19.7 C
Prizren
E shtunë, 21 Qershor, 2025
Home Blog Page 5792

Grabovci, testi i rëndë i Prokurorisë

0

Shteti i kapur po i mbron të inkriminuarit. Njohësit e sistemit të drejtësisë thonë se duhet të tregohet se askush nuk është mbi ligjin, edhe pse që në fillim shihet se shefi i shefave do të ketë trajtim të privilegjuar, raporton Gazeta Kosova Sot

Hezitimi dhe neglizhenca e para dy ditësh me “dashje apo pa të”, e zyrtarëve policorë për të kryer kontrollin e veturës së shefit të shefave Adem Grabovcit, me rastin e hyrjes së saj në objektin e Policisë së Kosovës, përkatësisht të Prokurorisë Speciale po cilësohet si një veprim i shëmtuar, por njëkohësisht edhe një argument shtesë për vërtetimin e asaj se institucionet e sigurisë dhe ato të drejtësisë janë shndërruar në ‘bahçe të babës’ për shefin e shefave dhe rrjetit të tij, ngase ato nuk po e kryejnë punën sipas ligjit e rregullave, për çka edhe janë të thirrura për respektimin dhe zbatimin e tij, por edhe e marrin pagën për këtë, dhe ashtu siç e parashohin ligjet dhe Kushtetuta e shtetit.

Ndaj, nisur nga ky veprim dhe mbase akoma ‘ndikim ‘ i shpërfaqur i shefit të shefave tek institucionet, është shtuar edhe dilema se a mund të jetë një argument tjetër shtesë se afera, ‘Pronto 2’ ashtu si ajo e mëhershmja sërish do të kalojë vetëm si një spektakël medial, duke u ngritur edhe pyetja se a mund ta dënojë drejtësia kosovare Grabovcin? Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka bërë me dije për gazetën “Kosova Sot”se Policia e Kosovës, pas konstatimit lidhur me veprimet e zyrtarëve policorë të caktuar në detyrë, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale ndaj atyre zyrtarëve policorë, të cilët dyshohen se kanë neglizhuar punën e tyre me rastin e realizimit të detyrave dhe përgjegjë- sive me rastin e qasjes dhe qëndrimit në objekte.

“Ndaj zyrtarëve që dyshohet se kanë neglizhuar punën e tyre është ndërmarrë masa e suspendimit prej 48 orë me pagesë dhe është iniciuar procedura e brendshme disiplinore, përderisa të gjitha veprimet e tjera do të ndërmerren sipas proceduarave të parapara ligjore në fuqi”, ka theksuar Hoxha.

Disa njerëz janë mbi ligjin

Eksperti i fushës së sundimit të ligjit Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se ajo çka ka ndodhur nuk është për t’u çuditur, ngase, sipas tij, gjërat e ngjashme gjithmonë mund të jenë të pritshme nga kjo klasë anarkike e sundimit me Kosovën.

“Pra, kjo dëshmon se Kosova ka përplot njerëz mbi rendin dhe ligjin, e që është shtresa e cila sundon në emër të shtetit, shtresa anarkike që kontrollon institucionet dhe njerëzit në të gjitha nivelet e zhvillimit të shtetit. Andaj, një gjë e tillë, po e ritheksoj, se nuk është fare për t’u habitur, përderisa ekziston një rrjet i gjerë anarkik që funksionon për interesa personale e partiake, në këtë rast nuk është aspak befasi as veprimi i fundit i Grabovcit me rastin e hyrjes në objektin shtetëror në fjalë”, ka vijuar më tej ai, duke shtuar se veç kësaj, shtresa anarkike sundon dhe qeveris me paranë publike, derisa, siç tha, “kush i ka paratë e ka edhe pushtetin, ku kjo është edhe motoja e sundimit anarkik në Kosovë, që rrjedhimisht ka futur nën ombrellën e saj duke e bërë të varur tërë rrjetin institucional të shtetit, e që kjo kuptohet se është formë jolegjitime e as e drejtë e sundimit të ligjit”, është shprehur Burjani.

