12.7 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 578

Komedia “Masë për Masë” magjeps Prizrenin në Ditën Botërore të Teatrit

0

Sonte, në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, u shfaq komedia “Masë për Masë” nga William Shakespeare, me regji të Altin Bashës, duke shënuar në mënyrë të veçantë Ditën Botërore të Teatrit, raporton PrizrenPress.

Kjo shfaqje, një bashkëprodhim mes Teatrit “Hadi Shehu” të Gjakovës dhe Teatrit të Prizrenit, solli një interpretim të fuqishëm të veprës klasike, duke magjepsur publikun me lojën mjeshtërore të aktorëve dhe regjinë dinamike.

Një natë e mbushur me emocione dhe art, që dëshmoi edhe një herë rëndësinë e teatrit si një forcë e gjallë kulturore në Prizren./PrizrenPress.com/

Prizreni miraton strategjinë për sigurinë në institucionet arsimore me mbështetje unanime

0

Në seancën e sotme, anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit miratuan me shumicë votash Projekt-strategjinë për sigurinë në institucionet edukative arsimore, raporton PrizrenPress.

Në një postim në llogarinë e saj në Facebook, drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, shprehu falënderime për këtë hap të rëndësishëm.

“Përtej formacioneve politike, mbështetja unanime është sa e rëndësishme aq edhe domethënëse për rëndësinë që ka arsimi në Komunën tonë. Falënderim e mirënjohje për secilin që ka dhënë kontribut në hartimin e kësaj strategjie”, theksoi Veselaj-Gutaj./PrizrenPress.com/

26 vite që kur serbët dogjën muzeun e Lidhjes së Prizrenit me rreth 11 mijë eksponate historike

0

Sot janë bërë 26 vite që kur kriminelët serbë kanë djegur Shtëpinë Muze të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ishin 11 mijë eksponate historike.

Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, si tërësi urbanistike dhe arkitektonike që ndodhet në pjesën e vjetër të qytetit të Prizrenit. Kompleksi ndodhet në mes të lumit Lumbardhi i Prizrenit, Kompleksit të Marashit (Mësonjëtorja – Dersëhanja), Rrapit të Marashit, dhe shpateve të Kalasë së Prizrenit.

Në kuadër të këtij kompleksi ndodhet ndërtesa e Lidhjes së Prizrenit, Muzeu, Biblioteka dhe Leximorja, Galeria e Arteve, Medreseja, Xhamia e Mehmet Pashës, Tyrbja si dhe objektet e banimit.

Në vitin 1946, Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit u emërtua si Sheshi i Lidhjes së Prizrenit dhe u regjistrua si vlerë në Raportin Teknik të UNESCO-s.

Pas viteve 50 të shekullit XX kanë filluar rrënimet masive të objekteve të vjetra duke zgjeruar rrugët, duke ndryshuar rrjedhën e lumit Lumbardh në emër të “modernizimit” të qytetit. Tani nga ky Kompleks kanë mbetur pak objekte banimi të ruajtura dhe janë shkatërruar edhe disa pjesë të medresesë.

Në vitin 1968 për arsye të ndërtimit të rrugës është bërë rrënimi i objekteve buzë lumit derisa vetëm ndërtesa e Rezidencës Qeveritare të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dislokohet për disa metra në perëndim. Edhe në vitet 1976/78 janë bërë ndërhyrje të rëndësishme duke rrënuar disa objekte të Kompleksit të Gazi Mehmed Pashës për të formuar Muzeun e Lidhjes së Prizrenit për nder të 100 vjetorit të saj.

Ndërsa, gjatë luftës së fundit në Kosovë, në vitin 1999 është djegur tërësisht ndërtesa e Rezidencës Qeveritare të Lidhjes së Prizrenit e cila është rindërtuar në qershor të vitit 2000. /KultPlus.com

Në një aksion policor në Rahovec arrestohen dy të dënuar nga gjykatat

0

Njësiti për Ndërlidhje me Gjykata, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve të Stacionit Policor në Rahovec, ka realizuar me sukses një plan taktik për arrestimin e personave në arrati, të dënuar me burg nga organet gjyqësore në Kosovë.

“Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan dy persona të shpallur në kërkim. I dyshuari E. S., i dënuar për veprën penale “Sulm”, me një dënim prej 1 viti e 10 muajve burgim, u lokalizua dhe u arrestua në vendbanimin e tij, në Rahovec. Ndërsa i dyshuari L. K., i dënuar për veprat penale “Falsifikimi i parave” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, me një dënim prej 10 muajve burgim, u arrestua në fshatin Xerxë. Dy të dyshuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim të policisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar për zbatimin e ligjit dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të dënuar./PrizrenPress.com/

KQZ-ja certifikon zgjedhjet e 9 shkurtit

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) me 9 vota për dhe dy kundër të enjten ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare  të 9 shkurtit, duke i hapur kështu rrugë formimit të institucioneve të reja. Anëtarët e Vetëvendosjes në KQZ  kanë votuar kundër certifikimit të zgjedhjeve.

Pavarësisht kësaj, në këtë mbledhje të KQZ-së është bërë edhe zëvendësimi i kandidatëve që kanë fituar mandat të deputetit, por kanë vendosur të mos e ushtojnë këtë pozitë.

Certifikimi i këtyre zgjedhjeve është bërë pasi kanë kaluar të gjitha afatet e ankesave të partive dhe kandidatëve për deputetë në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa dhe në Gjykatën Supreme.

