13.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 572

Ndryshohet orari për tarifën e ulët të rrymës

0

Kompania KESCO ka njoftuar se, pas ndërrimit të orës, do të hyjë në fuqi një orar i ri për tarifën e ulët të rrymës.

Ky ndryshim do të jetë në fuqi nga data 1 prill deri më 30 shtator.

Tarifa e ulët do të aplikohet nga ora 23:00 deri në 08:00 të mëngjesit, duke ofruar mundësi për kursime për konsumatorët gjatë orëve të natës.

KESCO ka theksuar se ky ndryshim është në përputhje me kalimin në orën verore dhe se konsumatorët duhet të përshtaten me këtë orar të ri për të përfituar nga tarifa e ulët.

“Nga nesër dhe deri më 30 shtator, tarifa e ulët do të jetë nga ora 23:00 deri në ora 08:00”, ka njoftuar KESCO.

Masakra e Pastaselës, Haxhiu: Serbia nuk po i dorëzon kriminelët

0
Në Pastaselë të Komunës së Rahovecit, janë përkujtuar në 26 vjetorin e rënies së 106 civilëve të këtij fshati dhe dhjetëra mysafir nga fshatra të tjerë që ishin strehuar aty.

Në këtë ditë përkujtimore, mori pjesë edhe ministrja e Drejtësisë, në detyrë, Albulena Haxhiu, kreu i AAK Ramush Haradinaj, si dhe deputetë te tjerë nga Kuvendi i Kosovës.

Kur kanë kaluar 26 vjet banorët e Pastaselës janë në kërkim edhe të 4 të zhdukurve. Ministrja Haxhiu tha se janë aty jo vetëm për ti kujtuar të rënët, por edhe për te mos harruar kurrë masakrat që serbët bënë ne atë pranvere mbi popullatën civile të Kosovës vetëm e vetëm pse janë shqiptare.

Ajo tha se pikërisht për këto, është krijuar Instituti për Drejtësi, ku do të dënohen në mungesë  të gjithë atyre që kanë bërë krime në Kosovë, pasi Serbia nuk po i dorëzon kriminelët.

Një rrëfim para të pranishmeve e bëri edhe i mbijetuari i masakrës, Tahir Krasqini, i cili ka dëshmuar edhe ne Gjykatën Ndërkombëtare te Hagës për këtë masakër./ Foto dhe teksti:RTK

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Përkujtohet 26 vjetori i Masakrës së Burimit në komunën e Malishevës

0

 

Në nderim të martirëve, sot u mbajtën homazhe dhe u bënë nderime në varrezat e të rënëve në Dragobil dhe në vendin e ngjarjes në Burim.

Përveç familjarëve, në këtë ceremoni morën pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, së bashku me kabinetin qeveritar të komunës, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Argjend Thaçi, komandanti i stacionit policor, Nazmi Zogaj, kryetari i Bashkësisë Islame në Malishevë, Sead Paçarizi, si dhe shumë qytetarë.

“Dëshmorët dhe martirët e rënë në luftë janë drita e pavdekshme që ndriçon rrugën e lirisë. Kujtimi i tyre mbetet i gjallë në zemrat tona dhe në historinë e kombit, liri e cila është fituar me gjakun e tyre”, tha nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, gjatë homazheve.

Më 31 mars 1999, në Burim, tek vendi i quajtur “Vrella e Mëhillit” dhe përreth, forcat serbe ekzekutuan, masakruan dhe dogjën 42 qytetarë të pafajshëm. Kjo masakër është një nga krimet më të mëdha të regjistruara në këtë periudhë në Komunën e Malishevës.

Haradinaj thotë se Kosova kurrë nuk do t’i harrojë martirët e Pastaselës

0
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë sot në homazhet për martirët e masakrës së Pastaselës, duke theksuar se sakrifica e tyre është themel i lirisë së Kosovës.

“Aparati shtetëror serb, duke parë fundin e tij, nga pranvera e vitit 1999 aktivizoi tërë makinerinë e tij vrastare kundër popullit shqiptar. Në Pastasel të Rahovecit, sot nderuam kujtimin për 106 martirët e ekzekutuar nga ky fshat dhe fshatrat përreth, të cilët ishin strehuar në këtë trevë për t’i shpëtuar barbarisë së armikut,” ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai ka kujtuar edhe masakrën në fshatin Burim të Malishevës, ku u vranë 42 shqiptarë të pafajshëm, në mesin e tyre të moshuar, gra dhe fëmijë.