Avokati Tomë Gashi thotë se i ka rastis edhe vetë të shkoj në Prokurorinë e njëjtë me klientë shumë të rëndësishëm dhe të profileve të larta, që kanë pasur lëndë jashtëzakonisht të rëndësishme, duke filluar nga Azem Syla, Fatmir Limaj etj., ku sipas tij, ata gjithmonë as që kanë kërkuar që të shkojnë me vetura, teksa iu kanë nënshtruar kontrollit të rregullt dhe normal sikurse për çdokënd tjetër.

Përgjimet konfirmuan kapjen

Analisti Naim Kelmendi ka nënvizuar se vetë publikimi i aferave ‘Pronto’, tashmë edhe të njohura nga publiku i gjerë, me kryepersonazhin kryesor Adem Grabovcin, sikur e ka shpërfaqur realitetin e kapjes së shtetit nga struktura e pushtetarëve.

“Tashmë më në fund edhe Prokuroria vendosi që ta marrë në pyetje Adem Grabovcin, porse a përbëjnë këto përgjime elemente për vepër penale për Prokurorinë, kjo mbetet të shihet!?. Krejt ajo që është dëgjuar në këto përgjime, (tashmë të njohura për opinionin) ka treguar për ndikimin dhe funksionimin e njerëzve të këtij pushteti të korruptuar e të inkriminuar, por edhe të funksionit dhe funksionimit të vetë shtetit nga këta bartës të pushtetit e të pozitave udhëheqëse, ku po tregon se në çdo rast ata janë mbi ligjin dhe shtetin, e që kjo është e papërgjegjshme në çdo aspekt. Por, se çfarë do të ndërmarrë Prokuroria mbetet të shihet, mbase këtu vërtetohet edhe puna jashtë ndikimit të politikës, dhe vendimmarrja e Prokurorisë së Shtetit dhe përgjithë- sisht e drejtësisë. Nëse do të vijë në shprehje pavarësia e drejtësisë dhe ligjit, atëherë afera e ‘Prontos’ (tashmë si aksiomë e ditur për publikun) do të duhej marrë epilogun e vet meritor sipas gjykimit të drejtësisë, por mbetet të shihet vendimi dhe fjala e dhënë nga drejtësia”, ka spikatur Analisti Naim Kelmendi për gazetën “Kosova Sot”.

Analisti tjetër, Shefqet Dibrani ka vlerësuar se ani pse akoma është herët të thuhet, por pavarësisht kësaj, sipas tij, në rrethanat e tanishme nuk ka asnjë shpresë se drejtësia do ta dënojë Adem Grabovcin, ngase, siç tha, kapja e shtetit ka ndodhur në të gjitha nivelet e tij, derisa nga grupet e interesit menaxhohet drejtësia, siguria, zhvillimi ekonomik, shëndetësia, etj., teksa këto janë vetëm disa prej arsyeve se përse duhet të dyshohet se edhe rasti i aferës “Pronto 2” është një spektakël mediatik dhe asgjë më shumë.

“Vetëm në Kosovë mund të ndodhë të mbeten në pushtet personat me afera kaq të rënda publike, njerëzit që kanë shkelur Kushtetutën e vendit dhe deputetet që kontrabandojnë hapur votën e tyre, gjersa për Prokurorinë e Shtetit apo të Gjykatës Speciale, argumentet e gjertanishme përkitazi me aferën “Pronto” kanë qenë të mjaftueshme”, theksoi ai. (Kosova Sot)

Zogaj: Letërsia që (nuk) vuan të jetë bukurshkruese…

0

E përfshirë në listën më të ngushtë për çmimin Kadare, romani “Morphine” e autores Ada Çapi po mbyll ciklin e receptimit nga kritika. Duke hapur siparin e botimeve UET Press, “Morphine” është promovuar dje në mjediset e Ministrisë së Kulturës, pasi ka kaluar testin e dorëshkrimit, botimit, kritikës, duke pritur gjestin e leximit nga publiku.

“Ka pasur fatin të kalojë në duar të mirë kritikësh, ishte kandidat për çmimin Kadare, “Morphine” e Ada Çapit dëshmon për një autore të formuar, të pjekur duke na sjellë një galeri personazhesh mjaft interesante”, tha Valbona Nathanaili, drejtoresha e botimeve “UET Press”.

