Home Blog Page 5805

Mamusha në prag të zgjedhjeve lokale

0

Banorët ankohen për mungesë të ujit të pijshëm

Banorët e Mamushës në zgjedhjet lokale te 22 tetorit garojnë me tre kandidatë. Secili nga ta kërkon zgjidhjen e problemit të ujit dhe tregut lokal.

Sipas banorëve drejtuesit e tashëm në këtë komune kanë dështuar edhe në zgjidhjen e problemit për ndërtimin e Qendrës Mjekësore./21Media

Zafir Berisha uron fillimin e vitit të ri shkollor

0

Kandidati i NISMA-s për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, përmes Facebookut të tij, ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor, i cili fillon nesër.

“Të gjithë nxënësve, mësuesve dhe prindërve të Kosovës, urime fillimi i vitit të ri shkollor dhe paqit suksese… Me respekt Zafa”, ka shkruar Berisha, përcjell PrizrenPress.

Kur Evropa është raciste: problemi që dy artistë e sjellin në Prizren

0

Familjet rome në mbarë Evropën kanë tregimet e tyre të dhimbjes. Racizmi është i gjallë dhe në formë të mirë, fatkeqësisht, në shumë shtete.

Dy artistë kanë vendosur që racizmin në një formë indirekte ta sjellin në Prizren. Hulumtimi i tyre disavjeçar tregon se edhe shoqëritë më të formuara në Evropë, diku në periferitë e tyre kanë shtypur romët dhe kulturën e tyre.

Në Autostrada Biennale – një Bienale arti që po mbahet në Prizren dhe i ka dhënë një ngjyrim tjetër qytetit të bukur pikturë, artistët Rena Rädle dhe Vladan Jeremi? vijnë me instalacionin “Housing Question” – Pyetje e Strehimit.

Instalimi Pyetja e Strehimit përshkruan realitetin e punëtorëve emigrantë romë dhe të tjerëve të pasigurt, nëpërmjet tri studimeve të rasteve, në qytete të ndryshme evropiane: Beograd, Helsinki dhe Romë. Kjo reflekton në mënyrë kritike çështjen e akumulimit të kapitalit, të arritur përmes shpronësimit të tokës dhe ekspozon lidhjen e këtyre proceseve në racizëm. Dy video të integruara në instalim, Belleville dhe Gazela, rezultuan nga protestat e familjeve rome, pas dëbimit të detyruar dhe shkatërrimit të shtëpive të tyre nga qeveria e qytetit dhe për hir të punimeve ndërtimore të lidhura me manifestimin sportiv Universiade 2009 në Beograd.

E nëse mendojmë se një shoqëri si Helsinki është më pak raciste, kjo nuk vlen edhe pas hulumtimit të artistëve. Pas rishqyrtimit dhe prishjes së detyruar të një vendbanimi rom në Helsinki, në vitin 2011, Rädle & Jeremi? i ftoi aktivistët, politikanët dhe teoricienët të marrin pjesë në një diskutim publik mbi mundësinë e ndërtimit të një rrjeti trans-urban të “hoteleve për punëtorët e pasigurt” në qytetet evropiane, si dhe një sërë propozimesh për vendosjen e parimeve të përgjithshme për zgjidhjet e strehimit lokal, që do të realizoheshin në Helsinki dhe në vende të tjera në Evropë. Videoja Axhenda e Strehimit paraqet parimet kryesore, lidhur me çështjen në fjalë.
Katër videot dhe Instalacioni vijnë në Prizren në kuadër të Autostrada Biennale.

““E kemi zgjedhur këtë temë sepse mendojmë që është një çështje aktuale në Evropë. Ne mendojmë që puna jonë duhet të merret me zhvillimet aktuale në Evropë. Qe nga vitit 2000 kemi hulumtuar këtë çështje dhe në Autostrada Biennale kemi prezantuar rezultatet e këtij hulumtimi”, thotë Jeremic. për KultPlus.

