13.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 575

Vdes 85-vjeçarja në Rahovec, dyshohet se iu dogj shtëpia aksidentalisht

0

Një 85-vjeçare ka humbur jetën pasi shtëpia e saj u përfshi nga zjarri në fshatin Hoçë e Madhe në Rahovec.

Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Me datën 29.03.2025 rreth orës 14:55 policia është se në fshatin Hoçë e Madhe në Rahovec, një shtëpi ishte përfshirë nga zjarri. Njësitet e nevojshme policore, zjarrfikësit dhe emergjenca, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Pas lokalizimit të zjarrit, brenda shtëpisë është gjetur pa shenja jete një grua e moshës rreth 85 vjeçe, shtetase e Kosovës, pjesë e komunitetit serb”, deklaroi Elezaj, transmeton Klankosova.tv.

Vdekja e saj u konstatua në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.

Sipas policisë, zjarri dyshohet se u shkaktua në mënyrë aksidentale nga stufa me të cilën ajo ngrohej.

“Nga hetimet e para të zhvilluara, ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes si dhe dëshmive tjera të siguruara, dyshohet se deri tek vdekja e viktimës ka ardhur si pasojë e zjarrit të shkaktuar në mënyrë aksidentale nga stufa me të cilën ajo ngrohej. Mirëpo, shkaktari zyrtar i vdekjes do të vërtetohet vetëm pas ekzaminimit mjeko ligjor, gjë e cila është urdhëruar nga prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar edhe rast ‘incident zjarri’ dhe ‘hetim i vdekjes’”.

Liria kthehet pa pikë nga Rahoveci

0

Liria e Prizrenit ka pësuar një humbje 1-0 ndaj Rahovecit në udhëtim, në një ndeshje të rëndësishme të javës së 21-të.

Goli i vetëm u shënua nga Erduan Ibrahimi, raporton PrizrenPress.

Me këtë humbje, Liria mbetet në vendin e tretë me 36 pikë, duke e vështirësuar rikthimin në Superligë. Nga ana tjetër, Rahoveci shënon një fitore të rëndësishme dhe ngjitet në vendin e nëntë me 15 pikë, duke rritur shpresat për mbijetesë./PrizrenPress.com/

Terence Hill feston ditëlindjen e 86-të

0

86 pranvera për Terence Hill, aktori legjendar me buzëqeshjen dinake që fitoi zemrat e shumë brezave.

Ishte viti 1970 kur fytyra e Mario Girotti, emri i vërtetë i Terence Hill u shndërrua në një personazh në historinë e kinemasë, duke ofruar skena të paharrueshme dhe ‘’përplasje ikonike’’ me grushte përkrah partnerit të tij të pandashëm Bud Spencer.

Çifti Hill-Spencer bëri që miliona fëmijë që tani janë pak më të rritur të qeshin dhe të ëndërrojnë, duke u bërë një nga simbolet e kinemasë italiane.

Komuna e Prizrenit evakuon banorët e rrezikuar nga rrëshqitja e dheut në Leskovec

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e familjeve të prekura nga rrëshqitja e dheut në një lagje të fshatit Leskovec. Sipas njoftimit të Komunës, kjo situatë po trajtohet me shqetësim dhe përkushtim të lartë institucional.

Pas inspektimeve në terren dhe vlerësimeve nga ekspertët, komuna bën të ditur se “është konstatuar se rrëshqitja e dheut është aktive dhe paraqet rrezik serioz për disa shtëpi dhe për jetën e banorëve që banojnë aty. Në disa zona është evidentuar çarje dhe zhvendosje e tokës deri në 1.5 metra thellësi dhe mbi 50 metra gjatësi”, përcjel PrizrenPress.

Në takimin e mbajtur me përfaqësuesit e kabinetit, inspektoratit, emergjencave dhe shërbimeve publike, kryetari Totaj ka marrë vendime të menjëhershme për mbrojtjen e banorëve. Sipas njoftimit të komunës, është vendosur që “të bëhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve nga shtëpitë e rrezikuara, si dhe të sigurohen banesa të përkohshme dhe të sigurta për këta qytetarë”.

Komuna ka njoftuar gjithashtu se “do të mbulojë qiranë për familjet e evakuuara deri në zgjidhjen e përhershme të problemit”.

Kryetari Totaj ka theksuar se siguria e qytetarëve është prioriteti kryesor i institucionit komunal, dhe se veprimet do të vazhdojnë me vendosmëri dhe transparencë për të ofruar mbrojtje dhe zgjidhje afatgjate për këtë situatë./PrizrenPress.com

Liria synon fitoren në udhëtim te Rahoveci

0

Liria e Prizrenit do të zbresë sot në fushë për një përballje të rëndësishme në kuadër të javës së 21-të të kampionatit. Bardhezinjtë udhëtojnë drejt Rahovecit, ku do të përballen me ekipin vendas, Rahoveci, në një sfidë që pritet të jetë mjaft e luftuar, raporton PrizrenPress.

