Home Blog Page 5834

Emri i Hatim Baxhakut për kryetar të Prizrenit, është diskutuar para se të aderojë në LDK, Driton Selmanaj

0

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli thotë se kandidatura e Hatim Baxhakut për kryetar të Prizrenit është propozuar dhe diskutuar para se Driton Selmanaj të antarësohet në LDK.

Sipas tij, Baxhaku e ka mbështetjen e Kryesisë dhe të 90 për qind të nëndegëve të LDK-së në Prizren.

“ Kur e kemi diskutuar emrin e Hatim Baxhakut, Driton Selmanaj nuk ka qenë pjesë e LDK-së. Tash ekziston një pajtim i gjërë që Baxhaku të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit”, thotë Avdyli për “PrizrenPress” .

Ai tregon se Selmanaj nuk shihet si kandidat që mund ta fitojë Prizrenin.

“Nuk e shohim si kandidat të mundshëm për fitoren e Prizrenit”, shprehet ai.

Kryesia e Degës së LDK –së, ka kandiduar Baxhakun për kryetar të Prizrenit.

Ndërkaq, ky subjekt politik është ndarë në dy taborre rreth kandidatit për kryetar të qytetit të lashtë.

Driton Selmanaj, që vjen prej Komunës së Suharekës dhe është deputet aktual, po e sfidon ish-deputetin dhe njërin ndër personat më të votuar të Prizrenit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, doktorin Hatim Baxhaku.

Telegrafi mëson se kryesia qendrore e partisë po e mbështet Selmanajn, i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare mori 35,280 vota, ndërsa pjesa më e madhe e degës mbështet Baxhakun duke përfshirë edhe kryetarin e degës, Haxhi Avdylin.

Por, gjithçka pritet të zgjidhet ditën e mërkure, kur edhe pritet të mblidhet kryesia qendrore e LDK-së, për të vendosur edhe për kandidatin për Prizrenin.

Ish -deputeti Hatim Baxhaku ishte lënë jashtë listës për deputet të LDK-së duke u ndëshkuar për kundërshtimet tij në Kuvend rreth demarkacionit me Malin e Zi./PrizrenPress.com/

Vdes këmbësori që u godit nga vetura në autostradën “Ibrahim Rugova” (Foto)

0

Indeksonline ka raportuar gjatë ditës për një këmbësor që është goditur nga vetura në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Këmbësori me iniciale Xh.M i lindur në vitin 1966, sipas zëdhënësit të policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka ndërruar jetë nga plagët e rënda që ka marr.

Krasniqi ka thënë për Indeksonline se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në daljen veriore për Prizren.

Sipas tij, policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Ndërkaq, lexuesit e Indeksonline kanë dërguar foto pak minuta pak aksidentit të viktimës së shtrirë në tokë dhe veturës BMW me targa të huaja, e cila shihet e dëmtuar pas përplasjes. /Indeksonline/

 

Vetura godet këmbësorin në autostradë afër Prizrenit(Foto)

18:21 (I plotësuar)- Një lexues i Indeksonline ka dërguar foton e veturës me të cilën u godit këmbësori sot në autostradën  “Ibrahim Rugova”.

Sipas fotos, vetura ka tagra të huaja dhe është dëmtuar në pjesën e përparme. /Indeksonline/

/

………………………….

 

Vetura godet këmbësorin në autostradën “Ibrahim Rugova” (Foto)

Një këmbësor është goditur nga vetura para pak çastesh në autostradën “Ibrahim Rugova”, përkatësisht në afërsi të Prizrenit.

Sipas një lexuesi të Indeksonline, i aksidentuari ka mbetur i shtrirë me lëndime në mes të rrugës, derisa ekipet mjekësore kanë intervenuar menjëherë.

Ndërsa shoferi që po voziste veturën BMW, po qëndron te vendi ku ndodhi aksidenti, dhe po merret në pyetje nga policia. /Indeksonline/

 

Hatim Baxhaku tregon se a ka mospajtime LDK rreth kandidatit për kryetar të Prizrenit ?

0

Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Hatim Baxhaku mohon se ka mospajtime në partinë e tij rreth garës për ta marrë qytetin e Prizrenit. Thotë se ka besimin e shumicës që ai të jetë kandidat për kryetar komune atje.

