Home Blog Page 5891

Limaj mori 4 mijë vota më shumë së në zgjedhjet e kaluara

0

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 11 qershorit arriti të marrë vetëm 4 mijë vota më shumë sesa që kishte në zgjedhjet e kaluara, kur për herë të parë garoi bashkë me partinë e tij.

Në zgjedhjet e para tre vjetëve Limaj kishte arritur të marrë besimin e 26 mijë qytetarëve, ndërsa kësaj radhe mblodhi 31 mijë vota.

Limaj ka qenë pjesë e listës së përbashkët të koalicionit PAN edhe me dy partitë tjera PDK dhe AAK, të cilët së bashku dolën si fitues të zgjedhjeve me 33.74% të votave duke siguruar 39 ulëse në Parlament. /Insajderi.com

Kurti fitoi 80 mijë vota më shumë se kur ishte kryetar i VV-së

0

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, është politikani më i votuar në Kosovë. Në zgjedhjet e 11 qershorit, Kurti ka arritur që të grumbulloi mbi 143 mijë vota.

Në fakt, Kurti ka marrë dhjetëra-mijëra vota më shumë se në kohën kur ishte kryetar i partisë së tij.

Në zgjedhjet e parafundit parlamentare, të mbajtuar më 2014, Kurti kishte grumbulluar 63 mijë vota, apo rreth 80 mijë vota më pak së këtë vit.
Partia e tij, VV, bëri rritje të jashtëzakonshme në këto zgjedhje duke u bërë partia më e madhe në Kuvendin e Kosovës./Insajderi.com

Haradinaj dyfishoi numrin e votave në zgjedhjet e fundit

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dyfishuar votat e tij në zgjedhjet e 11 qershorit. Ai ka mbledhur afër 102 mijë vota, kurse në zgjedhjet e parafundit parlamentare në vitin 201, ai kishte pasur 50 mijë vota.

Partia e tij, AAK, nënshkroi një marrëveshje koalicioni me PDK-në dhe Nismën, të cilët e nominuan atë për kryeministër.
Haradinaj ka insistuar ditëve të fundit se nuk do të ketë problem që të formojë qeverinë pas certifikimit të rezultateve. Ai edhe më herët ka qenë kryeministër i Kosovës, por vetëm për rreth tre muaj, para se të ftohej nga Tribunali i Hagës për t’u gjykuar për krime lufte./Insajderi.com

Ministria e Kulturës punëson të dënuarin për keqpërdorim, Naxhat Çoçaj

0

Ish-Drejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, i cili vitin e kaluar u dënua me tre vjet burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare, është punësuar në Ministrinë e Kulturës.

Çoçaj është pranuar në pozitën bashkëpunëtor profesional në fushën e Etnologjisë në Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.

Për gazetarin Rami Berisha, punësimi i Çoçajt bie ndesh me ligjin.

Ndonëse sipas Berishës, ai ka studiuar në fushën që është punësuar, është e pakuptueshme që të pranohet në këtë pozitë, pasi shkak merr rregulloren për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil, e cila thotë se aplikacionet e kandidatëve me dosje refuzohen.

Në Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, nuk kanë pranuar të flasin para kamerës.

Ish-drejtori Çoçaj përmes telefonit ka thënë se derisa nuk ka një vendim të prerë nga Gjykata, ai ka të drejtë të jetojë, duke shtuar se punësimi i tij është afatshkurtër.

Por zyrtarë të Ministrisë së Kulturës thonë se ende nuk kanë nënshkruar kontratë me Çoçajn. Çoçaj ishte arrestuar në nëntorin e vitit 2015 nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe cenim të së drejtës për punësim./KTV/

Fotot e rralla: Ja si ishte Shqipëria më 1939

0

Shkrimtari dhe figura ushtarake britanike Vandeleur Robinson (1902-1990), emri i vërtetë i të cilit ishte Vivian Dering Vandeleur Robinson, ishte djali i një koloneli anglez.

Studimet i kreu në Kolegjin Cheltenham.

Për një kohë ishte kadet në akademinë ushtarake Woolwich. Më pas, studioi për histori në kolegjin Emmanuel në Kembrixh.

Me sa dihet, Robinson-i jetoi disa kohë në Çekosllovaki, ku u martua për herë të parë me një çeke.

Në vitet 1930, Robinson-i punoi në Lidhjen e Kombëve si organizator rajonal për Evropën juglindore. Aty u njoh me gruan e tij të dytë, gazetaren britanike Clare Hollingworth (1911- ), me të cilën qëndroi i martuar nga viti 1936 deri në vitin 1951.

