Home Blog Page 5798

Sherifi sqaron: Vota kundër e Zafir Berishës nuk ka të bëjë me Kujtim Gashin

0

Deklarimi i deputetit të Nismës për Kosovën, Zafir Berisha se nuk do ta mbështes me votë qeverinë Haradinaj ka bërë bujë të madhe.

I pyetur nga mediet, Bilall Sherifi tha se një nga arsyet pse Berisha nuk e mbështet qeverinë Haradinaj është propozimi i PDK-së qe ministër i Kulturës të jetë Kujtim Gashi.

Por, kjo po del të mos jetë arsyeja.

I kontaktuar nga ‘Indeksonline’, Bilall Sherifi ka thënë se nuk ka pasur informacione të sakta përkitazi me këtë çështje.

“Unë sapo zhvillova një takim me kolegun Berisha dhe mund të konfirmoj qe Kujtim Gashi nuk është arsyeja pse Berisha nuk po e mbështet qeverinë Haradinaj. Sigurisht, ai mund të ketë arsye tjera”, ka thënë Sherifi.

Megjithatë, vet Berisha e ka përmendur Hashim Thaçin si arsye pse nuk qeveria Haradinaj nuk e mbështet propozimin e tij. /Indeksonline/

Veseli mban premtimin – Ministrinë e Kulturës e udhëheq Kujtim Gashi

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka realizuar premtimin e dhënë në Prizren se Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit do të zhvendoset në këtë qytet dhe se ajo do të drejtohet nga një Ministër i Prizrenit.

PDK ka vendosur që Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do ta udhëheqë Kujtim Gashi, i cili aktualisht mban detyrën e Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prizrenit, por më parë ka udhëhequr Departamentin e Kulturës dhe ka mjaft përvojë në këtë fushë.
Me ftesë të Shtëpisë së Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kujtim Gashi ka kryer trajnime të specializuara për lidership.

Aktualisht është pranë mbrojtjes së masterit në Fakultetin e Edukimit.

Ministri Gashi aktualisht e ushtron detyrën e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prizrenit ndërsa në të kaluarën ka qenë edhe Koordinator i Sektorit të Rinisë në Komunën e Prizrenit.

Ai ka qenë pjesëtar i Trupave Mbrojtëse të Kosovës – Kompania e Ndërlidhjes – Zona II-të, ndërsa po ashtu është themelues i revistës studentore “Ardhmëria” dhe themelues i organizatës studentore “ShAPS”.

Hidrocentrali që deri në vitin 1973 furnizoi Prizrenin me energji elektrike

0

Në dalje të qytetit të Prizrenit, në drejtim të burimit të Lumbardhit të Prizrenit është një objekt i veçantë. Është ky hidrocentrali i Prizrenit, objekt muze. Deri në vitin 1973 banorët e Prizrenit janë furnizuar me dritë nga ky hidrocentral.

Përpjekjet për elektrifikim të Prizrenit datojnë nga vitit 1908

Në historinë e elektro energjetikës së Kosovës thuhet se përpjekjet e para për prodhimin e energjisë elektrike në Kosovë janë të vitit 1908, kur janë bërë përpjekje për formimin e një organizate për ndërtimin dhe shfrytëzimin e energjisë elektrike në Prizren, ndërsa pas një viti ka filluar aksioni për ndërtimin e centralit elektrik mbi lumin e qytetit.

Mirëpo, thuhet më tej në këtë histori, luftërat ballkanike dhe lufta e parë botërore e kanë ndërprerë këtë nismë për ndërtimin e hidrocentralit në lumin e qytetit të Prizrenit.

Centralet e para në Kosovë ndërtohen me mjetet e kapitalit të jashtëm apo të brendshëm privat dhe qyteti i parë në Kosovë, që ka pasur fatin të “shijojë” dritën elektrike është Ferizaji.

Në vitin 1922 në këtë qytet, në një mulli të një hoxhe identiteti i të cilit, nuk dihet, instalohet një gjenerator, i cili ditën shërbente për nevoja të mullirit kurse natën për ndriçimin e lokaleve të rëndësishme, tregut dhe rreth 60 amvisnive të këtij qyteti.

Më 1927 në Prishtinë ndërtohet një termocentral me avull, me fuqi 60 kVA e më vonë 400kVA. Në të njëjtin vit ndërtohet hidrocentrali mbi lumin Ibër për ndriçimin e Mitrovicës, i cili, pas 12 vitesh më 1939 pushon së punuari.

