Home Blog Page 5882

Policia bastis një shtëpi në Hoqë të Qytetit, konfiskon pistoletë

0

Policia e Kosovës njofton se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 copë fishekë, kalibër i panjohur, shkruan PrizrenPress.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Hoqë e Qytetit të Komunës së Prizrenit.

Nuk raportohet për të arrestuar.

“Rasti është duke u hetuar”, njofton PK-ja. /PrizrenPress.com/

Nis restaurimi dhe konservimi i xhamisë së vjetër në Brestovc të Rahovecit

0

Kanë filluar punimet për restaurimin dhe konservimin e xhamisë së vjetër në fshatin Brestovc të Komunës së Rahovecit, shkruan PrizrenPress.

Samir Hoxha, drejtor i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, thotë se xhamia e fshatit Brestovc, është i vetmi monument i evidentuar në këtë fshat i cili me varrezat e vjetra përreth prezanton një tërësi arkitekturore-shpirtërore nga fundi i shek XV.

Ai thekson se minarja e cila është e ruajtur pothuajse në tërësi paraqet një vepër më rëndësi arkitekturore – ingjenjerike e ndërtuar me material vendor që i ka përballuar rrethanave të ndryshme gjatë historisë dhe kushteve atmosferike.

“Restaurimi dhe konzervimi i xhamisë në fshatin Brestovc të Komunës së Rohovecit është dëshmi e përkushtimit institucional që duke e involvuar në këtë proces edhe komunitetin e fshatit po tregojmë përpjekjet tona të përbashkëta në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore që ka vendi ynë”, thotë Hoxha.

Qëllimi kryesor i këtij projekti, sipas tij, është studimi dhe evidentimi i dëmeve të shkaktuara gjatë kohës si dhe ruajtja e gjendjes ekzistuese.

Ai thotë se ndërhyrjet në monument po bëhen duke sanuar pjesët e mbetura që do të ndikojë në ruajtjen e saj nga faktorët tjerë rrezikues dhe në sigurimin e jetëgjatësisë së monumentit për gjeneratat e ardhshme.

“Me këto ndërhyrje restauruese-konservuese synohet bashkëveprimi i institucioneve të vendit në këtë rast Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe komunitetit të këtij fshati si shfrytëzues të përhershëm të këtij monumenti që të sjellim rezultate në dobi të monumentit në rend të parë, por gjithsesi me këtë rast të ndikojmë edhe në vetëdijesimin e popullatës për ruajtjen e trashëgimisë por edhe promovimin e turizmit kulturor”, ka thënë Hoxha. /PrizrenPress.com/

Shkelet një këmbësor në Dragash

0

Në fshatin Kukilbeg të Dragashit një person i gjinisë mashkullore duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur një këmbësor duke i shkaktuar lëndime trupore, shkruan PrizrenPress.

Policia ka bërë me dije se viktima është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor në spitalin e Prizrenit

“Rasti me vendim të prokurorit vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosoves. /PrizrenPress.com/

Policia e Kosovës apelon për zbatim të rregullave të trafikut rrugor

0

Policia e Kosovës, nëpërmes një komunikate për medie, ka apeluar tek qytetarët për zbatim të rregullave të trafikut rrugor pasi që humbja e jetëve njerëzore nëpër aksidente mbetet shqetësuese.

“Referuar statistikave të Policisë së Kosovës lidhur me numrin e aksidenteve në trafikun rrugor, megjithëse vërehet një rënie e numrit të aksidenteve me dëme materiale, numri i aksidenteve me lëndime trupore dhe atyre me fatalitet ka shënuar rritje krahasuar me periudhën gjashtëmujore të vitit të kaluar (2016)”, thuhet në komunikatë, përcjellë PrizrenPress.

“Policia e Kosovës në vazhdimësi po përpiqet permes aktiviteteve parandaluese dhe masave aktive policore të ndikoj në vetëdijësimin e pjesmarrësve në trafik për një siguri më të madhe në trafik, megjithatë numri i jetëve të humbura në aksidente trafiku nëpër rrugët tona mbetet shqetësim dhe brengë serioze”.

“Duke ditur se posaqërishtë gjatë këtyre muajve të sezonit veror kemi fluks më të madh të automjeteve, gjithashtu edhe qarkullimi i njerezve është me i dendur apelojmë tek te gjithë pjesëmarrsit në trafik në veqanti drejtuesit e automjeteve, që të jene vigjilent dhe të respektojne rregullat që dalin nga ligji i trafikut; t’i permbahen shpejtësisë se përcaktuar me shenjat e trafikut, t’i shmangen ngasjes kur janë të lodhur/përgjumur, të mos drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe mos të përdorin telefonat gjatë ngasjes se automjeteve sepse me veprime të tilla jo të sigurta po kontribuojnë në shtimin e aksidenteve dhe humjen e jetëve njerëzore”.