Raportimet se i njëjti ka marrë bekimin vetëm të degës së LDK-së në Prizren por jo edhe të kryesisë qendrore dhe se kjo e fundit po e përkrah Driton Selmanajn që të jetë pjesë e garës, ai i hedh poshtë.

Baxhaku ka sqaruar të shtunën për Gazetën Express se nuk ka të tilla mospajtime dhe se në mënyrë unanime ka marrë përkrahjen për të qenë në garën për Prizrenin.

“Jo. Nuk ka këso mospajtime. Unë nga kryesia e degës në Prizren në mënyrë unanime nga të gjithë anëtarët prezent ( mungonin 3-4 anëtarë) kam marr përkrahjen. Po ashtu edhe nga 90 pe rqind e nëndegëve. Normalisht kandidatura shkon në Kryesi dhe Këshillin e përgjithshëm nga ku pres përgjigje pozitive”, u shpreh Baxhaku, derisa shprehet i sigurt se PDK’së do ia marrë udhëheqjen e qytetit të Prizrenit.

Është i bindur në programin serioz të LDK’së. Madje thotë se PDK nuk ka të drejtë morale që ta kërkojë edhe një mandate në komunën e Prizrenit.

“Jam i bindur se me programin serioz që do tu ofrojmë qytetarëve të Prizrenit do ta marrim përkrahjen e tyre. PDK bile nuk ka as të drejtë morale të kërkoj edhe një mandat. Prizrenasit janë tmerrësisht të zemëruar nga keqqeverisja e PDK-së, për tri mandate dhe degradimit që i kanë bërë Prizrenit në të gjitha sferat”, ka shtuar ai.

Aktualisht kryetar i komunës së Prizrenit është Ramadan Muja i PDK’së i cili ka qenë në krye të Prizrenit për tre mandate radhazi.

Për këtë, Baxhaku thotë se përfaqësuesi i PDK’së mund të llogarit vetëm në votat e militantëve fanatik që sipas tij i kanë zhvat taksat e qytetarëve në mënyrën më të shëmtuar të mundshme deri tek fondet për shënimin e përvjetorëve të të rënëve në luftën e fundit të UÇK-së.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë publike disa nga kandidaturat që do të garojnë për të marrë komunat e ndryshme të Kosovës. Aktualisht në garë edhe për një mandat, janë zyrtarë të LDK’së që tashmë janë në krye të disa komunave.

Deri më tani nga kandidatët e LDK-së për kryetar të komunave që pritet të garojnë në zgjedhjet e 22 tetorit janë: Agim Veliu-Podujevë, Lufti Haziri-Gjilan, Muharrem Sfarqa- Ferizaj, Gazmend Muhaxheri- Pejë, Sokol Haliti- Viti, Burim Berisha- Fushë Kosovë, Imri Ahmeti-Lipjan.

Në komunën e Kamenicës është kandiduar Shaip Surdulli, në Suharekë Salih Asllani, në Shtimje-Selim Shabani, Istog- Haki Rugova, Dragash- Selim Kryeziu dhe për kryetar të komunës së Novobërdës kandidat do të jetë Bajrush Imeri.

Takohen Haradinaj- Veseli- Limaj e Ukë Rugova!

0

Para pak çastesh është zhvilluar një takim ndërmjet tre liderëve të PAN-it, Kadri Veselit, Ramush Haradinajt, Fatmir Limajt dhe djalit të ish- presidentit, Ibrahim Rugova, Ukës.Gazeta Blic ka arritur që të siguroj një fotografi nga ky takim, i cili është zhvilluar në një nga restaurantet në Kryeqytet.Sipas burimeve të Gazetës Blic, në këtë takim është biseduar për formimin e Qeverisë dhe për ndarjen e posteve ministrore.

“Në këtë takim ndër të tjera është biseduar edhe për ndarjen e dikastereve qeveritare”, thonë burime të Gazetës Blic.Ndërkaq, zyrtarisht askush nga PAN nuk ka dashur të flas rreth këtij takimi.Në anën tjetër, ditën e mërkurë Gazeta Blic duke u thirrur në burime brenda PAN-it ka raportuar se përpos motrës së Ukë Rugovës, Teutës, PAN do ta ketë mbështetjen edhe të Aleancës Kosova e Re.

