të shkëmbente gruan e tij për një fanellë të Messit kjo nuk ishte pritur.

Një tifoz në shkallët e Camp Nou befasoi të gjithë me pankartën e tij në fitoren 5-0 ndaj Celta Vigos.

“Messi nëse më dhuron fanellën tënde, unë do të jap gruan time”, shkruante në pankartën e tifozit të Barçës.

auto_c6gxuqlwyai8ygh_11488671773

Jasharajt u ripërtërin

0

Nëntëmbëdhjetë vjet pas luftës së lavdishme të 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, në të cilën për lirinë e vendit u flijuan 20 anëtarë të familjes së Shaban Jasharit, familja më me nam në historinë e popullit shqiptar nuk është përtërirë krejtësisht. Murati i Rifatit, Bekimi i Hamzës dhe Lulzimi i Ademit kanë 15 fëmijë. Besohet se 20-vjetori i Epopesë së Jasharëve do ta gjejë “të plotë” familjen Jashari

Ndonëse kanë kaluar 19 vjet nga lufta e lavdishme e Jasharëve me policinë dhe me ushtrinë e shtetit të Serbisë, e cila kishte zgjatur 3 ditë, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 familja më me nam në historinë e popullit shqiptar ende nuk është përtërirë krejtësisht. Murati i Rifatit, Bekimi i Hamzës dhe Lulzimi i Ademit kanë 15 fëmijë, 9 djem dhe 6 vajza. Më i madhi fëmijë është Feridja e Bekimit të Hamzës, e cila tani ka mbushur 16 vjet, ndërsa më e vogla është Arsea e Lulzimit të Ademit, vetëm 6-muajshe. Në luftën e cila ndryshoi historinë e popullit shqiptar të Kosovës, familja e Shaban Jasharit flijoi 20 anëtarë. Në lagjen “Jashari” në Prekaz besojnë se përvjetori i 20-të i Epopesë së UÇK-së do ta gjejë “të plotë” familjen e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Murati përtriu emrin e Shabanit

Në luftën e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, për lirinë e Kosovës u flijuan 20 anëtarë të familjes së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari: Shaban Jashari (74), Zahide Jashari (74), Zarife Jashari (49), Hidajete Rifat Jashari (18), Valdete Rifat Jashari (18), Igball Rifat Jashari (15), Igballe Rifat Jashari (11), Hamzë Shaban Jashari (47), Feride Jashari (43), Selvete Hamzë Jashari (20), Afete Hamzë Jashari (17), Besim Hamzë Jashari (16), Lirie Hamzë Jashari (14), Blerim Hamzë Jashari (12), Fatime Hamzë Jashari (9), Blerina Hamzë Jashari (7), Adem Shaban Jashari (42), Adile Jashari (40), Fitim Adem Jashari (17), Kushtrim Adem Jashari (13).

Për 19 vjet në familjen e Shaban Jasharit janë lindur 15 fëmijë, disa nga të cilët tashmë janë rritur dhe janë pjesë e historisë së familjes Jashari. Ata ndihen krenarë që i takojnë kësaj familjeje dhe që kanë trashëguar emrat e atyre që u flijuan për çlirim nga sundimi shekullor. Edhe 5 fëmijë të tjerë i “mungojnë” kësaj familjeje mitike që të arrijë aty ku ishte me numër të anëtarëve të familjes në fillim të marsit të vitit 1998.

Në familjen Jashari janë marrë vesh që secili prej tyre, Murati, Bashkimi, Bekimi dhe Lulzimi t’ua pëtrijnë emrat, secili anëtarëve të familjes së ngushtë. Në këtë mënyrë, Murat Jashari ka përtërirë emrat e gjyshit të tij, Shabanit, të gjyshës Zahides dhe të nënën së tij, Zarifës. Shabani junior tashmë është rritur dhe ai i vijon mësimet në shkollën që mban emrin e Shaban Jasharit. Në shkollën “Shaban Jashari” në qytetin e Skenderajt i vijojnë mësimet edhe fëmijët e tjerë të Jasharëve, në mesin e të cilëve edhe Zahidja dhe Zarifja.

