Home Blog Page 5883

Anëtarësimi i domosdoshëm i Kosovës në Komisionin e Venecias

0

GENT GJINI

Nga ajo, që sot me së shumti shteti i Republikës së Kosovës ballafaqohet dhe si nevojë e domosdoshme, për rregullimin e saj kushtetues politik është anëtarësimi i saj në Komisionin e Venecias. Është ky mekanizëm Evropian, që edhe përkundër traditës të themelimit te saj qe nga viti 1990 ende sot, shumë shtete Evropianë iu drejtohen asaj për rregullimet kushtetuese politike të tyre e si me veçanti, në rastet të konfuzioneve ashtu dilemave dhe këshillave juridike, politike që marrin me interpretimin, e këtij organizmi që shqyrton rastet.

Duke menduar, në proceset e shumta juridike si ashtu edhe politike që do të ballafaqohet shteti i Republikës së Kosovës, sikundër asaj si të drejtojë se kujt do t’i jepet mandatari për formimin e qeverisë, ne atë se qe kuptojmë me koalicionin parazgjedhor dhe paszgjedhor, asaj se në ciklin e dytë a iu lejohet partive të tjera të kenë të drejtën për mandatar, ashtu edhe proceseve dhe sfidave të tjera, që pas konstituimit, të qeverisë shteti i Republikës së Kosovës do të ballafaqohet.

Qe mund, të themi ndër ato më sfiduese për shtetin tonë përveç lartcekurave me larte do jetë ne atë se qfarw drejtash do të kenë asociacionet e komunave serbe, po ashtu edhe ligjit për FSK-në, për te funksionuar si ushtri e rregullt shtetërore, ashtu edhe vendimmarrje dhe bllokimi i pakicës serbe, që bllokon shumicën parlamentare, gjitha këto ne rast te ndodhjes së bllokimeve dhe ngërçeve për shtetin, patjetër duhet te shqyrtohen adresohen këto dikund për zgjidhje.

Edhe pse, si çdo herë në rastet e paraqitjeve te këtyre ngërqeve dhe konfuzioneve, menjëherë zgjidhjen e këtyre, si gjithmonë ia kemi adresuar Gjykatës Kushtetues të Kosovës, mendoj këtu se fuqia dhe roli i Gjykatës Kushtetuese për zgjidhjen e këtyre “problemeve” kjo nuk e ka , efektin korigjues apo përmisues te rasteve të tilla të paraqitura. Kjo sepse roli i Gjykatës Kushtetuese ne rastet e referuara si pikënisje në punën e saj për paraqitje të opinioneve juridike dhe politike, ka parasysh gjithmonë kushtetutën e Kosovës dhe këtë e mer për bazë, për të dhënë mendime dhe zgjidhje e që e kunderta e kësaj problemi qëndron në vet apo brenda Kushtetues së Kosovës, që aty i vëren problemet më përmbajtjesorë thelbësore se si është dizajnuar.

Sot shteti i Republikës së Kosovës, në planin ndërkombëtar dhe te brendshëm për qeveritë e ardhshme, ato që do të vinë në pushtet i kanë të trashëguar shume obligime të papërmbushura e sidomos marrjes se obligimeve dhe sfidave të lartcekura, shteti i Kosoves keto i ka bartura qysh nga viti 2014, kur nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian, shteti i Kosovës hyn në bisedimet me shtetin Serb per rregullimet dhe normalizimet e marrëdhënieve ndërmjet tyre, dhe që shumë gjëra përveq dakordimeve formale që janë arritur vetëm në letra, veprimet e jetësimit të këtyre në teren lënë për të dëshiruar shumë.Arsyerat janë të shumët, se pse është tani me jetike anëtarësimi i shtetit të Kosovës në këtë organizëm Europian, që për mandat ka shqyrtimet dhe riformulimet të kushtetutave konform standardit të vlerave demokratike, kjo është Komisioni i Venecias.

