13.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 574

Vetëvendosje në Prizren uron Fitër Bajramin: Dashuri, Paqe dhe Solidaritet

0

Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Prizren ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit, duke përcjellë një mesazh të dashurisë, paqes dhe solidaritetit.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Prizren ju uron të gjithë besimtarëve muslimanë; me fat Fitër Bajramin.

Në këtë ditë feste e gëzimi, le të mbretërojë dashuria mbi urrejtjen, toleranca mbi jotolerancën, paqja mbi dhunën, dhe solidariteti për më të varfërit e jetimët mbi indiferencën e diskriminimin.

Lutemi që Zoti t’ua pranojë agjërimin, lutjet e adhurimin gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të gjithë atyre që agjëruan.

Urime Fitër Bajrami!” /PrizrenPress.com

Ora ndryshoi, akrepat lëvizin një orë përpara

0

Sot ora ndryshoi, duke sjellë kështu orën verore, duke lëvizur akrepat e orëve tona një orë përpara. Konkretisht, kur ora tregoi 2:00 i çojmë akrepat e orës për të treguar 3:00.

Në Bashkimin Evropian ende nuk ka marrëveshje për t`i dhënë fund ndryshimeve sezonale të orës, megjithëse një propozim për këtë çështje ekziston prej shtatë vitesh.

Ndërsa Parlamenti Evropian ka votuar për t’i dhënë fund praktikës së ndërrimit të orës, shtetet anëtare të BE-së nuk mund të bien dakord nëse duhet të qëndrojnë në orën verore apo atë dimërore në mënyrë të përhershme.

Sipas direktivës së Komisionit Evropian të vitit 2018, shtetet anëtare do të kenë ende mundësinë të zgjedhin mes orës standarde verore apo dimërore, por ajo do të mbetej e pandryshuar gjatë gjithë vitit.

Aktualisht, në territorin e BE-së ekzistojnë tri zona standarde kohore, ku shumica e shteteve anëtare – gjithsej 17 prej tyre – bëjnë pjesë në zonën e Evropës Qendrore, njëjtë si vendet e Ballkanit Perëndimor.

Megjithëse për këtë vendim nevojitet shumica e kualifikuar dhe jo unanimiteti, shtetet anëtare ende nuk kanë arritur një ujdi. Kjo çështje rikthehet në vëmendje sa herë vjen momenti i ndërrimit të orës, por deri më tani pa ndonjë veprim konkret.

Prishtina shënon fitore ndaj Junior 06

0

Prishtina triumfon ndaj Junior 06 Moni Bau në javën e 20-të të Superligës së Femrave me rezultat 73:32 (21:9, 29:8, 10:6, 13:9).

Bardhekaltret sigurojnë fitore në Prishtinë kundër prizrenaseve në javën e fundit të fazës së rregullt të Superligës, duke dominuar totalisht dhe duke fituar bindshëm me rezultat 73:32.

Lojtarja më e dalluar për vendaset ishte Malvina Haziri me 13 pikë, gjashtë kërcime dhe një asistim, ndërsa për mysafiret më e mira ishte Merisa Bilalli me 12 pikë dhe katër kërcime.

Pas kësaj jave, Prishtina ka bilanc prej 12 fitoreve dhe tetë humbjeve, ndërsa Junior 06 numëron pesë fitore dhe 15 humbje në 20 xhiro të zhvilluara./PrizrenPress.com/

Besimtarët myslimanë kremtojnë Fitër Bajramin

0

Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë sot Fitër Bajramin, festë kjo e cila shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Manifestimi qendror u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, në orën 05:41, me faljen e namazit të sabahut, të i priu Hetem Sopjani,e më pas pati edhe ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Agim Hyseni – anëtar i Kryesisë së BI-së së Kosovës.

Namazi i Fitër Bajramit u fal në orën 06:59, të cilit i priu Vedat Sahiti – kryeimami i BIK-ut

Mesazhet e solidaritetit, paqes dhe mirësisë dominuan fjalimet e mbajtura nga krerët fetarë, të cilët theksuan rëndësinë e dashurisë, ndihmës dhe unitetit në shoqëri.

Fitër Bajrami simbolizon përkushtimin, sakrificën dhe shpirtin human, duke qenë një mundësi e shkëlqyer për të reflektuar mbi vlerat e besimit dhe për të forcuar lidhjet me të afërmit dhe komunitetin.

Trepça fiton ndaj Prizrenit

0

Trepça triumfon ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 103:75 (20:21, 30:18, 24:20, 29:16), në javën e 26-të në ProCredit Superliga. Ndeshja e zhvilluar në Mitrovicë përfundoi me fitore të “Xehëtarëve”.

Te vendasit u dalluan Michael Green me 17 pikë, gjashtë kërcime dhe katër asistime, si dhe Mikaile Tmuši? me 15 pikë, katër kërcime dhe gjashtë asistime, ndërsa te mysafirët u dallua Tervell Beck me 16 pikë dhe gjashtë kërcime.

