Home Blog Page 5892

Behgjet Pacolli ‘tradhton’ LDK-në, i bashkohet PAN-it?

0

Aleanca Kosova e Re e ka ndarë mendjen për tu larguar nga koalicioni parazgjedhor me LDK-në dhe Alternativën.

Tani partia e Behgjet Pacollit po synon t’i bashkohet koalicionit PAN për ta themeluar qeverinë e re.
Burime të ORAinfo brenda AKR-së bëjnë të ditur se kjo parti do të mblidhet sot ose nesër për të vendosur për daljen nga koalicioni me LDK-në, e pastaj t’i bashkohet koalicionit PAN.

Sipas këtyre burimeve, drejtuesit të AKR-së janë pro bashkimit me koalicion PAN, ndërsa tani vetëm ka mbetur që të mblidhet Kryesia dhe të vendos.

“Të gjithë brenda AKR-së janë shprehur të gatshëm për të dal nga koalicion me LDK-në në mënyrë që t’i bashkohen koalicionit PDK-AAK-Nisma. Ky vendim pritet të merret sot ose nesër dhe po bëhet për shkak që mos të kemi krizë të mëtutjeshme politike”, ka thënë për ORAinfo ky zyrtar brenda AKR-së.

Kujtojmë që partia e Behgjet Pacollit në legjislaturën e re do të përfaqësohet me katër deputet dhe ky numër do t’ia mundësonte Ramush Haradinajt që më mbështetjen e Listës Serbe dhe komuniteteve të arrinte numrin e nevojshëm për krijimin e qeverisë.

Dëshmorët, Zenun Çoçaj, Përparim Thaçi,… sot do ta kremtonin datëlindjen

0

 

Prof.dr. Sabahajdin Cena

(Pjesë nga ditari “Kronikë nëpër stuhi” )

 

30 qershori

Në ditën e sotme, 30 qeershor, të vitit 1952, në fshatin Gjonaj të Hasit, u lind lduftëtari i lirisë ZENUN RRUSTEM ÇOÇAJ, i përjetësuar më 4 qershor të vitit 1999 af[r fshatit Gjobaj.

Po në këtë ditë, por të vitit 1976, në Lanavicë të  Prizrenit, u lind luftëtari PËRPARIM ALI THAÇI, i përjetësuar më 26 maj të vitit 1998 ndërmjet fshatrave Fortesë dhe Xërxë të Anadrinit së bashku me Feim Avdi Gashin e Drenofcit dhe Sakip Xhemajli Bellaqën e Burimit të Epërm.

Po në këtë ditë të vitit 1979 në fshatin Padlenicë të Hanit të Elezit, u lind luftëtari DRITON GAFUR LOKU, i përjetësuar më 22 shkurt të vitit 1999, ndërsa në këtë ditë të vitit 1980, në fshatin Patërkë të Drenasit, u lind luftëtari SMAJL MUSTAFË THAÇI, i përjeetësuar më 12 prill të vitit 1999.

U PËRKUJTOFSHIN PËR JETË E MOT!

Zafir Berisha i përgjigjet Isa Mustafës: Nuk shkojmë me LDK-në

0

Zafir Berisha është rizgjedhur sërish deputet në Kuvendin e Kosovës, pra ai ka siguruar në zgjedhjet e 11 qershorit plot 12,276 vota.

Kryeministri në largim i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pas prishjes së koalicionit me PDK më të cilën udhëhoqi vendin për dy vite e gjysmë dhe tani i ka vendosur vija të kuqe, dje (e enjte) ka kërkuar dialog të brendshëm me Vetëvendosjen, AAK-në e Nismën për të formuar Qeverinë.

Lajmi.net ka kontaktuar me deputetin e Nismës, Zafir Berisha i cili është përgjigjur më “kompetencë” se nuk ekziston asnjë mundësi e bashkimit të Nismës me LAA-në.

Mirëpo, për të bërë qeveri stabile, Berisha fton LAA-në t’i bashkohet koalicionit PDK-AAK-Nisma.

“Nuk ekziston mundësia me u bashku me LAA-në. Ne e kemi kandidatin tonë Ramush Haradinaj për kryeministër dhe e kisha ftuar Isa Mustafën që t’iu bashkëngjitet PDK-AAK-Nisma për të bërë qeveri stabile në interes të Kosovës” ka thënë Berisha.
Kujtojmë, se Zafir Berisha është rizgjedhur sërish deputet në Kuvendin e Kosovës, pra ai ka siguruar në zgjedhjet e 11 qershorit plot 12,276 vota. /Lajmi.net/

Rrëfimi i 37-vjeçares nga Shijaku: Jetova me të dashurin dhe gruan e tij 6 vite

0

Lindita quhet vajza 37-vjeçare nga Shijaku e cila ka rrëfyer historinë e saj dramatike, ndarjen me burrin e parë dhe bashkëjetesën e çuditshme me partnerin e dytë.

Pavarësisht se e reja tregon se me burrin e dytë u dashurua, në rrëfim 37-vjeçarja tregon se në shtëpinë e të shoqit, jetonte edhe gruaja e tij e parë.

