Home Blog Page 5844

Hoxhaj apo Krasniqi kryeparlamentar?

0

Enver Hoxhaj dhe Memli Krasniqi janë emrat më të lakuar në koalicionin PAN si kandidatë të mundshëm për kryeparlamentar nëse vendos përfundimisht të tërhiqet Kadri Veseli nga kandidatura. Kështu bëjnë të ditur burime të gazetës “Zëri”.

Shefi i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë një interviste të enjten në RTK ka deklaruar se është i gatshëm të tërhiqet nga kandidatura për kryetar të Kuvendit nëse lëvizja “Vetëvendosje” dhe koalicioni LAA do ta votojnë qeverinë “Haradinaj”.

“Unë i ftoj publikisht që nesër, të dalin dhe të zotohen publikisht se votojnë një kandidat tjetër nga PDK-ja, si dhe në të njëjtën ditë ta votojnë Qeverinë në krye me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe menjëherë e propozoj një kandidat tjetër për kryeparlamentar”, deklaruar Veseli.

I kontaktuar nga “Zëri” nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, nuk ka pranuar të japë sqarime se kush do të jetë kandidat tjetër po qe se largohet Veseli.

“Nuk kam asgjë për t’i shtuar deklarimeve të sotme të kolegëve të mi, si dhe komunikatës që e merrni pas pak”, ka thënë shkurt Krasniqi.

DokuFest ndez zyrtarisht ekranet e mëdha

0

Ka filluar edicioni i 16-të i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”.

Skena e “DokuFestit”, këtë vit në hapjen e saj mori pamjen e alienëve, ku Eroll Shporta, nisi hapjen me një fjalim.

“Për herë të parë sivjet se kemi problemin e pareve”, e tha në batutë, duke bërë ironizime e shaka të ndryshme me vitet e kaluara, ku sipas tij shpesh hasën në probleme.

Më pas, në skenë u ngjit një artist i cili performoi një këngë të vjetër angleze.

KTV, po përcjell nga afër hapjen e “DokuFestit” i cili u hap në kinemanë “Lumbardhi” me shfaqjen e dokumentarit “Stop Making Sense” të regjisorit fitues të çmimit “Oscar”, Jonathan Demme, i cili vdiq në prill të këtij viti.

“Future”- “E ardhmja”, është tema e sivjetme e “DokuFest”.

Këtë vit po marrin pjesë rreth 250 filma, ku përveç kategorisë garuese, paraqiten edhe programet speciale me filmbërës.

Veton Nurkollari, drejtori i festivalit në hapje të festivalit tha se këtë vit gjithçka ka shkuar mirë, edhe pse herë herë kishin pasur probleme.

“Jam i ngazëllyer që ne do hapim festivalin me dokumentarin “Stop Making Sense”, tha ai.

Mirela Kumbaro, ministrja e kulturës së Shqipërisë, e cila është e pranishme në hapjen e “DokuFest”, ashtu siç ishte në vitin 2014, kur edhe u bë ministre, ka thënë se festivalin e konsideron të jetë një ngjarje evropiane shumë e rëndësishme.

Ajo ka thënë, se ka mbështetur hapjen e këtij festivali, pasi sipas saj, është pjesë kulturore edhe e Shqipërisë.

“Ndihem mirë që këtë vit festivalin DokuFest do e hapim bashkë me Marubin”, ka thënë ajo.

Ndërkohë “DokuFestit” vazhdojnë që t’i japin zë njohësit ndërkombëtarë të industrisë së filmit. Së fundmi platforma “DMovies” e ka cilësuar këtë festival si fytyrë të re të Kosovës, pasi që ai ka luajtur rol në ndryshimin e perceptimit mbi Kosovën vetëm si zonë lufte. /Koha.net/

7 vjet burg për dy prizrenas që kryen vepra penale

0

Gjykata Themelore e Prizrenit shqiptoi dënimin me shtatë (7) vite burgim efektiv si dhe dënimin me gjobë në shumën prej katër mijë (4.000) euro të të akuzuarve nga Prizreni.