Dyshja janë artistë praktika artistike e të cilëve përfshin vizatimin, tekstin, fotografinë, instalimin dhe videon, shkruan KultPlus.

Video Pyetja (Çështja) e Strehimit, thekson vazhdimësinë e politikave raciste ndaj romëve, duke e vendosur fjalimin e tyre në mjedisin e njohur historik të qytetit dhe vendeve në Romë, si Casilina 700 dhe 900, ku vendbanimet janë shkatërruar dhe banorët e tyre janë zhvendosur në kontejnerë.

“Për ne, kur flasim për çështjen e drejtësisë sociale në raport me komunitetin rom, mendojmë që është shumë me rëndësi që të ndajmë ndërlidhjen mes varfërisë dhe standardit të ulët jetësor nga çështja kulturore. Një nga pikat problematike për popullatën rome dhe zgjedhjen e problemit të banimit, është se në përgjithësi problemet e romëve interpretohen si çështje e kulturës apo traditave rome. Ne duam të tregojmë që kjo është qasje e gabuar dhe se kjo është një çështje politike. Nëse flasim për segregim hapësinor ne po kërkojmë një zgjidhje për banim” pohon artistja Rena Rädle.

Artistja thotë se ndihet e kënaqur që rezultati i një pune disavjeçare po shpaloset në Prizren, në Kosovë.

“Përshtypjet për Autostrada Biennale janë fantastike. Më pëlqen shumë të jem në Prizren, është një nga qytetet më të bukura në Ballkan” tregon artistja.

Dyshja artistike jetojnë dhe punojnë në Beograd, Serbi. Që nga viti 2002 ata kanë zhvilluar një praktikë të përbashkët artistike, që shqyrton hapësirën e mbivendosjes ndërmjet artit dhe politikës. Projektet e tyre përfshijnë ndërhyrje artistike dhe angazhim në debatet dhe luftërat aktuale publike, bashkëpunimin ndërdisiplinor dhe shpërndarjen përmes medieve të ndryshme.

Vdes kitaristi i Steely Dan

0

Kitaristi i njohur Walter Becker, bashkëthemelues i rok grupit të njohur Steely Dan, ka ndërruar jetë në moshën 67 vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Becker, duke mos dhënë detaje apo shkaqe të vdekjes së tij, transmeton Klan Kosova.

Walter Becker mungoi në disa nga koncertet e tourit të grupit Steely Dan në korrik të këtij viti, pasi ishte duke u trajtuar për një sëmundje të cilën nuk e kishin specifikuar.

Mjeku i tij e kishte këshilluar atë kohë që kitaristi i Steely Dan, të mos largohej nga shtëpia e tij për shfaqjet, transmeton Klan Kosova.

Becker raportohet se vdiq në mesditën e së dielës.

”Can’t buy a thrill” është albumi i tyre me të cilin debutuan në muzikë në vitin 1972, pjesë e grupit ku ishte dhe Walter Becker.

Dy persona fyejnë dhe sulmojnë policët në Rahovec, arrestohen

0

Dy persona janë arrestuar në Rahovec pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit, duke mos i respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë i kanë kanosur dhe fyer verbalisht si dhe kanë tentuar ti sulmojnë zyrtarët policor.

Të dyshuarit, sipas Policisë, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, shkruan PrizrenPress.

Buja: Presim lëvizje, deri më 7 shtator i sigurojmë votat

0

Koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN) pret që deri më 7 shtator, datë kjo që u përmend se do të jetë vazhdimi i seancës konstitutive, do t’i sigurojë votat për kryetarin e Kuvendit.

Shukri Buja, anëtari më i ri i Nismës për Kosovën, ka thënë për Ekonomia Online, ka thënë se shumë shpejt do të formohen institucionet e reja.