Ndeshja do të zhvillohet në Stadiumin Kompleksi Sportiv – Rahovec, me fillim nga ora 14:00.

Ekipi prizrenas vjen në këtë duel me synimin e vetëm për të marrë tri pikët, duke vazhduar rrugëtimin e tij në kampionat me objektiva të qarta./PrizrenPress.com

Rahoveci nuk ka të ndalur, mposhti Prishtinën

0

Rahoveci e ka shënuar fitoren e 24-t rresht në edicionin 2024/2025 të Superligës së Kosovës në hendboll.

Në ndeshjen hapëse të xhiros së 24-t, të premten në Rahovec, “vreshtarët” fituan 55:34 ndaj Prishtinës.

Prej 12 lojtarëve të Rahovecit që shënuan gola, më efikasi ishte Granit Kadiri me nëntë. Shtatë i realizoi Adonit Isufi.

Te Prishtina më efikasi ishte Albi Gjuka me 11 gola. Shtatë i kishte Ylli Visoka.

Rahoveci udhëheq me 48 pikë, ndërsa Prishtina i ka 23 në pozitën katër.

Solidaritet Bajrami: 130 familje në Malishevë ndihmohen me pako ushqimore

0

Shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit”, nën udhëheqjen e Halil Kastratit, dhe humanisti Valdet Zaim Thaçi nga Mirusha, kanë ofruar ndihmë për 130 familje nga Komuna e Malishevës me pako ushqimore. Kjo ndihmë u shpërnda përmes Drejtorisë për Mirëqenie Sociale, për të siguruar që ndihmat të arrijnë tek ata që kanë më shumë nevojë, në prag të festës së Bajramit të Madh, raporton PrizrenPress.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka shprehur mirënjohje të thellë për këtë akt human.

“Falënderoj nga zemra Halil Kastratin dhe Valdet Thaçin për këtë gjest të madh human. Kontributi juaj është një shembull i solidaritetit dhe humanizmit të vërtetë”, tha ai.

Nga ky donacion, Halil Kastrati dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhuruan 100 pako ushqimore, ndërsa Valdet Thaçi kontribuoi me 30 pako ushqimore. Ky veprim fisnik siguron që ndihmat të arrijnë tek ata që kanë më shumë nevojë dhe përmes rrugëve institucionale./PrizrenPress.com

Në këtë orë falet nesër namazi i Fitër Bajramit

0

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar opinionin e gjerë se muaji i madhëruar Ramazan përfundon ditën e shtunë, më 29 mars 2025.

Ndërkaq, dita e parë e festës së Fitër Bajramit është të dielën, më 30 mars 2025.

Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi fillon në orën 05:41, me faljen e namazit të sabahut, ndërsa, namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:59 minuta.

 

New Basket barazon serinë me Grapeland – Finalisti vendoset në Rahovec

0

New Basket ka arritur një fitore të rëndësishme në Prizren, duke mposhtur Grapeland me rezultat 86:73 dhe barazuar serinë gjysmëfinale të Play Off-it të Ligës së Parë në 1-1, raporton PrizrenPress.

Në këtë fitore të rëndësishme të skuadrës vendase, Jordan Robinson ishte i pandalshëm, duke shënuar 34 pikë, krahas 7 kërcimeve dhe 7 asistimeve. Kontribut të çmuar dhanë edhe Idoll Pallushi me 15 pikë dhe Qendrim Ajazaj me 14 të tjera.

Nga ana tjetër, Grapeland nuk arriti të mbyllë serinë, pavarësisht përpjekjeve të Kujtim Ujkanit, i cili realizoi 19 pikë. Burim Zekiqi dhe Arion Balluku kontribuuan secili me nga 14 pikë, por nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.

Në përballjen e parë, Grapeland kishte triumfuar në “Mizahir Isma” me rezultat 92:81, por tani gjithçka do të vendoset në ndeshjen e tretë dhe vendimtare, që do të luhet të martën në Rahovec./PrizrenPress.com

Sara Gjordeni bëhet myslimane?

0

Sara Gjordeni dhe Bardhi pak minuta me parë kanë ndarë lajmin e bukur për ndjekësit.

Dashurinë e tyre e kurorëzuan në xhami ku cilësohet vende i shenjët për besimtaret mysliman vetë këtë e ka treguar edhe Bardhi, shkruan “Kosovarja”.

“Unë po prisja me padurim që kurorëzimi (nikahu) im me Sarën të bëhej ne muajin e shenjtë të Ramazanit dhe të ishte ditë e Premte ( E Xhuma ).
Me ndihmën e Zotit mu realizua dëshira, veç na u desht me prit 1 vit. Faleminderit Sara Gjordeni qe pate durim 1 vit për këte ditë të shenjtë për ne te dy, edhe që për ditën e sotme iu përshtate zakoneve të fesë Islame, e veç po du me t’thone që shume po t’ka hije” ishin fjalët e Bardhit.

Ndryshe Sara në imazhet e publikuara shihet e mbuluar me shami në kokë.