Home Blog Page 5884

UÇK

0

Skender Berisha 

Mllefi derdhur s’më bën gjë.
Edhe stuhitë më deshën,
Andaj kështu nuk të lë.

Fjala mortin e ndjell,
Po mortin kurrë s’ma bjen.
Ky diell që e desha shkëlqen.

Ti rri e bën sehir derdimen,
Po gojën shplaj kur t’më permend.
Rrënjë kam lëshuar në këtë vend.

Prej vrushkujsh gjaku dola.
Aty ku isha sa hollë të ftova.
Atë kushtrim ty ta këndova.

5 korrik 2017

Qetësia e Veselit, viziton bjeshkët e Sharrit

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka kaluar pasditen e sotme duke ecur në bjeshkët e Sharrit.

Përmes një statusi në Facebook, ai ka treguar se ndodhet në bjeshkë duke ecur në një natyrë të mrekullueshme ku në mes të korrikut edhe pse temperaturat janë të larta, në atë pjesë të Kosovës duket edhe bora.

“Në Bjeshkët e Sharrit, në këtë pjesë të bukur të Kosovës – nga ku duket mrekullueshëm Pashtriku, porta e lirisë sonë”, ka shkruar Veseli.

Pagat e turpit

0

IMER MUSHKOLAJ

Ulja e pagave të veta enorme dhe heqja dorë nga të tjera privilegje do të duhej të ishte veprimi i parë i deputetëve të përbërjes së re të Kuvendit. Është turp i madh dhe e pamoralshme që ata të paguhen sa pesë-gjashtë rroga mesatare të atyre që i përfaqësojnë.

Paguhen sa pesë-gjashtë paga mesatare në vend, përfitojnë edhe mëditje e privilegje të tjera, por puna që bëjnë nuk arsyeton paratë e majme që marrin. Deputetët kosovarë fitojnë më së shumti në rajon, ndonëse përfaqësojnë qytetarët e vendit më të varfër. Ata përfitojnë dy mijë e më shumë euro në muaj, duke filluar nga paga bazë rreth 1500 euro, ndërkohë që paguhen edhe pjesëmarrjet në seanca dhe në mbledhje komisionesh, mëditjet për udhëtime jashtë vendit, pagesat për transport etj.

Kuvendi i Kosovës është kthyer në vendin më të pëlqyer për punësim e privilegje, ndërkohë që do të duhej të ishte institucion i punës së të zgjedhurve të qytetarëve. Deri më tash, deputetët janë shquar kryesisht për mospunë dhe rrallë t’i kenë arsyetuar paratë e majme që përfitojnë nga shteti i varfër.

Duke parë nivelin e disave nga ta, që nuk janë në gjendje ta shkruajnë as një status Facebook’i si duhet, kuptohet lehtë se sa të tillët mund të kontribuojnë me propozime e amandamente, sa mund të kontribuojnë për ligje cilësore dhe vendime të rëndësishme për jetën e qytetarëve. Përbërjet e kaluara të Kuvendit janë karakterizuar me shumë analfabetë funksionalë, e duket se të tillë do të ketë edhe në përbërjen e re.

Ka pasur mjaft deputetë që nuk e kanë çelur gojën asnjëherë në seanca, ka pasur nga ata që rrogën për gjithë mandatin e kanë “merituar” me një pyetje parlamentare ose thjesht me ngritje dorë për të votuar ndonjë ligj. Veçanërisht gjatë mandatit të kaluar plot seanca kanë dështuar në mungesë të deputetëve, të cilët janë shfaqur në Kuvend vetëm sa për ta vënë nënshkrimin në listë dhe për t’i marrë mëditjet. Në këtë mënyrë, ata nuk e përfaqësojnë qytetarin e varfër që ua ka dhënë votën, por i shfrytëzojnë votat e qytetarëve vetëm për të përfituar. E keqpërdorin besimin e votuesve të tyre.

* * *

Jo rastësisht pozita më atraktive sot në Kosovë është ajo e deputetit. Është absurde dhe e papranueshme që pagat e deputetëve kosovarë të jenë më të lartat në rajon. Ata do të duhej të ndiheshin keq dhe t’iu vinte turp që marrin paga sa pesë-gjashtëfishi që fitojnë qytetarët e rëndomtë. Pagat e majme të tyre do të duhej të uleshin në nivelin e pranueshëm për taksapaguesin dhe buxhetin e shtetit. Kosova nuk e ka luksin që atyre t’u paguajë paga kaq të larta, për punën që nuk e kryejnë si duhet.

