12.7 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 579

Dy të arrestuar në Prizren për fajde – kishin detyruar viktimën të vepronte në dëm të pasurisë së tij

0

 

Arrestimi i tyre ka ndodhur dje. Policia njofton se të dyshuarit në vazhdimësi kanë ushtruar presion ndaj viktimës me qëllim të marrjes së interesit nga fajdeja duke e detyruar të veprojë në dëm të pasurisë së tij.

“Nga njësitë relevante policore me datën 26.03.2025  janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale Fajde ndaj viktimës mashkull kosovar. Të dyshuarit në vazhdimësi kanë ushtruar presion ndaj viktimës me qëllim të marrjes së interesit nga fajdeja duke e detyruar atë të veproj në dëm të pasurisë së tij dhe duke i shkaktuar dëme materiale”, ka njoftuar policia.

Gjatë kontrollit në shtëpitë e dyshuarve dhe një veture të tyre janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me 13 fishek, një pushkë ajrore, 42 copë fishek cal. 9×19 mm, një fishek cal. i panjohur dhe dy automjete.

Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Këtë të diele ndryshon ora, akrepat shkojnë 60 minuta para  

0
Në natën mes të shtunës dhe të dielës (29-30 mars) fillon llogaritja verore e kohës, ora do të shkojë 60 minuta përpara.

 

Momenti zyrtar i ndërrimit të orës është pikërisht në orë 02:00, atëherë kur akrepat kalojnë 60 minuta para duke shënuar 03:00.

Dy herë në vit orët tona ndryshojnë për një orë dhe njerëzit fitojnë ose humbin një orë gjumë. Këtë herë akrepat e orës nuk do të rikthehen pas deri më 26 tetor

Ndryshimi i akrepave është një proces i unifikuar në gjithë vendet e Evropës. Ndryshimi i saj u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Norma evropiane përcakton datat e fillimit të orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ato kthehen 1 ore pas.

Ndërrimi i orës ka qëllim kursimin e energjisë elektrike dhe shfrytëzimin e dritës se diellit. Pas ekuinoksit pranveror dita ka filluar të zgjatet dhe kulmin e saj e arrin në 22 qershor, me 15 orë ditë dhe vetëm 9 orë natë.

Prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara. Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta .

Mot i vranët dhe me intervale me diell

0
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të enjten do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se vende-vende parashihen kushte për riga shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nga 9°C deri në 13°C”.

“Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s”, thuhet në njoftim.

Edhe në Samadraxhë janë përkujtuar dëshmorët e fshatit

0

Në fshatin Samadraxhë të Suharekës, sot janë përkujtuar dëshmorët.

Në këtë manifestim përkujtimor, kryetari i Komunës Bali Muharremaj, ka mbajtur një fjalë rasti ku ka përshëndetur të pranishmit dhe familjarët e dëshmorëve të këtij fshati.

“Ky vend i ka dhënë shumë çështjes kombëtare, duke dhënë djemtë më të mirë. Respekti ndaj dëshmorëve nuk do të mungojë asnjëherë.
Sakrifica e tyre për lirinë e vendit do të kujtohet gjithmonë. Andaj nderimi ndaj tyre na takon të gjithëve. Deshmorët dhe Martirët e fshatit Samadraxhë me guxim e vendosmëri treguan se si duhet atdheu. Deshmorët e UÇK-së janë historia jonë më e re. Lavdi Dëshmorëve”, tha Muharremaj./PrizrenPress.com/

Gramos Berisha: Shteti serb na vrau sepse ishim shqiptarë

0

I mbijetuari i masakrës së Suharekës, Gramos Berisha ka postuar në rrjetin social në përvjetorin e masakrës së Suharekës.

Ai tha se ndihet krenar se gjenerata e babait të tij e solli lirinë e këtij vendi.

Berisha theksoi se secili prej nesh duhet të punojë çdo ditë, të tejkalojë veten dhe të bëjë të pamundurën që e vërteta jonë të mos kontestohet.

“Nuk ka mekanizëm, institucion apo lob që do të mund ta shfajësojë Serbinë. Sepse na vranë vetëm pse ishim shqiptarë. Nuk ishin individë, ishte shteti. Një shtet kundër grave, burrave dhe fëmijëve”, tha ai në postimin e tij.

Bashkimi vazhdon marshimin drejt titullit, mposht bindshëm Penzën në Pejë

0

Bashkimi i Prizrenit vazhdon formën e shkëlqyer në Superligën e Femrave, duke triumfuar ndaj Penzës në Pejë me rezultat bindës 60:87 (7:30, 17:23, 20:10, 16:24).

Kampionet e nisën fuqishëm ndeshjen, duke dominuar që në çerekun e parë dhe duke mos e lëshuar epërsinë deri në fund, raporton PrizrenPress.

Lojtarja më e mirë për vendaset ishte Joyner Jasmine me 28 pikë, 18 kërcime dhe një asistim, ndërsa për Bashkimin, Aulona Muhadri dha një paraqitje solide me 11 pikë, 11 kërcime dhe katër asistime.

