10.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Legjenda për kroin e Shatërvanit

Burimet kryesore të ujit dikur në Prizren ishin 40 puset. Ky burim rrjedh prej masivit shkëmbor, ku e ndjek rrjedhën e lumit Lumbardh drejt Drinit të Bardhë. Nga shkëmbi rrjedh një burim me ujë të ftohtë, i cili nuk shteron asnjëherë. Vendasit këtë burim uji e kanë quajtur burimi i Madh ose “Kërk bunar”, që në shqip do të thotë 40 puset. Këtu kanë mbushur ujë, në kohë të kohës, banorët e mëhallëve të “Pusit”. Kemi një burim tjetër, uji i të cilit rrjedh po nga shkëmbi. Uji i këtij burimi është i ftohtë, i lehtë e i pastër, por në sasi më të pakët. Siç ndodh rëndom për burime të ndryshme uji që janë thurur legjenda edhe për kroin e ‘Shatërvanit’ ekzistojnë të tilla, raporton gazeta Kosova Sot

Legjenda për zanën e malit

Profesor dr. Mejdi Elezi shpjegon se kroi i “Shatërvanit” supozohet të jetë ngritur në kohën osmane e kjo edhe për faktin se koka e këtij kroi tregon për ndërtimet e asaj kohe. Plaku Ibush Gashi, pohon se ka dëgjuar edhe një histori për këtë krua, ku thotë se një Zanë e bukur mali hirplotë ka urdhëruar që të ndërtohet ky krua. “Kjo zanë e bukur hirëplot, nuk duhej t’i shpë- tonte zemërimit të Zotit, ndaj Ai e ktheu në një kodrinëzë shkëmbore, mbi të cilën një ditë filluan të vendosen gurë mbi gurë dhe u ndërtua një kështjellë e madhe, e bukur, që qëndron edhe sot madhështore si bjeshkë e nën fund të saj rrjedhë uji i pastër”, tregon ajo. Ai tutje shton: “Zana e bukur, që i donte vëllezërit, po jo zemërimin e tyre të derdhur mbi njeri-tjetrin, qau e qau pa masë”. Hazer Berisha pohon se jo rrallëherë është thënë se kush pi ujë ‘Shatërvani’, mbetet në Prizren.

Të pish ujë për shëndet

Berisha tregon se moti dikur barinjtë delet i dërgonin në bjeshkë, dhe kur një qytetar i vjetër e pa se një qen piu ujë në kroin e ‘Shatërvanit’, plaku i tha bariut që këtë qen mos ta merrte kot se më nuk i binte ujkut. Ky dhe tregimet e tjera u ngjajnë miteve të krijuara për ujin e Prizrenit. kurse për një të tillë tregon edhe Sadbere Krasniqi, një grua e moshuar. Ajo thotë se të gjitha ato nuse ose njerëz që pinë ujë në “Shatërvan”, do të mbesin këtu. “Unë di plot raste, kur ata i kanë shtëpitë në fshatra e mbeten këtu, sepse ky ujë thuhet e ka një forcë që i ndal njerëzit rreth vetes” , tregon ajo. Shumë të reja e të rinj nga Kosova e Shqipëria, që vizitojnë qytetin e Prizrenit, pinë ujë për shëndet te ‘Shatërvani’. Ardita Krasniqi, Miranda Fejzullahu e shumë të tjera thonë se uji i ‘Shatërvanit’ të tërheq si me magnet.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Policia shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1530 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Vetaksident në rrugën Qafë Duhël – Suharekë, kamioni bie poshtë rrugës

Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në afërsi të Suharekës, raporton Sinjali. Aksidenti ka ndodhur pikërisht në rrugën Qafë Duhël të...

Lajmet e Fundit