Muajin e mjaltit çifti e kaloi në Ballkan, ku Robinson-i shkoi përsëri dhe qëndroi disa muaj përpara se të fillonte Lufta e Dytë Botërore. Ishte pikërisht gjatë kësaj kohe kur vizitoi edhe Shqipërinë për herë të parë.

Kjo vizitë shërbeu si frymëzim për Robinson-in për të shkruar librin e tij, Albania’s Road to Freedom (Rruga e Shqipërisë drejt Lirisë, Londër 1941).

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Robinson-i shërbeu si kapiten në ushtrinë britanike ku, me sa duket punoi për organet e zbulimit. Ai erdhi në Shqipërinë në tetor të vitit 1944, ku takoi udhëheqësit e ardhshëm komunistë.

Në mars të vitit 1945, Robinson-i ishte atashe shtypi në misionin ushtarak britanik në Tiranë.

Gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në Shqipëri, si vëzhgues i huaj diplomatik, ai pati mundësi të merrte pjesë në Gjyqin Special të zhvilluar kundër gjashtëdhjetë përfaqësuesve të regjimit para-komunist, gjatë të cilit të pandehurve iu dhanë dënime të ashpra me vdekje, ose me burgim të gjatë si kriminelë luftë dhe armiq të popullit.

Në maj dhe qershor të vitit 1945, ai bëri një udhëtim të gjatë me një xhip ushtarak në jug të vendit të shkatërruar nga lufta.

Për disa dhjetëvjeçarë informacionet dhe fotografite për Shqipërinë ishin të pakta, prandaj fotot e viteve 1944-1945 janë me një rëndësi të veçantë.

Robinson-i e kaloi pleqërinë në Italinë e veriut ku thuhet se ka shkruar edhe disa pjesë teatrore. Arkivi i tij ruhet në School of Slavonic and East European Studies në Londër.

Koleksioni fotografik i Vandeleur Robinson-it ndahet në dy pjesë: (1) fotot e vizitës së tij në Shqipëri në vitin 1939, të cilat u botuan në librin Albania’s Road to Freedom (Londër 1941) dhe sigurisht nuk ishin të gjitha nga Robinson-i vetë, dhe (2) fotografitë – deri tani të panjohura – të bëra në Tiranë dhe në Shqipërinë e jugut në fund të vitit 1944 dhe në mes të vitit 1945, para dëbimit të tij nga Shqipëria.

Pjesën e dytë e fotografive familja Mellet ia dhuroi Qendrës për Studime Shqiptare (Centre for Albanian Studies) dhe tani ruhet në arkivin e Royal Geographical Society në Londër.

Marrë nga faqja e albanologut Robert Elsie

Kali është përdorur në ndarjen pleqësive në Has

0

Në bashkëjetesën e kalit me njeriun, kali ka qenë simbol pune, ekzistence, jetese dhe mbijetese, por edhe një metaforë bukurie dhe ndjeshmërie artistike. Më shumë se çdo kafshë tjetër, ai ka qenë i pranishëm në përfytyrimet mitologjike dhe në gjurmët gjuhë- sore. Pegasi fluturues që nga mitologjia është personifikim i përfytyrimeve më të guximshme të ndjenjave njerëzore, shpjegon prof. Dr. Nexhat Çoçaj për “Kosova Sot”.

Ai shton se kali është përdorur në ndarjen pleqësive të shumta dhe në shumë raste kali është përdorur për të mësuar kur njeriu është i vdekur apo jo, ngase kali as sot nuk e kalon varrin dhe njeriun e vdekur.

“Është e vetmja kafshë fisnike që e kupton shpirtin e njeriut a është në trup apo jo. Atje ku mungon mjeku, edhe sot e kësaj dite për të mësuar se a është i vdekur a i gjallë ende provohet me kalë. Kur pleqtë e kanë ndarë ndonjë pleqëri e kanë marrë kalin si dëshmi, sepse kali pos varrit të hapur, nëse në varr ka njeri, ai nuk e kalon për asnjë torturë. Prandaj, ata shpesh e kanë marrë kalin si fakt. Bile, në Has është përdorur shpesh për të mësuar se kur njeriu ka mbetur në komë, për të provuar se a është i gjallë apo i vdekur e kanë marrë kalin”. Çoçaj shpjegon se qumështi i pelës është përdorur shumë për gratë sterile, shkruan gazeta Kosova Sot