Gjykata Themelore e Prizrenit, departamenti i krimeve të rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit ndaj të akuzuarve me iniciale E.R. nga Prizreni dhe GJ.A. nga fshati Shkozë, Komuna e Prizrenit dhe i ka shpallur fajtor për shkak se secili veç e veç kanë kryer veprën penale blerja,posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve,substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 paragrafi 2 të KPRK-së, dhe i ka shqiptuar të akuzuarit me iniciale:

E.R. dënim me burgim efektiv në kohëzgjatje prej tre (3) vitesh,si dhe dënimin me gjobë në shumën prej dymijë(2.000) euro.

Të akuzuarit me iniciale GJ.A. nga fshati Shkozë Komuna e Prizrenit i shqiptoi dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej katër vitesh si dhe dënimin me gjobë në shumën prej dymijë (2.000) euro.

I akuzuari me iniciale E.R. me datën 13Dhjetor 2016 rrethe orës 15:00 pa autorizim e transporton dhe e dërgon në tranzit substancën narkotike me qëllim të shpërndarjes nga fshati Zhur Komuna e Prizreni për në Prishtinë në lagjen “Bregu i Diellit”.

I akuzuari GJ.A. pa autorizim ka poseduar dhe ka shpërndarë me qëllim të shitjes substancën narkotike në atë mënyrë që paraprakisht se bashku me të pandehurin E.R. merren vesh që këtë substancë ta dërgon nga fshati Zhur Komuna e Prizrenit për në Prishtinë në lagjen “Bregu i Diellit”.

Pse fitoi Trump?

0

Fareed Zakaria

P yetja e vërtetë rreth zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 nuk është edhe aq shumë pse fitoi Donald Trump, saqë është si arriti ai që të kishte gjasa për të fituar? Fundja, Trump ishte një kandidat tërë- sisht jokonvencional, i cili i theu të gjitha rregullat dhe bëri gjëra të cilat do ta shkatërronin këdo tjetër që do të garonte për president. Pra, si arriti ai që të depërtonte? Kjo është përgjigja: Amerika tani është e ndarë përgjatë katër vijave, ku secila e përforcon tjetrën. Le t’i quajmë ato 4 K. Linja e parë është kapitalizmi. Ishte një kohë kur ekonomia amerikane lëvizte në tandem me shtresën e saj të mesme. Ashtu sikur që rritej ekonomia, rritej edhe punësimi dhe rrogat e shtresës së mesme sociale. Por, gjatë disa dekadave të fundit, kjo lidhje është shkëputur. Ekonomia tani pasuron kryesisht ata me edukim, të trajnuarit dhe ata me kapital. Amerikanët e tjerë janë lënë prapa.

Ndarja e tretë në Amerikë sot ka të bëjë me klasat

Ndarja e dytë është rreth kulturës. Gjatë dekadave të fundit kemi parë një shkallë të lartë të imigrimit; afrikanoamerikanët dhe hispanikët duke marrë një vend më qendror në shoqëri; dhe homoseksualët duke marrë të drejta të barabarta. Tërë kjo nënkupton se kulturat e reja kanë qenë në qendër të vëmendjes kombëtare. Dhe, kjo ka shqetësuar një segment të popullatës së bardhë, të moshuar, të cilët kanë frikë se kultura kombëtare, me të cilën ata janë rritur, po vjen duke u zbehur.

Një studim gjithëpërfshirës tregoi se pas besnikërisë partiake, parashikuesi i dytë i fortë i një votuesi të Trumpit, ishte “frika nga zhvendosja kulturore”. Ndarja e tretë në Amerikë sot ka të bëjë me klasat. Vota pro Trumpit në një masë të madhe është akt i rebelimit klasor, një revoltë e klasës punë- tore kundër elitave që pretendojnë se dinë gjithçka, e të cilat e udhëheqin vendin. Këta votues do t’i mbesin besnikë Donald Trumpit edhe derisa ai hakmerret ndaj mendimit të kësaj elite për të. K-ja përfundimtare në këtë rrëfim, ka të bëjë me komunikimin. Ne kemi kaluar nga një Amerikë ku njerëzit shikonin tri kanale TV, që ofronin një pikëpamje unike rreth botës, në një Amerikë ku secili mund ta përzgjedhë kanalin e vet, mesazhin, e bile edhe faktet.

