Home Blog Page 5860

Xhavit Haliti i kundërpërgjigjet Driton Selmanajt!

0

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, e ka komentuar deklaratën e anëtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj i cili nëpërmes një postimi në facebook ka thënë se një qeveri pa PDK-në, pa shkatërruesit e shtetit, e zhvatësit e pasurisë do t’i bënte mirë vendit dhe të ardhmes së tij.

I pyetur nga “Blic” për këto deklarata të Selmanajt, Haliti ka thënë se shpreson që deputeti i zgjedhur në bazë të numrave të koalicionit, të jetë e ta njohë opinioni si politikan dhe të besueshëm, e jo si opinionist të paguar.

“Shpresoj që deputeti i zgjedhur në bazë të numrit të koalicionit të jetë, e ta njohë opinioni si politikan të besueshëm për opinionin, për vlerësimet politike, jo si opinionist të paguar por si politikan, përfaqësues të besueshëm të popullit.”, ka thënë Haliti.

Para pak orësh Driton Selmanaj nga LDK nëpërmes një positmi në facebook ka deklaruar se

Komuna e Prizrenit nuk heq dorë nga teleferiku i refuzuar për në Kala

0

Autoritetet lokale e ato qendrore të trashëgimisë kulturore kanë refuzuar kërkesën, përkatësisht projektin ideor të Komunës së Prizrenit për ndërtimin e infrastrukturës për qasje në Kalanë e qytetit.

Informatat rreth kësaj çështjeje janë shpalosur në ditën që gazeta ka raportuar për refuzimin që Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve ia ka bërë kërkesës së Bashkësisë Islame në Prizren për rindërtimin e xhamisë në Kala, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pavarësisht refuzimit të projektit ideor për teleferik, organet komunale të Prizrenit tashmë kanë iniciuar procedurat e prokurimit për këtë projekt.

Përderisa organet e Ministrisë së Kulturës dhe Këshilli për Trashëgimi Kulturore i Qendrës Historike të Prizrenit kanë theksuar se projekti ideor për ndërtimin e infrastrukturës për qasje në Kala është në kundërshtim me kushtet e dhëna nga Instituti Arkeologjik i Kosovës dhe me dispozitat e Ligjit për trashëgimi kulturore, në anën tjetër zyrtarët komunalë kanë vlerësuar se autoritetet e trashëgimisë kulturore i kanë shkelur afatet ligjore për dhënien e përgjigjes ndaj kërkesës.

Selmanaj: Një qeveri pa PDK-në do t’i bënte nder vendit

0

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, nëpërmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se një qeveri pa PDK-në do t’i bënte nder vendit dhe të ardhës së tij.

Sipas Selmanajt, Shtet-ndërtimin si proces, zhvillimin e Kosovës si domosdoshmëri dhe ecjen e shtetit në binarë të qartë dhe të sigurt, e kemi zëvendësuar me lajme për protagonist të pavlerë, për sekser ordinere dhe për ndërmjetësues profiter gjë që sipas tij ka bërë që të krijohet përshtypja se të zgjedhurit e popullit (deputët) janë vënë në ankand publik dhe po presin Kush? dhe Sa? po ofron për ta blerë votën e tyre, moralin e tyre, dinjitetin dhe integritetin e tyre.

Ai ka shtuar se ‘krejt çka i duhet tani vendit tonë, është që ti kthehemi institucioneve dhe përgjegjësive shtetërore e kushtetuese. Ta konstituojmë Kuvendin sa më shpejt që është e mundur, dhe më pas të ecim tutje në themelimin e qeverisë për ti dal në ballë sfidave të shtetit dhe problemeve që ballafaqohen qytetarët e Kosovës.’

Ky është postimi i tij i plotë:

Euu “poshtë ka ra katundi” thotë një fjalë e popullit tonë. Ditëve të fundit qytetarët e Kosovës janë ngarkuar me lloj-lloj konspiracionesh, me lloj-lloj shpifjesh e lloj-lloj përpjekjesh për pazaresh të ulta politike dhe shumë të rrezikshme për vendin. Shtet-ndëritimin si proces, zhvillimin e Kosovës si domosdoshmëri dhe ecjen e shtetit tonë në binarë të qartë dhe të sigurt, e kemi zëvendesuar me lajme për protagonist të pavlerë, për sekser ordinere dhe për ndërmjetësues profiter. Kjo ka bërë që të krijohet përshtypja se të zgjedhurit e popullit (deputët) janë vënë në ankand publik dhe po presin Kush? dhe Sa? po ofron për ta blerë votën e tyre, moralin e tyre, dinjitetin dhe integritetin e tyre.