“Plumbat e armikut nuk kursyen askënd, duke lënë pas dhimbje të pashlyeshme për familjet dhe mbarë kombin. Por gjaku i tyre nuk u derdh kot. Nga kjo sakrificë u forcua më tej vendosmëria jonë për liri dhe shtetndërtim,” ka shtuar Haradinaj njofton zyra për informim e kësaj parti.

Ai ka bërë thirrje për ruajtjen e kujtesës kombëtare dhe përmbushjen e amanetit të të rënëve.

“Ndaj sot, të përkulur para varreve të tyre, jo vetëm që kujtojmë dhimbjen, por ritheksojmë zotimin se amaneti i tyre do të mbetet i shenjtë, e se Kosova kurrë nuk do t’i harrojë ata që u flijuan për të,” ka përfunduar Haradinaj.

Masakra e Pastaselës dhe Burimit, Osmani: Kërkojmë drejtësi

0

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani. ka përkujtuar sot 26 vjetorin e masakrës së Pastaselës së Rahovecit dhe atë të Burimit të Malishevës.

Osmani tha se kujtesa jonë nuk zbehet dhe se historia nuk mund të harrohet. Ajo tha se me përkushtim dhe vendosmëri, do të vazhdojë ta mbrojmë të vërtetën dhe të kërkojë drejtësi për viktimat e këtij gjenocidi.

“Një çerek shekulli më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë kryen krime të tmerrshme kundër popullsisë civile në Kosovë. Më 1999, në Pastaselë të Rahovecit, 106 burra, gra dhe fëmijë u vranë e u masakruan brutalisht. E njëjta valë dhune vazhdoi në Burim të Malishevës, ku 42 civilë të pafajshëm u ekzekutuan pa mëshirë.

Por kujtesa jonë nuk zbehet. Historia nuk mund të harrohet. Me përkushtim dhe vendosmëri, ne do të vazhdojmë ta mbrojmë të vërtetën dhe të kërkojmë drejtësi për viktimat e këtij gjenocidi”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Presidencës.

Burri nga Malisheva në ditën e parë të Bajramit raportohet në polici nga e dashura

0

Rastet e dhunës në familje janë të shpeshta në Kosovë.

Një rast i tillë ka ndodhur në Malishevë, të shtunën më 29 mars.

E një grua, shtetase e huaj të nesërmën vendosi të shkojë në polici.

Ajo aty e raportoi rastin që për të dyshuar ka bashkëjetuesin e saj, njofton raporti 24 orësh i policisë transmeton Klankosova.tv

Viktima ka deklaruar se ndaj saj u ushtrua dhunë fizike dhe psikike.

Sipas organeve të rendit, ende nuk është siguruar prezenca e të dyshuarit.

Rasti është duke u hetuar dhe është cilësuar si “Dhunë në familje”.

Goditet me veturë një këmbësor në Zhur

0

Mbi 40 xhamitë në Prizren, në ditën e Fitër Bajramit u mbushën me besimtarë myslimanë.

E festën e vazhduan edhe në shtëpi, në një atmosferë të ngrohtë e të ëmbël, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë ditës së Bajramit, ka ndodhur një aksident në fshatin Zhur.

“Një këmbësor është shkelur nga ngasësi i një veture, dhe i cili për pasojë ka pësuar frakturë të këmbës së majtë, dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Prizrenit, ku edhe po trajtohet”, u bë e ditur për “Ora Shtatë”.

Sot 26 vjet më parë u mobilizua UÇK-ja

0

Ushtria Çlirimtare e Kosovës më 31 mars 1999 vendosi për një mobilizim të përgjithshëm për përballimin e ofensivës serbe dhe çlirimin përfundimtar të Kosovës.

26 vjet më parë, UÇK-ja nëpërmjet urdhrit për mobilizim, pati ftuar qytetarët për t’iu përgjigjur më mirë zhvillimeve, si rezultat i veprimtarisë ofensive të forcave serbe.

Ushtria Çlirimtare, ftoi qytetarët për mobilizim të përgjithshëm në Kosovë e jashtë saj për të gjithë popullin e Kosovës për kompletimin e radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili filloi më datën 1 prill 1999-të dhe vazhdojë si proces deri në demobilizimin dhe kalimin në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

Në vazhdim po ua sjellim urdhrin e asaj kohe për mobilizim:

Për t’iu përgjigjur më mirë zhvillimeve të kohëve të fundit, si rezultat i veprimtarisë ofensive të forcave serbe dhe për mundësinë e kryerjes më intensive të detyrave luftarake për çlirimin e Kosovës, në zbatim të Urdhrit Nr. 151, datë 31.03.1999, “Për mobilizimin e përgjithshëm për përballimin e ofensivës serbe për çlirimin e Kosovës”.