Në vitin 1928 në lokalet e një mulliri në Pejë, montohet gjeneratori që njëkohësisht ndriçon edhe disa rrugë kryesore të qyteit.

Ndërsa në Prizren drita e parë vjen në vititn 1929, njëzet e një vjet pas nismës së parë për ndërtimin e hidrocentralit mbi lumin e qytetit, nga i cili do të bëhet elektrifikimi e qytetit..

Në këtë vit ndërtohet hidrocentrali që sot është objekt muze nën mbrojtjen e shtetit. Hidrocentrali në fillim ishte me fuqi 160kVA, ndërsa pas tetë vjetësh montohet gjeneratori i dytë dhe kapaciteti elektrik zmadhohet në 320kVA.

Ky hidrocentral në atë kohë ka qenë më rentabil dhe teknikisht më i pasuri në Kosovë. Sipas dëshmitarëve të kohës, nga hidrocentrali i parë i Prizrenit kanë mundur ta marrin dritën vetëm familjet e pasura prizrenase.

Në vitin 1931 në Prizren kanë funksionuar tri trafo që kanë prodhuar 220 000 k£h. Nga historia e elektrifikimit të qytetit të Prizrenit është interesant të përmendet e dhëna se me elektrifikimin e Prizrenit, qyteti e fiton edhe kinoaparaturën e parë, më të cilën kanë mundur të shihen filma dokumentar dhe artistik në sallën e kinemasë së qytetit.

Në ato vite prodhimi i energjisë elektrike te afaristët e Prizrenit zgjoi interesim për rritje të kapacitetit të hidrocentralit me qëllim të zhvillimit të veprimtarive ekonomike dhe të zhvillimit të veprimtarive të tjera në bazë të shfrytëzimit të energjisë.

Tregtarët prizrenas mendojnë për hekurudhën e parë elektrike në Ballkan

Në historikun e elektrifikimit të Prizrenit thuhet se personalitetet autoritative nga radhët e tregtarëve të pasur prizrenas formuan këshillin nismëtarë që kishte për detyrë ta vlerësojnë mundësinë për ndërtimin e hekurudhës elektrike në rrugën Prizren- Ferizaj- Shkup.

Ky këshill në të cilin ishin Haxhi Rrustem Shporta, Shani Llausha etj e filloi punën seriozisht, madje mblodhi edhe kapitalin fillestar, i cili nuk ishte i vogël, por pushteti i atëhershëm nuk ishte i interesuar që të zhvillohej Kosova e lëre më për zhvillimin e Prizrenit, prandaj idea për ndërtimin e hekurudhës së parë elektrike në Ballkan ra në harresë.

Me zhvillimin në këtë fushë të Kosovës, hidrocentrali mbi lumin e qytetit të Prizrenit e ndërprenë prodhimin e energjisë elektrike më 1 nëntor të vitit 1973 për shkak të kapacitetit të vogël dhe vjetrimit të stabilimenteve, përkatësisht zgjerimit të qytetit.

Me rastin e 50 vjetorit të themelimit të këtij hidrocentrali me 8 nëntor të vitit 1979 nga Enti për Mbrojtjen e përmendoreve kulturore të Prizrenit ky objekt shpallet objekt muze i elektroekonomisë së Kosovës.

Në këtë objekt muze gjenden: stabilimentetet e hidrocentralit, materiali arkivor mbi nismën dhe përfundimin e objektit, grafikonet dhe fotografitë e objekteve të elektroekonimisë së Kosovës, veglat dhe materialet instaluese prej ditëve të para të elektrifikimit të Prizrenit, trafoja e vjetër nga Ferizaji, pjesët e hidrocentraleve të vogla nga anë të ndryshme të Kosovës, pjesë të centralit me gaz të Gjilanit etj. /Gazetaere.com/

Kjo është arsyeja e vërtetë pse Zafir Berisha, nuk do ta votoj Qeverinë Haradinaj

0

Deputeti i Nismës Bilall Sherifi ka thënë se deputeti Zafir Berisha e ka hidhërimin jo me Qeverinë Haradinaj por me kandidatin për ministër Kujtim Gashi.Ai tha se deri sa të kthehen deputetët tjerë edhe Zafiri do të vijë dhe është e drejtë e tij të votojë si të do. Sherifi ka sqaruar situatën të cilën u krijua në seancë e që sipas tij PAN ka kërkuar që të vazhdohet me debat pasi që mungojnë disa deputetë.