Për të cilën Kosova, shumë më lehtë dhe procedurës më të thjeshtë, dhe me pak veprim dhe vullnet mund të anëtarësohet me të drejta dhe detyrime të plota, karshi institucioneve të tjera ndërkombëtare ta zamë si në OKB -ne, qe fare mirë dihet, se sa është e vështire të anëtarësohet aty dhe procedurave mjaft të komplikuara qe ato janë, e që kur edhe vet ndikimi Rus, është i madh këtu përkundër peshës të madhe ndërkombëtare që ka OKB-ja per sigurinë dhe stabilitetin e vendeve anëtare.

Shumë gjëra me relevancë të veçantë, për popullin dhe shtetin e Republikës së Kosovës janë bërë pa pasur një konsensus të gjerë popullore, dhe politike me të cilat përfaqësuesit qeveritar të themi ne mënyrën më arbitrare, kanë vendosur për çështjet më vitale të shtetit të Republikës së Kosovës, si ato vendimet për integritetin territorial të saj, ashtu edhe të brendshëm. Kur them integritetin territorial pra kufijtë, qeshjta që ka zgjuar pakënaqësitë e madhe në popull, dhe reagim te shtresave të ndryshme të popullit, është ajo e kufirit me shtetin e Malit të Zi.

Ajo sepse, përfaqësuesit qeveritar vendosen vet dhe ne mënyrën më noshallante per çështjet madhore, duke ia kaluar një pjesë të territorit të Republikës së Kosovës shtetit të Malit të zi, e që përkundër këtij veprimi që është vepruar në mënyrë më të keqe të mundshme, ekzistojnë shume fakte dhe prova, që kjo pjesë gjithmonë iu ka takuar shtetit të Kosovës, dhe ka qenë e administruar nga autoritet Kosovare.

Pikërisht me këtë, çështje aq sa relevante për popullin dhe shtetësinë e Kosovës, kjo dhe shumë çështje të tjera duhet të shqyrtohet nga një mekanizëm ndërkombëtar si me i lartë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, që është më e thirrur për të vlerësuar këtë dhe për të parë më afër situatën, se përfaqësuesit qeveritar a kanë bere shkelje flagrante të standardeve demokratike evropiane, dhe a është shkelur interesi i sovranit, pra popullit me këto veprime të tilla.

Anëtarësimi i shtetit të Kosovës, pikërisht në këtë mekanizëm Evropian që ka mandat ekskluziv për të i shqyrtuar shkeljet kushtetuese, dhe për të vendosur standardet e larta demokratike, me opinionet që do të jep me rastet e shqyrtuara, do kontribuojë shume shtetit të Kosovës te vendos një sistemi juridik të qëndrueshëm, dhe për te evituar dualizmit dhe interpretimet të ndryshme nga autoritete jo kompetente dhe një qëndrueshmëri politike, që do jete si ogur i mirë dhe pozitiv që shteti i Kosovës, çështjet më madhore për vendin të vendos në interes të popullit te saj, dhe me harmonizimin, me kushtetutën e saj.

Brenda vitit Kalaja e Prizrenit pritet të bëhet me teleferik

0

Kalaja e Prizrenit, gjatë tërë vitit vizitohet nga vizitorë të shumtë nga vende të ndryshme.

Por rruga për në kala, vazhdon të jetë e vështirë dhe e mundimshme, raporton KTV.

Kështu thonë edhe vizitorë të ndryshëm që kanë qenë në kala, përkundër motit të nxehtë.

Kjo rrugë do të jetë e tillë vetëm edhe këtë vit, pasi pritet që brenda vitit, qasja në Kalanë e Prizrenit do të jetë me teleferik.

Tenderi ndërkombëtar për qasjen në kala është drejt fundit dhe gjatë javës së ardhshme, pritet të shpallet fituesi i këtij tenderi.

