12.7 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 576

Veselaj-Gutaj diskuton me përfaqësuesit austriak për arsimin gjithëpërfshirës në Prizren

0

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka pritur në takim Sylvia Hinger nga Zyra e Bashkëpunimit Zhvillimor Austriak në Vjenë dhe Rita Glavitza nga Zyra e Bashkëpunimit Zhvillimor Austriak në Kosovë.

Takimi u fokusua në vëzhgimin e zbatimit të projektit My Right/E Drejta Ime” dhe avancimin e arsimit gjithëpërfshirës në shkollat e Komunës së Prizrenit, si dhe në forcimin e bashkëpunimit me Caritas Kosova, Drejtorinë Komunale të Arsimit (DKA) dhe Zyrën e Bashkëpunimit Zhvillimor Austriak, përcjell PrizrenPress.

“Kisha kënaqësi të pres në takim znj. Sylvia Hinger nga Zyra e Bashkëpunimit Zhvillimor Austriak në Vjenë dhe Rita Glavitza nga Zyra e Bashkëpunimit Zhvillimor Austriak në Kosovë. Qëllimi i takimit ishte për të parë nga afër zbatimin e projektit My Right/E Drejta Ime dhe arsimin gjithëpërfshirës në shkollat e Komunës së Prizrenit, si dhe mundësitë për urat e bashkëpunimeve të reja me Caritas Kosova, DKA dhe Zyrën e Bashkëpunimit Zhvillimor Austriak”, u shpreh Veselaj-Gutaj./PrizrenPress.cm

Lëndohet rëndë një person në vendin e punës në Mamushë, arrestohet një tjetër

0
Në Mamushë një person ka pësuar lëndime të rënda në vendin e punës.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Gashi deklaroi se lidhur me rastin një person është ndalur për 48 orë, derisa personi i lënduar është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Në komunën e Mamushës ku një qytetar ka pësuar lëndime të renda në vendin e punës, i njëjti është duke u trajtuar në QKUK, janë ndërmarrë të gjitha veprimet, e kemi një person të ndaluar për 48 orë”, deklaroi Veseli .

 

 

Bardhi dhe Sara kurorëzohen në xhami

0

Bardhi dhe Sara Gjordeni janë kurorëzuar ditën e sotme në xhami.

Kurorëzimi i tyre është mjaft i veçantë, pasi u bë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Përmes një postimi, Bardhi bëri të ditur lajmin, ku u shpreh mjaft i lumtur për realizimin e dëshirës së tij, që të martohet sipas traditave muslimane.

Kujtojmë që Bardhi shpesh herë e ka treguar që është një besimtar i devotshëm ndaj fesë muslimane.

Masakra e Burimit – një krim për të cilin duhet të dënohen autorët

0

Në përkujtim të Masakrës së Burimit, sot në Malishevë u mbajt një mbledhje përkujtimore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë, familjarëve të viktimave dhe qytetarëve.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, theksoi rëndësinë e drejtësisë për këtë krim:“Kjo ngjarje është dëshmia më e qartë e gjenocidit dhe terrorit të organizuar. Është një krim për të cilin ende nuk është dënuar askush. Ne kërkojmë që autorët dhe urdhërdhënësit e këtij krimi makabër të sillen sa më shpejt para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Fatkeqësisht, jo vetëm që nuk janë dënuar, por ndodh e kundërta – sot po gjykohen çlirimtarët, po gjykohemi ne për luftën tonë çlirimtare”.

Ai shprehu mbështetje për familjarët e viktimave: “Të nderuara familje të të vrarëve në Masakrën e Burimit, ne jemi me ju në dhimbjen tuaj, por duhet të ndiheni krenarë për gjakun e derdhur për lirinë e vendit dhe të kombit”.

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Argjend Thaçi, nënvizoi përmasat e këtij krimi: “Me dhimbje përkujtojmë të gjithë të rënët në këtë masakër. Ky ishte një nga krimet më të rënda që dëshmojnë gjenocidin e ushtruar mbi popullatën shqiptare. Megjithatë, përkundër këtyre vrasjeve, ne nuk u thyejmë kurrë në përpjekjen tonë për liri dhe pavarësi. Ky krim duhet të ndëshkohet dhe liria jonë do të jetojë përgjithmonë. Ne gjithmonë do t’i kujtojmë të rënët tanë për liri”.

Kryetari i degës së OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, shtoi: “E gjithë popullata e Malishevës dha shumë për luftën për liri, dhe pushtuesi serb u hakmor ndaj civilëve tanë. Megjithatë, asnjëherë nuk na thyen në luftën tonë për pavarësi. Ky ishte çmimi i lartë që paguam për lirinë tonë”.

Në fund, në emër të familjeve të 42 civilëve të vrarë, Adem Morina falënderoi institucionet për përkujdesjen dhe respektin e vazhdueshëm që tregon Komuna e Malishevës ndaj të gjithë të rënëve për liri./PrizrenPress.com/

Fuqizohet bashkëpunimi mes Postës së Kosovës dhe Komunës së Dragashit

0

Menaxheri i Postës së Kosovës – Regjioni i Prizrenit, Liri Ramadani, së bashku me bashkëpunëtorët e tij,  ka zhvilluar  një takim me kryetarin e Dragashit, Bexhet Xheladini.

Ai shprehu mirënjohjen ndaj kryetarit Xheladini për bashkëpunimin e deritanishëm me Postën e Kosovës.

“Tema kryesore e diskutimit ishte cilësia e shërbimeve që Posta e Kosovës ofron për qytetarët e Komunës së Dragashit, si dhe mundësitë për zgjerimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen” shkruan Ramadani në Facebook.

Kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, u shpreh i kënaqur me shërbimet që Posta e Kosovës po u ofron qytetarëve të kësaj komune, duke theksuar se deri tani nuk ka pasur asnjë ankesë nga qytetarët për këto shërbime.

Menaxheri Ramadani dhe kryetari Xheladini ranë dakord për vazhdimin dhe fuqizimin e bashkëpunimit, me fokus të veçantë në forcimin e zyrave postare në Komunën e Dragashit./PP/


Marketing

Vashat e Bashkimit në një tjetër nivel, triumfojnë bindshëm ndaj Trepçës

0

Bashkimi shënon fitore bindës ndaj Trepçës në javën e 20-të të Superligës së Femrave me rezultat 79:57 (23:5, 28:8, 20:16, 8:28), raporton PrizrenPress.

Kampionet nga Prizreni dominuan takimin në “Sezai Surroi”, duke siguruar një fitore bindëse. Brooque Williams ishte më e mira për vendaset me 22 pikë, 5 kërcime dhe 2 asistime, ndërsa për Trepçën u dallua Vivian Woo me 29 pikë, 7 kërcime dhe 6 asistime.

Me këtë fitore, Bashkimi shkon në 19 fitore dhe vetëm 1 humbje, ndërsa Trepça ka 2 fitore dhe 16 humbje pas 18 xhirosh./PrizrenPress.com

Suhareka me fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë, mposht Malishevë

0

Suhareka ka arritur një fitore jetike në përballjen ndaj Malishevës, duke triumfuar me rezultat 2:1. Kjo fitore mban gjallë shpresat e skuadrës për mbijetesë në Superligën e Kosovës, raporton PrizrenPress.

Golat për Suharekën u shënuan nga Eneid Kodra dhe Mevlan Zeka, ndërsa për Malishevën realizoi Drilon Hazrollaj.

Me këtë rezultat, Suhareka vazhdon të luftojë për qëndrimin në elitë, ndërsa Malisheva humb terren në garën për një vend europian./PrizrenPress.com/

Arrestohen dy të dyshuar në Rahovec, iu gjetën në veturë 9 qese me marihuanë

0

Dy persona me inicialet A.D dhe S.H janë arrestuar pasi në veturën e tyre janë gjetur nëntë qese me substanvë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe dy grinder.

Sipas një njoftimi bëhet e ditur se rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në Rahovec.

“Më 28 mars 2025, rreth orës 12:00, zyrtarët patrullues të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, gjatë një patrullimi rutinë në qytetin e Rahovecit, kanë ndaluar një automjet në të cilin gjendeshin dy persona.

Gjatë kontrollit të automjetit dhe personave brenda tij, policia ka gjetur nëntë (9) qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe dy ‘grinder’ për bluarjen e marihuanës. Si rezultat i këtij aktiviteti, dy shtetas kosovarë, A.D. dhe S.H., janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në veprën penale ‘Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ “, thuhet në njoftim.

Ndërkaq sipas njoftimit me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje përderisa rasti vazhdon të hetohet nga njësitet përkatëse të PK-së.

Komuna e Prizrenit kujton të rënët nga protestat e 28 marsit të vitit 1989

0

Komuna e Prizrenit ka përkujtuar protestat e 28 marsit të vitit 1989, në përvjetorin e tyre.

Në një postim në Facebook thuhet se një delegacion nga komuna në krye me nënkryetarin Kujtim Gashi, kujtuan dëshmorët e këtyre protestave.

“Me rastin e përvjetorit të demonstratave të 28 marsit 1989, nënkryetari Kujtim Gashi, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, me përulje dhe respekt kujtuan dhe nderuan sot dëshmorët e kësaj dite historike në Zhur – Xhemshit, Xhylbehar dhe Hajrim Badallaj – të cilët u flijuan për të drejtën, lirinë dhe dinjitetin kombëtar”.

“Sakrifica e dëshmorëve të 28 Marsit ishte pjesë e një rrugëtimi të gjatë dhe të vështirë, i cili kulmoi me çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Çdo hap drejt lirisë u shënua me gjak dhe sakrificë, me përkushtim dhe vendosmëri të popullit tonë, i cili kurrë nuk u dorëzua përballë padrejtësisë”, thuhet në njoftim.

Java e fundit e garave të rregullta në Superliga Femrat

0

Superliga Femrat vazhdon këtë fundjavë me ndeshje interesante, teksa zhvillohet java e 20-të.

Në ndeshjet e fundit të garave të rregullta, çdo përballje është bërë gjithnjë e më interesante dhe e rëndësishme, ku në parket zhvillohet luftë për çdo top dhe sekondë.

Derbi i javës do të luhet mes rivaleve të qytetit, ku Peja 03 dhe Penza do të ndeshen në “Karagaçi”. Peja ka 12 fitore dhe shtatë humbje, ndërsa Penza ka nëntë fitore dhe 10 humbje.

Një sfidë tjetër interesante pritet edhe mes Prishtinës dhe Junior 06 Moni Bau, që do të përballen në “Pallatin e Rinisë dhe Sportit”. Prishtina, që mban vendin e tretë, ka regjistruar  11 fitore dhe tetë humbje, ndërsa Junior 06 ka pesë fitore dhe  14 humbje.

Bashkimi pret Trepçën në Prizren. Kampionet në fuqi dhe lidere të tabelës kanë 17 fitore dhe një humbje, ndërsa “Xehëtaret” kanë dy fitore dhe 17 humbje në garat e rregullta të kampionatit.

Superliga e Femrave – Java 20

KBF Peja 03 – KBF Penza
KBF Prishtina – KBF Junior 06
KBF Bashkimi – KBF Trepça

/PrizrenPress.com