Ndërkaq, Bashkimi, djali tjetër i Rifat Jasharit, i cili edhe me bashkëluftëtarët e tjerë që nuk iu ndan Adem Jasharit edhe duke luftuar në kullë më 5, 6 dhe 7 mars, Bilall e Ragip Jashari, kishte arritur ta shpërthejë rrethimin dhe të dalë i gjallë nga kulla, ka përtrirë emrin e vëllait të tij, Igballit, ndërkohë që dy djemve të tjerë ua ka lënë emrat Bardh, përkatësisht Yll.
Emrin e Hamzës e pëtriu Bekimi

Në luftën e përgjakshme të fillimmarsit të vitit 1998, Hamzë Jashari, djali i tretë i Shaban Jasharit, i cili njihej me strategji luftarake, ka rënë në fushën e betejës me gruan dhe shtatë fëmijët e tij, do të thotë vetë i 9-ti. Ka shpëtuar mrekullisht vajza tij Besarta, e cila kishte rrëfuar gjithë tmerrin e tri ditëve të luftës. Sipas rrëfimit të saj, në ditën e parë u zhvillua luftë e madhe, gjatë tërë ditës u granatuan shtëpitë. E pa që e vrarë ishte gruaja e komandantit Adem Jashari, Adilja.

Besarta ka thënë se ajo ishte vrarë tek shkallët e njërës prej shtëpive, pasi që ajo kishte shkuar për ta marrë municion në katin e tretë të shtëpisë ku i kishin dhomat e mbushuara me armatim. Në mbrëmje të kësaj dite Ademi, Kushtrimi dhe Igballi i mbushnin karrikatorët dhe i bënin gati. Në ditën e dytë të sulmit mbi familjen Jashari, respektivisht më 6 mars të vitit 1998, në mëngjes kishin rifilluar granatimet nga forcat serbe. Nga granatat e shumta mbi familjen vriteshin anëtarët e familjes Jashari, por familja rezistonte me të madhe. Dhe më 7 mars, siç ka thënë Besarta, kishte rënë edhe komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari.

Djalit të Hamzës, Bekimit, i kishte ardhur në jetë një vajzë, të cilës ia kishte lënë emrin e nënës së tij, Ferides. Feridja tani ka mbushur 16 vjet dhe ajo është nxënëse e gjimnazit, i cili mban emrin e babait të saj, Hamzë Jashari. Me lindjen e djalit më të madh, i cili ka ardhur në jetë pas Ferides, Bekimi ia ka pëtrirë emrin babait të tij, Hamzës, i cili shkon në shkollën emrin e së cilës e mban gjyshi i Bekimit, Shaban Jashari. Bekimi ka edhe dy djem të tjerë, të cilëve ua ka lënë emrat e vëllezërve të tij, Besimit dhe Blerimit.

Lulzimi përtriu emrin e Ademit

Lulzim Jashari, djali i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, ka pesë fëmijë, dy djem dhe tri vajza. Me lindjen e djalit të madh, ai e ka përtërirë emrin e babait të tij, Ademit, të njeriut që themloi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe të cilën e komandoi deri në rënien e tij, më 7 mars. Djalit të tij të dytë, i cili ka vetëm dy vjet, ia ka lënë emrin e vëllait të tij, Fitimit. Vajzës më të madhe ia ka lënë emrin e nënës së tij, Adilës, ndërsa dy vajzat e tjera i ka emërtuar me Adea dhe Arsea, kjo e fundit ka vetëm 6 muaj.

Por familjet tjera të Jasharëve të Prekazit, të cilat humbën anëtarë të familjes në luftën e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, tashmë janë plotësuar, e madje edhe e kanë tejkaluar numrin e anëtarëve të familjeve që kishin në fillim të marsit të vitit 1998.

Bilall Jashari, njeriu që nuk iu nda komandantit Adem Jashari deri në rënien e tij, thotë se tani shtëpitë e Jasharëve janë mbushur plot me pasardhës.