Veprimet e tilla me ose pa vetëdije po e shkatërrojnë çdo koncept dhe parim të përfaqësimit, po fyen rëndë shumë qytetarë (votues) të Kosovës, po fyen çdo arritje të jetës institucionale tashmë të ndërtuar në vend.

Krejt çka i duhet tani vendit tonë, është që ti kthehemi institucioneve dhe përgjegjësive shtetërore e kushtetuese. Ta konstituojmë Kuvendin sa më shpejt që është e mundur, dhe më pas të ecim tutje në themelimin e qeverisë për ti dal në ballë sfidave të shtetit dhe problemeve që ballafaqohen qytetarët e Kosovës.

Për shkatërruesit e shtetit, për zhvatësit e pasurisë pubike, për ata që sakatuan ta tashmën dhe të ardhmen e fëmijëve tanë, nuk ka dhe nuk duhet të ketë vend në përgjegjësitë ekzekutive në qeverin e re të Kosovës. Prandaj një qeveri pa PDK-në do ti bënte nder vendit dhe të ardhmes së tij. DS

Kryeziu: Veprime si të Teutës kanë bërë Rugova, Thaçi, Haradinaj, Kurti…

0

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, duke iu referuar zhvillimeve pas vizitës së Ramush Haradinaj në shtëpinë e familjes Rugova, ka thënë se sikurse Tetuta Rugova, në të kaluarën kanë vepruar edhe Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Fatmir Sejdiu, Nexhat Daci, Isa Mustafa dhe Albin Kurti.

“Të mos i përmendi veprimet dhe votat, apo koalicionet qoftë si subjekte politike apo si individ”, ka shkuar Kryeziu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Kryeziut:

Sa për rikujtim, përpara Teutës

Në forma dhe përmbajtje si kjo, veprime të tilla kanë bërë Rugova, Thaçi, Haradinaj, Daci, Sejdiu, Kurti, Mustafa etj.

Të mos i përmendi veprimet dhe votat, apo koalicionet qoftë si subjekte politike apo si individ. Duke nisur nga rangu i dytë i politikanëve, analistë, opinionistë, aktivistë të shoqërisë civile, prej më të paimagjinueshmëve.

Po mendoj, por s’më bie ndërmend autoritet kredibil nga sfera publike të atakoj me një gjuhë denigruese si kjo ndaj Teutës.

Teuta Rugova dhe ndarja e LDK-së

0

Shkruan: Qazim THAÇI

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës,Teuta Rugova, vajza e Presidentit emblema, Ibrahim Rugova, e ka thyer heshtjen në situatën para dy ditësh derisa takohet më të nominuarin e PAN-it, për kryeministër Ramush Haradinaj. Ajo shkroi “Babai im, Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova,gjithmonë ka punuar për një Kosovë të Pavarur,Demokratike e integruar në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në lidhje dhe miqësi të përhershme me SHBA-të.

Presidenti Rugova nuk e ka krijuar LDK-në për opozitë, sepse LDK është thelbi i shtetësisë së Kosovës dhe gjithmonë do të jetë .Sot, familja jonë priti në një vizitë miqësore z.Ramush Haradinaj në shtëpinë tonë. Ishte një takim shumë miqësor sepse z.Haradinaj, është një mik i madh i familjes tonë që nga viti 2004 kur presidenti Rugova lidhi marrëveshje koalicioni me të dhe e zgjodhi Kryeministër,prandaj vizitat e tij gjithmonë janë shumë të mirëseardhura për ne.”

Kur portalet nxorën këtë deklaratë, filloi”bombardimi”,nga anëtarë e besa edhe nga deputetë të subjektit politik nga vije Teuta Rugova. Ata natyrisht tashmë kanë krijuar vijën e kuqe, pa e ditur asnjëherë se ashtu mund të bëhet “vijë e kuqe” me PDK.

