Home Blog Page 5821

Visar Korenica, kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Rahovecit

0

Lëvizja Vetëvendosje ka nominuar Visar Korenicën kandidat për kryetar të komunës së Rahovecit, në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Korenica me këtë rast tha se që nga paslufta komuna e Rahovecit ka mbetur një nga komunat të lëna pas dore, si pasojë e keqqeverisjes, keqmenaxhimit dhe mos transparencës ndaj qytetarëve të komunës së Rahovecit.

“Ju jeni qytetarët më punëtorë në Kosovë dhe ju meritoni më mirë. Por, ndryshimet e mëdha dhe punët e mëdha bëhen vetëm bashkë dhe #MeZemër. 22 tetori përfaqëson datën e ndryshimit të madh për Rahovecin tonë dhe fillimin e një periudhe të re të ndritur, ku vet ju qytetarët do të udhëhiqni proceset dhe unë do të jem vetëm në shërbimin tuaj, në kontakt të përditshëm”, tha ai.

Ai tha se ka pezulluar të gjitha aktivitetet tjera, përfshirë edhe ato në organizatën Iniciativa Pozitive.

“Vetëm bashkë – të rinjtë, gratë sipërmarrëse, familjet e dëshmorëve dhe martirëve, vreshtarët, pensionistët, mërgimtarët dhe të gjitha shtresat tjera – vetëm bashkë mund ta bëjmë ndryshimin e madh për Rahovecin tonë. Pres që të bashkoheni të gjithë, #MeZemër për ndryshimin e madh, për Rahovecin tonë!”, tha ai. /Telegrafi/

Zyrtare: Hatim Baxhaku kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit

0

Lidhja Demokratike e Kosovës do të garojë për kryetar të komunës në Prizrenit në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, me ish-deputetin Hatim Baxhaku.

Vendimi është marr sot nga kryesia e kësaj partie, ndërsa këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

“Sot është vendos për Prishtinë ku do të garojë Arban Abrashi dhe në Prizren, Hatim Baxhaku”, ka thënë Haziri për lajmi.net.

Për Prizren si kandidatë i mundshëm ka qenë edhe Driton Selmanaj.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 22 tetor, ndërsa që sot përfundon afati i dërgimit të listave në KQZ./Lajmi.net/

Zënkë mes burrash në Malishevë: Gjuhen me armë zjarri

0

Një person i gjinisë mashkullore është arrestuar në fshatin Lubizhdë të Malishevës për përdorim të armës, shkruan PrizrenPress.

Policia e Kosovës bën të ditur se i dyshuari kishte shtënë një herë me pistoletë në drejtim të tokës pas një mosmarrëveshje që kishte me dy viktimat, burra shqiptar.

“Pistoleta me 10 fishekë është konfiskuar, ndërsa me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thotë PK-ja. /PrizrenPress.com/

Ky është kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit

0

Lidhja Demokratike ka bërë publike edhe emrat për kandidatë të dy komunave të fundit atë të Prishtinës dhe Prizrenit.

Pas publikimit të emrit për kandidat të Prishtinës, Arban Abrashi burime të Indeksonline mësojnë se kandidati për komunë të Prizrenit është ish-deputeti Hatim Baxhaku.

Baxhaku do të jetë kandidat i LDK-së në Prizren për zgjedhjet lokale më 22 tetor./Indeksonline/

Vrasje në tentativë në Rahovec

0

Është arrestuar një person në Dobidol të Rahovecit pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull.

Nga raporti i Policisë bëhet e ditur se viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, shkruan PrizrenPress.

Në vend të ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja, ndërsa në murin e shtëpisë së viktimës vëreheshin tri vrima të shkaktuara nga predhat.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me 42 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

PDK zyrtarizon Shaqir Totajn për kryetar të Prizrenit

0

Partia Demokratike e Kosovës sot bën zyrtarizmin e kandidatit të saj për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj.

Prezantimi i tij bëhet nga kryetari i PDK-së Kadri Veseli, shkruan PrizrenPress.

Njoftimi i PDK-së:

Të nderuar, ju njoftojmë se sot në ora 13:30, në zyret e PDK-së, dega në Prizren, bëhet prezantimi i kandidatit për kryetar të komunës së Prizrenit, nga radhët e PDK-së.

Prezent në këtë ngjarje do të jetë edhe kryetari i PDK-së, z.Kadri Veseli. /PrizrenPress.com/

Nisin homazhet për Bajram Rexhepin

0

Në hollin e Kuvendit të Kosovës, kanë nisur homazhet për ish-Kryeministrin Bajram Rexhepi i cili vdiq të hënën më 21 gusht, në një spital në Turqi.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 16:30 në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës.

KDTP emëron kandidatët për Prizren dhe Mamushë

0

Partia Demokratike Turke e Kosovës, pas një takimi të kryesisë së kësaj partie, ka marrë vendim për kandidatët për kryetar të komunës së Prizrenit dhe Mamushës.