Zafir Berisha nuk e voton Qeverinë Haradinaj

0

Deputeti nga Nisma, Zafir Berisha ka befasuar kur ka thënë se nuk do ta votojë Qeverinë Haradinaj.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka dhënë edhe arsyet se pse vota e tij nuk shkon për Qeverinë në krye me Ramush Haradinaj që pritet të votohet në seancën e sotme.

Sipas tij, “kumbara e këtij koalicioni është kryehajduti i Kosovës, Hashim Thaçi”, njofton Klan Kosova.

Më poshtë statusi i tij i plotë:

Miq të nderuar dhe ju qytetarë të Kosovës të cilët më keni besuar që të ju perfaqësoj në Kuvendin e Republikes!

Me gjithë respektin tim personal për Ramushin.

Mendoj se respekti për Kosovën dhe institucinet tejkalon atë ndaj individit, prandaj dëshiroj që të ju bëj me dije arsyet e mia se pse nuk do ti jap besimin kësaj Qeverie.

1. “Kumara” i këtij koalicioni është kryehajduti i Kosovës Hashim Thaqi, personi përgjegjës për dështimin e shtetit i cili është bë me shumë sakrific e gjakë…

2. Çasja jo korrekte, jo parimore dhe ofenduse e familjes Pacolli dhe Listës Serbska lidhur me Qeverinë e re Haradinaj.

3. Emra jo të denjë me të kaluarë të dyshimt korruptive si dhe protagonist të aferës “PRONTO”.
Ka edhe 101 arsye pse nuk duhet të keqpërdori besimin tuaj dhe ta votoj këtë kombinim qeverisës, ndërsa nuk e kam as edhe një arsye të vetme pse duhet të veproi ndryshe.

Prizreni miraton Planin zhvillimor komunal të arsimit 2017-2021

0

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit kanë miratuar Planin zhvillimor komunal të arsimit 2017-2021, duke shprehur qëndrimin që Ekzekutivi lokal të angazhohet për zbatimin e përpiktë të tij.

Gjatë shqyrtimit ky plan është vlerësuar si dokument i rëndësishëm për fushën e arsimit, i cili i ka munguar deri më tani pushtetit lokal të Prizrenit, shkruan sot Koha Ditore.

Në të njëjtën kohë këshilltarët e KK-së kanë theksuar se vërejtjet e shprehura në seancën e javës së kaluar janë përfshirë në plan, duke e plotësuar dhe përmirësuar përmbajtjen e tij.

Grupi i vetëm i këshilltarëve që e kanë kundërshtuar këtë politikë publike ka qenë ai i Lëvizjes Vetëvendosje.

Kastriot Krasniqi në emër të grupit të këshilltarëve të PDK-së e ka mbështetur miratimin e Planit Zhvillimor komunal të Arsimit, duke shtuar se “çështja e buxhetimit duhet të zgjidhet ashtu që ky dokument strategjik të realizohet”.

Mybera Mustafa nga LDK-ja është shprehur në favor të miratimit të Planit, mirëpo edhe ajo si vërejtje kryesore ka adresuar nevojën për një buxhet më të madh. Ajo ka parashtruar edhe disa vërejtje që, sipas saj, janë paraqitur në seancën e kaluar, por nuk kanë hyrë në dokument.

Ndërsa Skënder Susuri nga NISMA ka bërë të ditur qëndrimin se “Plani ka pësuar ndryshime esenciale krahasuar me javën e kaluar”, prandaj dhe ka konfirmuar mbështetjen për miratimin e tij.

Fatmir Kastrati ka pohuar se AAK-ja e përkrah aprovimin e këtij Plani, me kushtin që i njëjti të zbatohet në praktikë.

Legjenda e rock-ut, Joe Lynn Turner performon sonte në Rahovec

0

Në Aeroportin Ndërkombëtarë “Adem Jashari” në Prishtinë, sot bëhet pritja zyrtare e legjendës së rock-ut, Joe Lynn Turner, ish vokalist i grupit Deep Purple dhe Rainbow.

Joe Lynn Turner, do të performojë sot në koncertin e festës së vjeljes së rrushit “HardhFest 2017”, në Rahovec.