Ada Çapi është autore e re, këtë roman e ka debutim. Për këtë përfaqësuesi i Ministrisë së Kulturës, në drejtorinë e letrave, Ermir Nika tha se Çapi ka marrë guximin për t’ju afruar letërsisë. Në një vështrim të shpejtë mbi përfshirjen e brezit të ri në letërsi, Nika thotë se vitet e fundit nuk ka më kërshëri të merren me letërsi, dhe romani i Çapit është një shpresë, si autore e re, për një profil tjetër, me stil autentik me dilemat për të përvijuar një vepër letrare.

Prezenca në promovim i dy anëtarëve të jurisë së çmimit Kadare, Preç Zogaj dhe Agim Baçi i jep këtij botimit vlerësimin kritik, në garanci për lexuesin. Për këtë, Baçi u shpreh se romani i Çapit është një zgjim për të parë se çfarë mund të rrokësh në një shoqëri që lëviz me shumë shpejtësi.

Ndërsa, poeti Preç Zogaj ndalet në vështirësinë se si ngjarje të tilla letrare kalojnë pa vëmendje, në mënyrë të pamerituar. Zogaj ka qenë ndër anëtarët e jurisë që ka votuar për romanin e Çapit për çmimin “Kadare”, si një roman që i kaloi gjitha etapat, deri në listën më të shkurtër të garës.

“Është një libër i veçantë në prozën e sotme. Proza nuk vuan nga mesazhet dhe ngjarjet, por letërsia vuan për stilin, finesën, të jetë bukurshkruese, pra një roman i shkruar bukur. Ndaj një nga vlerat e librit ishte bukuria e të shkruarit që të bën të mendosh se është një penë e stërvitur, ose e sprovuar në vetmi, ose është një shkrimtar i njohur dhe shkruan me emër tjetër…kjo është vlerë, që eviton banalitetin, dhe shkruan me një fjalor të pasur”.

Zogaj ka folur më tej për veçantinë e subjektit të veprës, duke e cilësuar se për letrat shqipe ky roman është ngjarje, në funksion të promovimit të një libri të shkruar bukur, e të shkruar mirë.

Ngjarjet e romanit zhvillohen në dy vende, Shqipëri dhe Itali dhe u takojnë viteve 2007-2011. Autorja është farmaciste, dhe ka treguar se fillimisht ka bërë një kurs online për shkrimin e romanit duke ndarë në skeda disa koncepte mbi personazhet, ku ajo kishte përfshirë personazhet e lagjes, pacientët e farmacisë. Pas këtij procesi, Çapi pa se kishte krijuar një bazë të dhënash, dhe material për librin. Ndërsa ka rrëfyer se ka ndjerë peshën e çmimit Kadare, duke qenë nga të parat që ka aplikuar për të hyrë në këtë garë, për vitin 2016.

“Tani romani ka mbaruar dhe nuk është më ajo pasiguri. Është një roman që i kushtohet Tiranës, si konglomerat i gjithë Shqipërisë, ku është e vjetra, e reja, të rinjtë dhe mosha e tretë me gjithë shqetësimet dhe problematikën e tyre”, shprehet Çapi.

Në rubrikën e saj, në suplementin letrar të gazetës “Mapo”, shkrimtarja Diana Çuli është shprehur për këtë roman se: “Pa e njohur aspak, pa ditur asgjë për të, nga përmbajtja e romanit që ajo kishte dorëzuar – Morphina – kuptohej se duhet të kishte jetuar në Itali një kohë të gjatë dhe se ishte rikthyer përsëri në Shqipëri, ku dhe punonte. Këto elemente biografike, që zakonisht perceptohen në veprat e para të autorëve, u ndjenë edhe këtu…Heroina e Ada Çapit, në një çast të jetës së saj të re vendos të shkojë në Itali – lexuesi pastaj do ta zbulojë përsenë – por, ai është një çast i ndryshëm nga mijëra e mijëra çastet e tjera që shtyjnë secilin njeri që merr rrugën e largimit nga vendi i tij. Natyrshëm që është kështu, sepse çdo çast personal është i ndryshëm nga një tjetër. Dikush kërkon një të ardhme më të mirë, dikush ndjek një ëndërr, dikush dëshiron të jetojë në hapësira të mëdha, një tjetër pëlqen sfidat. Heroina e Morfinës ndoshta ndjek ëndrrën. Asaj i shpaloset vendi fqinj me të gjitha ngjyrimet e tij – ashtu siç është çdo vend në botë – me tërheqjet, joshjet, bukuritë, të panjohurat, po edhe me vështirësi, moskuptime, diskriminin herë-herë, mbështetje një herë tjetër, zhgënjime e kështu me radhë shpaloset jeta vetë, kudo që të jetë”. /Mapo

Sot fillon Festivali i Letërsisë ‘FLO’

0

Edicioni i gjashtë i Festivalit ndërkombëtar të Letërsisë në Orllan (FLO) do të tubojë këtë fundjavë poetë, shkrimtarë, muzikantë, artistë dhe adhurues të kulturës te Liqeni i Batllavës.

