17 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 565

Moti sot me vranësira dhe diell, temperaturat arrijnë deri në 17 gradë Celsius

0

Përgjatë ditës së shtunë, sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat parashihen të lëvizin nga 1 deri në 17 gradë Celsius.

“Moti parashikohet i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të variojnë nga 1°C deri në 3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 14°C deri në 17°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

 

Komuna e Dragashit përgatit listën për kompenzimin e dëmeve nga vërshimet

0

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka mbajtur dje një takim me Komisionin Komunal për Vlerësimin e Dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e vitit të kaluar.

Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Qeveritar për Fatkeqësitë Natyrore për plotësimin e disa detajeve teknike në dokumentacionin e dorëzuar, përfshirë listat e personave të prekur nga vërshimet.

Komisioni Komunal ka përfunduar shqyrtimin e kërkesës dhe, brenda javës që vjen, do të dërgojë listën e plotësuar në Ministrinë e Financave.

Kryetari Xheladini shpreson që shumë shpejt të fillojë kompenzimi i dëmeve për ata që u preken nga vërshimet./PrizrenPress.com

Sot luhet derbi i qytetit: Suhareka kërkon fitoren e parë ndaj Ballkanit, për të shpëtuar sezonin

0

Suhareka nuk ka fituar asnjëherë ndaj rivalit të qytetit. Kjo skuadër synon që nesër t’ia bëjë ‘sefte’ në derbi kundër Ballkanit, për të tentuar mbijetesën në Superligë.

Se a do ta lejojnë një gjë të tillë “Xhebrailat” apo jo, mbetet të shihet kur me fillim në orën 15:00, në stadiumin e këtij qyteti matën forcat.

Kampioni aktual i Kosovës, aktualisht renditet i dyti me 44 pikë, kurse rivalët e tyre janë të pozicionuar në vendin e shtatë, me 32 sosh, vetëm dy më shumë se Llapi që gjendet në zonën e rrezikut për largim nga elita futbollistike.

Ballkani dhe Suhareka janë takuar dy herë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, sezonin e kaluar, ku në ndeshjen e parë “Portokall e zinjtë” triumfuan 1-0, kurse e dyta u mbyll 2-2.

Edhe dy ballafaqimet e sezonit vjeshtor të kampionatit aktual, e kishin fituesin e njejtë (1-0 dhe 0-2).

Konkurs për punësimin e 32 infermierëve në QKMF, QMF dhe AMF në Prizren

0
Komuna e Prizrenit, përmes Drejtorisë së Shëndetësisë, ka shpallur konkurs për pranimin e 32 infermierëve në institucionet publike shëndetësore në qytet dhe nëpër fshatra – përkatësisht në Qendrat e Kujdesit Mjekësor Familjar (QKMF), Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF) dhe Ambulatorët Mjekësorë Familjarë (AMF).
Ky konkurs paraqet një mundësi të rëndësishme për profesionistët e rinj të shëndetësisë që të kontribuojnë në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët e komunës së Prizrenit.
Afati për aplikim është nga data 03 prill deri më 02 maj 2025.
Të interesuarit mund të gjejnë të gjitha detajet dhe kushtet për aplikim në njoftimin zyrtar të publikuar në faqen e komunës.

Eminem bëhet gjysh

0

Vajza e Eminem, Hailey Jade dhe bashkëshorti i saj Evan McClintock kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë. Vajza e reperit të njohur e solli në jetë djalin tre javë më parë, por faktin e lumtur e ka bërë të ditur të premten, më 4 prill, përmes një postimi në llogarinë personale në Instagram. Kështu reperi 52-vjeçar u bë gjysh.

Eminem bëhet gjysh

Çifti e quajti djalin e tyre Elliot Marshall. Marshall është emri i parë i artistit të njohur. Vajza e tij ndau me të në internet fotot e mëposhtme të djalit të saj të porsalindur së bashku me detajet e lindjes së tij. “Gëzuar ditën e lindjes. 3 javë në Tokë.”, ka shkruar ajo në postimin e saj në Instagram.

Bashkimi në finale

0

KBF Bashkimi ka siguruar një vend në finalen e madhe. Kampionet kanë triumfuar në të dyja ndeshjet gjysmëfinale ndaj Penzës.

Në duelin e zhvilluar në “Karagaçi”, kampionet fituan bindshëm me rezultat 53:104 (7:34, 19:22, 10:26, 17:22), përcjell PrizrenPress.

Fillimi i furishëm i Bashkimit bëri diferencën, me një çerek të parë spektakolar 7:34. Periudha e dytë ishte më e ekuilibruar, por skuadra nga Prizreni nuk e lëshoi kontrollin, duke siguruar finalen me një paraqitje mbresëlënëse.

Lojtaret më të dalluara të ndeshjes te Penza ishin Jeta Zeka me 15 pikë dhe gjashtë kërcime dhe gjashtë asistime, dhe te Bashkimi u dallua Brooque Williams me 21 pikë, katër kërcime dhe shtatë asistime.

Bashkimi tani pret kundërshtarin e finales, fituesin e përballjes mes Prishtinës dhe Peja 03, ku pejanet fituan duelin e parë, derisa i dyti po zhvillohet në kryeqytet./PrizrenPress.com

KEKU thyen Grapelandin në zemër të Rahovecit

0

Finalja e madhe e Ligës së Parë të Kosovës në basketboll nisi me një surprizë të madhe. KB KEKU arriti të triumfojë ndaj KB Grapeland me rezultat 69:78 në Rahovec, duke marrë epërsinë 1-0 në serinë finale, raporton PrizrenPress.