Ditën e mërkurë, pas një takimi që ka pasur lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli me kandidatin e PAN-it për kryeministër, është arritur pajtueshmëria për koalicion.Sipas kësaj ujdie, Pacolli do të jetë ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës.Përpos kësaj ministrie, AKR me gjasë do t’i ketë edhe dy ministri tjera, derisa edhe Nisma për Kosovën do t’i ketë tri ministri.Ndërkaq, ende nuk dihet se sa ministri do t’i ketë AAK e PDK.

Kadri Veseli thur elozhe për Adem Mikullovcin

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) Kadri Veseli, nuk e ka asnjë fjalë të keqe për deputetin e Lëvizjes së Vetëvendosjes, Adem Mikullovcin, i cili po e drejton seancën themeltare të Kuvendit të Kosovës.

Përkundrazi, Veseli i thur elozhe Mikullovcit

“Mikullovci është një veprimtar që e ka dëshmuar vetën në vitet ’90-ta”, tha Veseli për TV Besën,transmeton PrizrenPress.

Sipas tij, Mikullovci është nën presion të madh nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Ai ka shumë presion nga Vetëvendosja”.

Veseli ka një këshillë për Mikullovcin.

“E kisha këshillu që të mos bëjë gabime,sepse mbi partinë është Kosova”.

Edhe Veseli ka premtuar se brenda 10-të ditësh do të formohet Qeveria e Kosovës./PrizrenPress.com/

Ramush Haradinaj: Vonesën do ta arsyetojë

0

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, premton se vonesa e formimit të Qeverisë së Kosovës, do të arsyetohet.

“Tash e kemi një bazë me të gjerë të zhvillimeve nga z. Pacolli, prandaj edhe kjo vonesë do të arsyetohet”, tha Haradinaj në Prizren për RTV Besa.

Sipas tij, formimi i Qeverisë së Kosovës, do të ndodhë brenda 10 ditësh.

“Qeveria e ardhshme do të jetë e përgjegjshme për obligimet që do ti marrë”, tha Haradinaj, transmeton PrizrenPress.

Ai, premtoi se pas formimit të Qeverisë, do të fillon ndryshimi në Kosovë.

Policia sekuestron drogë në Prizren

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar një sasi të dyshuar të narkotikëve në Prizren.

Në raportin ditor të Policisë thuhet se gjatë kontrollit të katër të dyshuarit meshkuj është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë rreth 8.96 gramë, shkruan PrizrenPress.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar ndërsa rastet vazhdojnë në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Suharekë: Banorët e dy fshatrave në ‘hall’ me erën e keqe (Video)

0

Kompania e pastrimit në komunën e Suharekës largimin e bërllokut po e bën thuajse çdo ditë nëpër fshatrat e kësaj ane. Mirëpo, banorët e Tërrnjës dhe Leshanit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për erën që po kundërmon.

“Kamioni është aq i vjetër sa uji që ato rrjedhin na mbyti nga era e keqe dhe po ndodhë vazhdimisht”, thotë njëri prej tyre, i cili nuk deshi që t’i përmendet emri.

Sipas tij, ditën kur vijnë të marrin bërllokun nuk dilet në fshat nga era e keqe që kundërmon.

Për më shumë, shikojeni videon më poshtë:

Arrestohet një burrë në Zhur, dërgohet në burgun e Dubravës

0

Policia ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore në fshatin Zhur të Prizrenit. Arrestimi i tij, sipas raportit të sotshëm të policisë, është bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.

I arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës. /PrizrenPress.com/

160 shqiptarë të akuzuar nga Serbia për krime lufte

0

Zyra e Prokurorisë në Gjykatën për Krime Lufte në Serbi ka akuzuar 160 shqiptarë për krime lufte duke thënë se për të gjithë këta ka dëshmi se kanë kryer krime, shkruan gazeta serbe Blic, njofton Klan Kosova.

Shumica prej të akuzuarve janë ish-anëtarë të UÇK-së, për të cilët Serbia thotë se ka fakte se kanë kryer krime ndaj civilëve serbë dhe civilëve të etnive të tjera.

Gjykata Serbe përkundër elanit të madh për të gjykuar ish-prestarët e UÇK-së, është treguar e paaftë të dënojë pjesëtarët e ushtrisë serbe që kanë kryer krime në Kosovë.