Sipas rezultateve të certifikuara, Lëvizja Vetëvendosje (LV) në Kuvendin e Kosovës do të përfaqësohet me 48, deputetë, PDK-ja me 24, LDK-ja me 20 deputetë, AAK-Nisma me 8  dhe minoritetet me 20 deputetë. Në bazë të këtyre rezultateve, i bie që asnjëra parti nuk do të mund të formojë vetëm qeverinë, por për ekzekutivin e ri do të duhet të formohen koalicione.

Filharmonia e Kosovës magjeps Rahovecin me një koncert madhështor

0

Kori i Filharmonisë së Kosovës ka mbajtur koncert në Rahovec, të mërkurën mbrëma.

Nën drejtimin e Hajrullah Sylës, u interpretuan vepra nga kompozitorë vendorë dhe botërorë.

Në rolin e solistëve u prezantuan sopranot Kaltrina Miftari dhe Shkurte Hykaj, si dhe baritoni Endrit Rexhepi. Në disa vepra, kori u shoqërua nga Ansambli Harkor i Filharmonisë së Kosovës, me pianistët Andi Duraku dhe Lekë Salihu, si dhe perkusionistëve Patris Berisha dhe Meriton Zajmi.

Koncerti i radhës i Filharmonisë mbahet më 28.03.2025, nga ora 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, nën drejtimin e dirigjentit Marco Crispo dhe me solistët Liza Kerob dhe Altin Tafilaj./PrizrenPress.com/

Gjendja e sigurisë në Suharekë vlerësohet e qetë dhe stabile

0

Në Komunën e Suharekës u mbajt takimi i radhës për koordinimin lokal të sigurisë, i cili zhvillohet çdo dy javë me qëllim të analizimit të situatës dhe raportimit të aktiviteteve të realizuara.

Nënkryetarja e Komunës dhe kryesuesja e takimit, Mihrije Suka, theksoi rëndësinë e transparencës dhe informimit të qytetarëve mbi punën e institucioneve lokale.

“Të gjitha aktivitetet dhe punët që kemi realizuar janë publikuar në rrjetet sociale dhe faqen zyrtare të Komunës, për t’ju mbajtur të informuar në detaje”, u shpreh Suka, përcjell PrizrenPress.

Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, raportoi mbi gjendjen e sigurisë, duke e vlerësuar atë si të qetë dhe stabile.

“Situata e sigurisë në komunë është e qëndrueshme. Gjatë dy javëve të fundit janë shqiptuar 495 tiketa për kundërvajtje, ndërsa janë realizuar 34 urdhëresa të gjykatës”, bëri të ditur kapiten Sylaj./PrizrenPress.com/

Si dukej Olta Gixhari në moshën 14 vjeçare

0

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka publikuar një foto të vjetër në Instastory, duke ndarë me ndjekësit e saj një moment të fëmijërisë së saj. Ajo ka treguar se si dukej kur ishte rreth moshës 14 vjeçare.

“Jo më shumë se 14,” ka shkruar aktorja në foton e publikuar, duke iu referuar moshës së saj të rinisë.

Olta Gixhari është një nga vajzat më të bukura të showbizit shqiptar dhe, përveç karrierës së saj të suksesshme në aktrim, ajo njihet edhe për stilin dhe bukurinë e saj.

Si dukej Olta Gixhari në moshën 14 vjeçare!

Komuna e Rahovecit hap thirrje për subvencionim të fermerëve që merren me sektorin e bletarisë

0

Komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në këtë komunë ka hapur thirrje ku fton të gjithë fermerët e Komunës se Rahovecit që të aplikojnë në Sektorin e Bletarisë.

Përmes kësaj thirrje do të përfitojnë të gjithë fermerët që paraprakisht plotësojnë dokumentet ndërsa favorizohen fermerët me më pak koshere dhe që kanë mundësi të shtimit të numrit të koshereve. Në bazë të analizave të proporcionit 1 kg dyll = 1.3 koshere bletarët do të përfitojnë me këtë përtqindje (%).

Ku ata me mbi 150 koshere do të përfitojnë 30%. me 100 deri në 150 koshere do të përfitojnë 40% ndërsa ata që kanë 30 deri në 100 koshere do të përfitojnë  50%.

Sipas Komunës së Rahovecit, ky është dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

Aplikacioni (merret në zyrat e DBPZHR-së),

Kopjen e letërnjoftimit,

Vërtetim mbi shlyerjen e obligimeve ndaj Komunës së Rahovecit (Tatim në pronë dhe taksë komunale).

Të ketë vërtetimin e deklarimit të numrit të bletëve dhe lokacionin, lëshuar nga DBPZHR për vitin 2025.

Në këtë njoftim bëhet e ditur se përkrahja nga Komuna e Rahovecit do të jetë 100%, ndërsa aplikimi do të jetë i hapur deri më 7 prill 2025.

Arrestohet personi që goditi me veturë policin në Prizren

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën “Bashkim Suka” në Prizren, pasi ka sulmuar një zyrtar policor duke e goditur me veturë.

 

 

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur rreth orës 13:10, kur polici i ka kërkuar të dyshuarit të paraqesë dokumentet e tij. Në vend që të bashkëpunonte, i dyshuari ka refuzuar dhe ka tentuar të largohet. Në pamundësi për të ikur, ai është nisur me shpejtësi dhe ka goditur policin, duke i shkaktuar lëndime. Zyrtari policor është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është ndaluar nga autoritetet.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Hetimet për rastin po vazhdojnë.