“Megjithëse Policia nuk ka për qëllim kryesor masat ndëshkuese (dënimet) në trafik, është e vendosur që përveq aktiviteteve vetëdijësuese, fushatave dhe apeleve të vazhdueshme do të ndermerr edhe veprime të ashpra ligjore ndaj të gjithë atyre pjesmarrësve/shoferëve që rrezikojnë jetët e njerëzve dhe krijojnë pasiguri nëpër rrugët e vendit tonë”.

“Policia e Kosovës, konkretisht, Divizioni i Komunikacionit Rrugor me qëllim të ofrimit të sigurisë në trafikun rrugor si dhe ngritjes së vëmendjes për një kujdes më të shtuar për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, ka hartuar fletëpalosjen “EJA TI, JO LAJMI PËR TY”. Njësitet policore nëpër të gjitha rrugët e vendit si ato lokale, rajonale dhe autostrada kanë filluar të shpërndajnë këtë fletëpalosje për pjesëmarrësit në trafik”.

“Fletëpalosja e cila tregon statistikat e aksidenteve nga viti 2016, gjithashtu permbanë porosi për pjesëmarrësit në trafik të cilat porosi shërbejnë për një siguri më të madhe dhe gjithashtu për veprime më të kujdesshme gjatë qarkullimit në rrugë për të shmangur humbjen e jetëve”. /PrizrenPress.com/

Çfarë përgjigje ka Daka nëse vendi shkon sërish në zgjedhje

0

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka thënë se nëse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vendos përsëri t’i shpallë zgjedhjet, për shkak të mospasjes mundësi të bërjes së numrave për formim të qeverisë, atëherë KQZ-ja do të duhet përsëri t’i organizojë ato.

“Nëse Presidenti i shpallë përsëri zgjedhjet, atëherë KQZ-ja e shkretë do të duhet t’i organizojë përsëri ato”, ka thënë Daka në “Info Magazine” të “Klan Kosova”.

Ajo ka thënë se reforma zgjedhore është një domosdoshmëri.

“KQZ-ja i kryen në afat ligjor zgjedhjet, por çfarë ndodh pas ditës së zgjedhjeve, nuk është në dorë të KQZ-së. Prandaj them se reforma zgjedhore është një domosdoshmëri”, ka thënë Daka.

Njihuni me britaniken që shkruan për shqiptarët (Video)

0

Ky gjerdan prej argjendi që sot Elizabeth Gowing mban në qafë, dhuratë nga bashkëshorti i saj që prej vitesh jeton në trekëndëshin Shqipëri, Kosovë, Angli, u bë shkak që shkrimtarja britanike të kërkonte më shumë mbi origjinën e tij.

Si një Edith Durham e Shekullit XXI, Elizabeth, u zhvendos në Kosovë, nën gjurmët e filigranit, që te nxjerrja nga toka e argjendit e deri te shndërrimi i metalit të çmuar në një vepër arti.

Gjithë këtij hulumtimi Elizabeth Gowing i dedikon një libër, një dëshmi e gjallë mbi filigranin, një zeje unike ballkanike.

“Fija e argjendtë…” është një libër që përmes filigranit rrëfen e dhe historinë e Ballkanit, nga nëntoka te luftërat e viteve ’90.

Të ardhurat nga shitja e këtij libri do t’i jepen romëve e egjiptianëve në Kosovë, dy komunitet me të cilat punon Elizabeth Gowing e për të cilën kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, i dha çmimin e vullnetarizmit “Point of Light”.

Hoti: Moskrijimi i institucioneve rrezikon zgjedhjet lokale

0

Organizimi i zgjedhjeve të përgjithshme i kushtoi buxhetit të shtetit 4 milionë e 944 mijë euro, kurse për zgjedhjet lokale janë planifikuar rreth 6 milionë euro.
a
Por institucionet do të kenë të vështirë që të sigurojnë mjetet që nevojiten për organizimin e zgjedhjeve të 22 tetorit, ngase mjetet e parashikuar për zgjedhjet lokale u shpenzuan për ato nacionale.

Ministri në detyrë i Financave Avdullah Hoti në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se vonesat në krijimin e qeverisë dhe konstituimi i kuvendit do të pamundësonin rishikimin e buxhetit.

Hoti bënë thirrje që sa më shpejtë të themelohen institucionet në mënyrë që të rishikohet buxheti dhe të sigurohen fondet e nevojshme për zgjedhjet.

“Do të kemi probleme me buxhetin për zgjedhjet lokale, sepse sivjet kanë qenë të planifikuar 6 milionë për zgjedhjet lokale, e meqenëse ato i kemi shfrytëzuar për zgjedhjet e përgjithshme neve na duhet edhe 6 milionë për zgjedhjet lokale. Prandaj po bëjë thirrje që sa më parë të themelohen institucionet dhe të bëhet rishikimi i buxhetit dhe të sigurohet këto fonde”, ka thënë Hoti.