Sencar Karamuço do të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar komune në Prizren ndërsa Abdülhadi Krasniç në Mamushë.

Në takimin e KDTP-së është mbajtur edhe një minutë heshtje në nderim të ish kryeministrit Bajram Rexhepi.

TIKA restauron objektin e Rushdijes në Prizren

0

Rushdija e Prizrenit në të cilën janë arsimuar shumë gjenerata është ndërtuar në fund të shekullit të 19 dhe është një trashëgimi kulturore e përbashkët e Kosovës dhe Turqisë. Ky objekt i trashëgimisë kulturore do të restaurohet nga ana e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA.

Informatat më të sakta në lidhje me Rushtijen e ndërtuar në vitin 1896 mund të gjenden në Salnamen e Vilajetit të Kosovës. Në Rushdije mësimet kanë zgjatur 4 vite dhe në të njëjtin vit të themelimin ka të dhëna se janë regjistruar 119 nxënës. Në Rushdije përveç mësimeve fetare dhe gjuhëve të lindjes janë mësuar edhe lëndët e historisë, gjeografisë, matematikës, artit dhe lëndëve të tjera, njofton Gazeta e Re.

Objekti i Rushdijes në kohën e Perandorisë Osmane është përdorur për qëllime arsimore kurse më vonë është shndërruar në spital. Kurse pas zjarrit të shkaktuar në vitin 1965 për një kohë të gjatë ka mbetur si rrënojë. Sot ndërtesa e Rushtijes gjendet përballë Lagjes së Tabakhanes dhe afër Lagjes së Suzi Çelebiut dhe ka mbetur si rrënojë.

Kryetari i Komunës së Prizrenit ka bërë kërkesë në TIKA për restaurimin Rushtijes e cila është një trashëgimi kulturore e përbashkët. TIKA-së e ka realizuar tenderin për përgatitjen e projekteve restauruese të Rushtijes e cila do të përfaqësojë lidhjen në mes të kaluarës dhe së ardhmes në zonën ku është duke u ndërtuar edhe biblioteka e qytetit nga ana e Komunës së Prizrenit.

Planifikohet që projektet e restaurimit për Rushtijen të përfundojnë brenda vitit 2017 kurse restaurimi i objektit në formën e saj origjinale do të realizohet gjatë vitit të ardhshëm. / KultPlus.com

Restaurimi dhe konservimi i ndërtesave arkitekturale në Prizren

0

Restaurimi dhe konservimi i ndërtesave me rëndësi  arkitekturale në Prizren ishte tema  që u diskutua në programin e mëngjesit në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) nga drejtori i Qendrës Rajonale  për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha.

Ai tha se qyteti i Prizrenit njihet për trashëgimi kulturore, dhe është një nga qytetet më të frekuentuara nga të gjitha vendet e Kosovës, ku vizitohet nga shumë turistë të huaj.

Hoxha vuri në dukje se tashmë janë realizuar tetë projekte që kanë të bëjnë me restaurimin e shtëpive tradicionale.

Si projekt me rëndësi tëv vecnatë  ai përmendi edhe restaurimin e shtëpisë së familjes Zhoriç në Prizren, ndërkaq edhe pastrimin e krojeve në Komunën e Prizrenit.

Sipas tij, Memorandumi i Mirëkuptimit i lidhur ndërmjet Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe Këshillit Danez për Refugjatë (DRC) mbështetur financiarisht nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar e akredituar në Kosovë për restaurimin e shtëpisë së vjetër në Qendrën Historike të Prizrenit ka rezultuar të jetë tejet i suksesshëm.

Ndërtesa në fjalë gjendet në rrugën “Marin Barleti” prapa xhamisë së Sinan Pashës në Prizren dhe gjendja e saj ishte shumë e vështirë, andaj pas konsultave dhe një bashkëpunimi të ngusht të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren me donatorët është përzgjedhur nga Ambasada Britanike dhe DRC për restaurim në kuadër të programit “për kthim dhe integrim të qëndrueshëm” të personave të zhvendosur.

Ai tha se Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren përmes këtij memorandumi ka marrë për obligim të hartojë projektin e restaurimit si dhe të bëj restaurimin dhe konservimin e fasadës së jashtme të ndërtesës.

Fasada e shtëpisë së familjes Zhoriç është punuar në frymën neoklasike të dekoruar me profilime të ndryshme në gjithë sipërfaqen e saj. Materiali që është përdorur është llaçi gëlqeror. Gjatë viteve nga ndikimi i kushteve atmosferike dhe nga mos mirëmbajtja, fasada ishte dëmtuar mjaft shumë, andaj si rezultat i kësaj ka qenë i pashmangshëm intervenimi në këtë ndërtesë.

Drejtori Samir  Hoxha theksoi se plaifikohen që të realizohen edhe 20 projekte të reja.