Komuna e Prizrenit ka ndarë një pjesë të buxhetit për këtë projekt, por po ashtu ka siguruar mjete të konsiderueshme edhe nga Qeveria e Kosovës.

Bazuar në të dhënat në buxhetin e Kosovës, Ministria e Infrastrukturës në vitin 2017 ka planifikuar që të shpenzojë 1 milion euro për projektin e teleferikut në Prizren.

Prizren: 4 vite e 6 muaj burgim për shitësin e drogës

0

Me 4 vite e 6 muaj burgim efektiv dhe 2 mijë euro gjobë është dënuar Mehmed Jonuzi, për posedim, shpërndarje dhe shitje të substancës narkotike e llojit marihuanë.

Në seancën e mbajtur të premten në Gjykatën Themelore në Prizren, prokurori i rastit Mehdi Sefa ka lexuar aktakuzën, ndërsa i akuzuari Jonuzi, pas konsultimit me mbrojtësin e tij, avokatin Hajrip Krasniqi, ka pranuar fajësinë për akuzën që i ngarkohej.

Me këtë rast, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Skender Çoçaj, ka aprovuar pranimin e fajësisë nga i akuzuari Mehmed Jonuzi dhe të njëjtit i është shqiptuar dënimi i lartcekur dhe njëkohësisht është konfiskuar sasia prej 51 kg e narkotikut e llojit marihuanë.

Ndërsa, i akuzuari është liruar nga paraburgimi, derisa aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.

Ky rast zhvillohej në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, e cila e ngarkonte Mehmed Jonuzin me veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas aktakuzës, më 30 nëntor 2016, rreth orës 18:30, gjatë bastisjes së shtëpisë së të akuzuarit nga ana e policisë, është gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë në sasi prej 51 kilogramësh dhe dy peshore digjitale.

I njëjti, gjendej në paraburgim që nga momenti i arrestimit me rastin e bastisjes./betimiperdrejtesi/

KPM:Dua Dauti- Kadriu , ishte Juriste dhe Psikologe shumë e zonja

0

Komisioni i Pavarur për Media(KPM), ka shprehur ngushllimet më të sinqerta për vdekjen e Dua Dauti- Kadriu, e cila shtë ndarë tragjikisht nga jeta.

Ajo, ka qenë anëtare e Bordit të Ankesave të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM).

Komunikata e KPM-së

Më 6 korrik 2017, papritur në moshë shumë të re ka ndërruar jetë znj. Dua Dauti- Kadriu, Anëtare e Bordit të Ankesave të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM).

znj. Dauti-Kadriu u lind në Prizren më 26 prill 1981. Ishte Juriste dhe Psikologe shumë e zonja.

Më 27 shkurt 2017, Kuvendi i Republikës së Kosovës e emëroi atë në pozitën e anëtares së Bordit të Ankesa në KPM.

Me vdekjen e saj, KPM ka humbur një bashkëpunëtore të palodhshme dhe njëkohësisht shumë profesionale e cila kontribuoi shumë për aq kohe sa ishte anëtare e BA.

Anëtarët e Bordit të Ankesave dhe personeli i Zyrës Ekzekutive ndihen të nderuar që punuan me znj. Kadriu dhe çmojnë lartë kontributin e saj.

KPM i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë bashkëpunëtorëve që patën fatin të punojnë me të.

Specialja, gati për aktakuzat e para ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së

0

Dhomat e Specializuara për krime lufte mund të nisin punën me procedimin e rasteve të dyshuara. Nga data 06 korrik, është konfirmuar se këto dhoma mund të procedojnë edhe me arrestimet dhe gjykimet eventuale.

E njohur me emrin Gjykata Speciale për krime lufte, mandati i saj përkufizohet kryesisht në hetimet dhe gjykimet e rasteve të pretenduara të krimeve të luftës nga ana e disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve, që përfshinë periudhën kohore nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000.