“Tjetër është familja e Shaban Jasharit që ka dhënë 20 anëtarë, të gjithë ata që u gjenden aty dhe është vështirë që të plotësohet familja me 20 anëtarë për kaq kohë të pasluftës. Të tjerët e kanë pasur më lehtë, pasi që të gjitha familjet tjera të Jasharëve kanë dhënë 36 anëtarë në luftën e 5, 6 dhe 7 marsit. Por sigurisht që përvjetori tjetër do ta gjejë edhe familjen e komandantit të plotë, ashtu siç ishte në fillim të vitit 1998, ndoshta edhe do t’i tejkalojë”, thotë Bilalli. Ai ka përkujtuar se rezistenca e Jasharëve ndryshoi rrjedhat e historisë dhe përfundimisht bëri që vendi të jetë i lirë.

“Marsi është muaji më i dhimbshëm, muaj që ka lënë gjurmë të pashlyeshsme në historinë tonë. 5, 6 dhe 7 marsi janë ditët më të rëndësishme të kombit shqiptar, që kanë lënë gjurmë që nuk mund të shlyhen, sepse nuk mund të shlyhen. Këto janë ditët heroike të familjes së madhe Jashari. Pa të dhe pa UÇK-në nuk do të kishte liri për popullin tonë”, thotë mes të tjerash Bilall Jashari. /Zeri/

A e shkeli qëllimisht Ibrën? Befason mbrojtësi i Bournemouth

0

Mbrojtësi i shumë përfolur i Bournemouth, Tyrone Mings, është deklaruar për incidentin me Ibrahimovicin.
Mings gjatë ndeshjes Manchester United – Bournemouth, shkeli në kokë Ibrahimovicin, gjë të cilën ka deklaruar se nuk e ka bërë me qëllim, pasi ajo nuk është loja e tij.
“Unë kurrë nuk do ta bëjë këtë me qëllim. Kjo nuk është pjesë e lojës time, jam për lojë të fortë por të drejtë”, ka deklaruar Tyrone Mings.

“Ai është ai që është. Një lojtar i fort fizik. E dija se çfarë lloj luftë do të kem me të. Dhe të fortë e kisha. Ndoshta ai më goditi më bërryl para se të vinte topi, atë nuk e pashë, por goditjen e ndjeva”, ka shtuar ai.

Limaj, Begaj e Hoti, takojnë të moshuarit në Malishevë

0

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, bashkë me kryetarin e Komunës së Malishevës, njëherit edhe kryetari i kësaj partie në këtë qytetet Ragip Begajn si dhe deputetin e kësaj partie Enver Hotin, sonte në një ambient të mbyllur në njërin prej restauranteve të qytetetit kanë takuar qindra të moshuar.

Limaj në Facebook ka shkruar se ishte ndjenjë e veçantë takimi me shumë bashkëvendësit e tij, shumë prej tyre të shtyrë në moshë, por me shumë shpresë për një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja.

Lexoni postimin e plote:

Së bashkë me kryetarin e komunës së Malishevës, z. Ragip Begaj, dhe deputetin e Nismës, z. Enver Hoti, takuam qindra të moshuar nga e gjithë komuna e Malishevës.

Së bashku bashkëbiseduam për situatën dhe preokupimet e tyre, dhe për mundësitë për përmirësimin e nevojave që kanë të moshuarit në Malishevë dhe jo vetëm.

Ne bashkëbiseduam edhe për gjendjen e rëndë politike, ekonomike e sociale në Kosovë, gjendje të cilën shpresojmë që ta ndryshojmë në të ardhmen!

Ishte ndjenjë e veçantë takimi me shumë bashkëvendësit e mi, shumë prej tyre të shtyrë në moshë, por me shumë shpresë për një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja.

Qofshi çdo herë të nderuar dhe respektuar, të dashur bashkëvendësit e mi!

Biografia e Martti Ahtisaarit: Të pathënat për Kosovën

0

BASHMIR XHEMAJ

Sërish dhe për të fundit herë, Kosova dhe Ahtisaari u takuan në vitet 2006-2008. Dy vitet e negociatave që quan në pavarësi, Ahtisaari i kujton si të vështira por asnjëherë në mëdyshje për epilogun final që sipas tij duhej të ishte pavarësia.

