Home Blog Page 5797

Zgjedhjet lokale: Shorti për renditjen e partive tërhiqet nesër

0

Nga nesër do të dihet se cfarë numrash do të mbajnë partitë politike në zgjedhje lokale që pritet të mbahen me 22 tetor në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se organizon tërheqjen e shortit për renditjen e Subjekteve Politike në fletëvotim për Zgjedhjet Lokale”.

Tërheqja do të bëhet nga ora 10:00 në Swiss Diamond.

Shiten vepra arti për shërimin e Manojlës

0

Disa piktura, fotografi dhe punë dore të artistëve kosovarë u shitën në ankand në Prizren në mbrëmjen humanitare për të ndihmuar shërimin e Manolja Kabashit.

Prizrenasja 22 vjeçare po vuan nga leukemia, ndërsa është shtruar në një spital në Turqi, kurse ka nevojë për transplant të palcës kurrizore që kushton 241,500 euro.

Më së shtrenjti në ankand u shit një pikturë e dhuruar nga Zake Prelvukaj që mbërriti 500 eurot.

Interesim i veçantë u tregua edhe për një punim prizrenas argjendi të quajtur “Flutura” që u shit 200 euro.

Shumë nga veprat e shfaqura në ankand kishin motiv qytetin e Prizrenit, ndërsa disa nga ato që nuk u shitën mund të blihen edhe online.

Përpara zhvillimit të ankandit, për të pranishmit performoi Kuarteti “Pentagram”, ndërsa pas ankandit grupi Jericho dhe DJ Bandar.

Paratë e grumbulluara nga shitja e biletave, pijeve dhe veprave të artit do t’i dorëzohen familjes së Manolja Kabashit. /Kallxo.com/

Shikoni performancën e Joe Lynn Turner në Hardh Fest (Video)

0

Festivali i vjeljes së rrushit dita ditës po rritet dhe po merr përmasa ndërkombëtare.

Mbrëmë ka performuar para një publiku të madh edhe ish-vokalisti i Deep Purple, Joe Lynn Turner.

Turner dha një performancë të shkëlqyer para publikut në Rahovec.

“Hardh Fest” shkruan në faqen e vet në Facebook se, “kjo është performanca e tij e parë në Ballkan”.

Ndryshe, ky është edicioni i 16-të i festivalit Hardh Festit ndërsa i pranishëm ishte edhe Yigit Ozsener, aktori turk i njohur për rolin e Rizait në serialin “Cesur ve Guzel”. /Telegrafi/

Haradinaj tregon arsyen e mospjesëmarrjes në seancë

0

Kryeministri i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se seanca që po mbahet sot nga opozita është e pakuptimtë.

Këtë deklaratë Haradinaj e ka dhënë në hollin e Kuvendit të Kosovës, derisa brenda në sallë po mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga Vetëvendosje! dhe LDK-ja.

“Unë dje kam kërkuar debat që t’i dëgjojë dhe të përballemi, e lëshuan sallën. Kjo që po ndodh sot është e pakuptimtë”, ka theksuar Haradinaj. /Epoka e re/

Seancë e jashtëzakonshme sot në orën 12:00

0

Kuvendi i Republikës së Kosovës, sot në orën 12:00, do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, sipas kërkesës së 53 deputetëve nënshkrues.

Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të saj, të drejtuar nga kryetari Kadri Veseli.

Kryetari Veseli vlerësoi se kërkesa e parashtruar i plotëson kushtet procedurale.

Në këtë seancë do të debatohet lidhur me “Parimet Programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021”, të prezantuar në seancën e 9 shtatorit 2017.

A ka nevojë letërsia për shfrenim seksual?

0

Revolucioni seksual në Evropën Perëndimore e në SHBA ka ndodhur shpejt duke përmysur thuajse të gjitha “normat morale dhe fetare”. Gjithçka e filluar me Frojdin duke vijuar me të tjerë psikolog, studiues e shkrimtarë konkludoi në çeljen e të parës revistë “me pullë të kuqe”, revistës “Playboy” në vitin 1953 në Çikago të SHBA.

Përveç efektit pozitiv të lirisë, revolucioni pati edhe të metat e veta si disafishim i divorceve në vetëm një vit e të tjera.

Por le ta shohim seksin në një tjetër këndvështrim, në atë të fshehtësisë së artistit, sidomos të shkrimtarit.

Cvajgu ka bërë nga viti 1910 deri ën vitin 1946 pafund biografi personazhesh historikë, shkrimtarësh, filozofësh e psikologësh. Po të lexojmë ato të shkrimtarëve, kuptojmë se disa nga më të suksesshmit kanë kaluar një jetë seksuale në shthurje të plotë, duke thyer çdo kufi të moralit të asaj kohe dhe të moralit fetar i cili nuk ndryshon.

Cvajgu, duke u bazuar në studimet e Frojdit, në librin biografik kushtuar këtij të fundit, e quan njeriun kafshë parahistorikë të burgosur prapa hekurave të moralit. Por artisti, bashkuesi i shkronjave për të krijuar fjalë, i fjalëve për të krijuar fjali e i fjalive për të krijuar paragrafe, lidhja mes të cilave duhet të prekte dhe/ose të zgjonte popullin, a mund të ishte një kafshë, për më tepër e burgosur prapa hekurave të moralit?

Kështu, disa shkrimtarë dolën nga kuadroja, për to e neveritshme dhe moslejuese, e moralit. Për këtë arsye, një pjesë e madhe e shkrimtarëve e kanë konsideruar veten ateist deri dhe antikrisht.

