Çmimi i qirasë: 300 EUR / muaj
Numri i dhomave: 3
Sipërfaqe: 91 m2
Për vendbanimin: Ballkon / Terracë, Ashensor, E mobiluar
Komuna: Prizren
Banesa gjendet tek kompleksi liburnia aferhib petrol
Çmimi i qirasë: 300 EUR / muaj
Numri i dhomave: 3
Sipërfaqe: 91 m2
Për vendbanimin: Ballkon / Terracë, Ashensor, E mobiluar
Komuna: Prizren
Banesa gjendet tek kompleksi liburnia aferhib petrol
Nuk i harron dëshmorët. Çdo ditë shkruan për heroizmin dhe rënien e tyre të lavdishme.
Në maji të këtij viti, ka filluar të publikojë pjesë nga ditari “ Kronikë nëpër stuhi”.
Ish- drejtori i Drejtorisë politike të UÇK-së për Zonën e Pashtrakut, prof.dr. Sabahajdin Cena, ka vizituar Kompleksin Memorial të dëshmorëve në Rrafshin e Dukagjinit.
Është shoqëruar nga familja e luftëtarit të UCK-së, Jeton Hulaj.
“Vizitova familjen patriotike të luftetarit Jeton Hulaj”,shkruan Cena në Facebook.
“Baba i Jetonit, invalid i luftës dhe Jetoni, luftëtar, prej Prejlepi, vizituam dhe nderuam Kompleksin Memorial dhe dëshmorët e Rrafshit të Dukagjinit”.
“Për këtë mundësi e për lule, i falënderoj Hulajt e Prejlepit dhe Gecajt e Llukës”.
“Nga nostalgjia vizitova pikat në Lumbardh, Ura e Pozharit, Ratishin, Dashinocin, Bardhaniqin, Zhebelin, Gergocin dhe Cermjanin. U ngjita në Sukë dhe pash Digën e Radoniqit”.
“Lavdi të gjithë dëshmorëve, e Zoti i shperblefte Hulajt dhe Gecajt që ma mundësuan tërë këtë çmallje për Gllogjanin”./PrizrenPress.com/
Në rast se ata nuk na duan në një shtet të vetëm, pasi thonë shqiptarët qenkan Musliman
Atherë…
Na Kristianët, do ti shkriejmë kryqet tona dhe do ti bajmë fishek, me mbrojt vllaznitë tanë musliman shqiptarë
– At Gjergj Fishta

Pikërisht në ditën e vdekjes së këtij poeti të madh të kombit që i përkiste besimit katolik kryemyftiu i Shkodrës u shpreh:”Nuk e di se si mbas kësaj dite të zezë, mbi Shkodër mund të lindë dielli përsëri”.
Poeti i madh shqiptar Fishta në çdo festë të besimit musliman lidhte një varg llampash me ngjyra që nga Kisha e fretërve e deri tek xhamia në piacë.
Kjo tregon se përjetësisht mes krerëve të besimeve fetare në Shqipëri gjithnjë ka ekzistuar një harmoni e mrekullueshme fetare. /Konica.al/
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi).
Në këtë përvjetorë të ditëlindjes së nobelistes shqiptare, sot në mbrëmje, në Katedralen e Prishtinës do të bëhet hapja e “Ditët e Nënë Terezës”, të cilat do të zgjasin deri më 5 shtator. Kjo ditë shënjon edhe fillimin e përgatitjes së afërt të festës së Shën Nënë Terezës, e cila do të kremtohet më 5 shtator, kur do të bëhet edhe shugurimi i Katedrales “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.
Për këtë rast është përgatitur një program kulturor me këngë klasike dhe recitim të poezive dhe uratave të Nënë Terezës, si dhe një ekspozitë e fotografive.