“Shpresoj që deri më 7 shtator t’i kemi lëvizjet pozitive në drejtim të krijimit të institucioneve. Po flas për datën 7 shtator, në kuptimin e asaj që mund të arrijmë të sigurohen votat, por edhe po shpresojmë që deri më 7 shtator do të kemi lëvizje”, ka thënë ai.

“Shumë shpejt ditëve në vijim do të angazhohemi edhe më shumë se që janë angazhuar dhe do t’i kemi institucionet e vendit”.

Por Buja po kërkon përgjegjësi nga dy partnerët e koalicionit PAN që kanë marrë përgjegjësi për sigurimin e numrave bazuar në marrëveshjen parazgjedhore.

Buja me tej ka shtuar se Ramush Haradinaj e Kadri Veseli duhet të intensifikojnë veprimet e tyre, ngase sipas tij, kjo çështje është zgjatur.

“Ne kemi një marrëveshje, marrëveshje parazgjedhore dhe në të cilën jemi marrë vesh që partia më e madhe në kuadër të PAN-it që ka numrit më të madh të deputetëve të nominojë kandidatin për kryetar të Parlamentit, po ashtu e kemi nominuar me kohë Haradinajn për kryeministër. Janë dy njerëz që duhet të intensifikojnë veprimin që duhet të krijohen institucionet dhe vërtet kjo është duke u zgjatur kjo çështje”, ka thënë Buja për EO.

I pyetur për ndarje të ministrive dhe “hisen” e Nismës në këtë koalicion, Buja ka thënë se prioritet njëherë është bërja e numrave.

“Nuk kemi mundur të flasim të ndarjen e dikastereve qeveritare, sepse së pari duhet të sigurohen numrat sepse është bërë e madhe kjo çështja e numrave a i kemi apo s’i kemi. Dhe pas votimit të parlamentit bëhet votimi i kryeministrit, kështu që do kemi konsulta kush e si do veproj brenda qeverisë”.

Buja ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014 nuk e specifikon se çka ndodh nëse propozimi për kryetarin e Parlamentit vonon.

Ish-deputeti i PDK-së, vërejtje ka për aktim më të lartë juridik të vendit.

“Vendimi i 2014 e ka qartësuar deri diku që i vetmi koalicion apo parti fituese mund të propozoj kryeparlamentarin, por nuk e thotë çka nëse nuk votohet dhe nuk propozohet, deri sa mund të zgjas për këto nuk ka procedurë të qartësuar as me ligjin. Ne kemi hapësirë që në Kushtetutë të veprohet politikisht shumë në fakt po veprohet në dëm të qytetarëve”.

Seanca e 24 gushtit ishte tentimi i gjashtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Më 3 gusht u mbajt seanca e parë.

Ajo u ndërpre për shkak të mungesës së koalicionit PAN-it, për të vazhduar më pas me përpjekjen e dytë në po atë ditë.

Pas dështimit të dytë, kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci thirri deputetët që të mblidhen të nesërmen, me 4 gusht.

As seanca e 4 gushtit nuk solli rezultate. Me 10 gusht u thirrën deputetët përsëri në seancë, mirëpo, edhe ky tentim rezultoi i paefektshëm.

Hera e parafundit kur janë mbledhur deputetët së legjislaturës së gjashtë ka qenë 14 gushti. /EO/

Nesër fillon viti i ri shkollor

0

Sot përfundon pushimi veror i nxënësve të arsimit fillor dhe atyre të mesëm

Nga nesër, për vitin e ri shkollor 2017/2018 në bankat e shkollave do të jenë mbi 20.437 nxënës të klasës së parë.