Nga sot deri më 18 shtator, autorë e muzikantë vendas e ndërkombëtarë do të ndajnë krijimet e tyre me adhuruesit e kulturës në një mjedis pitoresk por pak të shfrytëzuar për tubime të këtij lloji.

Sipas organizatorëve, edhe ky edicion i FLO-së vazhdon traditën duke sjellë përsëri një listë mbresëlënëse të autorëve e artistëve nga Kosova, Shqipëria, Bosnjë Hercegovina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Të ftuar janë Faruk Sehiq (Bosnje dhe Hercegovinë), Brian SNEEDEN (SHBA), Ledia DUSHI, Bardhyl LONDO, Lisandri KOLA, Donika DABISHEVCI, Robert ËILTON, Imer TOPANICA, Gëzim ALIU, Genc SALIHU, Gypsee YO, Shpëtim SELMANI, Shpat DEDA, GIPSY GROOVE, OBORRI.

Përveç paraqitjes së autorëve me veprat e tyre, këtë vit FLO do t’i bëj homazh poetit të famshëm Federico Garcia LORCA në 80 vjetorin e vrasjes së tij edhe Millosh Gjergj Nikolla MIGJENIT në 80 vjetorin e botimit të përmbledhjes së tij “Vargjet e lira” me kolazhe të poezive të tyre në shqip dhe anglisht. Do të ketë takime me autorë me pyetje e përgjigje nga audienca si dhe një debat rreth përkthimeve letrare.Të gjitha aktivitetet mbahen në restorantin “Liqeni” në Orllan. Për të gjithë ata që janë të interesuar të jenë në audiencë, do të ketë autobus të organizuar (gratis) që niset nga libraria Dit’ e Nat’ (Rr Fazli Grajçevci, 5, Prishtinë), çdo ditë në ora 1730, dhe autobusë të linjes së rregulltë Prishtinë-Orllan, para shkollës fillore Emin Duraku, te Xhamia e Llapit”, thuhet në njoftim.

Olti Curri kritika Blendi Fevziut, Anila Bashës, Andi Bushatit…

0

Bloggeri dhe opinionisti i njohur Olti Curri, ishte i ftuari i rradhës në emisionin ‘Da’SARA’ e gazetares Dasara Karaiskaj.

Ndër temat që u diskutua më shumë ishte ajo rreth faqeve anonime që ‘sulmojnë’ njerëzit publikë ose jo, pa patur një emër apo një fytyrë, duke ju referuar më shumë faqes ‘Vipat e Bllokut’. Olti i ka kritikuar gjithashtu ato portale që marrin për bazë ato që këto faqe anonime thonë.

“Ata mund të mendojnë për portalet e tyre se kanë CNN.com, por jo! Këtë gjë e bëjnë edhe portale të tjerë e të tjerë… Unë e kuptoj shumë mirë problemin e këtyre portaleve. Duan klikime, duan të nxjerrin ato tabulatet që i çojnë te sponsori”.

Thelbi i problemit sipas Currit, nuk qëndron tek këto faqe anonime, por tek portalet që e quajnë veten serioze. Nëse këto pseudo postime bëhen lajm tek portalet që pas kanë emra të njohur si Anila Basha, Andi Bushati, Blendi Fevziu etj, ky përbën problem sipas opinionistit.

“Jemi bërë si ata këngëtarët që bëjnë sa të duash balada, por duhet të bësh edhe një këngë reggaeton se përndryshe nuk bën dot koncert”, shprehet Olti.

Sa zgjat seksi me një femër të virgjër?

0

Shkurtimisht po ju bëjmë me dije se me një femër që “vishet” nga virgjëria, do ju duhet kohë ta bindni. Ndërsa me një femër që ka përvojë, do ju duhet kohë të merrni veten.