Këto pretendime fillimisht ishin ngritur në raportin e senatorit zviceran, Dick Marty të prezantuar para Këshillit Evropian.

Përfaqësuesit e kësaj Gjykate, thanë për Radion Evropa e Lirë se gjithçka është gati për fillimin e punës, por nuk kanë pranuar të flasin për detajet e tjera.

Fillimi i punës së kësaj gjykate e njohur si Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit Special, është mundësuar pas harmonizimit të Rregullores së Procedurës dhe Provave me Kushtetutën e Kosovës.

Joseph Hollerhead, ndihmës ekzekutiv i zëvendësprokurorit special, ka thënë se Prokurori Special, në disa raste ka deklaruar dhe përsëritë se nuk është profesionale, etike dhe as ligjërisht e qëndrueshme që ai t’i komentojë çështjet që kanë të bëjnë me hetimet që janë në vazhdimësi, apo që të komentojë për çështjet potenciale në të ardhmen që lidhen me mandatin e Prokurorit Special.

Selia e Gjykatës është në Hagë të Holandës, kurse përbërja e saj është nga prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë.

Ndërkohë, Vigan Qorolli, profesori i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës tha për Radion Evropa e Lirë se Gjykata Speciale nga sot mund të funksionojë lirshëm dhe në bazë të rregullave dhe ligjeve e Kushtetutës së Kosovës.

Ai tha se Gjykata Speciale, do të shihet si pengesa e fundit për progresin e domosdoshëm të shoqërisë dhe fuqisë politike të Kosovës.

“Ne nuk e dimë se çka do të ndodhë sepse në këtë situatë nuk kemi emra potencialisht të dyshuar. A do të ndiqen penalisht të gjithë ata që përmenden në raportin e Dick Martyt, apo do të jenë njerëz tjerë, kjo mbetet për tu parë. Por, dyshimet se janë kryer vepra serioze kriminale gjatë periudhës së përmendur do të mund të pastrohen vetëm në gjykatë, për t’i mundësuar pastaj frymëmarrjen e lirshme Kosovës në arenën ndërkombëtare”, tha Qorolli.

Përfaqësuesit e Dhomave të Specializuara, kanë deklaruar se gjatë punës, një kujdes i veçantë do t’i kushtohet programit të mbrojtjes së dëshmitarëve. Ata kanë thënë se dëshmitarët do të jenë plotësisht anonim, të mbrojtur dhe të përkrahur nga gjykata.

Profesori Qorolli thotë së në këtë drejtim, Gjykata duhet të ketë kujdes të shtuar pasi sipas tij, kjo çështje është shumë e rëndësishëm për gjithë procesin.

“Mbrojta e dëshmitarëve do të jetë alfa dhe omega e funksionimit të kësaj gjykate dhe do të jetë stabiliteti mbi të gjitha ligjor i Kosovës dhe do të varet pastaj se kush do të jenë emrat të cilët do të akuzohen”, tha Qorolli.

Ai shton se në të ardhmen, në rast të provave, Gjykata mund t’i dënojë të njëjtit, por edhe t’i lirojë në rast se nuk ka prova të mjaftueshme.

Megjithatë, Qorolli konsideron se dënimet eventuale, nuk duhet të shihen si dënime të luftës së UÇK-së, por si ndëshkime eventuale ndaj individëve.

“Besoj që në mungesë të një sistemi komanduese të vet UÇK-së, dhe në mungesë të një zinxhiri tjetër operacional i cili ka funksionuar në kuadër të Shtabit të Përgjithshme të UÇK-së, do të mund të ketë vetëm individ të caktuar të cilët kanë mund potencialisht të kryejnë vepra dhe të kenë rënë ndesh më konventat e luftës dhe të Drejtën Ndërkombëtar Humanitare”, tha Qorolli.