Programi:
Gjon Gjevelekaj “Nënës së mirë”, Adelina Paloja (soprano) dhe Pranvera Hoxha (piano)
“Lamtumirë” (poezi), Jehona Gashi
Një fjalë përshëndetëse me këtë rast do ta mbajë edhe Imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i Kosovës.
Alfredo Catalani: EBBEN! NE ANDRÒ LONTANA, Adelina Paloja (soprano) dhe Pranvera Hoxha (piano)
Recitim të Poezive të Nënë Terezës, Lumnie Sopi
Shenjtëresha e Dashurisë – Shën Nënë Tereza, Don Lush Gjergji
Avni Mula: AGIMET SHQIPTARE, Adelina Paloja (soprano) dhe Pranvera Hoxha (piano)
Poezi të Nënë Terezës, Bislim Muçaj
Ekspozitë me fotografi si dhe koktej rasti.
Bllokada institucionale në vend mund të vazhdojë deri pas zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen në Kosovë më 22 tetor të këtij viti. Ilir Ibrahimi, njohës i rrethanave politike në vend, ka konsideruar se bllokada mund të vazhdojë deri pas zgjedhjeve lokale.
“Duke parë deklaratat e liderëve të partive politike, është e qartë që ata nuk kanë për qëllim për të gjetur zgjidhje, por synojnë që këtë bllokadë ta vazhdojnë edhe më tutje, ndoshta deri pas zgjedhjeve lokale. Ky është një kalkulim i pastër politik”, ka deklaruar ai për “Zërin”.
Mirëpo ka konsideruar se një gjë e tillë sjell pasoja për shtetin e Kosovës. Megjithatë ka konsideruar se kriza do të mundë të tejkalohej lehtë po që se do të arrihej një marrëveshje mes partive.
“Kriza do të mundë të kalohej shumë lehtë nëse do të kishte një frymë kompromisi ndërmjet liderëve politikë. Nuk duhet të harrohet që veprimet e sotme vendosin precedentë edhe për të ardhmen. Nuk mund t’ia lejojmë vetes që pas çdo zgjedhjeje të kemi bllokada të tilla. Sot kemi bllokadë kundër PAN-it, por nesër e njëjta mund të ndodhë kundër LVV-së apo LDK-së”, ka potencuar ai.
Kurse analisti politik Imer Mushkolaj ka thënë se koalicioni PAN nuk do ta ndalë bllokadën derisa t’i sigurojë votat. E në rast zvarritjeje, sipas tij, presidenti i vendit është ai i cili duhet të ndërhyjë dhe ta kërkojë gjetjen e një kompromisi. E ky kompromis, sipas tij, do ta përfshinte krijimin e një qeverie me miratimin e të gjitha partive.
“Kompromis mund të jetë krijimi i një qeverie me pajtimin e të gjitha palëve, por i një qeverie që do ta ketë një afat kohor të funksionimit. Gjatë asaj kohe do të mundë të çoheshin përpara disa procese urgjente që kanë mbetur peng”, ka shtuar ai.
Ndërkohë ka konsideruar se tutje nevojitet të bëhen edhe ndryshime kushtetuese në mënyrë që të shmangen bllokadat e tilla.
“Por e rëndësishme është po ashtu që ndërkohë të bëhen edhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese e ligjore që të mos ketë më situata të tilla bllokuese përballë të cilave mund të gjendemi edhe në të ardhmen edhe për fajin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, një aktgjykim ky politik dhe i padrejtë”, ka theksuar Mushkolaj. /Zeri/
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj thotë se Zafir Berisha, do të jetë kryetari i ardhshëm i Prizrenit.
Sipas tij, Berisha së bashku me kandidatët e tjerë të Nismës, do të dalin fitues të zgjedhjeve.
“Zafir Berisha është kryetari i pakontestueshëm i Prizrenit”, tha Limaj, gjatë një takimi që ka pasur sonte me kandidatët e Nismës për Kuvendin e Prizrenit.
“Ju do të jeni ekipi fitues i zgjedhjeve në Prizren”, ka thënë Limaj.
