Nuk dihet nëse nga ky rast ka edhe ndonjë person të lënduar apo ka veç dëme materiale.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1954 gjoba në trafik.
Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, një aksident me fatalitet, 17 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 26 me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 18 persona, 12 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Pas demonstratave të 11 marsit dhe 26 mars, më 1 e 2 prill 1981, në Prishtinë u organizua demonstrata më e madhe politike nga rinia e asaj kohe, demonstrata këto që shënuan edhe fillimin e shkatërrimit të Federatës Jugosllave.
Me kërkesat Kosova Republikë, Duam Liri, Barazi, Drejtësi, Duam Bashkim, të lirohen të burgosurit politikë e me shumë kërkesa të tjera, u solidarizua i gjithë populli shqiptar i Kosovës e më gjerë, duke u organizuar më pas demonstrata nga rinia edhe në qytetet e tjera të Kosovës.
Këto demonstrata po ashtu konsiderohen një frymë nacionaliste për krijimin e shteteve të pavarura kombëtare.
Demonstratat e vitit 1981, më 11 mars, mandej më 24 mars, si dhe më 1 e 2 prill, ndodhën me tërë masivitetin, duke inkuadruar më në fund në mesin e studentëve edhe klasën punëtore atë kohë.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka mbetur pa biçikletë, pasi ajo u vodh javën e kaluar nga hajnat në oborrin e Shtëpisë së Bardhë.
Policia ka dalë në vendngjarje dhe po heton rastin.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi, deklaroi se gjatë hetimeve janë marrë pamjet nga kamerat e Shtëpisë së Bardhë dhe të lokaleve përreth saj.

Kryetari Shaqir Totaj, që nga dita e parë e marrjes së mandatit, ka shkuar në punë me biçikletë.
Ai ka publikuar disa herë fotografi në Facebook duke shkuar në punë me biçikletë, ku ka ftuar qytetarët të ndjekin shembullin e tij për të kontribuar në mbrojtjen e ambientit.
Zëdhënësi Bytyqi tha se rastin e vjedhjes së biçikletës e ka raportuar vetë kryetari Totaj.
“Vjedhja është raportuar në polici nga vetë kryetari Totaj. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka filluar hetimet, ku janë marrë disa pamje nga kamerat”, tha ai për ‘PrizrenPress’.

Sipas tij, në pamjet e kamerave shihen dy persona duke vjedhur biçikletën e kryetarit Totaj.
“Ende nuk kemi arritur të identifikojmë personat e dyshuar”, tha Bytyqi.
Kryetari Totaj shpreson ndërkaq se policia do të zbardhë rastin dhe do të gjejë biçikletën e tij.
“Nëse policia nuk e zbardh rastin dhe nuk ma gjen biçikletën, atëherë do ta marr drejtësinë në dorë”, u shpreh ai.
Totaj i fton hajnat që t’ia kthejnë biçikletën “nëse dëshirojnë të kalojnë mirë me mua.”
“I ftoj hajnat ta kthejnë biçikletën sa nuk i ka arrestuar policia. Do të ishte mirë për mua, por edhe për ta”, u shpreh Totaj./Aprilliiiiiii/

Prizreni ka arritur një fitore të jashtëzakonshme 7-0 ndaj Dukagjinit në ndeshjen e zhvilluar në Gjakovë.
Ekipi prizrenas ka dominuar plotësisht takimin, me dy gola nga Leonard Memaj dhe nga një gol nga Hazer Brahaj, Argjend Qela, Allyson Christian, Durim Gashi dhe Ylli Myrtezani, raporton PrizrenPress.

Me këtë fitore, Prizreni rrit shanset e tij për promovim në Ligën e Parë, duke mbajtur pozita të forta në luftën për titull. Ndërkohë, Dukagjini mbetet në pozita të rrezikuara për mbijetesë në Ligën e Dytë.

Pas kësaj fitoreje, Prizreni ka 49 pikë dhe pozicionohet në vendin e dytë, ndërsa Dukagjini mbetet në vendin e 11 me 23 pikë./PrizrenPress.com

Në Prizren pritet të fillojë ndërtimi i një parkingu nëntokësor, mirëpo nga opozita në këtë komunë po hedhin dyshime se aty do të ndërtohet një qendër tregtare.
Në qytetit e Prizrenit pritet të fillojë një projekt i ri.
Komuna ka paraparë ndërtimin e një parkingu nëntokësor në Bazhdarhane.

Por ish-drejtori i Urbanizmi në këtë Komunë, Beni Kizolli hedh dyshime se projekti ka të bëjë me ndërtimin e një qendre tregtare.
Ai përmend edhe disa nga efektet negative që sipas tij shkaktohen nga ky projekt.

