15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Shiten vepra arti për shërimin e Manojlës

Disa piktura, fotografi dhe punë dore të artistëve kosovarë u shitën në ankand në Prizren në mbrëmjen humanitare për të ndihmuar shërimin e Manolja Kabashit.

Prizrenasja 22 vjeçare po vuan nga leukemia, ndërsa është shtruar në një spital në Turqi, kurse ka nevojë për transplant të palcës kurrizore që kushton 241,500 euro.

Më së shtrenjti në ankand u shit një pikturë e dhuruar nga Zake Prelvukaj që mbërriti 500 eurot.

Interesim i veçantë u tregua edhe për një punim prizrenas argjendi të quajtur “Flutura” që u shit 200 euro.

Shumë nga veprat e shfaqura në ankand kishin motiv qytetin e Prizrenit, ndërsa disa nga ato që nuk u shitën mund të blihen edhe online.

Përpara zhvillimit të ankandit, për të pranishmit performoi Kuarteti “Pentagram”, ndërsa pas ankandit grupi Jericho dhe DJ Bandar.

Paratë e grumbulluara nga shitja e biletave, pijeve dhe veprave të artit do t’i dorëzohen familjes së Manolja Kabashit. /Kallxo.com/

Më Shumë

Ndërprerje në furnizimin e ujit në Prizren dhe Malishevë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar konsumatorët se sot me datën 26.04.2024 prej orës 10:20 për shkak të defektit të...

O Zot që fatet tona në dorë i mban!

Poezi nga Ndoc Gjetja O Zot që fatet tona në dorë i mban! Na ruaj nga shëndeti trashaman, na ruaj nga orekset e Sanço Pançës, na ruaj nga...

Lajmet e Fundit