Në këtë takim, Limaj e Berisha kanë diskutua për të gjitha hapat e veprimit në organizimin e zgjedhjeve.
Kandidati për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha foli për platformën zgjedhore të NISMA për Prizren.
Ai, kërkoi nga kandidatët dhe strukturat e partisë që të jenë pranë qytetarëve për të kërkuar besimin e tyre, që “Prizrenin t’ua kthejmë qytarëve”,shkruan PrizrenPress.
“Padyshim se fryma e NISMA-s socialdemokrate, tash e sa vite është instaluar në qytetin e Prizrenit, frymë kjo që do të kurorëzohet me fitoren e radhes me 22 tetor”, tha Berisha./PrizrenPress.com/
Një lider si Donald Trump, nëse deri sot nuk ka shërbyer për asgjë, së paku për një numër artistësh është inspirim për krijim veprash arti.
Fytyra e tij krenare është vendosur në Prizren, në qendër të qytetit. Siç thotë koncepti artistik i veprës, vepra është vendosur në qytetin e bukur të Prizrenit, ku puthen tri ideologjitë: modernizmi, minarja që u shkatërrua në vitin 1963 me pretekstin se po e dëmtonte modernizimin e Prizrenit dhe të gjeturat arkeologjike të periudhës romake.

“Think Big” është fotografi e grupit artistik OPA – Obsessive Possessive Aggression, e cila është pjesë e bienales Autrostrada Biennale e cila ka nisur para disa ditësh në Prizren. OPA përbëhet nga Slobodanka Stevceska dhe Denis Saraginovski, dy artistë që kanë studiuar në Shkup dhe punojnë së bashku në inspirimin e tyre artistik.
Monumenti i ri në Prizren, me fytyrën e Trump, si në gur kufitar që shënon kufirin e tri ideologjive që përmendëm më lartë, gjendet saktësisht në vendin ku kanë ekzistuar portrete të bronzit që përkujtonin heronjtë e Luftës së Dytë Botërore. Të gjitha ato janë zhdukur.
“Për neve, Donald Trump është një imazh i njëjtë si Nikola Gruevski. Kuptohet, më i fuqishëm. Duke e vënë portreti e Trump në vendin e monumentit të braktisur, duam të theksojmë momentin e lindjes së idiokracisë. Ai është vendosur në një lokacion ku dikur ishte një simbol i betejës anti-fashiste. Duke pasur në mendje deklaratat e fundit të Trump, monumenti kthehet në vend të konfliktit dhe paralajmërimit” tregojnë artistët për KultPlus.

OPA reagojnë ndaj zhvillimeve me anë të narratives artistike. Projektet specifike artistike, ndërhyrjet si ky në Prizren, ekspozitat, mockumentaries, videot, dokumentarët televizivë janë në mesin e mediumeve që ata përdorin për të reaguar.
Ata kanë ekspozuar në Estoni, Kroaci, Gjermani, Francë, Holandë e në Shtete të Bashkuara të Amerikës.
“Me këtë punë tonën, qyteti tani ka simbole edhe të kristianizmit edhe të islamit. Duke e pasur parasysh se të dyja religjionet janë përmendur disa herë në fjalimet e Trump-it por edhe janë përdorur si justifikim për konflikte e luftëra, puna merr edhe një tjetër dimension” tregojnë artistët.

Ardhja e tyre në Prizren dhe në Autrostrada Biennale duket se përbën një moment të rëndësishëm në karrierën e tyre artistike, shkruan KultPlus.
“Na pëlqen kompleksiteti i Autostrada Biennale. Nuk është vetëm një ekspozitë, por një hapësirë për edukim dhe një vend ku qytetarët e Prizrenit mund të shohin më shumë art. Për regjionin në përgjithësi është e rëndësishme një Bienale e tillë” tregojnë artistët, puna e të cilëve po qëndron e ekspozuar në Prizren. / KultPlus.com
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është shprehur i bindur se Hatim Baxhaku do të ketë mbështetjen e qytetarëve, por edhe të subjekteve tjera politike në vend për zgjedhjet komunale të 22 tetorit.