Shkollën e mesme do ta fillojnë 17.131 nxënës. Pjesa më e madhe e nxënësve janë regjistruar në shkollat e mesme profesionale, 9.983 nxënës, ndërsa në gjimnaze, 6.703 nxënës

Një grua e zhveshur, përballë vetes

0

Një grua e zhveshur në banjo është gjithnjë e bukur. Momenti kur i dorëzohesh intimitetit, dhe takimit me veten, është përpjekur gjithnjë të ndërtohet nga piktorët dhe artistët në vepra apo piktura. Gazmend Freitag ka një cikël pikturash nga ky moment, ku femrat ngjajnë aq të bukura.Nuk kanë rëndësi linjat perfekte, një artist përpiqet të ravijëzoi në trupin e një gruaje mendimet e saj. Pothujse të gjitha nudot e realizuara nga Gazmend Freitag  kanë brenda intimitetin që i bën të pakrahasueshme.

Ai ka ditur të gjejë tek secila prej tyre dicka të pathënë, dicka që ne e shohim teksa përpiqemi të analizojmë momentin ku ndodhen. Gazmend Freitag (lindur më 25 maj 1968 në  Patcan të Poshtëm) është piktor shqiptar nga Kosova. Shkollën e mesme e mbaron në Prizren në vitin 1987, ndërsa mbas dy semestrave studimi në fakultetin juridik në Prishtinë, më 1990 zhvendoset në Gjermani.

Nga viti 2004 jeton dhe vepron në Linz, Austri. Në vitin 2013 mori studime në drejtimin Nudo në Universitetin e Arteve në Linz te profesoresha Annelies Oberdanner. U bë i njohur ndërkombëtarisht me pjesëmarrjen e tij në Biennalin e parë në Verona, Itali.Veprat e Gazmendit janë ekspozuar kryesisht në Vjenë dhe Linz të Austrisë si dhe në vende të tjera të Evropës si Itali dhe Sllovaki.

Vepra që ka arritur njohje dhe vlerësim më të lartë është “Baresha”, me të cilën artisti u prezantua në Biennalin e Parë në Verona, Itali, dhe që është pjesë e katalogut të saj. Gazmend Freitag  ka dhe një sërë vizatimesh që sjellin figura të njohura të kulturës e mendimit shqip si Pjetër Pogdani, Lasgush Poradeci apo Aleksandër Moisiu. /Shqip/

Kur studiuesi anglez zbulonte sekretet e shqiptarëve më 1922: Ja pse janë rraca më e fortë në botë

0

Ka qënë studiuesi Auron Tare ai që pulbikoi një letër të rrallë të gjeneralit kanadez të Brigadës Dr. Frederik William Burnham i Ushtrisë Britanike që ishte pjesë e forcës ndërkombëtare në Shkodër.

Dr. Frederik William Burnham

Letra mban datën e 22 majit 1922.

Zotërinj gjatë një viti kam vizituar, operuar apo trajtuar 20, 133 paciente që kanë ardhur në Ambulancën e Kryqit të Bardhë këtu në Shkodër. Zbulimet negative nuk janë më pak interesante se ato pozitive. Vetëm një rast me kancer dhe megjithëse numrin e madh të pacientëve asnjë rast me apandesit.

Shqiptarët vendas hanë shumë rrallë mish dhe ushqehen me perime të freskëta, grurë të zier, bukë dhe prodhime bulmeti. Këta janë nga njerëzit me vitalë dhe më të fortë në botë.

Këta njerëz i japin shumë rëndësi zbrasjes së stomakut duke dalë jashtë tre herë në ditë dhe duke zbrazur edhe zorrën e trashë. Ky është ritmi natyral i zorrëve për njerëzit që jetojnë jo më mish. Me mishngrënësit ndodh fenomeni i kalbjes së mishit në kolonën e zorrës dhe si rrjedhim sjell helme që paralizojnë stomakun dhe sjellin kapsllëk, kolit dhe apandesit nëpërmjet zgjatimit të kolonës në apandesit“. /Konica.al/

Shëndetësia kosovare me ligje “të mira” që nuk po zbatohen

0

Të paktën 22 ligje që rregullojnë fushën dhe funksionimin e shëndetësisë, janë miratuar viteve të fundit nga Kuvendi i Kosovës.