Gjykata Speciale ka nxitur debate të ashpra në Kosovë, këto dy vitet e fundit. Përderisa një pjesë e spektrit politik e konsideron atë të padrejtë dhe të njëanshme, pasi që do të hetojë vetëm krimet e supozuara të pjesëtarëve të UÇK-së, pjesa tjetër e spektrit që ka mbështetur edhe ndryshimet ligjore e kushtetuese për punën e kësaj Gjykate, ka vlerësuar se me gjykimet që priten, nuk atakohet lufta e UÇK-së por individët.

Sidoqoftë, Qeveria e Kosovës, tashmë në largim, ka ndarë mbi 1. 5 milionë euro në buxhetin e këtij viti, për t’u ofruar ndihmë juridike dhe financiare personave që mund të akuzohen nga Gjykata Speciale.

Kjo shumë, sipas Qeverisë, është ndarë në bazë të Ligjit për mbrojtjen juridike dhe financiare të personave të cilët mund të jenë akuzuar nga Gjykata Speciale.

Sipas këtij ligji, të gjithë personat që mund të akuzohen kanë të drejtën e kërkesës për asistencë në mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes dhe të angazhimit të mbrojtësve të pavarur, raporton Radio Evropa e Lirë.

Përveç kësaj mbështetjeje financiare, ligji i siguron edhe anëtarët e ngushtë të familjes të personave të akuzuar për krimet e pretenduara, përfshirë këtu edhe shpenzimet e ndërlidhura me udhëtimet e tyre kur procedurat gjyqësore zhvillohen jashtë Kosovës.

Kryeziu: Të gjithë po bëjnë humor me LDK-në, na kënaqi!

0

Kanë mbetur disa ditë deri te certifikimi i zgjedhjeve të 11 qershorit, ndërsa përkundër deklaratave kontradiktore nga të gjitha palët se i kanë numrat për formimin e qeverisë, ende nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim.

Në këtë mes, si më e rëndësishmja nga të dy palët, PAN-si mandatar i parë dhe VV-si e dyta, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe deputetët e saj mbetet çelësi për formimin e qeverisë.

Por, brenda tërë kësaj situate sipas ish-nënkryetarit të parë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziut, LDK-ja aktuale është shndërruar në një parti me të cilët po tallen të gjithë.

“Sa i përket Lidhjes Demokratike të Kosovës, kjo parti, e tillë siç është, e freskon jetën tonë shoqërore, sepse të gjithë bëjnë humor me të. Na kënaqi! Nuk ka pas bir nëne që do ta bënte parti të tretë. Kësaj ia doli shoku Isë me shpurën e vet”, ka thënë Kryeziu për Gazetën Observer, sipas të cilit duhet kohë për reformim të LDK-së.
“Rimëkëmbja e saj kërkon durim dhe vullnet, por shpura synon të kullotë shansin që ka, pa menduar për të ardhmen. Pse, kur ka menduar? “, theksoi Kryeziu.

Ushtrimi fushor “Mirusha 2017”, mbahet më 11 dhe 12 korrik

0

Ushtrimi fushor “Mirusha 2017”,  do të mbahet më 11 dhe 12 korrik dhe për mbajtjen e këtij ushtrimi janë bërë të gjitha përgatitjet nga ana e Komunës së Malishevës dhe Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave (AME). Ushtrimi do të bëhet me qëllim të vlerësimit të kapaciteteve reaguese në rastet emergjente që mund të ndodhin.

Për organizimin e këtij ushtrimi, sot është mbajtur takimi i fundit i ekipit punues, i cili është drejtuar nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, ku edhe është prezantuar edhe skenari i mbajtjes së këtij ushtrimi.