Ai këto komente i bëri gjatë prezantimit të kandidatit të LDK-së për kryetar të Prizrenit për zgjedhjet lokale.
Mustafa vlerësoi lart kontributin e Baxhakut për Kosovën, si në kohë paqeje, ashtu edhe në kohë lufte, ndërsa është shprehur se është kandidati më i qëlluar për Komunën e Prizrenit.
“Ne kemi dashur ta shfrytëzojmë këtë rast ta promovojmë kandidatin tonë për kryetar të Prizrenit, apo të them më qartë kryetarin e ardhshëm të Komunës së Prizrenit, Hatim Baxhakun. Është fjala për një njeri që është meritor për këtë përgjegjësi që do ta marrë nga qytetarët e Prizrenit dhe nga ata që jetojnë në qytetin e Prizrenit dhe fshatrat përreth. Ne ndajmë bindjen e plotë se është kandidati më i qëlluar për qytetin e Prizrenit. Është njeri, i cili e ka përkrahjen e qytetarëve. Është njeri që ka dhënë kontributin e tij gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si kirurg në teren, qoftë në Bajram Curr, qoftë në vendet e tjera ku ka lëvizur Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, tha Mustafa.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit është shprehur se do të përkushtohet maksimalisht për të mirën e qytetarëve, si dhe ka shtuar se përkrah do të ketë bashkëpunëtorët të pa korruptuar e profesionistë, të cilët nuk do ta lënë të gabojë.
Ndryshe, sot gjatë ditës LDK ka prezantuar edhe kandidatin e saj për Prishtinë, Arban Abrashin për Prishtinë./Telegrafi/
Liridon Rama
Aktualisht të gjithë po e ndjejmë se një nga faktorët kryesorë që e pengon Kosovën të gjejë stabilitetin politik dhe të ecë përpara është paaftësia jonë për tu marrë vesh me njëri tjetrin ose, kur arrijmë këtë marrveshje, paaftësia për ta respektuar atë.
Pse ndodh kjo në realitetin e përditshëm politik të vendit tonë?
Përgjigja është e thjeshtë; interesi imediat dhe personal ka sunduar mbi atë final pasi, së pari, shtysa e imediatit ka qenë shumë e fortë dhe, së dyti, pasi nuk kanë aftësi për ta sunduar pasionin imediat dhe për të ndriçuar interesin final.
Historikisht fenomeni që ka dëmtuar Kosovën më shumë se çdo gjë tjetër është pikërisht fakti se ambiciet politike dhe interest e ngushta imediate të klaneve i kanë shtyrë politikanët tanë të mos jenë koherentë në politikë e tyre dhe të mos i integrojnë interest e tyre në interesa mbarë kombëtare, çka i ka sjellë dhe po i sjell vazhdimisht vendit tonë pamundësi për stabilitet dhe progres.
Kosova vazhdon të vuan nga një mentalitet patriarkal dhe një mungesë e theksuar e kulturës demokratike, e ideve te ndryshme politike e filozofike. Kjo bën që njerzit t’i shohin gjërat të thjeshtëzuara në bardhë e zi, çka politikisht mund të transkriptohet në trajtën e totalitarizmit “kush nuk është me ne, është kundër nesh”.
Qytetarët e këtij vendi tek politikanët kosovar po gjejnë më shumë kultivues të urrejtës dhe armiqësisë, eqë kjo lirisht mund të konceptohet si një cilësi tjetër e totalitarizmit, e cila nuk njeh kundërshtar politik, por vetëm armiq politikë.