“Urdhëroj:

Mobilizimi e përgjithshëm në Kosovë e jashtë saj për të gjithë popullin e Kosovës për kompletimin e radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të fillojë me datën 01.04.1999 dhe të vazhdojë në proces.Të detyruar për tu lajmëruar për në radhët e Ushtris ë Çlirimtare të Kosovës, janë moshat nga 18-50-vjeç. Lajmërimi për regjistrim prej datës 01.04.1999 deri më 30. 04. 1999.Të gjithë kuadrot ushtarake të lajmërohen për të marrë detyrat në strukturat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nga data 01 deri më 25 prill 1999. Çdo kuadër i inkuadruar i ri, në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të marrë urdhrin përkatës të emërimit në detyrën funksional nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe Komandantët e njësiteve ushtarake, të marrin në dorë evidentimin e të gjithë të detyruarve për tu rreshtuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të mbahen evidenca të sakta e të plota.Për aftësinë e trupave dhe kuadrove të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të ngrihen edhe qendra të reja stërvitore, ku me programe intensive të bëhet aftësimi i trupave p ara futjes në front. Stërvitja do të zgjasë nga 10-15 ditë.Për zbatimin e këtij urdhri kur nuk arrihet të gjejë zbatim detyrimi ligjor, Policia Ushtarake të veprojë brenda e jashtë Kosovës, për të detyruar paraqitjen e të gjithë atyre moshave që detyron vendimi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Ngarkohen me zbatimin e këtij urdhri Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , Komandantët e zonave të drejtimeve të njësive dhe Policia Ushtarake.Ndjek zbatimin e këtij urdhri Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

26 vjet nga masakra në Burim të Malishevës

0
Sot bëhen 26 vjet vjet nga ngjarja më e rëndë në Malishevë, përkatësisht nga masakra e forcave serbe në Burim, ku u vranë dhe u masakruan 42 civilë shqiptarë.

Kjo është masakra më e madhe që ka ndodhur në Malishevë gjatë luftës së fundit, ndërsa deri më sot, për këtë ngjarje dhe për asnjë vrasje tjetër gjatë luftës, nuk është dënuar askush.

Më 31 mars 1999, te vendi i quajtur Vrella e Mëhillit në Burim të Malishevës, u vranë dhe u masakruan 42 civilë, shumica prej tyre nga fshatrat Dragobil dhe Astrazup, si dhe tre banorë të Suharekës, të cilët ishin strehuar në këtë pjesë.

26-vjet nga masakra në Pastasellë, aty u vranë dhe u masakruan 106 civilë

0

Sot shënohet 26-vjetori i masakrës në Pastasellë të Rahovecit ku u vrarë dhe masakruan 106 persona nga ky fshat dhe fshatrat përreth.

Pasditen e 31 marsit 1999, forcat ushtarake, paraushtarake dhe policore serbe rrethuan këtë fshat prej rreth 100 shtëpish në komunën e Rahovecit, i cili në javët e mëparshme e kishte dyfishuar popullsinë e tij pasi shumë njerëz të zhvendosur nga fshatra të tjerë nga lufta kishin ardhur për t’u strehuar atje.

Pasi hodhën granata për një orë me radhë, forcat serbe mblodhën banorët vendas në fushë dhe i ndanë burrat nga gratë. Grave iu kërkua të largoheshin nga fshati.

Kjo masakër është një nga më të tmerrshmet që kanë kryer forcat kriminale serbe gjatë luftës në Kosovë.

Edhe sot e kësaj dite nga kjo masakër ende ka familjarë që kërkojnë t’i kthehen trupat e më të dashurve të tyre, të cilët edhe pas 26 vjetësh figurojnë të pagjetur.

Në këtë masakër, përveç vrasjes dhe masakrimit nga forcat serbe, të vrarët më pastaj edhe janë djegur. Në këtë masakër kanë mbijetuar 13 persona.

Ndryshe, për vrasjen dhe masakrimin e 106 martirëve, deri më tani nuk është dënuar asnjë serb që ka marrë pjesë në masakrën e fshatit Pastasellë.