12.7 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 577

Fotografi që të rrëqeth: Puthja që “zgjati” 2800 vjet, historia prekëse…

0

Kjo fotografi, që njihet me emrin  “skeletet e Hasanlu”, është shkrepur në 1972.

Bëhet fjalë për dy skelete të zbuluar gjatë gërmimeve në Hasanlu (Iran) nga arkeologu Robert Dyson. Hasanlu është një zonë e banuar nga njeriu që në antikitet.

Fillimisht arkeologët menduan se skeletet datonin 6 mijë vjet më parë por analiza e eshtrave nxorri se vdekja e të dyve ka ndodhur rreth 800 vjet përpara Krishtit.

Skeletet i përkasin dy njerëzve që në momentin e vdekjes kanë qenë nga 20 deri 30 ose 35 vjeç me një diferencë deri në 10 vite njëri nga tjetri.

Arkeologët pohojnë se rrethanat e vdekjes mund të bëjnë me një zjarr të madh që ka përfshirë Hasanlu pikërisht në vitet kur mendohet se datojnë skeletet.

Puthja 2800-vjeçare, historia e dashurisë

Sipas këtij versioni dy të dashuruarit kanë tentuar t’i fshihen zjarrit dhe kanë vdekur të asfiksuar.

Në momentin e fundit mashkulli ka hedhur njërën dorë rreth trupit të gruas, kurse kjo e fundit është zgjatur për t’i kërkuar buzët. Kjo pamje do ngelet e pavdekshme./ObserverKult

Përkujtohet 36-vjetori i Demonstratës Gjithëpopullore në Zhur

0

Këtë të premte në fshatin Zhur janë përkujtuar demonstratat e 28 marsit të vitit 1989, ku mbetën të vrarë Xhemshit, Xhylbehar dhe Hajrim Badallaj, ndërsa në mesin e demonstruesve ishin dhjetëra të plagosur e të arrestuar nga policia serbosllave.

Në 36-vjetorin e demonstratës, të rinjtë e vrarë janë përkujtuar nga familjarët e dëshmorëve, banorët e Zhurit dhe përfaqësues të komunës së Prizrenit dhe disa partive politike, duke nisur me homazhe para lapidarit të dëshmorëve të Zhurit dhe më pas edhe në varrezat ku të rënët prehen të qetë.

Edhe këtë përvjetor, mes emocioneve, ka folur nëna Sadije, e cila, përveç dhimbjes dhe mallit për djalin e saj Xhylbeharin, tha se sot as krenaria nuk mungon në këtë ditë të veçantë për të.

Pjesëmarrësi i demonstratave dhe familjar i dëshmorëve, Asllan Badallaj, ka folur më gjerësisht për të gjithë të pranishmit rreth ditës kritike, ku mbetën të vrarë tre të rinj e shumë të plagosur në fshatin Zhur.

Pjesë e kësaj ngjarje ishte edhe nënkryetari i komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, i cili, në një fjalë rasti, u shpreh se 28 marsi mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e re të Kosovës.

Ndryshe, përpos të vrarëve dhe të plagosurve, në këtë demonstratë gjithëpopullore në Zhur kishte edhe të arrestuar të shumtë, të cilët vuajtën dënimin e burgimit të rëndë në kazamatet serbosllave./tv prizreni/

Nëse nuk vepron kryetari do e padis, Kizolli reagon ashpër ndaj projektit të parkingjeve në Prizren

0
Ish-drejtori i urbanizmit në  Prizren, Beni Kizolli ka reaguar ashpër ndaj projketit për parkingje brenda kësaj komune.
Kizolli në programin e adresave në Kanal10, paralajmëroi padi ndaj kryetarit Shaqir Totaj në rast se nuk ndërmerr masa parandaluese.

Sipas tij, me hapsirat e ofruara, lokalet e tilla ngjasojnë me ato të qendrave tregtare, duke shtuar se nuk ka edhe shumë prona publike tek qendrat historike.

 

 

“Nuk fillova me reagu gjatë ndërtimit të objektit, thjeshtë jam duke reaguar para përzgjedhjes së kompanisë që ka me hartu projektin. Këtu po bëhet një lajthitje, qeverisja aktuale në përshkrimin teknik kanë kërkuar të projektohen 6mijë metër katror lokale afariste. E përceptimi im, ajo ka me qenë në qendër tregtare, sepse 9-të lokale kanë me i pas edhe 6mijë  e 800metër katror parkingje. Për mua një objekt është qendër tregtare. E si mundet me u përdor ai objekt nuk mundem me paragjiku. Nuk kemi shumë prona publike pranë qendrave historike. Është prona e vetme dhe duhet të menaxhohet shumë mirë. Unë besoj në shënimet zyrtare të komunes, i kërkoj kryetarit ndale këtë projekt është edhe e jashtëligjshme, është e dëmshme. Nëse kryetari vepron unë ka me e falendru, nëse jo do i ndjek të gjitha masat ligjore“, ka thënë ai.

Bashkimi pret Trepçën në Prizren

0

Kampionet në fuqi dhe liderët e Superligës Femra, Bashkimi, do të presin Trepçën në Prizren këtë fundjavë në kuadër të javës së 20-të të kampionatit.