Martti Ahtisaari vlerësohet për shumë të arritura gjatë karrierës së gjatë diplomatike e politike të cilën e filloi në vitin e largët 1960. Finlandezët e kujtojnë si diplomatin trupmadh që u bë Presidenti i dashur i tyre krejt papritur dhe e udhëhoqi vendin në rrugën pro perëndimore. Shumë rajone të varfra ish koloniale të Afrikës, e veçmas Namibia e kujtojnë për rolin historik në zgjidhjen paqësore të shumë konflikteve. Indonezia ka ende nostalgji për ndërmjetësimin në zgjidhjen e krizës së Aceh ndërmjet rebelëve dhe qeverisë së këtij vendi. Në Ballkan, ai u rikthye disa herë në njëzetë vitet e fundit për tu marrë e rimarrë me krizën që shpërtheu pas shkatërrimit të Jugosllavisë. Për rastin e Kosovës, Ahtisaari ishte çdo herë i preferuari i amerikanëve, i rusëve dhe i OKB-së qysh në kulmin e luftës në vitin 1999. Përgjatë karrierës disa dekadëshe, Ahtisaari ndoqi bindjet e tij për një botë të lirë, për popuj që realizojnë të drejtat e tyre politike dhe për shtete që zhvillohen në demokraci. Me po të njëjtat vlera e botëkuptime intelektuale, Ahtisaari iu qas edhe çështjes së Kosovës në dekadën e kaluar kur udhëhoqi negociatat dhe propozoi planin për pavarësi të mbikëqyrur. Ai na zbulon një marrëdhënie të panjohur me Kosovën nëpërmes biografisë së tij të fundit “The Mediator” (Ndërmjetësi) të shkruar nga dy gazetarët finlandez, Katri Merikallio dhe Tapani Ruokanen.

Në këtë libër, Ahtisaari si fëmijë ka një fat tragjik të ngjashëm deri diku edhe me fatin e Kosovës. I ndjeshëm për krizat kudo në botë, Martti, si pesë vjeçar e kishte përjetuar të qenit refugjatë duke u detyruar të largohet nga shtëpia menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Shpërnguljet e nxitura nga rusët prej njërit vend në tjetrën, duket se kanë lënë shumë gjurmë të thella në jetën e Ahtissarit teksa e kishte vizituar menjëherë pas luftës edhe kufirin ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë ku në vitin 1999 ishte ngritur kampi i Bllacës. Ai u kishte thënë bashkëpunëtorëve të afërt se këto ngjarje i ka të freskëta dhe i kujton njëjtë sikurse i kishte përjetuar personalisht para gjysmë shekulli.

Martti Ahtisaari e ndërtoi përvojën e gjatë diplomatike jashtë Evropës, duke nisur misionin si 23 vjeçar në Pakistan, pastaj në Tanzani, Namibi dhe disa rajone konfliktesh nëpër botë. Ai u kthye në Finlandë në fillim të viteve 1990 kur bota kishte filluar së ndryshuari dhe nuk dihej kur dhe si do të përfundonte. Ballkani sapo kishte hyrë në një fazë të re dhe të panjohur që qoi në shkatërrimin e Jugosllavisë. Për disa vite, Ahtisaari u shkëput nga angazhimet ndërkombëtare për t’iu përkushtuar thellësisht Finlandës pa e ditur se në çfarë roli dhe kapaciteti. Kohët e reja kërkonin një president të ri, që nuk vinte nga klasa e vjetër politike dhe kishte përvojën ndërkombëtare për ta udhëhequr Finlandën në një rend të ri botëror. Që nga viti 1994, Ahtisaari si President tregoi zgjuarsi duke ecur bashkë me Finlandën sigurt drejt BE-së dhe në forcimin e mëtejshëm të raporteve me NATO-së. Ai përfitoi nga dobësia e Rusisë por njëkohësisht ishte nga të rrallët që e njihte edhe shumë mirë atë. Ahtisaari e kishte të qartë se Evropa e pas Luftës së Ftohtë duhej të zhvillohet në një zonë të sigurisë ku asnjëri nuk do ta kërcënoj tjetrin dhe askush nuk duhet të ndihet i kërcënuar. Përvoja në ecjen e kujdesshme mes Perëndimit dhe Rusisë, pa e rrezikuar asnjëherë Finlandën, i siguroi Ahtisaarit një tjetër angazhim më 5 maj 1999 nga Nënsekretari Amerikan i Shtetit, Strobe Talbott. Ai i kërkoi të udhëtonte drejt Beogradit për ta takuar Presidentin Millosheviq, si diplomati i duhur që mund ta bindte presidentin serb të hiqte dorë. Jo vetëm që ndërmori misionin e vështirë drejt Serbisë në kulmin e sulmeve ajrore dhe krimeve në Kosovë, por Ahtisaari në libër shprehet qartë se çështja e Kosovës duhej të merrte fund në qershor të vitit 1999 pasi Serbia kishte humbur të drejtën për të qeverisur me Kosovën.