Me këtë fitore, Bashkimi forcon pozitën e parë në renditje me 18 fitore dhe vetëm një humbje në 19 ndeshje, ndërsa Penza mbetet me 9 fitore dhe 10 humbje. Kampionet e Prizrenit po tregojnë se janë skuadra për t’u mposhtur këtë sezon dhe vazhdojnë marshimin e sigurt drejt titullit./PrizrenPress.com/

Presidentja Osmani: Në Suharekë, më 26 mars 1999, 48 anëtarë të familjes Berisha u masakruan nga regjimi gjenocidal serb

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot 25-vjetorin e masakrës tragjike që ndodhi në Suharekë, ku më 26 mars 1999, 48 anëtarë të familjes Berisha u masakruan nga regjimi gjenocidal serb. Ajo theksoi se ky krim ishte një akt i pastër gjenocidi, ku burra, gra dhe fëmijë u shënjestruan vetëm për shkak të etnisë së tyre shqiptare.

Në përkujtimin e saj, Osmani ka shprehur dhimbjen për viktimat, duke përmendur fëmijët që humbën jetën në atë natë të tmerrshme: “Në atë natë të tmerrit, u vranë mizorisht edhe 19 fëmijë. Çanta e Altinit, këpucët e Redonit dhe biçikleta e Kushtrimit, janë kujtimet e fundit të fëmijëve të pafajshëm që u shuan dhunshëm”.

Vetëm tre anëtarë të familjes arritën të mbijetojnë nga kjo tragjedi: Vjollca Berisha, i biri i saj Gramoz dhe Shyhretja. Ata shpëtuan duke u hedhur nga një kamion në lëvizje, i cili po transportonte trupat drejt Prizrenit. Sipas rrëfimeve të Vjollca Berishës, në atë kamion ishin edhe të tjerë të plagosur rëndë, por që ende ishin gjallë.

Presidentja Osmani theksoi se të mbijetuarit janë dëshmi e gjallë e krimit dhe e pritjes për drejtësi: “Të mbijetuarit janë dëshmi e krimit dhe e pritjes për drejtësi, prandaj dhimbja nuk do të shuhet kurrë, e as zëri ynë nuk do të heshtë”, tha ajo.

Në fund, Osmani nënvizoi se “nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa drejtësi,” duke bërë thirrje për të siguruar që krimet e kryera nga regjimi serb të dënohen dhe të mos harrohen kurrë.

Einxhel Shkira ndan momentet e veçanta nga festa e “Baby Gender”

0

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira dhe Dj Dagz pasi zbuluan se do të bëheshin prindër për herë të dytë, zbuluan edhe gjininë e foshnjës që pritet të vijë në jetë i cili rezultoi të jetë djalë.

Einxhel Shkira ndan momentet e veçanta nga festa e “Baby

Vetë moderatorja ka ndarë për ndjekësit në rrjetet sociale foto familjare nga festa e “Baby Gender”, ku shihet pranë partnerit dhe djalit të tyre 3 vjeçar, Trev.

Einxhel Shkira ndan momentet e veçanta nga festa e “Baby

Me barkun e rrumbullakosur dhe një veshje mjaft interesante Einxhel Shkira ka pozuar në pozicione të ndryshme duke krijuar kujtime të bukura për të voglin i cili pritet të vij në jetë së shpejti./dritare.net

Einxhel Shkira ndan momentet e veçanta nga festa e “Baby

Dy të dyshuar arrestohen për fajde në Prizren, sekuestrohen armë dhe municion

0

Sektori Rajonal i Hetimeve të Drejtorisë Rajonale në Prizren, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda dhe Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë realizuar një operacion policor për arrestimin e dy personave të dyshuar, F.K., lindur në vitin 1996, dhe B.K., lindur në vitin 1974, të dy kosovarë, për dyshimin se janë përfshirë në veprën penale “Fajde” sipas nenit 331 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Gjatë operacionit, në automjetin e njërit prej të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë PIETRO BERETTA GARDONE dhe 13 fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell PrizrenPress.

“Po ashtu, gjatë kontrollit të shtëpive dhe objekteve të tjera të dyshuarve në dy lokacione të ndryshme në Prizren, janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore model N-01 S, 42 fishekë të kalibrit 9×19 mm, një fishek i kalibrit të panjohur dhe dy automjete që dyshohet të kenë lidhje me rastin”.

“Ndaj të dyshuarve, pas intervistimit, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, përfundon njoftimi i policisë./PrizrenPress.com/

Arrestohet një person në Suharekë, dyshohet se kanosi një të mitur

0

Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur të martën një të mitur në Suharekë.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë zhvillimit të hetimeve dhe veprimeve operative është arritur tek informacioni se i dyshuari ka në posedim armë të zjarrit.

“Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Suharekë me datën 25.03.2025 kanë arrestuar të dyshuarin M.F. mashkull kosovar pasi i njëjti ka kanosur viktimë (të miturin). Gjatë zhvillimit të hetimeve dhe veprimeve operative është arritur tek informacioni se i dyshuari ka në posedim të armës së zjarrit”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se me leje të Prokurorit të Shtetit është realizuar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit ku është konfiskuar një pushke gjuetie e kalibrit GA-12 mm dhe dy fishekë të kalibrit 12 mm, të cilat do të përdorën dëshmi për gjykatën.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ’Kanosje’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontrolle dhe posedim të pa autorizuar të armës’, rast i cili do të përcillet në Prokurorinë Themelore”, thuhet në njoftim.