Andaj, ulja e pagave të veta dhe heqja dorë nga të tjera privilegje do të duhej të ishte veprimi i parë që do të duhej ta bënin deputetët e përbërjes së re të Kuvendit. Dhe e kanë këtë mundësi, po që se kanë dëshirë dhe vullnet ta shfrytëzojnë.

Ligji për Pagat që do të sillet në Kuvend mund të jetë një rast i mirë për ta që t’i ulin, nivelizojnë të ardhurat e veta dhe të zyrtarëve të tjerë të shtetit. Ligji do të duhej të miratohej i atillë që marrja me politikë e individëve të mos jetë atraktive për pasurim personal, aq më pak në kurriz të qytetarëve të varfër.

Duke marrë paga të majme, karshi pagave të ulëta të shumicës absolute të qytetarëve, deputetët me vetëdije po e kultivojnë diferencën sociale aspak të ndershme. Në këtë mënyrë ata nuk po kontribuojnë në ndërtimin e shtetit, por në ndërtimin e mirëqenies së tyre, të të ardhmes së tyre.

* * *

Jo vetëm pagat e deputetëve, por edhe të zyrtarëve të tjerë publikë duhet të nivelizohen. Po ashtu, duhet gjetur mundësia që kjo masë të aplikohet edhe për menaxherë të ndërmarrjeve publike, të cilët paguhen tre, katër, pesë e gjashtë mijë euro në muaj.

Më së miri do të ishte që pagat e qytetarëve të rriteshin dhe të bëhen sa ato të deputetëve. Por, meqenëse kjo mbetet veç një ëndërr e bukur, atëherë deputetët e kanë rastin që të japin shembull të mirë se ata vërtet i kanë zënë karrigat në Kuvend dhe e kanë fituar besimin e qytetarëve për t’iu shërbyer atyre me nder. Në këtë mënyrë ata do të tregonin se janë vetëm disa prej nesh dhe si ne, do të dëshmonin vullnetin e mirë për të punuar në të mirë të zgjedhësve të vet.

Kuvendi nuk është dhe nuk do të duhej të ishte vend për t’u pasuruar. As institucionet tjera publike nuk janë dhe nuk do të duhej të ishin të tilla. Ata që dëshirojnë të pasurohen le të merren me biznes dhe të mos i keqpërdorin taksat e kosovarëve të varfër. Kuvendi nuk është biznes./gazeta express/

Triumfon Shyhrete Berisha, gjykata i jep të drejtën e pronësisë mbi gjysmën e shtëpisë

0

Shyhrete Berishës i takon gjysma e shtëpisë. Kështu ka vendosur Gjykata Themelore e Prizrenit – Dega në Suharekë, në aktgjykimin e saj për këtë çështje.

Dy të paditurve, Arben e Xhelal Berishës, u është lënë mundësia alternative që Shyhrete Berishës t’ia paguajnë shumën prej 130 mijë eurosh, aq sa është vlerësuar pjesa e shtëpisë.

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, dega në Suharekë, përveç gjysmës së shtëpisë ku kishte jetuar, ka vërtetuar se Berisha gëzon të drejtën e pronësisë edhe në dy prona të tjera.

Shyhrete Berisha, e mbijetuar e masakrës ndaj familjes Berisha, në vitin 2013 kishte paditur Arben e Xhelal Berishën për t’iu njohur e drejta e pronësisë në shtëpinë ku kishte jetuar deri më 26 mars të vitit 1999.

Prizren, arrestohet për dhunë familjare

0

Në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër turke.

Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretmani mjekësor, njofton Klan Kosova.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Videoincizimi i përleshjes shikohet në gjykimin e Granit Paçarizit

0

Një video-incizim i kamerave të sigurisë përballë ëmbëltores “Te Jupa” u lëshua në gjykimin e Granit Paçarizit.

Në gjykimin ku Granit Paçarizi akuzohet për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, u shikua video-incizimi i kamerave të sigurisë së bastores “Toto Sport” që ndodhet përballë ëmbëltores te “Jupa” ku ndodhi përleshja mes dy grupeve më 6 korrik 2013 në Prizren.

Nga video-incizimi i kësaj date nuk u pa se kush shtiu, ngase pamja e kamerave të sigurisë pengohej nga një dru i mbjellë dhe një reklamë, por u dëgjuan 7 të shtëna në intervale të ndryshme kohore.

Vetëm një person me revole në dorë u pa teksa largohej nga rruga dytësore, për të cilin i akuzuari Paçarizi pretendoi se është Ardian Shala.

Shala kishte dëshmuar në njërën nga seancat e kaluara kur kishte mohuar se u përfshi në përleshje.