Qëllim i ushtrimit fushor “Mirusha 2017”, është menaxhimi i situatave emergjente, vendimmarrja në këto raste, koordinimi i aktiviteteve të qeverisë komunale, organizatave vullnetare dhe sektorit privat dhe reagimi i tyre në situata emergjente apo në incidente të mëdha. Po ashtu qëllim tjetër është edhe testimi dhe përmirësimi i operacioneve emergjente, alarmimit, reagimit, evakuimit, strehimit, kujdesit në masë dhe fuqizimi i koordinimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

Më datë 11 korrik 2017, do të mbahet “ushtrimi në tavolinë”, ndërsa më 12 korrik do të mbahet ushtrimi fushor është i planifikuar të mbahet në dhe rreth liqenit në Mirushë. Në këtë ushtrim do të jenë të përfshira të gjitha ekipet e reagimit dhe të emergjencave, si njësitë e zjarrfikësve dhe shpëtimit, Policia e Kosovës, ekipet shëndetësore, organizatat vullnetarë dhe sektori privat. Gjatë ushtrimit do të inskenohen tri aksidente, ku përfshihen vërshimet, aksident në komunikacion dhe aksident zjarri.

I gjithë ushtrimi do të mbikëqyret dhe vlerësohet nga AME, UNDP dhe organizmat tjerë.

Me këtë rast, luten qytetarët e Komunës së Malishevës, që të mos shqetësohen gjatë mbajtjes së ushtrimit dhe në rastet e caktuara, të shfrytëzojnë rrugët alternative për lëvizjen e tyre. Në fillim të javës së ardhshme, qytetarët do të njoftohen në hollësi për ushtrimin fushorë “Mirusha 2017/PrizrenPress.com/ 

Fillojnë aplikimet për regjistrim në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

0

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, për vitin e parë të studimeve themelore- Bachelor, në afatin e parë për vitin akademik 2017/2018, do të pranojë 1740 studentë,  në gjashtë fakultete dhe 17 drejtime përkatëse mjaftë atraktive dhe komfor kërkesave të tregut. Nga të cilët 120 studentë pranohen sipas kuotave të rezervuara në programe të caktuara nga radhët e minoriteteve: turk, boshnjak, rom, ashkali, egjiptian, serb dhe kroat.

Studentët e rinj sivjet UPZ i pret me kushte më të mira në të gjitha aspektet. Vlen të theksohet se në rangimin ndërkombëtar UPZ ka shënuar progres të jashtëzakonshëm duke u radhitur mijëra vende më lartë se universitetet e tjera, i cili është tregues i qartë për rritjen e cilësisë në këtë universitet. UPZ tashmë është bërë konkurrent serioz duke lënë prapa shumë universitete në rajon, ndërkaq pas Prishtinës është Universiteti i dytë në vend. Deri këtu UPZ ka arritur falë angazhimit maksimal të menaxhmentit me në krye Rektorin Prof. Dr. Ramë Vataj dhe kontributit gjithëpërfshirës të stafit akademik dhe administrativ.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentacionit, bëhet prej 07.07.2017 deri më 14.07.2017 (e Premte ), nga ora 10:00-15:00. Provimi pranues do të mbahet më 17-18.07.2017, duke filluar prej orës 09:00

Mbi numrin e përgjithshëm të studentëve të përmendur më lart, universiteti do të rezervojë të drejtën për regjistrimin e studentëve që i takojnë familjes së ngushtë të dëshmorëve (anëtarë të familjes së ngushtë të dëshmorëve janë: bashkëshorti, bashkëshortja, fëmijët).

Bazuar në UA nr.09/2016 MASHT, Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren do të rezervojë deri në 12% nga  numri total i studentëve, për komunitetet pakicë, të cilët do të shpërndahen në mënyrë proporcionale, sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve, për secilin fakultet veç e veç.


Në Universitet do të pranohen edhe studentë nga shtete të tjera, me automatizëm në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT-i, gjithsej 18 (tetëmbëdhjetë studentë).