Trepça ka 17 fitore dhe nëntë humbje, derisa Proton Cable ka pesë fitore dhe 21 humbje./PrizrenPress.com/

Kjo është 85-vjeçja që vdiq pasi iu dogj shtëpia në Rahovec

0

Një 85-vjeçare, shtetase e Kosovës, pjesë e komunitetit serb nga Hoça e Madhe e Rahovecit ka mbetur e vdekur, pasi shtëpinë e saj e përfshiu zjarri.

Klankosova.tv mëson se 85-vjeçja që mbeti e vdekur është Zhivana Pavloviq, teksa sipas policisë, dyshohet se deri te vdekja ka ardhur si pasojë e zjarrit të shkaktuar në mënyrë aksidentale nga stufa me të cilën ajo ngrohej.

“Mirëpo, shkaktari zyrtar i vdekjes do të vërtetohet vetëm pas ekzaminimit mjeko ligjor, gjë e cila është urdhëruar nga prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar edhe rast ‘incident zjarri’ dhe ‘hetim i vdekjes”, thuhet në njoftimin e policis.

 

Kryetari i Dragashit uron besimtarët për Fitër Bajram

0

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka përcjellë urimet e tij të përzemërta për të gjithë qytetarët e besimit islam me rastin e Festës së Fitër Bajramit.

“Me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, lusim Zotin që të na ketë pranuar agjërimin dhe lutjet tona. Ky muaj ka qenë një periudhë e sakrificës dhe devotshmërisë, i cili na ka mbushur zemrat tona me mirësi dhe dashuri për njëri-tjetrin”, shkruan në urimin e tij, kryetari Xheladini.

“Më lejoni që, në emrin tim dhe të të gjithë qytetarëve të Komunës së Dragashit, t’ju uroj Fitër Bajramin, festën më të veçantë me të cilën kurorëzohet i gjithë përkushtimi ynë ndaj Zotit të madhërishëm gjatë muajit të Ramazanit. Paqja dhe harmonia shpirtërore mbizotëroftë tek ju dhe familjet tuaja!”.

 

E katërta radhazi për Yllin, fiton edhe ndaj Bashkimit

0

“Xhebrailat” festojnë në shtëpi të “Arpagjik’ve”. Golden Eagle Ylli ka triumfuar në palestrën “Sezair Surroi” në Prizren, si mysafir i liderit të Superlig?s, me rezultat 78-84.

Bashkimi nuk mundi ta ndal ecurinë fantastike të suharekasëve, të cilët pasi mposhtën Trepçën, Prishtinën e Pejën, sonte e regjistruan fitoren e katërt radhazi në kampionat.

Pas 26 xhirove, skuadra prizrenase vazhdon ta udhëheq renditjen tabelare me 44 pikë, një më shumë se Trepça që sonte e mundi Proton Cable Prizrenin.

Ylli nga ana tjetër ka 13 fitore dhe po aq humbje, duke grumbulluar 39 pikë.

Deri në fund kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar dhe skuadrat do ta nisin fazën “Play-Off”, njofton Klankosova.tv

Lojtarët më të dalluar te ekipi fitues, ishin Jan Palokaj dhe Willian Tavares me nga 20 pikë t? realizuara.

Kurse te vendasit, Eric Cope shënoi 21 pikë, karshi 12 kërcimeve.

 

Prof. Qazim Kabashi ndahet nga jeta, LDK në Prizren dërgon telegram ngushëllimi

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Driton Selmanaj, ka dërguar një telegram ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, prof. Qazim Kabashi.

“Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, anëtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, përgjegjësit të logjistikës në Batalionin e UÇK-së në Kabash, deputetit të LDK-së (2001 – 2024) dhe nënkryetarit të LDK-së në Prizren, prof. Qazim Kabashi. Z. Kabashi do të kujtohet gjithmonë për virtytet e tij dhe punën profesionale që ka bërë ndër vite në shërbim të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Prof. Qazim Kabashi do t’i mungojë familjes, miqve dhe gjithë strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës! Qoftë i përhershëm kujtimi për të! I lehtë i qoftë dheu i Kosovës! Zoti e bekoftë shpirtin e tij fisnik!”/PrizrenPress.com

Presidentja Osmani iftar në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Solidariteti është vlerë

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në një iftar të organizuar në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë, me ftesë të humanistit Halil Kastrati dhe organizatës “Jetimat e Ballkanit”.

“Mbrëmë patëm nderin të jem pjesë e një iftari të veçantë në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë. Ky iftar ishte një mundësi për të shprehur respekt dhe mirënjohje për ata që kanë dhënë kaq shumë për shoqërinë tonë”, tha Osmani, përcjell PrizrenPress.

Ajo shprehu falënderim të veçantë për organizatën “Jetimat e Ballkanit”, duke vlerësuar punën e tyre në ndihmë të personave në nevojë.

“Solidariteti është vlerë, e sidomos kur tregohet ndaj atyre që kanë më së shumti nevojë”, theksoi Osmani./PrizrenPress.com/