Përmbyllet sot konferenca për “të ardhmen e kufijve” në Prizren

Konferenca ndërkombëtare treditore “E ardhmja e kufijve”, organizuar nga Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor – Autostrada Biennale, përmbyllet sot në Prizren.

Në sesionin e sotëm, me fillim nga ora 11:00, në Hamamin Gazi Mehmet Pasha, do të diskutohet për: Kufijtë e padefinuar të artit bashkëkohor.

Arti modern dhe bashkëkohor ka pretenduar gjithmonë të jetë pa kufij, në emër tëndërkombëtarizimit, avant-gardës globale, kozmopolitane apo nomade. Dhe ende ekzistojnë kudo kufijtë në art, në aspektin e mjediseve shoqërore, politike apo ekonomike të artit. Ndërkohë që kërkojnë të kontekstualizojnë veprat e fillesave të ndryshme, arti bashkëkohor duket të përjetësojë kufijtë e padëshiruar. Atëherë, si bëhet fjalë për trendet e kërkimit të kufijve në shoqërinë bashkëkohore? Ose, a mund të jetë kthimi i kufijve që e bëjnë artin bashkëkohor edhe më sfidues, bindës apo problematik?

Folës në panelin e sotëm janë: Sislej Xhafa (SHBA), Miran Mohar (Slloveni), Yehuda Safran (SHBA) sidhe të gjithë artistët dhe folësit e konferencës. Fjalimi kryesor mbahet nga Sezgin Boynik (Finlandë), ndërsa moderohet nga Manray Hsu (Taivan), kurator i edicionit të parë të Autostrada Biennale.

Sot do të bëhet prezantimi i artistëve: Valentina Bonizzi (Itali), Alban Muja (Kosovë). /PrizrenPress.com/

Më Shumë

EC Ma Ndryshe: Qendra Historike e Prizrenit kërkon mbikëqyrje më të fuqishme institucionale

EC Ma Ndryshe, në kuadër të monitorimit të çështjeve që lidhen me planifikimin urban, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe interesin publik, ka pranuar shqetësime...

Në Prizren, gjobë prej 300 euro për ngasësin e kamionit që nuk siguroi ngarkesën

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më datë 30 qershor 2026, gjatë patrullimit të rregullt në qytetin e Prizrenit, policët e Stacionit...

Lajmet e Fundit