Por, rrethanat e krijuara dhe së fundi opinioni ndërkombëtarë, po kështu tashmë edhe opinioni i gjerë ka ra në dilemë pas deklaratës tjetër të postuar e shkruar në portale se ajo do të votojë sipas vendimeve të kryetarit Isa Mustafa.

Kjo tani ka sjellë dilemën se cila është e vërteta e Teuta Rugovës. Por,sipas disa analizave, Ramush Haradinaj do ta ketë votën e Teuta Rugovës të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nëse deklaratat e krerëve të LDK-së janë qëndrime të partisë,atëherë kjo,mund t’i kushtojë më largim nga subjekti politik Teutës, partisë që e themeloi babai i saj.

Por, kjo tani sjellë dilemën tjetër ky vendim Teuta Rugovën,do të rikthejë në një llojë princeshë, apo,do të bëhet shkas i ndarjes së LDK-së në dy tabore.
Kur them në dy tabore e kam parasysh faktin se brenda përbrenda LDK-së ka edhe zëra tjerë si të Teuta Rugovës, por, që nuk kanë guximin ta bëjnë publike, ose nëse këmbëngulësia dhe uniteti i kësaj partie është i vërtetë ajo do të ndahet gjithsesi. Kritikat e hershme të njërit nga njohësit e mirë ose do të mund të them më i miri i këtij subjekti politik dr. Eqrem Kryeziu, se “partive të mëdha po u vie fundi” kjo jep paralajmërimin se LDK-ja do të ndahet gjithsesi.

Por, tash edhe shumë pjesë elektoratit pas kësaj situate dhe deklaratave shumë të ulëta në raste të veçantë të LVV,që lidhen me laboratorë të spermës, apo edhe më keq me kërcenim për vrasje të gazetarëve e oponionistëve. Të gjithë këto qojnë drejt tashmë një fakti të vetëm se përsëri duhet të mënjanohen natyrë dhe përsëri pjesa e ndritur e LAA tashmë duhet t’i harrojë inatet dhe të formojnë qeverinë e mos të bëhet viktimë e një neglizhence 6 mujore. Ngase shteti dhe liderët që nuk munden të bëjnë një Qeveri për aq kohë ata as që e meritojnë të mbeten në Kuvendin e Kosovës, ngase ata aty janë zgjedhur për të bërë zgjidhje më fatlume të Kosovës e jo të ngrisin “penda betonimi” për interesa personale, ose edhe më keq klanore.

Ajo që tashmë dihet se vetëm pjesa e vetëdijshme e PAN dhë LAA mund ta bëjnë një shtet të fortë dhe një shtet që mund të merr vendime kombëtare..Idea e një Qeverie të gjerë nuk është edhe shumë e preferuar tani kur duhet se ka projekt kaq kundërshtuese politike bie fjala mes PAN-it dhe LVV.
Por,siç duket po kaq ndasi duket të ketë edhe mes LAA dhe LVV,kjo për faktin e ditur botërisht sepse LVV ende i ka në Prokurori dhjetëra akuza në adresë të kryetarit Mustafa.

Prandaj, secila lidhje që mund të bëhet mes LDK-së dhe LVV,mund të jetë e faktuar vetëm nëse tashmë krahu i ri ose siq po quhet i Vjosa Osmanit është më i fortë, por,që megjithatë e tërë kjo mbetet të shihet në ditët në vijim.

Tash ka edhe zëra tjerë të opinionistëve të ndryshëm se afërsia mes LAA dhe LVV është e pamundur duke u bazuar edhe në disa deklarata tashmë të deputetëve të LVV të cilët rastin e Teuta Rugovës kanë theksuar se kjo është nisma e bashkimit PAN -LAA, apo edhe Teutën e kanë quajtur me epitete jo të natyrshme për një vajzë të ish presidentit që Kosova akoma e respekton shumë.

Autostrada Biennale në Prizren publikon emrat e artistëve pjesëmarës

0

Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor “Autostrada Biennale” publikon emrat e artistëve pjesëmarës të përzgjedhur nga kuratori, Manray HSU.

Edicioni i parë i saj do të mbahet me 19 Gusht – 23 Shtator 2017 në Prizren.