 

 

Nr. Fakulteti Drejtimi Të rreg. Me korrespodencë Për komunitete Total
1 Fakulteti Juridik Juridik

200

0

24

200

2 Fakulteti Ekonomik Menaxhment Ndërkombëtar

200

0

24

200

3 Fakulteti Ekonomik Administrim Biznesi

250

0

30

250

4 Fakulteti i Edukimit Programi Fillor

100

0

0

100

5 Fakulteti i Edukimit Programi Parafillor

100

0

0

100

6 Fakulteti i Edukimit Programi Fillor- Bos.

35

0

0

35

7 Fakulteti i Edukimit Programi Parafillor- Bos.

25

0

0

25

8 Fakulteti i Edukimit Programi Fillor- Tur.

30

0

0

30

9 Fakulteti i Edukimit Programi Parafillor- Tur.

30

0

0

30

10 Fakulteti i Shkencave Kompjuterike TIT

180

0

0

180

11 Fakulteti i Shkencave Kompjuterike SD

180

0

0

180

12 Fakulteti i Shkencave Kompjuterike TIT- Bos.

30

0

0

30

13 Fakulteti i Shkencave Kompjuterike TIT- Tur.

30

0

0

30

14 Fakulteti i Filologjisë Gjuhë dhe Letërsi Shqipe

100

0

12

100

15 Fakulteti i Filologjisë Gjuhë dhe Letërsi Angleze

100

0

12

100

16 Fakulteti i Filologjisë Gjuhë dhe Letërsi Gjermane

100

0

12

100

17 F.Shkencave të Jetës dhe Mjedisit Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit

50

0

6

50

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Zafir Berisha kujton betejën e parë të UÇK-së në Prizren

0

Zafir Berisha, deputet në Kuvendin e Kosovës, ka rikujtuar betejën e parë të UÇK-së në Prizren, kundër forcave serbe në Kosovë.

Sipas tij, kjo betejë, i ka inkurajuar edhe më shumë të rinjtë dhe të rejat që t’i bashkohen UÇK-së dhe misionit të saj për ta çliruar Kosovën nga okupimi serb.

Lexojeni të plotë statusin e Berishës:

Jeta kalon, kujtimet mbesin…
Para 19 viteve me 07.07.1998 në kulmin e organizimit të luftës për liri a vdekje kundër forcave serbo-sllave , gjatë një aktiviteti të veqant luftarak jashtë zonës së lirë /Vrri-Prizren/ që ishte shpallur nga UÇK, bije në pritë të forcave serbe të udhëhequra nga kryekrimineli Shekiq /kom. i policis serbe në Prizren/.

Luftimet që u zhvilluan t,e vendi i quajtur ,,Laki Billushë,, dhe që zgjatën nga 06h e mëngjesit deri 13h shenuan edhe betejën e parë të përmasave ku u aktivizuan shumë djem e vajza të UÇK-së kundër forcave okupuse serbe në Prizren, të cilat u detyruan nga rrezistenca e vendosur e luftetarve të liris të kthehen nga kishin ardhë.

Luftimet e 7 korrikut mobilizuan edhe më shumë djemë e vajza të Komunës së Prizrenit në radhët e UÇK-së, të cilët më 16 korrik do t’i përballojnë me sukses ofenzivën hakmarrse serbe për humbjet e 7 korrikut, që u zhvilluan në Tusuz, Hoqë e Qytetit dhe t,e Laku i Billushës.

Forcat serbe shumë herë sulmuan pozicionet e U?K-së, me qëllim të eleminimit të luftëtarëve të lirisë dhe dobësimit të pozicioneve luftarake të UÇK-së, por këto sulme rezultuan të pa suksesshme.

Me respekt i kujtojë gjithë ata luftetar trima, një pjes e të cilëve sot janë Heroi të Kosovës.
Zafa

Aksident trafiku në Hoçë të Qytetit të Prizrenit

0

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut në fshatin Hoçë e Qytetit të Prizrenit.

“Dy prej tyre pas trajtimit mjekësor janë liruar, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor”, njofton Policia e Kosovës.

Aksidenti ka ndodhur për shkak pakujdesisë së vozitësit të veturës./PrizrenPress.com/