Sërish dhe për të fundit herë, Kosova dhe Ahtisaari u takuan në vitet 2006-2008. Dy vitet e negociatave që quan në pavarësi, Ahtisaari i kujton si të vështira por asnjëherë në mëdyshje për epilogun final që sipas tij duhej të ishte pavarësia. Në bisedën me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan për ta marrë detyrën e kryengociatorit, Ahtisaari e kishte propozuar austriakun Albert Rohan si numrin dy me të cilin njihej prej kohës kur ishin angazhuar për raportet BE-Turqi. “E dija qysh nga fillimi se rezultati është pavarësia. Nuk kishte asnjë pikëpyetje për të. Edhe ai më pyeti nëse isha në faqen e njëjtë për pavarësinë e Kosovës” kujton Ahtisaari bisedën me Rohan. Të padëgjuara deri më tani, janë takimet e Ahtisaarit në Beograd me Kryeministrin e atëhershëm, Vojisllav Koshtunica për ti prezantuar propozimin e tij për pavarësi të mbikëqyrur dhe kundërshtimet e tij. “Ju e keni humbur Kosovën. Tani duhet të kujdesemi si ta pastrojmë këtë fëlliqësirë që ka lënë Millosheviqi mbrapa”, i kishte thënë Ahtisaari teksa takimi kishte përfunduar keq dhe pa shtrëngim duarsh. Por në Kosovë kishte ndodhur e kundërta dhe propozimi ishte mirëpritur.

Libri zbulon pjesën e krenarisë të Ahtisaarit për Kosovën kur me 17 shkurt 2008, Kuvendi i Kosovës ishte mbledhur për ta shpallur pavarësinë. Eva dhe Martti ishin në shtëpinë e tyre në Hoolo kur e kishin dëgjuar emrin e Ahtisaarit të ishte përmendur tetë herë. “Mbrëmje e qetë dhe një disponim të mirë. Po merrnim qindra mesazhe të mrekullueshme dhe të dashura nga Kosova. Ne po shikonim në televizion atmosferën atje” kujton Ahtisaari pasditen e 17 Shkurtit. Megjithëse ishte i bindur se akti do të shkaktonte shumë reagime dhe një rrugë të gjatë përpara. Deri në vjeshtë të vitit 2008, Kosova u njoh vetëm nga 22 shtete anëtare të BE-së. “Nuk e prisja që BE-ja të ndahej në procesin e njohjes së Kosovës. Sidomos nuk e prisja nga Spanja” thotë Ahtisaari.

Një vit më vonë, ai u shpërblye nga bota duke fituar çmimin Nobel për Paqe. Ishte në shtëpinë e tij kur e pranoi lajmin dhe telefonatat me urime nuk pushonin. Përgëzimet e krejt botës ishin për njeriun që i solli çmimin e dytë Finlandës pas 63 vitesh. Mes të tjerave, në arsyetimin e Komitetit të Nobelit ishte përmendur edhe roli i tij ndërmjetësues me Kosovën dhe propozimi gjithëpërfshirës. Në konferencën e parë pas lajmit për Nobelin, ai u tha reporterëve se ndjehet i lumtur që vetëm një ditë më herët Maqedonia dhe Mali i Zi e kanë njohur Kosovën.