Ja si do ju ngjante në të dyja rastet:

Seksi me femrën e virgjër zgjat 7 orë e 1 minutë:

– 4 orë duhet ta bindësh

– 1 minutë të kryesh marrëdhënie

– 3 orë t’i kërkosh falje

Seksi me femrën që ka përvojë zgjat 3 orë e 30 minuta:

– 30 minuta paralojë

– 1 orë të kryesh marrëdhënie

– 2 orë derisa të vish në vete

Mourinho i dëshpëruar me ekipin

0

Jose Mourinho ka mbetur i zhgënjyer nga mungesa e ambicies nga Manchester United, në pjesën e parë të lojës të enjten me Feyenoord, shkruan Goal.

Mou ka pasur kritika për lojtarët e tij, duke thënë se u treguan dembelë në pjesën e parë, dhe i mblodhën forcat vetëm pas pushimit.

“Mendoj se në pjesën e parë nuk patëm fare qëndrim ambicioz”, u ka thënë ai reporterëve, në një konferencë pas ndeshjes.

“Nuk po them se ishim keq, por po them se ata s’e patën ambicien që ju duhet për të fituar një ndeshje futbolli. Pjesa e dytë ishte diçka tjetër. Ne po përpiqeshim të fitonim, Feyenoord dhe ata po përpiqeshin të mos humbnin dhe shënuan golin, një gol që s’e merituam”.

I pyetur se nëse është i dëshpëruar me ekipin ai tha: “Po, gjithmonë pres maksimumin e ambicies dhe maksimumin e fokusit, pavarësisht garës apo kundërshtarit”.

Shkarkohet De Boer?

0

Frank de Boer mund të shkarkohet nga Interi, nëse mposhtet nga Juventus, të dielën, raporton Calciomercatë.com

Holandezi nuk e ka aspak të sigurt pozitën te Neroazzurrët pas humbjes befasuese nga Hapoel Beer Sheva në Europa League me rezultat 2:0.

Nëse shkarkohet holandez, drejtimin e Interit pritet ta marrë strategu italian, Fabio Capellon.

S’ka më Top të Artë (Foto)

0

Çmimi ‘Topi i Artë i FIFA-së’ pritet të shuhet përfundshmit. FIFA dhe gazeta France Football kanë prishur marrëveshje e arritur në vitin 2010

Marrëveshja mes FIFA-së dhe gazetës prestigjioze franceze, France Football, për ndarjen e çmimit ‘Topi i Artë i FIFA-së’, do të marrë fund, raporton L’Equipe.

FIFA dhe France Football, në vitin 2010, së bashku kishin vendosur që ta formojnë çmimin Topi i Artë i FIFA-së, të cilin e kishte fituar Lionel Messi, përcjell Express.

Deri para vitit 2010 FIFA dhe France Football kishin ndarë veç e veç çmimet për lojtarin më të mirë të viti.

Trofeu i FIFA-së ishte quajtur ‘Lojtari më i mirë i FIFA-së’, derisa çmimi që ndahej nga France Football quhej ‘Topi i Artë’, shkruan Express.

Përplasjet mes FIFA-së dhe France Football ka ndodhur pas ardhjes së Gianni Infantino në krye të futbollit botëror.

Trofetë e ndarë deri më tani nga FIFA dhe France Football

Sërish arrestohet Azem Syla

0

Tomë Gashi, avokati i ish-komandatit të shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së, Azem Sylës, ka thënë se gjyqtarja e EULEX’it në rastin “Toka” (Për pronat në Çagllavicë) ka lëshuar urdhër për arrestimin e klientit të tij.

“Sipas kërkesës se Pokurorit të Eulex-it Gjyqtarja e Eulex-it në rastin “Toka” sot më 16.shtator 2016 ka lëshuar një urdhër për arrestimin e z.Azem Syla, me arsyetim se kinse në këtë rast ka tentim të ndikimit në njërin prej dëshmitarëve të mbrojtur”, ka shkruar avokati Gashi në Facebook.

Këtë urdhër për arrestim, Gashi po e cilëson si skandal të radhës nga ana e EULEX’it.