Tema “E ardhmja e kufijve”, është zgjedhur për edicionin e parë, për të adresuar me guxim nocionet e kufijve të dukshëm dhe të padukshëm, dhe për të përcjellë mesazhin e domosdoshmërisë për të qenë një shoqëri më e jetueshme kolektive.

“E ardhmja e kufijve” ka për qëllim që t’i trajtojë dukuritë që ekzistojnë brenda kufijve të dukshëm dhe të padukshëm të shoqërisë dhe individit. Duke qenë se gjuhët dhe kulturat e ndryshme ndikojnë në format e sjelljes së individit, roli kryesor i artit është që t’i adresojë diversitetet dhe t’i identifikojë burimet e bllokimeve të ndryshme shoqërore në mënyrë që të hapë rrugë për një jetë më të përbashkët kolektive duke i zbutur polarizimet shoqërore.

Edicioni i parë i Autostrada Biennale do të përdorë hapësirat e mrekullueshme historike të Prizrenit në përputhje me temat dhe format e zhvilluara në veprat e artit. Stacioni i autobusëve dhe hapesira perreth do të fokusohen në çështjet e lëvizshmërisë, migrimit, kufijve kombëtarë dhe etnikë.

Të përhapura në qendër të qytetit do të jenë disa vepra lidhur me jetën e qytetit, historinë dhe diversitetin kulturor. Përgjatë lumit Lumbardhi në zonën e Marashit, në kodra dhe kala, do të gjenden vepra lidhur me gërmadhat, mjediset njerëzore-natyrore dhe hapësirën kohore përtej kufijve njerëzorë. Përderisa pozicionet e ndryshme të artistëve vështirë se mund të kufizohen në vendosjen e thjeshtë hapësinore në qytet, ato janë aty poashtu për të ndihmuar në ripërcaktimin e topografisë së Prizrenit nëpërmjet ndërveprimit me vizitorët.

Ekspozita ndërkombëtare do të hapet më 19 Gusht me performancë dhe evente dhe do të vazhdojë me organizimin e konferencës dhe puntorive tre ditore nga 20 deri 22 Gusht.

Përderisa lista e plotë e artistëve do të publikohet para hapjes së bienales, artistët e mëposhtëm po përgatisin prezantimin e tyre në Prizren:

Alketa Xhafa Mripa (Kosovë / Britani)
Doruntina Kastrati (Kosovë)
Ella Raidel (Austri)
Ettore Favini (Itali)
HSU Chia Wei (Tajvan)
Ibro Hasanovi? (Bosnja dhe Hercegovinë)
IRWIN (Slloveni)
Libia Castro (Spanjë), Olafur Olafsson (Islandë)
Oliver Ressler (Austri)
OPA – Obsessive Possessive Aggression (Maqedoni)
Rena Rädle (Gjermani), Vladan Jeremi? (Serbi)
Sead Kazanxhiu (Shqipëri)
Stefano Romano, Martina Dierico, Guido Affini (Itali)
Valentina Bionizzi (Itali)
Yannick Dauby (Francë)
YANG Shun-fa (Tajvan)

Ukshin Hoti: Shqiptarët ortodoksë, pjesa më e ndritur e kombit

0

Filozofi dhe intelektuali i shquar kosovar, Ukshin Hoti kishte konsiderata të larta ndaj shqiptarëve ortodoksë në jug, të cilët i quante si pjesa më e arsimuar e kombit.

Një nga fytyrat më të spikatura të politikës shqiptare në vitet ’90 theksonte se inteligjenca shqiptare e konfesionit ortodoks është tejet e ngritur dhe vazhdonin të kontribuonin për kombin shqiptar, shkruan Konica.al.

Intelektuali Hoti, për fatin e të cilit sot e kësaj dite nuk dihet asgjë, në librin e tij «Filozofia politike e çështjes shqiptare» qysh në vitin 1995 sfidonte paragjykimet dhe sterotipet që ishin krijuar në disa qarqe për shqiptarët ortodoksë dhe asocimin e tyre me grekë.

