Ministria e Kulturës punëson të dënuarin për keqpërdorim, Naxhat Çoçaj

Ish-Drejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, i cili vitin e kaluar u dënua me tre vjet burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare, është punësuar në Ministrinë e Kulturës.

Çoçaj është pranuar në pozitën bashkëpunëtor profesional në fushën e Etnologjisë në Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.

Për gazetarin Rami Berisha, punësimi i Çoçajt bie ndesh me ligjin.

Ndonëse sipas Berishës, ai ka studiuar në fushën që është punësuar, është e pakuptueshme që të pranohet në këtë pozitë, pasi shkak merr rregulloren për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil, e cila thotë se aplikacionet e kandidatëve me dosje refuzohen.

Në Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, nuk kanë pranuar të flasin para kamerës.

Ish-drejtori Çoçaj përmes telefonit ka thënë se derisa nuk ka një vendim të prerë nga Gjykata, ai ka të drejtë të jetojë, duke shtuar se punësimi i tij është afatshkurtër.

Por zyrtarë të Ministrisë së Kulturës thonë se ende nuk kanë nënshkruar kontratë me Çoçajn. Çoçaj ishte arrestuar në nëntorin e vitit 2015 nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe cenim të së drejtës për punësim./KTV/

Më Shumë

“Muzat e Vreshtave”, festivali kushtuar poetit Xhevdet Bajraj nis rrugëtimin në Rahovec

Rahoveci do të mirëpresë më 22 qershor Festivalin Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor që i kushtohet poetit të ndjerë Xhevdet Bajraj dhe...

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Lajmet e Fundit