Eshtë e qartë se demokracia që kemi fituar është një demokraci ende në hapat e saj të parë, për te mos e quajtur demokraci primitive, por lufta për pushtet nuk duhet të na bëjë të devijojmë nga e vërteta që në rastin konkret është e mira e përgjithshme e kosovarve.
Shoqëria jonë ka nevojë të shoh që tendenca në rritje e uzurpmit të pushtetit nga të paaftit dhe kriminelet të zhduket, dhe që më në fund të kultivohet një kulturë korrekte politike ku fituesi dhe humbësi dinë përgjegjësit e tyre.
Sapiens est consilio mutare (është i ditur ai që ndryshon mendimin) thonë Latinët.
Prizreni ishte qyteti i parë që UÇK-ja e kishte marrë nën kontroll pas largimit të forcave serbe më 15 qershor të vitit 1999.
Ishte ditë e enjte, kur UÇK-ja e kishte konsoliduar kontrollin në Prizren dhe aty ishte komandanti Ekrem Rexha, i njohur si Drini i cili më pas u vra në rrethana të pasqaruara.
Për vrasjen e komandantit Drinit ka pasur një proces gjyqësor, por e vërteta asnjëherë deri me tash nuk ka dalë në shesh.
Ai në një kronikë të Associeted Press-it (AP) flet për atë se si Prizreni duhet të shërbejë si shembull për qytetet tjera, duke shtuar se trupat e tij do të presin urdhra nga NATO-ja.
Tutje ai flet se si UÇK-ja asnjëherë nuk ka lënduar civil dhe këtë nuk do ta bëjë as në liri.
“Ne asnjëherë nuk kemi lënduar civil, ne asnjëherë nuk kemi lënduar fëmijë, gra dhe pleq. Secili që ka qenë i involvuar në krime do të jetë përgjegjës për atë që ka bërë. Të tjerët, janë të lirë të qëndrojnë, ne nuk do të bëjmë presion të asnjëri”, ka thënë komandant Drini.
Vrasja e komandant Drinit
Komandant Drini u vra para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” në rrethana misterioze, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë. Në momentin kritik ai kishte dalë të ndezte veturën për të shkuar në punë, ndërsa ishte qëlluar me armë automatike, derisa po shikonte gomën e parë të veturës, nga ana e shoferit që ishte shpuar qëllimisht.
Për aftësitë e tij ushtarake për të janë thurur gjithfarë legjendash. Përmendet shpesh sidomos “kërcënimi” që si komandant i Zonës Operative të Pashtrikut ua kishte bërë oficerëve të KFOR-it gjermanë në momentin e hyrjes së UÇK-së në Prizren se do të shkrinte deri në një 10 mijë ushtarët sa kishte thënë që i ka në rast se serbët që kishin bërë krime ndaj popullatës civile do të provonin të qëndrojnë këtu.
Për zbardhjen e vrasjes, nën drejtimin e ndërkombëtarëve në Prizren janë mbajtur dy procese gjyqësore, por në mungesë provash, të akuzuarit, ish-pjesëtarë të UÇK-së, por edhe ish-shokë të “Drinit”, janë liruar. Procesi për të zbardhur vrasjen më vonë u zhvendos në Prishtinë, ku në një proces tjetër me drejtësinë u përball ish-komandanti i Zonës së Dytë të TMK-së, gjeneral Sali Veseli, që ishte akuzuar për bashkëpunim në vrasje.
Shkalla e dytë e Gjykatës e pat prishur aktgjykimin e Gjykatës në Prizren, ndërsa siç është thënë në mungesë provash liroi të akuzuarit.
Në Gjykatën dhe Prokurorinë Themelore të Prizrenit thonë se nuk ka asgjë të re rreth këtij rasti. Sipas kryeprokurorit, Sylë Hoxha, lënda tashmë mund të jetë dorëzuar nga ndërkombëtarët (të cilët kanë qenë kompetentë për këtë rast) në Prokurorinë Speciale të Kosovës.