Behgjet Pacolli ‘tradhton’ LDK-në, i bashkohet PAN-it?

Aleanca Kosova e Re e ka ndarë mendjen për tu larguar nga koalicioni parazgjedhor me LDK-në dhe Alternativën.

Tani partia e Behgjet Pacollit po synon t’i bashkohet koalicionit PAN për ta themeluar qeverinë e re.
Burime të ORAinfo brenda AKR-së bëjnë të ditur se kjo parti do të mblidhet sot ose nesër për të vendosur për daljen nga koalicioni me LDK-në, e pastaj t’i bashkohet koalicionit PAN.

Sipas këtyre burimeve, drejtuesit të AKR-së janë pro bashkimit me koalicion PAN, ndërsa tani vetëm ka mbetur që të mblidhet Kryesia dhe të vendos.

“Të gjithë brenda AKR-së janë shprehur të gatshëm për të dal nga koalicion me LDK-në në mënyrë që t’i bashkohen koalicionit PDK-AAK-Nisma. Ky vendim pritet të merret sot ose nesër dhe po bëhet për shkak që mos të kemi krizë të mëtutjeshme politike”, ka thënë për ORAinfo ky zyrtar brenda AKR-së.

Kujtojmë që partia e Behgjet Pacollit në legjislaturën e re do të përfaqësohet me katër deputet dhe ky numër do t’ia mundësonte Ramush Haradinajt që më mbështetjen e Listës Serbe dhe komuniteteve të arrinte numrin e nevojshëm për krijimin e qeverisë.

Më Shumë

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Lajmet e Fundit