13.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 573

“Zjarri dyshohet se u shkaktua nga stufa ngrohëse”, detaje mbi vdekjen e të moshuarës në Rahovec nga djegia e shtëpisë

0

Një grua ka humbur jetën të shtunën në fshatin Hoçë e Madhe të Rahovecit, si pasojë e zjarrit që përfshiu shtëpinë ku ajo po jetonte.

“Është raportuar se aksidentalisht është përfshi nga zjarri një shtëpi banimi, ku dyshohej se brenda shtëpisë gjendej një person. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur të shuajnë zjarrin”, thuhej në raportin e policisë.

Por, Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka dhënë detaje tjera rreth këtij rasti.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se viktima ishte një grua e moshës 85 vjeçare nga komuniteti serb.

“Me datën 29.03.2025 rreth orës 14:55, është njoftuar policia se në fshatin Hoçë e Madhe në Rahovec, një shtëpi ishte përfshirë nga zjarri. Njësitet e nevojshme policore, zjarrfikësit dhe emergjenca, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Pas lokalizimit të zjarrit, brenda shtëpisë është gjetur pa shenja jete një grua e moshës rreth 85 vjeçe, shtetase e Kosovës, pjesë e komunitetit serb. Ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e saj”, ka njoftuar policia.

Tutje policia ka theksuar se nga hetimet e para të zhvilluara, ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes si dhe dëshmive tjera të siguruara, dyshohet se deri tek vdekja e viktimës ka ardhur si pasojë e zjarrit të shkaktuar në mënyrë aksidentale nga stufa me të cilën ajo ngrohej.

“Mirëpo, shkaktari zyrtar i vdekjes do të vërtetohet vetëm pas ekzaminimit mjeko ligjor, gjë e cila është urdhëruar nga prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar edhe rast “incident zjarri” dhe “hetim i vdekjes””, thuhet në njoftim.

Për Bajram policia shqiptoi 784 gjoba trafiku

0
Në ditën e Fitër Bajramit, Policia e Kosovës shqiptoi gjithsej 784 gjoba trafiku.
Po në këtë ditë, sipas të dhënave të policisë, u regjistruan 51 aksidente, një me fatalitet, 23 me lëndime dhe 27 me dëme materiale.

.

Optërusha nderon 5 dëshmorët dhe 27 qytetarët e masakruar

0

Optërusha e Rahovecit ka nderuar pesë dëshmorët dhe 27 qytetarët e paarmatosur që u vranë dhe masakruan nga pushtuesi serb.

Në një ceremoni të mbajtur sot, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me bashkëpunëtorët, këshillin e fshatit dhe përfaqësues të OVL-së, nderuan sakrificën e tyre.

“Optërusha mban në kujtesën e saj një nga plagët më të rënda të historisë sonë, një dhimbje që nuk shuhet dhe një heroizëm që nuk harrohet. Katër prej viktimave ende mbeten të pagjetur, një padrejtësi që rëndon mbi ne të gjithë”, tha Latifi.

Ai përkujtoi sakrificën e tyre për lirinë dhe theksoi se kujtimi i kësaj tragjedie do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat e qytetarëve./PrizrenPress.com

Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e Sllapuzhanit

0

Sot, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka nderuar dëshmorët dhe martirët e rënë nga fshati Sllapuzhan.

Ai theksoi se sakrifica e tyre për lirinë e vendit do të kujtohet gjithmonë, duke shprehur mirënjohjen dhe respektin për kontributin e tyre të paçmuar.

“Sakrifica e tyre për lirinë e vendit do të kujtohet gjithmonë. Lavdi dëshmorëve dhe gjithë të rënëve për liri!”, u shpreh Muharremaj./PrizrenPress.com

Në Retijë u përkujtuan dëshmorët dhe martirët e lirisë

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka përkujtuar sot dëshmorët dhe martirët e fshatit Retijë, të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Në këtë ngjarje solemne, së bashku me familjarë, bashkëluftëtarë dhe bashkëpunëtorë, u nderuan 3 dëshmorët, 17 martirët dhe 2 të zhdukurit nga ky fshat, të cilët me sakrificën e tyre u bënë gurthemel i lirisë së Kosovës.

“Në Retijë, dhimbja dhe krenaria bashkohen në kujtim të atyre që ranë për lirinë e Kosovës”, tha Latifi.

Ai theksoi gjithashtu se “Serbia fashiste përdori taktikat e saj mizore, duke vrarë, masakruar dhe dëbuar të gjithë: pleq e të rinj, gra e fëmijë, pa kursyer askënd”.

Latifi shprehu nderimin e thellë për ata që dhanë jetën.

“Sakrificat e tyre u bënë gurthemel i lirisë sonë dhe do të mbeten përherë në kujtesën e popullit tonë.”, shtoi ai./PrizrenPress.com

Aksident i rëndë në Prizren: Vetura përplaset me murin e një shtëpie, dy të lënduar

0

Mbrëmë në qendër të Prizrenit, një veturë humbi kontrollin dhe u përplas me murin e një shtëpie.