Lexoni postimin e tij të plotë:

SKANDALI I RRADHES I EULEXI-IT NE RASTIN KOMANDANTIT TE SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË UÇK-së Z.AZEM SYLA

“Sipas kërkesës se Pokurorit të Eulex-it Gjyqtarja e Eulex-it në rastin “Toka” sot më 16.shtator 2016 ka lëshuar një urdhër për arrestimin e z.Azem Syla, me arsyetim se kinse në këtë rast ka tentim të ndikimit në njerin prej dëshmitarëve të mbrojtur.

Ne urdhërin për arrestim të Gjykatës Themelore në Prishtinë qartë thuhet se dikush tjeter e jo z.Azem Syla kinse e ka kontaktuar dëshmitarin e mbrojtur kohë më parë pas lirimit të z.Azem Syla dhe të tjerëve nga paraburgimi.

Është skandaloze dhe duket e qëllimshme se pse Eulex-i nuk e ka arrstuar personin të cilin e dine se kush është, atë që eventualisht e ka kontaktuar dëshmitarin e mbrojtur, sepse EULEX-I e pranon se ata kane qene në objektin e dëshmitarit të mbrojtur kur kjo ka ndodhur dhe e kanë fotografuar personin që e ka kontaktuar dëshmitarin e mbrojtur.

Është normale dhe obligative që të mbrohen dëshmitarët në lënd penale, por nuk është normale as ligjore dhe as e drejtë që të arrestohet z.Azem Syla kinse për tentim ndikimi në dëshmitare posaçerisht kur policia, prokuroria dhe gjyqtari i eulexit në formë të shkruar dekalarojn se e dine personin qe e ka kontaktuar dëshmitarin e mbrojtur e kanë fotografin e tij, dhe nuk e arrestojn atë por e arrstojne z.Azem Sylen.

Sipas vendimit të Gjykatës z.Azem Syla sot përseri do te dal para Gjyatarit të procedures paraprake ne Gjyaktën Themelore ne Prishtinë.

Koha nuk është përcaktuar se kur do të ndodhe kjo”, ka shkruar Gashi.

Aktakuzë ndaj dy imamëve nga Prizreni

0

Nën dyshimet për “Terrorizëm”, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj kryeimamit të Pjesës, Enes Gogës, imamëve nga Prizreni, Idriz Bilibani dhe Mallzom Mazllomi, imamit nga Prishtina, Bedri Robaj, dhe kryetarit të LISBA-s, Fuad Ramiqi. Pas shumë hetimeve dhe mbledhjeve të fakteve për disa muaj, të gjithë këta të pandehur po akuzohen nga organi i akuzës për veprat penale që ndërlidhen me nxitje të kryerjes së veprave terroriste.

Përveç imamëve të akuzuar pjesë e akuzës është edhe Fuad Ramiqi, i cili është kryetar i partisë islamike LISBA. Prokuroria bën të ditur se Ramiqi dyshohet të ketë kryer veprën penale që ka të bëjë me “Thirrje për rezistencë”.

“Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër pesë të pandehurve: Bedri Robaj, ish-imam në xhaminë afër ‘Termokosit’ në Prishtinë, Idriz Bilibani hoxhë nga Prizreni, Enes Goga kryeimam nga Peja, Mazllom Mazllomi imam nga Prizreni dhe të pandehurit Fuad Ramiqit. Sipas aktakuzës të pandehurit: Bedri Robaj dhe Idriz Bilibani me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale ‘Shtytja për kryerjen e veprave terroriste’, nga Neni 141 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, bën të ditur Prokuroria.

Gjithnjë sipas Prokurorisë Speciale “të pandehurit, Enes Goga dhe Mazllom Mazllomi, po ashtu sipas aktakuzës kanë kryer veprën penale ‘Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit, kombëtar, racor, fetar apo etnik’, nga Neni 147 par. 2, lidhur me par.1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërkaq të pandehurin Fuad Ramiqi aktakuza e ngarkon me kryerjen e veprës penale ‘Thirrje për rezistencë’”, ka njoftuar Prokuroria e Shtetit përmes zyrës së saj për informim.

Aktakuza e ngritur ndaj të pandehurve ka ardhur si rezultat i hetimeve dyvjeçare. Sipas Prokurorisë Speciale, në hetime kanë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë, në të njëjtën çështje penale, porse në mungesë të provave është marrë aktvendim për pushimin e hetimeve ndaj tyre.