Mirëpo ministri në detyrë i Financave thotë se qeveria në çdo formë do të gjejë zgjidhje për siguruar buxhetin prej 6 milionësh për zgjedhjet lokale.

Ai garanton se do të shfrytëzojnë mundësit ligjore në mënyrë që të realizojnë alokim të brendshëm deri në 15% në ministrinë e Financave e deri në 25% në qeveri.

“Nëse nuk ndodh formimi i shpejtë i institucioneve ne si ministri e Financave dhe si qeveri do të shfrytëzojmë mundësin ligjore që kemi në alokime të brendshme deri në 15% në ministri dhe deri në 25% në qeveri për të siguruar mjetet për funksionim normal. Unë prapë garantoj që institucionet do të funksionojnë normalisht, obligimet financiare që ka qeveria do të kryhen normalisht, por janë këto vështërisë që mund të kemi ngecje në realizimin e disa projekteve kapitale”, ka sqaruar ai.

Hoti thotë se për shkak të mos funksionit të Kuvendit është pamundësuar edhe realizimi i buxhetit prej 2 miliardësh.

Edhe ligji për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, është i gatshëm e nuk mund të aprovohet, duke pamundësuar tërheqjen e mjeteve nga AKP-ja për investime strategjike.

“Unë kam raportuar në qeveri javën që shkoi për pasojat që ka pasur shkuarja në zgjedhje në mënyrë të paplanifikuar, për shkak se nuk ka parlament që është efektiv dhe nuk mund të bëjmë rishikimin e buxhetit, nuk mund të miratojmë ligje që na sigurojnë realizimin e buxhetit prej 2 miliard eurosh, në veçanti ligji për AKP-në që tërheqjen e mjeteve nga AKP për nevojat e investimeve kapitale. Ligji është i gatshëm por nuk mund të aprovohet nëse parlamenti nuk funksionin”, ka sqaruar Hoti./EO/

‘Krejt Kosova UÇK’

0

Tri pozitat kryesore shtetërore (Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi) për herë të parë që nga paslufta ka gjasë që këtë vit të bien në duart e ish-liderëve politikë dhe ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ish-lideri politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, për më shumë se një vit është zgjedhur president i Republikës së Kosovës, përderisa bazuar në rezultatin zgjedhor të 11 qershorit, posti i kryeparlamentarit i takon koalicionit PAN dhe gjasat më të mëdha janë që në këtë pozitë të riakomodohet kreu i PDK-së, Kadri Veseli, i cili po ashtu ka qenë epror i lartë i UÇK-së gjatë luftës së viteve 1998-99, shkruan Zeri.

Edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, është i dominuar nga koalicioni PAN për kryeministër. Drejtuesit e këtij koalicioni po e përsërisin vazhdimisht se i kanë siguruar votat e nevojshme për formimin e Qeverisë dhe Haradinaj do të jetë kryeministri i ri i Kosovës.

Prej pas përfundimit të luftës në vend asnjëherë tri pozitat kryesore shtetërore nuk janë drejtuar nga ish-udhëheqësit e UÇK-së.

Bashkimi i “Krahut të luftës” në koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e 11 qershorit 2017 nga analistët politikë në Kosovë ishte komentuar si “mburojë” për shkak të Gjykatës Speciale, e cila që nga kjo javë është plotësisht funksionale dhe mund t’i ngrejë aktakuzat e para./Zëri/

Përkushtim

0

Nga Qazim THAÇI

/Kushtuar Shaban Kalimashit/

Ai që sfidoi jetën më një fjalë guri

Që ëndërroi yllin edhe kur  errësirë kish mbi Kosovë

Ai  kaltërsinë e jetës e deshi jo si mort

Por, e deshi si jete të kësaj toke të bekuar.

 

Ai që numëronte vitet  për idealin e  atdheut

Nuk vdes,   por jetë ndërron  për të vazhduar

Mirësinë edhe përtej jetës e përtej vetes.

 

Arrestohet i mituri që i vodhi zinxhirin nga qafa një vajze në Prizren

0

Në Parkun e Qytetit të Prizrenit, është raportuar për një vjedhje të rëndë.

Sipas raportit policor, një i mitur i lindur në vitin 2000, është arrestuar pasi ia ka shkëputur nga qafa një vajze një zinxhir të arit, po ashtu edhe ajo e mitur.

Në komunikatën e lëshuar nga Drejtoria e Policisë Rajonale, Prizren, ngjarjen e kishte parë një person që e ka ndihmuar policinë për identifikimin e të dyshuarit i cili pas një ore ka rënë në prangat e policisë.

I dyshuari është intervistuar në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës. Gjatë shqyrtimit të provave është kuptuar se si është kryer vepra penale.

Më pas hetuesit policor kanë arritur të zbardhin edhe një vepër tjetër të ngjashme të kryer më parë nga po ky i dyshuar ngase ekzistojnë incizime te kamerave të sigurisë.

Pas intervistës është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët në masën e arrestit policor.