Shërimi i saraxhave

Edhe në krahinën e Hasit ka kushte të favorshme për mbarështimin e kuajve. Që nga kohët e vjetra hasjanët e kanë çmuar kalin, më shumë se nga të gjitha kafshët e tjera, të cilët e kanë ndihmuar. Studiuesi Çoçaj thotë se çdo hasjan ka në zemër një qoshe dashurie për kalin, ashtu siç çmon shumë gruan, dhe pendën e qeve, tri gjëra jetësore: Jeta (dashuria), Buka dhe kafshët, që e kanë shoqëruar në jetë. Toponimet, sipas tij, përbëjnë një argument më shumë për vendin që zë kjo kafshë fisnike, në Përdrini e Has. “Ato janë të shumta në vendbanimet e këtyre anëve, si: Samari i Kalit, Qafa e Kalit ,Gropa e Kalit , Guri i Kalit në Has, një gur me përmasa normale e me emër. Sipas një zakoni mbetur kushedi nga ç’kohë, këtu burrat me nam hipnin mbi kuajt e bukur dhe të ushqyer mirë. Ka qenë si rregull të nderohen ata që shkojnë kaluar dhe kjo u jepte të drejtën e fisnikërisë së tyre, si dhe përcaktonte edhe rëndësinë hierarkike, sepse të mbaje kalë në këto dy vende patjetër duhet të ishe i pasur apo i shtresës së mesme fshatare”, është shprehur ai.

Kadri Palla, plaku nga Prizreni, tregon se me kalin e tij shpesh e kanë thirrur për t’ia marrë jargët kalit për shërim dhe jashtëqitjen për eshtra. Ai tregon se gratë e vjetra në qytet i marrin edhe sot jargët e kalit e me to i shërojnë “Saraxhat” apo puçrrat e pezmatuara. Palla shpjegon se bajgat e kalit edhe sot, të vjetërit ua kërkojnë që me ato t’i shërojnë eshtrat e sidomos eshtrat e gjunjëve. Plaku Palla, në Prizren edhe sot mbijeton nga pajtoni i tij me kalë

Kali i Bardhë preferohej për të marrë nuset

Por, kuajt, përveç të tjerave, janë përdorur në detyrimet shtëpiake, për punë të ndryshme në mulli, drutë e zjarrit, duke qenë se plotësonin edhe transportimin e materialeve luftarake, të sendeve të domosdoshme të tregtimit në pazaret e kohës, në udhëtimet e gjata për të arritur kohën, si një mjet me leverdi të lëvizjeve nga njëri vendbanim në tjetrin etj. Në rrëfenjat e ndryshme tregohej për miqtë që në dasma udhëtonin kaluar kuajve të zgjedhur. Në traditën shqiptare është tepër i njohur edhe riti i marrjes së nuses me kalë. Në Has zakonisht preferohej kalë i bardhë i zbukuruar me lule, shami, rruaza. Kur merrej nusja, krushqit përmbi kuaj qëllonin me armë dhe krismat bashkë me dollinë, këngët dhe vallet gjallëronin atmosferën për një kohë të gjatë.

(Kosova Sot)

AKR merr vendim për të qëndruar në koalicion me LDK-në

0

Kryesia e AKR-së sapo ka përfunduar mbledhjen, me ç’rast ka vendosur që t’i qëndroj besnik koalicionit me LDK-në.

Këtë vendim të AKR-së, në një prononcim për Veriu.info e ka konfirmuar nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri.

“Kryesia e AKR-së ka marrë vendim që t’i qëndroj besnik koalicionit me LDK-në dhe në asnjë formë të mos lidh koalicion me PAN-in. Por ne do të shikojmë përpara dhe do të japim kontributin tonë, për shtyrjen e proceseve përpara në drejtim të formimit të Qeverisë”, ka thënë Bahtiri.

Prizren: I dëmtuari ankohet se po vazhdon të kërcënohet nga polici i akuzuar dhe kolegët e tij

0

I dëmtuari Deli Hoxha, në seancën gjyqësore ndaj të akuzuarit Nuredin Begolli, të premten, ka deklaruar se më 24 maj 2017, sërish ishte kërcënuar nga kolegu i rreshterit Begolli, për të tërhequr ankesën në Inspektoratin Policor.

I dëmtuari Hoxha ka thënë se që dy vite vazhdimisht është dëmtuar nga i akuzuari dhe kolegët e tij dhe ka kërkuar që gjykata të ndërmerr diçka rreth kësaj çështjeje.