Si pasojë, vozitësi dhe pasagjeri u lënduan, ndërsa banorët e shtëpisë përjetuan tronditje. [Shih PAMJET]

NISMA në Prizren uron Fitër Bajramin: Harmoni dhe solidaritet për besimtarët

0

Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Të nderuar miq, të respektuar besimtarë myslimanë, URIME FITËR BAJRAMI. Në emër të NISMA-s, për nder të festës së Fitër Bajramit, uruam kryetarin Valon ef. Ibrahimi dhe kryesinë e Bashkësisë Islame në Prizren. Njëherit, nga zemra ju urojmë besimtarëve myslimanë, në veçanti besimtarëve myslimanë shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare, të festojnë në harmoni dhe solidaritet Fitër Bajramin”, ka shkruar Berisha./PrizrenPress.com

Totaj uron besimtarët për Fitër Bajramin gjatë vizitës në KBI Prizren

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorë, asamblistë dhe bashkëpunëtorë të kabinetit, vizitoi sot Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit, ku u prit nga kryetari Valon ef. Ibrahimi, kryeimami Orhan ef. Bislimaj dhe bashkëpunëtorë të tjerë të KBI-së.

“Me rastin e Fitër Bajramit, së bashku me drejtorë e asamblistë si dhe me bashkëpunëtorë të kabinetit vizituam sot Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit, ku u pritëm nga kryetari Valon ef. Ibrahimi, kryeimami Orhan ef. Bislimaj dhe bashkëpunëtorë të KBI-së”, tha Totaj.

Ai uroi të gjithë besimtarët myslimanë, duke shtuar: “Me këtë rast, përçuam urimet te të gjithë besimtarët e fesë islame, duke u dëshiruar dashuri, mirëqenie dhe begati në familjet e tyre”.

“Urime Fitër Bajrami!” përfundoi ai. /PrizrenPress.com

Rritja e cilësisë në shërbimet shëndetësore përmes ligjëratave profesionale në Prizren

0

Në kuadër të avancimit të punës profesionale dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore, si dhe në aplikimin e metodave dhe arritjeve më të reja në mjekësi, të premten, në amfiteatrin e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Prizren, u mbajtën tri ligjërata nga lëmia e ortopedisë, psikiatrisë dhe pediatrisë.

Aktiviteti u mbajt nën udhëheqjen e Dr. Shefki Xharra, koordinator i cilësisë, ndërsa morën pjesë mjekë dhe profesionistë shëndetësorë nga të gjitha lëmitë mjekësore, përcjell PrizrenPress.

Dr. Hadi Hasanaj, ortoped, mbajti ligjëratën “Frakturat e pjesës proksimale të sëmurit te moshat e vjetra”. Në ligjëratën e tij, Dr. Hasanaj foli për rritjen e rasteve të këtyre frakturave te moshat e vjetra, si dhe mbi metodat më të avancuara kirurgjikale dhe jo kirurgjikale për trajtimin e tyre.

Dr. Fatmire Veselaj, psikiatre, mbajti ligjëratën “Dhuna në familje”. Në ligjëratën e saj, Dr. Veselaj theksoi rëndësinë e trajtimit të dhunës në familje dhe ndikimin e saj në shëndetin mendor të individëve, si dhe rolin që profesionistët shëndetësorë luajnë në identifikimin dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës.

Dr. Idriz Braha, pediatër, mbajti ligjëratën “Menaxhimi i asthmës në moshat fëmijërore”. Në ligjëratën e tij, Dr. Braha foli për rëndësinë e diagnostifikimit të hershëm dhe menaxhimit të sëmundjes, si dhe përparimet më të fundit në trajtimin e astmës pediatrike.

Ligjëratat janë organizuar në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, sipas Planit Vjetor për vitin 2025, dhe janë akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës. Pjesëmarrësit, nëpërmjet interaktivitetit, parashtruan pyetje dhe shkëmbyen eksperienca mbi sfidat dhe mundësitë që ofron aplikimi i praktikave dhe metodave më të reja në mjekësi, si dhe bashkëpunimin për përmirësimin e praktikave të përditshme në ofrimin e shërbimeve shëndetësore./PrizrenPress.com

LDK në Prizren uron besimtarët mysliman: Me fat Fitër Bajrami!

0

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka uruar besimtarët mysliman për festën e Fitër Bajramit me një mesazh të ngrohtë:

“Me fat Fitër Bajrami! Të gjithë besimtarëve mysliman, urime Festa e Fitër Bajramit. Me shpresë dhe besim që lutjet, agjërimi dhe çdo përpjekje në rrugë të Zotit, të jetë pranuar. Le të jetë kjo ditë dhe çdo ditë tjetër një mundësi për të shpërndarë paqe, dashuri dhe solidaritet, vlera këto të cilat duhet të na shoqërojnë gjithmonë. Paçi gjithmonë gëzime në familjet tuaja!” /PrizrenPress.com