Portali Konica.al sjell një shkëputje kuptimplotë nga libri i Ukshin Hotit:

«Shqiptarët e krishterë ortodoksë janë ndër pjesët më të arsimuara të kombit shqiptar. E kanë kishën e vet autoqefale të cilën e ka themeluar shumë i përndershmi Fan Noli. Intelegjencia shqiptare e këtij konfesioni është tejet e ngritur dhe ajo padyshim ka kontribuar dhe vazhdon të kontribuojë në ndërtimin e kombit shqiptar. Ata kanë të drejtë dhe detyrë që ta artikulojnë disponimin e vërtetë të pjesëtarëve të thjeshtë të bashkësisë së vet fetare që janë ndjerë gjithmonë si shqiptarë dhe jo si grekë, ashtu siç është e drejta e tyre që t’i shprehin lirisht bindjet dhe ndjenjat e tyre nga pozitat e përkatësisë së tyre nacionale në raport me të gjithë popujt tjerë që i përkasin kishës së krishterë lindore. Një gjë e tillë nuk i bën më pak shqiptarë se ç’janë në realitet. Për këtë shkak diskutimet politike midis shqiptarëve, jo vetëm në Shqipëri, duhet të lirohen nga mosbesimet në baza të tilla. Shqiptarët janë komb evropian dhe s’mund t’ia lejojnë vetes luksin e të shprehurit në trajtë despotike aziatike».

(Ukshin Hoti, Filozofia politike e çështjes shqiptare, Rozafa, 1995, f.169)

Gashi i përgjigjet Isa Mustafës: Matrapaz je ti, ke humbur 4 palë zgjedhje, ke tradhtu, je bo me PDK-në

0

Ish-zyrtari i LDK’së, Dardan Gashi i është përgjigjur Isa Mustafës me të njëjtën gjuhë. Ka thënë se Kryetari i LDK’së është pikërisht ai matrapazi që ka humbur katër palë zgjedhje, ka tradhtuar partnerët e koalicionit dhe ka hyrë në koalicion me PDK’në.

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, shkroi sot një status në FB, duke i quajtur Dardan Gashin e Astrit Haraqinë matrapazë e kontrabandues. Kryetari i LDK’së s’kishte pasur guxim t’ua përmendte emrat, por, shkroi vetëm me aludime.

Ndërkohë, ka ardhur përgjigja e Dardan Gashit, i cili është përfshirë në arritjen e marrëveshjes ndërmjet Teuta Rugovës dhe AAK’së për të mbështetur Ramush Haradinajn për Kryeministër.

Gashi e ka quajtur Kryetarin e LDK’së pikërisht matrapaz duke thënë se i njëjti ka humbur katër palë zgjedhje, ka tradhtuar partnerët dhe ka bërë koalicion me kundërshtarin më të madh politik, PDK’në. Ka thënë, po ashtu, se Isa Mustafa është matrapaz edhe për shkak se ka larguar nga LDK ata që nuk kanë menduar sikur ai.

“Hyna wikipedia edhe e lexova kuptimin e fjales matrapaz, dhe deshta me nda me kryeministrin! “Njeri pa parime që bën gjithfarë pazarllëqesh e allishverishesh për t’ia arritur një qëllimi të caktuar. Matrapaz politik. Punë (sjellje) prej matrapazi.”, ka shkruar Gashi, në FB.

“Per me kualifiku per kete pershkrim, duhet me i humbe 4 pare zgjedhje por mi majte pozitat. Per me u kualifiku duhet me i ndeshku njerezit e partise qe nuk mendojne si ti. Per me u kualifiku, duhet me bo pazare te nates me kundershtater politik e me i tradhtu aleatet, vetem e vetem per te marre pozite. Gjithashtu per me u kualifiku duhet me i tradhetu krejt miqt, nje nga nje, me i lene ne lloq… Duhet me zell me i sherby okupatorit e me lujt rolin e patriotit! Me fjale te tjera duhet mos me pase pike ftyre… Thojne: “Kur je ne shpi te xhamit, mos gjuj me gure”, ka shkruar më tej Gashi.

Dardan Gashi ka qenë pjesë e LDK’së prej pasluftës. Pastaj ishte bërë bashkëudhëheqës i Listës Dr Ibrahim Rugova, e cila pati fituar një deputet në një listë me AAK’në. Në këtë koalicion ishte bërë Ministër në Qeverinë e udhëhequr prej PDK’së.