“Të shpresojmë që kjo të shërbej si shembull edhe për shtetet e tjera” deklaroi Ahtisaari. Janë vetëm disa episode në këtë libër që Ahtisaari zbulon të pathënat e deritanishme të tij në raport me Kosovën, i cili është edhe shqyrtimi i këtij shkrimi dhe jo libri si tërësi. Biografia e Martti Ahtisaarit The Mediator, nuk është vetëm një libër i zakonshëm. Ai është edhe një dokument historik për Kosovën dhe shumë procese tjera që ndërlidhen drejtpërdrejt me këtë njeri, i cili ka jetuar kohën më dramatike të njerëzimit në Shekullin XX. Një jetë e tërë që përkon edhe me kohën e ngritjes së Kosovës.

Legjenda për kroin e Shatërvanit

0

Burimet kryesore të ujit dikur në Prizren ishin 40 puset. Ky burim rrjedh prej masivit shkëmbor, ku e ndjek rrjedhën e lumit Lumbardh drejt Drinit të Bardhë. Nga shkëmbi rrjedh një burim me ujë të ftohtë, i cili nuk shteron asnjëherë. Vendasit këtë burim uji e kanë quajtur burimi i Madh ose “Kërk bunar”, që në shqip do të thotë 40 puset. Këtu kanë mbushur ujë, në kohë të kohës, banorët e mëhallëve të “Pusit”. Kemi një burim tjetër, uji i të cilit rrjedh po nga shkëmbi. Uji i këtij burimi është i ftohtë, i lehtë e i pastër, por në sasi më të pakët. Siç ndodh rëndom për burime të ndryshme uji që janë thurur legjenda edhe për kroin e ‘Shatërvanit’ ekzistojnë të tilla, raporton gazeta Kosova Sot

Legjenda për zanën e malit

Profesor dr. Mejdi Elezi shpjegon se kroi i “Shatërvanit” supozohet të jetë ngritur në kohën osmane e kjo edhe për faktin se koka e këtij kroi tregon për ndërtimet e asaj kohe. Plaku Ibush Gashi, pohon se ka dëgjuar edhe një histori për këtë krua, ku thotë se një Zanë e bukur mali hirplotë ka urdhëruar që të ndërtohet ky krua. “Kjo zanë e bukur hirëplot, nuk duhej t’i shpë- tonte zemërimit të Zotit, ndaj Ai e ktheu në një kodrinëzë shkëmbore, mbi të cilën një ditë filluan të vendosen gurë mbi gurë dhe u ndërtua një kështjellë e madhe, e bukur, që qëndron edhe sot madhështore si bjeshkë e nën fund të saj rrjedhë uji i pastër”, tregon ajo. Ai tutje shton: “Zana e bukur, që i donte vëllezërit, po jo zemërimin e tyre të derdhur mbi njeri-tjetrin, qau e qau pa masë”. Hazer Berisha pohon se jo rrallëherë është thënë se kush pi ujë ‘Shatërvani’, mbetet në Prizren.

Të pish ujë për shëndet

Berisha tregon se moti dikur barinjtë delet i dërgonin në bjeshkë, dhe kur një qytetar i vjetër e pa se një qen piu ujë në kroin e ‘Shatërvanit’, plaku i tha bariut që këtë qen mos ta merrte kot se më nuk i binte ujkut. Ky dhe tregimet e tjera u ngjajnë miteve të krijuara për ujin e Prizrenit. kurse për një të tillë tregon edhe Sadbere Krasniqi, një grua e moshuar. Ajo thotë se të gjitha ato nuse ose njerëz që pinë ujë në “Shatërvan”, do të mbesin këtu. “Unë di plot raste, kur ata i kanë shtëpitë në fshatra e mbeten këtu, sepse ky ujë thuhet e ka një forcë që i ndal njerëzit rreth vetes” , tregon ajo. Shumë të reja e të rinj nga Kosova e Shqipëria, që vizitojnë qytetin e Prizrenit, pinë ujë për shëndet te ‘Shatërvani’. Ardita Krasniqi, Miranda Fejzullahu e shumë të tjera thonë se uji i ‘Shatërvanit’ të tërheq si me magnet.

(Kosova Sot)