Lindita është nënë e tre fëmijëve dhe ka treguar hapur këtë të premte, sesi i shoqi e dhunonte sistematikisht, për shkak të xhelozisë.

Për më tepër lexoni rrëfimin e saj:

“Me burrin e parë u ndava ashtu kot. Më nxori jashtë prej flokësh. Ishte martesë me mblesëri. Burrin e dytë e njoha vetë. U njohëm përmes nuses së dajës time. Më dha numrin e telefonit. Ai m’u vardis. E dija që ishte i martuar. E dija që kishte djalë. Edhe pse ishte i martuar, rashë në dashuri. E mora se m’u vardis.

Ai nuk u divorcua, por ne jetuam të dyja gratë në një shtëpi. Ajo u gëzua në një farë mënyrë, se ai u largua se e dhunonte. Kam jetuar gati 6 vite me nusen e tij dhe me djalin. Ajo jetonte vetëm në një dhomë më djalin. Unë me burrin. Hanim dhe pinim bashkë. Por erdha se ai m’u vardiste. Njëherë ika nga shtëpia, por erdhi m’u lut. Kur ikëm në Greqi, unë rashë në burg se unë isha pa dokumente. Të gjitha gjërat i bënte ajo. Unë nuk pyetesha. Ai e dhunonte se nuk e donte. Ajo nuk largohej nga shtëpia, ndaj e dhunonte.

Unë dhunohesha nga xhelozia, se ai merrej me llafe. Dëgjonte njerëzit. Por vetëm para një viti bëra celebrimet se ngaqë ishte i martuar me atë tjetrën. Pasi dhe unë isha e martuar ende dhe nuk e kisha bërë celebrimin me burrin e parë. Më dhunonte, kam dhe urdhra mbrojtjeje. Të fundit e kam në datën 27”, tha Lindita në emisionin Zemër e Hapur në News24.

AAK-ja në Prizren, humbësja më e madhe e zgjedhjeve

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) në Prizren, është subjekti i vetëm politik në këtë qytet, që ka pësuar më së shumti humbje në zgjedhjet e 11 qershorit.

Ky subjekt politik, nuk ka arrit të sigurojë së paku një deputet në Parlamentin e Kosovës.

Kandidati për deputet nga AAK-ja në Prizren, Lulëzim Kabashi, nuk ka marrë vota të mjaftueshme për t’u bërë deputet.

Ai, ka pësuar humbje përballë kandidatëve të PAN-it.

“Kjo ishte thjeshtë një betejë, dhe lufta për një Prizren më të begatë do të vazhdojë, ndërsa unë do jem me Ju në këtë luftë, ashtu siç kam qenë kurdo kur atdheu dhe koha e kanë kërkuar”, shkruan Kabashi në Facebook.

Në zgjedhjet e 11 qershorit, të gjitha subjektet politike në Prizren, kanë arritë të fitojnë vota të mjaftueshme për t’i dërguar përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e Kosovës.

Nezir Çoçaj, Luljeta Veselaj-Gutaj nga PDK-ja në Prizren, janë zgjedhur deputetë në Parlamentin e Kosovës.
Zafir Berisha, Albulena Balaj-Halimaj nga Nisma për Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, ndërkaq ka arrit që në këto zgjedhje tre kandidatë të fitojnë postin e deputetit.

Mytaher Haskuka, Arbër Rexhaj dhe Drita Millaku nga VV-ja kanë fituar garën zgjedhore për t’u bërë pjesë e Parlamentit të Kosovës./PrizrenPress.com/

Nuk arrin të sigurojë një ulëse në Kuvend, këto janë fjalët e ish deputetit të PDK’së

0

Nait Hasani nga radhët e PDK’së nuk ka arritur që t’i sigurojë votat e mjaftueshme që të jetë pjesë e legjislaturës së re.

Ai thotë se pavarësisht rezultatit të KQZ-së, do të vazhdojë që në mandatin tjetër të provojë sërish që të jetë pjesë e legjislaturës tjetër.

Postimi i tij:

Të dashur qytetar, struktura e simpatizant të Partis Demokratike në Kosovë.

Ju falenderoj për mbështetjen, përkrahjen tuaj, u jam mirënjohës përhere.

Pasi KQZ ka bërë çertifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të Qeshorit, unë nuk kam mundur të bëhem deputet me votat e KQZ për disa ditë!

Por unë me votën tuaj do të jem aty deputet për mandatin e pestë në Kuvendin e Kosovës.

Do jem gjithmon afer jush, do të vazhdoj të punoj për interesat e shtetit të Kosovës.

Zëri im do të dëgjohet edhe më fuqishëm në mbrojtjen e shtetit dhe vlerave të qytetarëve të Kosovës.

Ditët e mira për qytetarët e Kosovës do të vijnë..

I juaji Nait Hasani.