Pak kohë më parë, në datëlindjet respektive të secilit, Konica.al ka paraqitur fakte nga jeta e Hygoit, Kafkës dhe Heminguejt. Mjaft të lexojmë ato fakte, pa u përfshirë në studime të thella të jetës së tyre duke lexuar ndonjë nga biografitë e pafundme të bëra për to, mund të kuptojmë mënyrën se si ato shkrimtarë kanë dalë nga nga hekurat e moralit.

Ndër të paktët shkrimtarë të njohur që kanë folur haptazi për jetën e tyre seksuale dhe shfrenimin me të cilin e kalonin është Charles Bukowski. Në librin e tij “Femrat” (në anglisht Women), botuar nga shtëpia botuese “LMG”, ai, pavarësisht frazës klishe para thuajse çdo libri “Ky roman është pjellë e fantazisë.” , shpalos hapur marrëdhëniet e veta me seksin e bukur.

Nëpërmjet personazhit kryesor, Henri Kinaski i cili ka të gjitha tiparet e Bukowskit (lindur në vitin 1920 në Gjermani, jetonte në Los Angjelos, pinte e pinte pafund dhe ishte shkrimtar) ai tregon se si e kishte kaluar periudhën e plakjes së tij fizike si një shkrimtar, deri diku i suksesshëm mes dhjetra femrave.

Në një nga momentet që Henri po krijonte një marrëdhënie të qëndrueshme me një vajzë, “pra gjithçka shkonte si në vaj”, në të vërtetë ishte fatkeqësi sespe “ishin pikërisht këto gjëra që s’e linin një shkrimtar të punonte”.

Prandaj vlen të shktrohet një pyetje: A ka nevojë letërsia apo autori për shfrenimin sekusal?

Mësohet dita kur Mustafa ia dorëzon zyrën Haradinajt

0

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, do t’ia dorëzojë postin e shefit të ekzekutivit Ramush Haradinajt, në ditën e parë të javës që vjen.

Burime të portalit “Koha.net” kanë bërë me dije se Mustafa e Haradinaj do të bëjnë pranim – dorëzimin e detyrës të hënën.

“Të hënën do të bëhet dorëzimi i detyrës te z. Haradinaj. Për orën, mbetet që të konfirmohet, por besojmë se do të jetë aty kah mesdita”, ka thënë për portalin “Koha.net” një burim brenda kabinetit të Mustafës.

Opozita kërkon seancë të jashtëzakonshme

0

Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Alternativa kërkojnë mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për sot në ora 12.00.

Kërkesa është bërë me arsyetim të mungesës së debatit në seancën e 9 shtatorit lidhur me parimet programore të Qeverisë së Kosovës 2017-2021.

Kërkesa me nënshkrimet e deputetëve të këtyre partive i është dërguar kreut të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli  dhe Kryesisë së Kuvendit.

Zafir Berisha e mban fjalën nuk e votoi qeverinë Haradinaj

0

Deputeti i partisë, Nisma, Zafir Berisha ka abstenuar gjatë votimit të qeverisë Haradinaj. Zafir Berisha ka thënë se nuk e voton një Qeveri të ndërtuar nga kryehajduti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe e kushtëzuar nga Lista Sprksa e AKR-ja.

Deputeti i partisë Nisma, Zafir Berisha pavarësisht që është pjesë e koalicionit PAN, pak minuta para se të fillojë seanca ka njoftuar se nuk do të votojë qeverinë Haradinaj.

 

Votohet Qeveria Haradinaj!

0

Parlamenti i Kosovës ka votuar në orët e mbrëmjes së sotme qeverinë e re të koalicionit PDK-AAK-NISMA-AKR dhe Lista Serbe.Më 62 vota pro është zgjedhur kryeministër i nominuari për këtë post nga koalicionit PANA Ramush Haradinaj.Ndërsa kundër kësaj qeverie në krye me Haradinajn nuk pati asnjë votë, kjo pasi që deputetë nga radhët e VV-së, LDK-së dhe Alternativës e kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës në shenjë proteste, pas refuzimit të kërkesës për debat rreth përbërjes së qeverisë së re, raporton GazetaBlic.com

Këta janë emrat e kabinetit qeveritar të Qeverisë Haradinaj:Kryeministër Ramush HaradinajZëvendëskryeministra:
Enver Hoxhaj
Fatmir Limaj
Behgjet Pacolli
Dalibor Jevtiq
Dardan Berisha
Ministrat:Ministria e Financave: Bedri Hamza
Ministria e Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë: Besim Beqaj
Ministria e Drejtësisë : Abelard Tahiri
Ministria e Drejtësisë: Uran Ismajli
Ministria e Integrimeve Evropiane: Dhurata Hoxha
Ministria e Kulturës: Kujtim Gashi
Ministria e Infrastrukturës: Pal Lekaj
Ministra e FSK-së Rrustem Berisha
Ministra e Arsimit: Shyqeri Bytyqi
Ministria e Tregtisë: Bajram Hasani
Ministër i Punës Skender Recica
Ministria e Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli
Ministria e Mjedisit Albena Reshitaj
Ministria e Punëve të Brendshme Flamur Sefaj
Ministria e Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka
Ministria e Diasporës Dardan Gashi
Ministria e Pushtetit Lokal Ivan Todosijeviq
Ministria për Kthim: Dalibor Jevtiq
Ministria e Bujqësisë Nenad Rikalo
Ministria e Administratës Publike Mahir Jagcilar
Ministria e Zhvillimit Rural Rasim Demiri