Mirëpo këto pretendime i mohoi kryetari i Komunës, Shaqir Totaj.
Ai dha detaje të projektit se çfarë pritet të zhvillohet aty.
Totaj përmendi se 65 për qind e saj do të jetë hapësirë gjelbëruese dhe në shërbim të qytetarëve./tëvë1

Nijazi Krasniqi është dëshmitar i krimeve që u kryen nga forcat ushtarake dhe policore serbe në Pastasellë të Rahovecit. Krasniqi mes lotësh rrëfen momentin kur i pa trupat shqiptarëve të vrarë dhe masakruar.
Po tregon se fshati ishte i rrethuar nga të gjitha anët.
Forcat ushtarake, paraushtarake dhe policore kishin filluar ta zbatonin planin duke kryer krime të llahtarshme mbi civilët e pambrojtur shqiptarë.
Me ç’rast ishin vrarë dhe masakruar 106 persona.

Dëshmitar i këtyre krimeve mizore është Nijazi Krasniqi nga fshati Pastasellë.
“Unë kur kam ardhur i kam parë të vrarë, masakruar dhe të djegur. Mbi 20 kufoma i kanë djegur por pjesa më e rëndë është së në fund i kemi marrë gjashtë koka që nuk dihet se kush janë dhe i kemi varrosur më një vend”, thotë ai.
Krasniqi tregon se forcat paramilitare serbe i kishin zhvendosur në fshatra të ndryshme kufomat, ndërsa edhe sot e kësaj dite disa trupa nuk janë gjetur.

“Disa kufoma janë gjetur në Suharekë, Xërxe dhe nëpër fshatrat e Malishevës. Këtu me plot kuptimin e fjalës ka qenë një tmerr i vërtetë. Duheshin 5-6 ditë për t’i varrosur të gjithë ata trupa” , rrëfen Krasniqi.
Dëshmitari i Masakrës në Pastasellë mes lotësh tregon se i humbi ndjenjat kur i pa trupat e viktimave.
Deri më tani nuk është dënuar asnjë serb që ka marrë pjesë në masakrën e fshatit Pastasellë, ku u vranë dhe u masakruan 106 shqiptarë./tëvë1

Masakra e Pastaselit mbetet një nga plagët më të dhimbshme të historisë sonë, një kujtesë e përgjakshme e sakrificës për liri, përcjell PrizrenPress.
Në përvjetorin e saj, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, bashkë me familjarët e dëshmorëve, veteranët, invalidët e luftës dhe qytetarët, nderoi kujtimin e 106 shqiptarëve të vrarë më 31 mars 1999.

“Gjaku i të rënëve në Pastasel është një amanet i shenjtë për brezat që vijnë. Ne nuk do ta harrojmë kurrë sakrificën e të rënëve, sepse mbi këtë sakrificë u ngrit liria jonë”, theksoi Latifi gjatë ceremonisë përkujtimore./PrizrenPress.com


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar dhe dënuar krimet e kryera nga forcat serbe më 31 mars 1999 në Pastasel të Rahovecit dhe në Burim të Malishevës.
“Në ditën e fundit të muajit mars, përkujtojmë dhe denoncojmë krimet që më 31 mars 1999 Serbia kreu në Pastasel të Rahovecit e në Burim të Malishevës,” ka deklaruar Kurti, përcjell PrizrenPress.

Ai rikujtoi se pas fillimit të bombardimeve të NATO-s më 24 mars 1999, regjimi i Slobodan Millosheviqit intensifikoi veprimet për zbatimin e planit gjenocidal ‘Patkoi’. Sipas tij, forcat ushtarake dhe policore serbe, gjatë javës së fundit të marsit, vranë qindra civilë të pafajshëm dhe të pambrojtur, torturuan, plaçkitën dhe dhunuan mijëra të tjerë, si dhe shkatërruan prona e pasuri të pallogaritshme në gjithë Kosovën.
Kurti përmendi një sërë masakrash të kryera nga forcat serbe në vende të ndryshme të Kosovës, përfshirë Krushën e Madhe dhe Krushën e Vogël, familjen Berisha në Suharekë, Izbicën, Podujevën, Pejën, Gjakovën, Prizrenin, Skenderajn dhe shumë të tjera.
“Këto data përkujtimore janë dëshmi e gjenocidit të Serbisë, që me forcat policore dhe ushtarake u përpoq të shfaroste popullsinë shqiptare vendase në Kosovë,” theksoi ai.

Kryeministri kërkoi që drejtësia të veprojë më fuqishëm në ndjekjen dhe dënimin e përgjegjësve për këto krime, duke theksuar se, pavarësisht përmirësimeve në sistemin e drejtësisë, mbetet ende një pasivitet i madh në këtë drejtim.
Kurti gjithashtu nënvizoi rëndësinë e mbledhjes dhe dokumentimit të dëshmive për krimet e luftës nga Instituti për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, si një hap i domosdoshëm për drejtësi dhe për të nderuar të rënët.
“Me dhembje dhe krenari i kujtojmë të gjithë të rënët, sot e gjithmonë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!” përfundoi Kurti./PrizrenPress.com