Shfaqe fuqie në Hong Kong: Ushtria kineze mban një paradë madhështore

0

Presidenti kinez, Xi Jinping mori pjesë sot, në ditën e dytë të vizitës në Hong Kong, në paradën më të rëndësishme ushtarake të organizuar në ish-koloninë britanike që iu kthye 20 vjet më parë Pekinit.

Ky demostrim force ndodhi disa orë pas lirimit të disa militantëve demokratë që ishin arrestuar të mërkurën pasi kishin shprehur kundërshtimin e tyre për një forcim të kontrollit kinez në qytetin e tyre.

Xi Jinping mbërriti dje në Hong Kong, nën masa të larta sigurie, në kuadër të ceremonisë me rastin e 20-vjetorit të kthimit të qytetit të ndarë, ku një pjesë e popullsisë është e bindur se Pekini nuk e plotëson më parimin “Një vend, dy sisteme”.

I veshur me një kostum të zi ala Mao Ce Dun, presidenti kinez mori pjesë sot në mëngjes në një paradë të madhe ushtarake në një bazë ajrore në veri të Hong Kongut.

Artan Abrashi: Votat e anëtarësisë do ta zgjedhin kandidatin për kryetar të Prizrenit

0

Lëvizja ‘Vetëvendosje’, ende nuk ka marrë vendim për kandidatin e Prizrenit.

Kryetari i VV-së në Prizren, Artan Abarshi, thotë se për kandidatin për kryetar të këtij, qyteti do të vendoset në muajt e ardhshëm.

” Nuk kemi caktuar ende ndonjë kandidat. Në muajt e ardhshëm nisin procedurat e brendshme për të interesuarit dhe kandidati për kryetar komuna zgjidhet me votat e anëtarësisë”, tha Abrashi për “Kosova Sot”.

Njëjtë mendon edhe Drita Millaku

“Meqenëse jemi subjekti që kemi një sukses shumë të madh në zgjedhjet e fundit, ne tani jemi në përzgjedhjen e kandidatit për kryetar të Prizrenit. Deri më tani nuk kemi vendosur ende në emër konkret. Së shpejti do të dalim me kandidatin, për të cilin do të njoftohen edhe mediet, por edhe opinioni i gjerë. Një gjë jam e bindur se fitorja e LVV-së është e pashmangshme”, tha Millaku për “Kosova Sot”.

Ndërkaq, emrat që janë lakuar si kandidatë potencial nga VV-ja për kryetar të Prizrenit janë: Artan Abrashi, Myhtaher Haskuka dhe Kujtim Shala.

Aksident në Prizren, pesë të lënduar

0

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku në Prizren.

Katër prej tyre pas tretmanit mjekësor janë liruar, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim të vazhdueshëm mjekësor.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave civile/PrizrenPress.com/

“NGOMFest” paralajmëron pushtimin e Kalasë së Prizrenit me muzikë

0

Edicioni i shtatë i festivalit të muzikës “Ngom Fest”, për të dytin vit me radhë rikthehet në Kalanë e Prizrenit. Ashtu siç është traditë e këtij festivali, nata e parë do të sjellë muzikë hip-hop. Nata e dytë do të karakterizohet me muzikë rok, ndërsa natën e fundit skenat do të elektrizohen me muzikë elektronike. Për tri ditë me radhë bende të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare janë pjesë e festivalit që do të mbahet prej 6 deri më 9 korrik. Bendet performuese do të ndahen në dy skena ajo që quhet “Main stage” dhe tjetra “Sunrise stage”.

Në një komunikatë për media, stafi i “NGOMFest” ka bërë të ditura detajet e edicionit të sivjetmë.

“E veçanta e natës së parë do të jenë hip-hop artistët kosovarë P.I.N.T ,natën e dytë rock bendi nga Suedia, ‘Eldoradio’, do të përkujdeset të sjellë frymë të re rocku, ndërsa natën e tretë techno DJ nga Gjermania dhe Spanja pritet të elektrizojnë qytetin deri në orët e mëngjesit dhe do ta përmbyllin edicionin e shtatë të festivalit”, shkruhet në komunikatë.

Në natën e parë krahas MC Kreshës e Lyrical Son, në skenë do të ngjiten edhe “Malik & DJ Stancho” dhe Semiautomvtic, NS, Kreshnique e DJ Shotts. Këta do të ngjiten në skenën kryesore, ndërsa në “Sunrise stage” po të njëjtën natë do të jenë Dagg dhe Gjeni.

Mbrëmja e dytë, ajo e rockut në skenën kryesore do të sjellë bendet “505”, “Ave Venus”, “The Laser Rats”, “3:56 am”, “Fullstop” e këngëtarin e njohur kosovar Shpat Deda. Ndërsa në skenën tjetër do të ngjiten bendet si “Lilac”, “Nold”, më pas Fatos Çunaku, bendi “MENdar”, Lubrni, Totoni e Leo Lumezi.

Nata përmbyllëse sjell në skenën kryesore DJ si Toma, Younion / Panda, më pas Milton Bradley a.k.a Alien Rain e Tadeo. Përderisa “Sunrise stage” do të mirëpresë Pumio Space dhe Wiggi.