Zgjidhjet e thjeshta

Që të gjitha këto forca kanë qenë në veprim me dekada të tëra, por gjatë viteve të fundit, Partia republikane ka qenë më e aftë që t’i shfrytëzojë ato dhe të identifikohet me ata amerikanë që ndihen të frustruar, me ankth, të zemëruar, bile edhe të dëshpëruar rreth drejtimit në të cilin është duke shkuar vendi. Donald Trump përfitoi nga këta trendë edhe më shumë. Duke folur haptazi rreth anktheve ekonomike të njerëzve, frikëve kulturore, si dhe rebelimit klasor.

Ai premtoi zgjidhje të thjeshta, kryesisht dedikuar të tjerëve – meksikanëve, myslimanëve, kinezëve dhe, natyrisht, elitave dhe mediave. Kjo funksionoi. Ai fitoi. Se a do të realizohen premtimet e tij, kjo është një çështje tjetër. Por, fitorja e vërtetë për këtë vend do të vijë kur ndokush do t’i shikojë këto forca të thella të cilat janë duke e ndarë vendin dhe të përpiqet ta ndërtojë një politikë e cila do t’i tejkalojë ato. Në vend që të pranojë se Amerika duhet të mbetet vend i ndarë midis dy fiseve – që të dy pa mirëkuptim për njëri-tjetrin dhe armiqësorë – ai person duhet ta flasë një gjuhë e cila i bashkon ato. Ky lloj i lidershipit nuk do t’i fitojë vetëm zgjedhjet, por edhe një vend të nderit në historinë amerikane.

Ujërat e zeza kundërmojnë banorët e fshatit Kobaj

0

Fshati Kobaj ka mbetur jashtë dorës së qeverisjes komunale. Bujar Rrahmanaj, kryetar i fshatit Kobaj, është shprehur për “Kosova Sot” se preokupim i fshatarëve është që vitet e fundit ky fshat nuk është në projektet buxhetore komunale dhe se nuk është bërë asnjë investim në fshat.”Në fshatrat përreth jam i vetëdijshëm se është investuar shumë, ndërsa fshati Kobaj ende nuk ka infrastrukturë të rrjeteve të ujërave të zeza dhe e pësojnë edhe qytetarët e fshatit Grazhdanik, për shkak të derdhjeve të ujërave të këtij fshati”, është shprehur Rrahmanaj. Ai shton se rrugët kanë mbetur të pashtruara në shumë lagje.

“Rinia e fshatit nuk e ka as edhe me të voglin vend për të ushtruar ndonjë aktivitet sportiv, shkolla që është ndërtuar tërësisht e re ka mbetur pa fushë sporti, pa rrethojë dhe se është demoluar pothuajse 50 për qind e asaj godine”, është shprehur ai.

Shquhen për traditën e mikpritjes

Rrahmanaj thotë se lapidarët e dëshmorëve të kombit në fshat kanë mbetur në mjerim, pa as edhe një cent investim.”Është një neglizhencë e madhe nga Qeveria lokale për fshatin Kobaj, premtime boshe të kota nga zyrtarë lokalë. Edhe pse është investuar në ujë të pijes, ende shkolla dhe gjithë fshati ballafaqohen me këtë problem për shkak të mospunës sa duhet të kompanisë”, shprehet ai për gazetën. Ky vendbanim është themeluar me të ardhurit nga lagjja Badallaj e Zhurit.