Ndryshe, Hardh Fest këtë vit mbahet në datat 7, 8, 9 dhe 10 shtator, nën sloganin “Mbas verës, vjen vera”.

17 shprehjet e filozofit antikrisht!

0

117 vite më parë u nda nga jeta në moshën 56 vjeçare një ndër filozofët më me ndikim të periudhës së tij, autori i “Kështu foli Zarathustra” dhe ai që tha se njerëzimi nuk kufizohet vetëm nga e mira dhe e keqja, Frederik Niçe.

Frederik Niçe ishte një filozof gjerman që urrente krishtërimin dhe moralin. Filozofia e tij, gabimisht ngatërrohet me atë të nazizmit, sepse motra e tij ishte një lloj nazisteje, e cila dëshironte ta ngjallte punën e të vëllait pasi ai vdiq. Me ringjallje, kuptojmë një manipulim të rëndë për ta bërë veprën e tij të dukej anti-semite dhe pro-naziste.

Më poshtë, po ju paraqesim disa nga shprehjet më të rëndësishme të filozofit gjerman, antikrishtit dhe antimoralistit, Frederik Niçe (marrë nga “Përtej së Mirës dhe së Keqes”):

Është çnjerëzore të bekosh atje ku dikush mallkon.

Në lavdërim ka më shumë shkelje se në qortim.

Krishtërimi i dha helm për të pirë Erosit; ky nuk vdiq, por u kthye në ves.

(Për çdo parti) Një bari ka gjithmonë nevojë për një dele. Në të kundërt, do t’i duhet atij të bëhet vetë delja.

Të flasësh shumë për vetveten mund të jetë edhe një mënyrë për t’u fshehur.

Ku është pema e dijes, aty është gjithmonë parajsa.

Ajo që bëhet nga dashuria ndodh gjithmonë përtej së mirës dhe së keqes.

Ndjenja e tragjedisë shtohet dhe pakësohet me sensualizmin.

Marrëzia është diçka e rrallë te njerëzit e veçantë, ndërsa tek grupet, partitë, popujt, epokat është në rregull.

Femra e mirë dhe femra e përdalë do dru.

Pjesa e poshtme e trupit bën që qenia njerëzore të mos merret aq lehtë për Perëndi.

Fjalia më me cipë që kam dëgjuar: Te dashuria e vërtetë është shpirti që përqafon trupin.

Edhe bashkëjetesa pa kurorë u shthur: nga martesa.

Në sajë të muzikës, pasionet kënaqen me vetveten.

Nuk ka dukuri morale, por vetëm një shpjegim moral të dukurive.

I vura veshin jehonës dhe dëgjova lavdërime.

Në kushte paqeje, njeriu i luftës vërsulet kundër vetvetes.

Në Prizren, sot mbahet mbrëmje bamirësie për Manolja Kabashin

0

Sot aktivistë dhe qytetarë të Prizrenit organizojnë mbrëmjen e bamirësisë për Manolja Kabashin, vajzën 22 vjeçare nga Prizreni, e cila aktualisht është duke u trajtuar për leukemi në një spital në Stamboll të Turqisë.

Mbrëmja e bamirësisë mbahet në Kinemanë Lumbardhi në Prizren dhe fillon në orën 19:00.

Gjatë mbrëmjes së bamirësisë do të performojnë dy bende muzikore, Kuarteti Pentagram dhe Jericho. Ndërsa në fillim të mbrëmjes do të organizohet edhe audicioni me piktura dhe fotografitë dhuruara nga piktorë dhe fotografë të njohur të Kosovës. Gjatë mbrëmjes do të keni mundësinë për të blerë njërën nga veprat artistike.

Të gjitha mjetet e tubuara do t’i dhurohen familjes së Manolja Kabashit për t’i mbular shpenzimet e shërimit.

Mbrëmja do të jetë e hapur për publikun, ndërsa hyrja do të jetë 5 euro. /PrizrenPress.com/

Dita e Ramush Haradinajt

0

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme, ku pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë zgjedhja e qeverisë së re.

I mandatuar për ta udhëhequr qeverinë e ardhshme të Kosovës është lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, partia e të cilit është pjesë e PAN-it me PDK-në dhe Nismën, ndërsa në koalicion janë edhe AKR, Lista Serbe dhe partitë tjera të minoriteteve.

Për t’u zgjedhur Qeveria, duhet t’i ketë së paku 61 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.