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka vazhduar të shprehet i nervozuar se pse koalicioni parazgjedhor, PAN, ka siguruar votat në partinë e tij, për ta bërë Haradinajn Kryeministër.

Sidoqoftë, Kryetari i LDK’së, Mustafa ka përdorë gjuhë fyese ndaj dy ish-zyrtarëve të LDK’së, emrat e të cilëve s’i ka përmendur, Astrit Haraqija e Dardan Gashi, se janë shndërruar në kontrabandistë e matrapazë të PAN’it.

Ka thënë se ata janë kontraktuar nga dikush për t’i siguruar votat për formimin e Qeverisë së udhëhequr prej PDK’së e paketuar prej AAK’së.

“Matrapazët e kontraktuar po donë me ia shitë opinionit Qeverinë e PAN-it, në paketimin e AAK-së dhe të miqve të Ibrahim Rugovës. Do të jetë i mjerë ai shtet, ajo qeveri, ajo parti dhe ajo derë që lejon që dy matrapazë t’ia bëjnë politikat, të kontrabandojnë votat dhe të flasin për rugovizmin dhe rugovistët”, ka shkruar Mustafa, pa përmendur emrat e Gashit e Haraqisë, të cilët dolën publikisht se kanë ndihmuar në arritjen e marrëveshjes së AAK’së me Teuta Rugovën për të votuar Haradinajn Kryeministër. /Express/

‘Green Festival’ fillon nesër

0

7Arte edhe këtë vit organizon festivalin tradicional ‘Green Fest’ ku për shtatë net me radhë do të ketë aktivitete të ndryshme.

Green Festival në Mitrovicë është zgjeruar gjatë dekadës së fundit, dhe tani përfshin Festivalin e Muzikës Green, Kinemanë e Hapur Green, Panairi i Gjelbër dhe Artizanateve, si dhe diskutime e aksione mjedisore nga grupet rinore në mbarë qytetin.

Festivali Green synon të sensibilizojë opinionin kosovar për përkujdesje dhe vëmendje më të madhe ndaj mjedisit si dhe të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.

‘Green Festival’ fillon më datë 23 dhe zgjatë deri më 30 korrik.

Letra që la Chester i Linkin Park për mikun e tij

0

Chester Bennington, këngëtar dhe tekstshkrues, anëtar i grupit të famshëm Linkin Park, kreu vetëvrasje duke varur veten në moshën 41 vjeçare.

Vdekja e këngëtarit tronditi komunitetin e muzikës, në të cilin ai ka qenë i njohur si një nga pionerët liderë të zhanrit “nu-metal”.

Bennington ia shkroi një letër emocionuese mikut të tij dhe këngëtarit Chris Cornell, i cili vdiq në maj të këtij viti.

Në letër, ai prekë pikëllimin e tij, se si e inspiroi ai dhe se si e ndjeu se Cornell po thoshte “lamtumirë në mënyrën e tij”.

Lexojeni letrën e plotë më poshtë:

Ëndërrova për Beatles mbrëmë. U zgjova me Rocky Raccoon duke kënduar në kokën time dhe me një shikim të brengosur të fytyrës së gruas sime. Ajo më tha se miku im kishte ndërruar jetë. Mendimet për ty përmbytën mendjen time dhe qava. Jam ende duke qarë, me pikëllim, si dhe me mirënjohje që ndava disa momente shumë të veçanta me ty dhe familjen tënde të bukur. Më ke inspiruar në shumë mënyra që kurrë nuk e ke ditur. Talenti yt ishte i pastër dhe i pakrahasueshëm. Zëri yt ishte lumturi dhe dhimbje, zemërim dhe zemërbutësi, dashuria dhe dhimbja bëheshin një. Supozoj se kështu jemi të gjithë. Më ndihmove ta kuptoj këtë. Sapo shikova një video tënden duke kënduar “A Day In The Life” nga Beatles dhe mendova rreth ëndrrës sime.

Do të doja të mendoj se po thoshe lamtumirë në mënyrën tënde. Nuk mund ta imagjinoj një botë pa ty në të. Lutem për ty që të gjesh paqe në jetën tjetër.

Faleminderit që më lejove të jem pjesë e jetës tënde. Me gjithë dashurinë time. Miku yt €#£$+£R ]}£[][][G+O][.