Por, sikurse edhe në fushat tjera, sfidë më vete mbetet zbatimi i ligjeve.

Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se ligjet po zbatohen në një masë të kënaqshme, por sindikalistët e shëndetësisë e thonë të kundërtën. Sipas këtyre të fundit, ligjet po miratohen pa u kalkuluar implikimet buxhetore dhe më pas ato po mbesin vetëm në letër.

Në anën tjetër, zyrtarë nga Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut thonë se ligjet në Kosovë janë të standardeve evropiane, por buxheti i Kosovës nuk e mbulon zbatimin e plotë të tyre.

Blerim Syla, kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë thotë për Radion Evropa e Lirë se përveç implikimeve buxhetore të paparapara për zbatim të ligjit, është edhe faktori njeri që ndikon në moszbatimin e plotë të tyre.

“Sa u përket ligjeve, ato janë të aprovuara vite më parë, por që shumë nga to, në të shumtën e rasteve nuk janë të zbatueshme në praktikë. Andaj kjo e dëmton funksionalizmin e shëndetësisë si duhet”.

“Disa ligje, po e marr shembull atë të Odave të Profesionistëve Shëndetësorë, nuk funksionojnë si duhet, pikërisht për shkak të tekeve të individëve të caktuar. Ndryshe, ligjet nuk kanë të bëjnë me politikën, por politika po ndërhyn në ligje. Pas aprovimit po ndërhyn politika dhe po i dëmton në masë të madhe”, vlerëson Syla.

Ndërkaq, Afërdita Hoxha, zyrtare ligjore në Ministrinë e Shëndetësisë,bën të ditur se është mungesa e buxhetit dhe e resurseve humane ajo që ndikon në moszbatimin e plotë të disa ligjeve. Megjithatë, ajo thotë po ashtu, se nuk janë të gjitha ligjet të pazbatueshme, pasi që disa prej tyre zbatohen në tërësi.

“Në përgjithësi, ligjet që janë në fuqi zbatohen, por disa nga to për shkak të kostos dhe resurseve humane, nuk aplikohen. Për shembull, Ligji për Sigurime Shëndetësore për shkak të mungesës së resurseve humane dhe ngritjes së kapaciteteve, e që është në fazë Ministria e Shëndetësisë nuk është e gatshme, tash për tash të zbatohet”, thotë Hoxha.

Sipas saj, një gjendje e tillë pa dyshim që mund të ketë implikime negative te qytetarët, pasi nuk ofrohen shërbime adekuate shëndetësore.

Ndërkaq, Behxhet Shala nga Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, thotë për Radion Evropa e Lirë se ligjet që miratohen nga Kuvendi i Kosovës, janë në harmoni me ato të Bashkimit Evropian. Por, buxheti i Kosovës është ende shumë i ulët për t’i zbatuar ato.

“Realisht, çdo ligj që miratohet, duhet ta ketë edhe koston financiare. Dhe, kryesisht, ligjet tona u përmbahen standardeve të Bashkimit Evropian dhe këtu qëndron hendeku i madh i asaj që ligjet miratohen dhe nuk mund të implementohen”.

“E ka të pamundur Kosova t’i mbulojë këto ligje, pasi buxheti është më shumë social dhe zbatimi i ligjeve është i imponuar nga buxheti e që s’ka garanci që mund t’i financojë këto ligje. Këtu po shfaqen probleme dhe çdo qeveri dhe ministra po mundohen t’ua lënë barrën ministrave paraprak. Jo pse ata nuk duan t’i zbatojnë ligjet, por nuk po mund t’i zbatojnë”, thekson Shala.

Sidoqoftë edhe zyrtarë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Kosovë, ligjet në fushën e shëndetësisë, që janë hartuar viteve të fundit, i kanë cilësuar si një bazë e mirë në reformën e mëtutjeshme shëndetësore, por kanë vlerësuar se zbatimi i tyre është vënë në pikëpyetje. /REL/