Në atë seancë Granit Paçarizi kishte kërkuar që Shalës t’i bëhet ekzaminim i trupit, pasi tha se Shala ishte plagosur në ditën kritike.

në seancën e sotme dëshmoi Aret Bytyqi që pranoi se njihte personalisht Egzon Krasniqin dhe Hamit Alemdarin që në ëmbëltoren “Te Jupa” sulmuan Granit Paçarizin.

Bytyqi tregoi në gjykatë se bashkë me Egzon Krasniqin në ditën kritike kishte shkuar në Lokalin “Crem Caffee“, ku sipas Bytyqit Egzon Krasniqi i kishte thënë se po i priste Hamit Alemdari.

“Unë kam parkuar automjetin në afërsi të kësaj kafiterie ku më pas Egzoni dhe Hamiti kanë biseduar diçka pastaj që të 3 kemi hypur në automjet të Hamitit dhe kemi vazhduar drejt rrugës kryesore kah qendra“, tha Bytyqi.

Dëshmitari më tutje tregoi si filoi përleshja në Lokalin “Te Jupa”.

“Unë se kam ditë pse po shkojmë aty se nuk kisha shku kurrë, ata jashtë lokalit vetëm janë rrokë me fjalë, ndërsa kur kanë hyrë brenda unë nuk kam parë asgjë përpos krismave të armëve që i kam dëgjuar”, tha Aret Bytyqi.

Ai më tutje rrëfeu se i dha ndihmë të plagosurit Egzon Krasniqi.

“Ka dalë Egzoni nga lokali i plagosur të cilin e kam ndihmuar të hypte në makinë duke e nisur drejt spitalit”, tha Aret Bytyqi.

Bytyqi mohoi se janë të tij disa pjesë të deklaratës së dhënë në polici, kur u ballafaqua me këtë deklaratë.

Kur iu tha se këtë deklaratë e kishte nënshkrtuar, Bytyqi deklaroi se nënshkrimi në deklaratë nuk ishte i tij.

“Nuk kam shpjegim për disa pjesë të kësaj deklarate, aty çka s’paskan kan shkru policia, madje as nënshkrimi nuk është i imi“, tha Bytyqi.

Avokati i Granit Paçarizit konsttoi se dëshmia e Aret Bytyqit nuk është e besueshme, ndërsa i propozoi gjykatës që t’i bëjë ekspertizë grafalohgjike nënshkrimit në deklaratë, pasi sipas avokatit dëshmitari po pretendon se është kryer vepra penale falsifikim i nënshkrimit.

Gjykata nuk e aprovoi propozimin e avokatit me arsyetimin se çështja e nënshkrimit nuk është objekt i shqyrtimit në këtë gjykim.

Seanca do të vazhdojë edhe sot kur do të merret në pyetje Granit Paçarizi./kallxo.com/

Komuna e Malishevës apelon për kujdes ndaj zjarreve

0

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përmës një komunikate për media, apelon të gjithë qytetarët e kësaj komune, që të rrisin kujdesin sidomos në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes nga zjarri.

“Mos ndizni zjarre në ambiente të hapura me qëllim të pastrimit të mbeturinave për shkak se shpesh dalin jashtë kontrolli dhe shkaktojnë rrezik të përgjithshëm”, thuhet në komunikatë sensibilizuese, përcjellë PrizrenPress.

Komunikata e plotë:

Bazuar në dispozitat nenit 17 pika g e ligjit për vetëqeverisjen lokale, nenit 82 të ligjit për procedurë administrative, nenit 20 të ligjit për mbrojtje nga zjarri Nr 04/L-12 si dhe udhëzimit administrativ numër 26/2008, neneve 7, 8 dhe 16 lidhur me përdorimin e materieve  piroteknike (fishekzjarrëve, petardëve, raketave dhe mbushjeve tjera shpërthyese),

Drejtoria për Mbrojtje dhe  Shpëtim lëshon k ë t ë : 

K O M U N I K A T Ë     S E N S I B I L I Z U E S E

Me që kemi hyrë në sezonin e temperaturave të larta dhe sezonin e korrje shirjeve, përmes kësaj komunikate apelojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës, që të rrisin kujdesin sidomos në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes nga zjarri.