Edhe pse Grapeland kishte bilancin 2-1 në përballjet sezonale dhe përkrahjen masive të tifozëve vendas, KEKU tregoi karakter dhe qetësi, duke menaxhuar më mirë momentet kyçe të ndeshjes.

Tashmë seria zhvendoset në Obiliq, ku KEKU do të ketë përkrahjen e vet dhe një mundësi të artë për të dyfishuar epërsinë. Grapeland nga ana tjetër duhet të reagojë menjëherë në ndeshjen e dytë për të ruajtur gjallë ëndrrën për titull.

Finalja sapo ka nisur, dhe gjithçka mbetet e hapur!/PrizrenPress.com

Themelohet Komiteti Lokale për Siguri Publike në fashitin Velezhë të Prizrenit

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se me datën 03.04.2025 është themeluar zyrtarisht Komiteti Lokal për Siguri Publike (KLSP) në Velezhë të Prizrenit, një mekanizëm i rëndësishëm i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe qytetar për forcimin e sigurisë publike në komunitet, përcjell PrizrenPress.

Në një ceremoni të mbajtur në ambientet e Stacionit Policor Prizren VERI në fshatin Lubzhdë të Prizrenit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Policisë së Kosovës nga niveli qendror dhe ai rajonal, përfaqësues nga OSBE, institucioneve lokale, përfaqësues nga institucione arsimore, përfaqësues të lagjeve dhe fshatrave, u formalizua krijimi i KLSP-së, i cili synon të forcojë partneritetin ndërmjet komunitetit dhe Policisë për të adresuar në mënyrë më efikase çështjet që kanë të bëjnë me rendin dhe sigurinë.

“Përmes këtij këshilli do të mundësohet: Identifikimi i përbashkët i problemeve të sigurisë në nivel lokal, hartimi dhe zbatimi i planeve konkrete për parandalimin e kriminalitetit, promovimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike dhe qytetarëve, krijimi i një mjedisi më të sigurt për të gjithë qytetarët”, thekson PK-ja në njoftim.

Komitetet Lokale për Siguri Publike po vazhdojnë të jenë trupa mbështetës të policisë si në aspektin e sigurisë ashtu edhe në përkrahjen e aktiviteteve me ndikim në parandalim të çfarëdo dukurie negative në shoqëri me qëllimin e ngritjes së sigurisë dhe mirëqenien e çdo qytetari./PrizrenPress.com

Me nderime të larta u varrosën Vehbi Halilaj dhe Mentor Kryeziu, 26 vite pas zhdukjes

0

Sot u zhvillua ceremonia e varrimit me nderimet më të larta për Vehbi Pajazit Halilajn (25.11.1979) nga Llapçeva dhe Mentor Maliq Kryeziun (14.02.1981) nga Bubaveci. Të dy ishin zhdukur 26 vite më parë në Kralan të Gjakovës dhe u gjetën së fundmi në Bishtazhin, bashkë me shumë viktima të tjera.

Disa ditë më parë, u varros edhe Sabedin Kadri Kryeziu (15.06.1982 – 04.04.1999) nga Mleqani.

Ceremonitë e nderimit dhe varrimit u organizuan nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, me qëllim të dhënies së nderimeve të merituara për të rënët. Një ditë më parë u mbajt edhe një mbledhje komemorative për tre të gjeturit nga Komuna e Malishevës, të cilët deri tani konsideroheshin persona të zhdukur.

Në homazhe dhe në ceremonitë e varrimit morën pjesë kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Argjend Thaçi, përfaqësues të shoqatave që merren me çështjen e personave të zhdukur, të organizatave të dala nga lufta, figura publike e politike, si dhe qytetarë të shumtë.

Ceremonia e varrimit për Vehbi Halilajn dhe Mentor Kryeziun u zhvillua me nderime ushtarake, të realizuara nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Si pasojë e vrasjeve dhe krimeve të kryera nga shteti serb, në territorin e Komunës së Malishevës vazhdojnë të jenë të zhdukur dhe pa gjurmë edhe 38 qytetarë të tjerë./PrizrenPress.com

Veselaj-Gutaj: Arsimi kërkon përgjegjësi dhe përshtatje

0

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veseli Gutaj, mbajti sot  konferencën përmbyllëse të projektit “Avancimi i cilësisë në Komunën e Prizrenit”, ku u  prezantua raporti nga vlerësimi rapid i shkollave, duke shpalosur të dhëna të vlefshme për përmirësimin e sektorit të arsimit.

“Ky projekt synon të ndërtojë një sistem arsimor më të fuqishëm dhe të përgjegjshëm, duke iu përgjigjur sfidave dhe nevojave të shekullit XXI,” deklaroi drejtoresha Gutaj gjatë fjalës së saj.

Në konferencë morën pjesë përfaqësues të shkollave, ekspertë të arsimit dhe zyrtarë komunalë, të cilët diskutuan hapat e ardhshëm drejt ndërtimit të një sistemi më gjithëpërfshirës dhe cilësor për gjeneratat e ardhshme.