Bashkimi ka regjistruar 17 fitore dhe vetëm një humbje deri tani, duke udhëhequr tabelën. Ndërsa Trepça ka arritur dy fitore dhe ka pësuar 17 humbje në garat e rregullta të kampionatit, raporton PrizrenPress.

Një shtetas i huaj lëndohet në vendin e punës në Prizren

0

Një person, shtetas i huaj ka pësuar lëndime trupore në vendin e punës në Prizren.

Sipas PK-së ai dyshohet se lëndimet i ka marrë nga pakujdesia dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“Është raportuar se viktima mashkull shtetas i huaj është dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë duke punuar dyshohet se nga pakujdesia ka pësuar lëndime trupore. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh./PrizrenPress.com/

Duda Balje nuk po e largon mbulesën në Ramazan

0

Deputetja dhe aktivistja Duda Balje ka publikuar një foto me mbulesë, duke treguar përkushtimin e saj gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në rrjetet sociale, ajo ka ndarë imazhin e saj me një shami elegante, gjë që ka ngjallur reagime të ndryshme nga ndjekësit, shkruan Kosovarja.

Nuk dihet nëse ky është një vendim i përhershëm apo vetëm për këtë periudhë të veçantë, por duket se Balje po e përjeton këtë muaj me devotshmëri të madhe.

 

Superliga në këtë fundjavë sjell duele vendimtare

0

ProCredit Superliga vazhdon këtë fundjavë me përballje tejet interesante, teksa kampionati po i afrohet fundit të garave të rregullta. Çdo ndeshje tashmë ka peshë të madhe, me skuadrat që luftojnë për pozitat më të mira në tabelë.

“Xehëtarët” do të presin prizrenasit në “Minatori”, me synimin për të mbajtur pozitën e dytë. Trepça ka regjistruar 16 fitore dhe 9 humbje, ndërsa Proton Cable është në vendin e fundit me 5 fitore dhe 20 humbje.

 

Një tjetër përballje e madhe do të luhet të shtunën mbrëma, ku Bashkimi përballet me Golden Eagle Yllin. Therandasit janë në formë të shkëlqyer me katër fitore radhazi, ndërsa Bashkimi hyn në këtë duel me 18 fitore e 7 humbje, Ylli ka një bilanc prej 12 fitoresh dhe 13 humbjesh.

Derbi i madh i kësaj jave zhvillohet të dielën, ku Peja pret Sigal Prishtinën në “Karagaqi”. Pejanët kanë 13 fitore dhe 12 humbje, ndërsa prishtinasit ndajnë të njëjtin bilanc me Trepçën—16 fitore dhe 9 humbje. Një përballje që pritet me padurim nga të gjithë.

Në “Shani Nushi”, Vëllaznimi synon të vazhdojë paraqitjet pozitive kundër Borës. Gjakovarët kanë 12 fitore dhe 13 humbje, ndërsa Bora ka arritur 8 fitore dhe ka pësuar 17 humbje.

Orari – Java 26

E shtunë, ora 20:00
Trepça – Proton Cable Prizreni
Bashkimi – Golden Eagle Ylli

E diel, ora 20:00
Peja – Sigal Prishtina
Vëllaznimi – Bora

/PrizrenPress.com

Presidentja Osmani: Shumë shpejt do ta kemi datën për seancën konstituive të Kuvendit

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se shumë shpejt do ta shpall datën për seancën e konstituimit të Kuvendit.

Ajo ka thënë se po analizohet se deri kur mund të kryhen të gjitha përgatitjet.

“Ka ardhur shkresa zyrtare nga KQZ ku na njofton me rezultatet e zgjedhjeve të certifikuara, mënyrën se si ndahen ulëset. Ka afat prej 30 ditësh që parashihet për thirrjen e seancës. Ekipa ime ligjore po analizon se sa mund të ketë nevojë për kohë, për përgatitje të seancës, në mënyrë që kur thirret seanca të jetë e suksesshme, gjithçka do të bëhet brenda afatit. Nuk mund të jap datë, por shumë shpejt do ta kemi datën”, tha ajo.

Suhareka lufton për mbijetesë, Malisheva për Europë

0

Sot në orën 14:00, Suhareka dhe Malisheva përballen në një ndeshje të rëndësishme për fatin e sezonit në Superligën e Kosovës, raporton PrizrenPress.

Suharekasit, që ndodhen në fund të tabelës, kanë nevojë urgjente për tri pikë për të mbajtur gjallë shpresat e mbijetesës.

Nga ana tjetër, Malisheva, e renditur në pozitën e tretë, synon fitoren për të forcuar pozitat në garën për një vend europian dhe për të mbajtur presionin ndaj Ballkanit në luftën për vendin e dytë./PrizrenPress.com/

Vëllaznimi fiton Ligën Unike

0

Vëllaznimi është fitues i Final 4 Liga Unike, pas një ndeshje dramatike Vëllaznimi fitoj pas vazhdimeve me rezultat 91-88 ndaj Sigal Prishtinës.

Arian Azemi me 24 pikë, 6 kërcime dhe 3 asistime ishte lojtari MVP i finalës, raporton PrizrenPress.