Ndërsa, i akuzuari Begolli, i cili në këtë rast akuzohet për keqpërdorim të informatës zyrtare, ka sqaruar se më 24 maj 2017, ka pasur një manifestim në qendër të qytetit dhe kanë pasur plan operativ për të larguar makinat që janë të parkuara në trotuare. Në mesin e makinave të tilla, sipas tij, ka qenë edhe makina e të dëmtuarit dhe se ai me kolegun e tij vetëm i kanë kërkuar që ta largojë dhe për më tepër as nuk e kanë dënuar për parkim pa leje. Begolli, tutje ka thënë se krejt deklaratat e të dëmtuarit se kinse po kërcënohet nga ai apo kolegët e tij,  janë shpifje.

Megjithatë, seanca nuk u mbajt sepse nuk prezantonte dëshmitari i kërkuar nga mbrojtja në seancën e kaluar.

Mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Hajrip Krasniqi, ka mbetur pranë propozimit që të ftohet një zyrtar policor, i cili merret me databazën e të dhënave në Policinë e Kosovës, për të dëshmuar në lidhje me mënyrën e regjistrimit të rasteve penale në databazë dhe kush ka të drejtë të qaset në të.

Prokurori i rastit, Genc Nixha, nuk ka kundërshtuar propozimin duke u arsyetuar se në parim përkrah çdo propozim që shkon në drejtim të zbardhjes së gjendjes faktike.

Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja Raime Elezi, ka marrë vendim që për seancën e radhës të ftohet një ekspert i IT-së nga Policia e Kosovës, Drejtoria e Teknologjisë Informative dhe Telekomunikimit.

Seanca e radhës është caktuar për 7 gusht 2017, duke filluar nga ora 10:00.

Nuredin Begolli akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prizren, se në cilësinë e zyrtarit policor, ka zbuluar informatën zyrtare për personin tjetër, duke i dhënë atij një përparësi që nuk i takon.

Sipas aktakuzës, Begolli ka njoftuar qytetaren Altina Kolukaj, për numrin e veprave penale dhe të kundërvajtjes, të kryera nga qytetari Deli Hoxha, e i cili informacion, ka ndikuar në prishjen e raporteve në mes këtyre dy personave./betimiperdrejtes/

Komuna e Malishevës i jep hua Stacionit të Autobusëve, stadiumin e emërton “Liman Gegaj”

0

Kuvendi i Komunës së Malishevës, në mbledhjen e sotme miratoi draft Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) dhe emërtoi stadiumin e qytetit me emrin e dëshmorit të kombit Liman Gegaj.

Fillimisht, anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, pas shqyrtimit të kërkesës së Kryetarit të Komunës, Ragip Begaj, për emërtimin e stadiumit të qytetit me emrin e dëshmorit Liman Gegaj, emër i cili gjithashtu e kishte përkrahjen e plotë të të gjitha shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, morën vendim për këtë emërtim dhe nga tani stadiumi i qytetit do të ketë emrin e dëshmorit Liman Gegaj.

Më pas, KK i Malishevës, mori vendim edhe për përkrahjen financiare, të stacionit të autobusëve në Malishevë, në formë të huadhënies.

Pas kësaj, para anëtarëve të KK të Malishevës, nga ana e drejtorit të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Vesel Krasniqi, është paraqitur draft Korniza Afatmesme Buxhetore (KAB), e cila është miratuar nga ana e anëtarëve të KK. Sipas KAB 2018-2020, Komuna e Malishevës, në vitin 2018, parashihet të ketë një ngritje të buxhetit.

KK ka miratuar edhe Planin e Veprimit Lokal Rinor 2017-2019, plan i cili para anëtarëve të kuvendit, është paraqitur nga drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Blerta Krasniqi.

Kuvendi i Komunës, po ashtu ka miratuar edhe një kërkesë të një qytetari për ndërrim destinim të tokës, nga tokë bujqësore në tokë ndërtimore.

Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka shqyrtuar edhe kërkesën e kryesisë së fshatit Dragobil, lidhur me pronën e dhënë për një kompani, për ndërtimin e një fabrike për riciklim të mbeturinave, dhe e cila është kundërshtuar nga banorët. Sipas njoftimit të dhënë në KK, kompania aktualisht i ka ndërprerë punimet, ndërsa anëtarët e KK, kërkuan që në asnjë mënyrë të mos lejohet devijimi nga kontrata dhe të mos lejohen ndërtime pa leje dhe jashtë kontratës me komunën.

Digjet një veturë në autostradë, afër Suharekës

0

Një veturë është djegur para pak çastesh në autostradën Prizren-Prishtinë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin, ndërkohë merret vesh se nuk ka persona të lënduar.

Vetura është djegur afër daljes për Bllacë të Suharekës.

Zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin, derisa Policia i ka thënë KosovaPress-it se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.