“I pari i kësaj lagjeje ka ardhur këtu si bari me stane. Prandaj banorët e këtij fshati janë të një barku dhe të një gjaku, duke përjashtuar dy familjet e ardhura, Fanaj dhe Rashkaj”, ka thënë Bislimaj. Fshati Kobaj i Prizrenit konsiderohet si vendbanim i ri. Mr. Orhan Bislimaj tregon se banori i parë i këtushëm kishte ardhur nga fshati Zhur, lagjja Badallaj, dhe që i përkasin fisit Bytyçi.”I pari i kësaj lagjeje ka ardhur këtu si bari me stane. Prandaj, të gjithë fshati janë të një barku dhe një gjaku, duke përjashtuar dy familjet e ardhura, Fanaj dhe Rashkaj”, ka thënë Bislimaj. Sipas tij, banorët shquhen për traditën e mikpritjes si dhe festimin e disa festave të vjetra.”Shënohen dhe festohen me përkushtim akoma dy festat, ajo e Shëngjergjit dhe Shënmitrit”, tregon Bislimaj. Po ashtu, banorët tregojnë respekt edhe për objekte që për ta janë të veçanta, si Tyrbja e Baba Soziut dhe Guri i Zi

Kobaj, me shumë kurbetçinj

Bujar Rrahmanaj thotë se fshati Kobaj i ka 1300 banorë. “Kobaj për shkak të konfiguracionit strategjik gjatë luftës ishte pika kryesore e të gjitha takimeve, sepse kishte rrugë lidhëse në të gjitha anët nga qyteti në fshatra dhe anasjelltas. Prandaj, Kobaj luftës i fali dy dëshmorë”, shprehet Rrahmanaj.

“Ishte korridor i UÇK-së”, thotë Rrahmanaj, duke shtuar se të parët i kushtuan shumë rëndësi shkollimit të gjeneratave të reja dhe tani ky fshat ka 13 magjistra shkencash. Megjithatë, sipas tij, banorët kryesisht merren me bujqësi. Rrahmanaj tregon se nga 160 familje sa ka fshati, për fat të keq, rreth gjysma e banorëve jetojnë jashtë vendit, siç shprehet ai, “me bukën e kurbetit”. Por, ai shprehet se banorët e mbetur po përpiqen të ruajnë traditën e trashëguar nga të parët.

“Fshati ka ruajtur në mënyrë fanatike sidomos traditën e dasmave dhe kanagjeqeve”, shprehet Rrahmanaj. Ndryshe, fshati Kobaj tani ka pasur shumë investime pas lufte, por jo për t’i plotësuar të gjitha nevojat. Banorët tregojnë se përfituan nga iniciativat të gjitha shtigjet e UÇK-së të asfaltohen, andaj edhe fshati Kobaj deshi fati të lidhet në katër anë me asfalt

(Kosova Sot)

Aksident mes dy veturave e qerres së kuajve në Samadrexhë

0

Në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë, dy vetura me targa vendore dhe një qerre me kuaj janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e veturave meshkuj si dhe drejtuesi i qerres së kuajve, transmeton Klan Kosova.

Të lënduarit janë dërguar në trajtim mjekësorë në QKUK.

Për rrezikim i trafikut publik, një muaj paraburgim

0

Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaj të pandehurit H.K nga fshati Vërmicë, Komuna e Prizrenit.

I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal. Me datën 01.08.201, rreth orës 17:45 minuta në rrugën “ Tahir Sinani ” në drejtim të rrugës “ Viliam Voker ”, duke mos iu përmbajtur dispozitave të komunikacionit në rrugë, shkel Ligjin për rregullat e trafikut rrugor. Ai duke e drejtuar automjetin e tij. fillon kthimin majtas për të hyrë në qendrën tregtare ” ETC ”, kalon në shiritin e kundërt të rrugës. Gjatë lëvizjes me anën e djathtë të veturës së tij godet motoçikletën e markës ” Honda ” të cilën e drejtonte i dëmtuari me iniciale N.B, me të cilat veprime i pandehuri shkakton aksident në trafik. I dëmtuari merr lëndime të rënda trupore me rrezik për jetën. I njëjti transferohet në QKUK në Prishtinë, po ashtu lëndime trupore pëson edhe pasagjerja e të pandehurit.