  1. Mos ndizni zjarre në ambiente të hapura me qëllim të pastrimit të mbeturinave për shkak se shpesh dalin jashtë kontrolli dhe shkaktojnë rrezik të përgjithshëm.
  2. Mos ndizni hamulloret (arat e korrura) grunore.
  3. Gjatë piknikë të ndryshme në bjeshkët tona shmangni maksimalisht përdorimin e zjarrit të hapur në natyrë (mos e lini të ndezur fikeni dhe mbulojeni me dhe), pasi shpesh herë erërat i kanë aktivizuar.
  4. Gjatë korrjeve-shijeve, aplikoni masat e nevojshme për mbrojtje dhe parandalim të zjarreve (prodhuesit dhe kombajneret do të njoftohen me kohë lidhur me masat).
  5. Gjatë festave të ndryshme (dasmave), mos përdorni fishekzjarrë dhe mjete tjera piroteknike të cilat shumë lehtë mund të shkaktojnë zjarre dhe të lëndojnë  njerëz.
  6. Kujdes gjatë sistemimit të ushqimit të bagëtisë: vendoseni sa me larg objekteve tuaja për sigurinë e jetës dhe pasurisë  suaj.
  7. Maksimalisht kujdes me fëmijët të cilët vijnë shumë lehtë deri të shkrepëset dhe mjetet tjera që prodhojnë flakë.
  8. Mos hidhni cigare të ndezura nga automobili juaj. 

Të gjitha pikat e  cekurat më lartë janë veprime që do të kontribuonin në zvogëlimin e rasteve  dhe zvogëlimin e rrezikut për jetën, pasurinë dhe ambientin tonë, andaj kontribuoni edhe ju si qytetarë të Malishevës në parandalimin e këtyre dukurive negative.

Sot hapet konkursi për pranimin e 15.255 studentëve

0

Sot hapet konkursi për pranimin e 15 mijë e 255  studentëve të rinj.

Vetë ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka aprovuar numrin e këtyre studentëve të rinj të cilët do të pranohen në programet e akredituara të nivelit bachelor në universitetet publike të Kosovës.

Numri i studentëve që do të pranohen në shtatë universitetet publike të vendit për vitin akademik 2017/2018 është 15.255, ndërsa shtesë e këtij numri do të jetë edhe kuota prej 12 për qind për studentët e komuniteteve joshumicë dhe në disa universitete do të ketë edhe kuota për kandidatët e viseve tjera shqiptare (Shqipëri, Luginë e Preshevës, Maqedoni, Mal i Zi), si dhe për familjarë të ngushtë të dëshmorëve të Kosovës.

Të pavendosur për Kadri Veselin

0

Koalicioni PAN ende nuk ka vendosur se kush do të jetë kandidat për kryeparlamentar. PDK-ja, së cilës i takon kjo pozitë, ende nuk e ka bërë të qartë nëse Kadri Veseli do të jetë kandidati i tyre për këtë pozitë të lartë shtetërore, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Ndonëse sipas aktgjykimit të nxjerrë nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2014 posti i kryetarit të Kuvendit i takon koalicionit ose partisë fituese të zgjedhjeve (në këtë rast, koalicionit PDK-AAK-Nisma), ky i fundit ende nuk ka vendosur se kë do ta ketë kandidat për këtë pozitë.

Emri më i lakuar për këtë pozitë është i shefit të PDK-së Kadri Veselit, i cili në mandatin e fundit të Kuvendit ka qenë në krye të këtij institucioni, shkruan tutuje Gazeta “Zëri”.

Përfaqësues të koalicionit më të madh PDK-AAK-Nisma pohojnë se pozita e të parit të Kuvendit i takon PDK-së, porse ende nuk është caktuar se kush do të jetë aty.

Nga ana tjetër, partnerët e PDK-së në koalicion konfirmojnë se do ta mbështesin cilindo kandidat për kryetar të Kuvendit, qoftë ai edhe Kadri Veseli.

Kurse dy partitë e tjera, LVV-ja e LDK-ja, duke mos saktësuar nëse do ta votojnë apo jo një kandidat nga PAN-i, kanë thënë se nuk e mbështesin konceptin politik të këtij koalicioni./Zëri/

Palët të reflektojnë, mos të përsëritet ngërçi i 2014-s

0

Njohësi i çështjeve politike, Mazllum Baraliu, ka bërë me dije se Kosovës i duhet një qeveri stabile.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se për këtë arsye subjektet politike duhet të reflektojnë, duke lëvizur nga qëndrimet aktuale politike. Baraliu ka pranuar se koalicioni PDK-AAK-Nisma mund ta bëjë qeverinë e re duke llogaritur në mbështetjen e disa deputetëve por, sipas tij, një qeveri e tillë nuk do të ishte stabile.

Baraliu nuk e ka përjashtuar mundësinë e përsëritjes së krizës politike të vitit 2014.

“Është e mundshme të kemi përsëritje të asaj krize, sepse Kushtetuta e Kosovës është e tillë që ka vakum. Kjo mund ta krijojë mundësinë që të ketë ngecje apo bllokadë”, ka thënë Baraliu.