Gjykata ka ardhur në përfundim se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore të parapara në nenin 187 par.1 nën par.1.1 të KPRK-së, për caktimin e masës së paraburgimit.

Me këto veprime i pandehurit me iniciale H.K. dyshohet se ka kryer veprën penale, rrezikim i trafikut publik nga neni 378 par.8 lidhur me par.6 të KPRK-së./PrizrenPress.com/

Sonte nis DokuFest

0

Edicioni i 16-të i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër, “DokuFest”, nis sonte.

Vullnetarë të shumtë me fanella të bardha, ku dominon mbishkrimi “Future” (E ardhmja), që është edhe tema e sivjetme e “DokuFestit”, janë duke punuar në çdo cep që sonte gjithçka të shkojë si duhet, transmeton KultPlus.

Këtë edicion ‘DokuFest’ do të operojë me 10 kinema përgjatë nëntë ditëve, sa do të zgjasë festivali.

Tashmë gjithçka është gati për hapjen e edicionit të radhës të “DokuFest”, aty ku do të shfaqen 102 filma në gjashtë kategoritë garuese të tij e që përfaqësojnë 50 shtete – përfshirë dy premiera botërore, dy premiera ndërkombëtare dhe një numër të premierave evropiane dhe rajonale. Tetë filma në kategorinë kombëtare poashtu do të kenë premierën botërore në festival.

Festivali do të shfaqë 102 filma Filma dokumentar të jashtëzakonshëm si dhe një numër i mrekullueshëm i filmave të shkurtë dhe të kinemasë eksperimentale është çka e karakterizon përzgjedhjen e këtij edicioni, me një numër të filmbërësve që rikthehen të cilët do të prezantojnë filmat e tyre për herë të dytë ose tretë në festival dhe filmbërës të rinj puna e të cilëve është përfshirë nëpër seksionet garuese.

“DokuFest është i vendosur të sjellë më të mirën nga fusha e filmit në Prizren dhe Kosovë.

Familja e Zejnepe Berishës kërkon që t’i rritet dënimi vrasësit të saj

0

Sot është mbajtur seanca e kolegjit gjyqësor për shqyrtimin e ankesave në rastin e Zejnepe Berishës, cila u vra nga bashkëshorti i saj më 23 tetor 2015.

Burri i saj, Nehbi Berisha u dënua me 12 vjet burg për vrasje të rëndë.

Avokatja e familjes së Zejnepe Berishës, Fehmije Berisha-Bytyqi, ka kërkuar që Nehbi Berishës, t’i rritet dënimi, njofton Klan Kosova.

“Me Kodin e Ri Penal, kjo vetëm mund të dënohet edhe me burg për përjetshëm”, ka thënë ajo.

Këtë avokate e ka angazhuar Rrjeti i Grave, të cilat ishin prezente para Gjykatës duke protestuar dhe kërkuar që kërkesa e avokates për rritje të dënimit të aprovohet.

Ndërsa avokati i palës së akuzuar, Esat Gutaj, tha se “e ndjera bashkëshortja Zejnepja e ka tradhtuar bashkëshortin e saj me një zyrtar policor”.

“Duhet të shqyrtohet motive i vrasjes”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.

Përveç kësaj, avokati tha se klienti i tij është i sëmurë psikik dhe se ai duhet të trajtohet më ndonjë spital psikiatrik dhe jo në burg.

Aksident në Mushtisht

0

Një i dyshuar duke lëvizur me kamion me targa lokale nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur murin e një shtëpie dhe ka rënë disa metra poshtë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mushtisht, transmeton kp.

Në aksident, drejtuesi dhe një pasagjer anë pësuar lëndime të rënda trupore të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë, ndërsa pasagjeri i tretë pëson lëndime të lehta.