Home Blog Page 5893

Haxhi Avdyli : Kam me qenë zëri i Prizrenit

0

Deputeti i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka falënderuar të gjithë votuesit për besimin e dhënë.

Ai, premton se do të jetë zëri i qytetarëve në Parlamentin e Kosovës.

Postimi në Facebook

Të nderuar qytetarë,

Pas publikimit zyrtar të emrave për deputetë të Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e 29 deputetëve të LDK-së renditem edhe unë, dua të ju falenderoj veq e veq secilin që keni besuar te unë. Besimi juaj me obligon të jem zëri juaj besnik, si gjithmonë, në mbrojtje të vlerave humane, lirisë dhe integritetit shtetëror , dhe interesave zhvillimore shtetërore.

Do mundohem të jem aktiv në hartimin e akteve ligjore më të mira për ju, por edhe kritik i palodhur i çdo shkelje eventuale që do bëjnë pushtetarët e secilës parti pa dallim.

Ne ia nisëm bashkë , këtu kemi arritë bashkë dhe bashkë do arrijmë edhe më shumë duke sjellë ndryshime pozitive edhe në pushtete lokale por edhe qendrore.
#bashkëtëvendosur për të jetësuar ëndrrën.
#faliminderit

Arbër Rexhaj: Falemnderit me Zemër !

0

Deputeti i Vetëvendosjes nga Prizreni, Arbër Rexhaj, ka shprehur mirënjohje për besimin që i është dhënë në zgjedhjet e 11 qershorit.

Ai, premton se do të jetë zëri i qytetarëve.

Postimi në Fcebook

Të dashur qytetarë të Republikës, të dashur qytetarë të Prizrenit dhe Kosovës gjithandej. Të dashur aktivistë të Lëvizjës VETËVENDOSJE!, mbështetës, shokë dhe shoqe të mia,
Përgjatë tërë fushatës, së bashku me ju kemi takuar me qindra qytetarë, me qindra zemra të cilët kanë qenë të etur për ndryshim. Falë punës së palodhshme, angazhimit tuaj për çdo moment, Lëvizja VETËVENDOSJE! sot është subjekti i parë në Kosovë.

Po të mos ishte përkushtimi juaj të dashur miq, puna dhe mbëshetja të cilën na keni dhënë në çdo moment, nuk do të bëhej e mundur që sot t’ju përfaqësoj në Kuvendin e Kosovës, përkatësisht as nuk do të ndaja gëzimin e fitores së mandantit tim të deputetit. Për këtë ju detyrohem juve.

Duke shprehur mirënjohje të thellë ndaj jush, zotohem që do të jem zë i qytetarëve në nevojë, zë i të nëpërkëmburve, zë i bujqëve dhe blegtorëve, zë i mësimdhënësve, i afaristëve, i mjekëve, do të jem zëri i punëtorëve të shkelur. Mbi t’gjitha, do të vazhdoj të mbetem miku e vëllau i juaj në vazhdimësi.
Ju faleminderit prej zemrës e #meZemër!

Kqirajve të Prizrenit u ndërpritet masa e paraburgimit

0

Gjashtë të akuzuarve në procesin gjyqësor për fajde, detyrim e krim të organizuar u është ndërprerë paraburgimi.
Në seancën gjyqësore në rastin e 14 të akuzuarve për fajde, detyrim, krim të organizuar, e vepra tjera penale të paraburgosurve që dy vjet u është ndërprerë kjo masë.

Nga 14 të akuzuarit, në paraburgim mbi dy vjet po mbaheshin Tunë, Gjon, Marian e Kastriot Kqira, Benson Buza dhe Besfort Omaj.

Lajmin për ndërprerjen e paraburgimit për KALLXO.com e konfirmoi avokati Esat Gutaj.

“Të gjithë të akuzuarit nga nesër do të jenë në arrest shtëpiak, atyre do t’u ndërpritet masa e paraburgimit dhe do t’u zëvendësohet me masën e arrestit shtëpiak”, tha avokati Gutaj.

Më 7 prill Tunë e Gjon Kqira ishin liruar nga paraburgimi, i cili u ishte kthyer në arrest shtëpiak, por Gjykata e Apelit pa u bërë një muaj ua ktheu këtë masë të akuzuarve.

Tunë Kqirës i ishte ndërprerë paraburgimi edhe më 2 qershor.

Ish-deputetët e PAN-it që nuk fituan edhe një mandat

0

Më shumë se dhjetë ish-deputetë të PDK-së, AAK-së dhe të Nismës për Kosovën, nuk kanë marrë edhe nga një mandat.

Koalicioni i tri partive parlamentare i kushtoi me mbetje jashtë kuvendit së paku shtatë ish-deputetëve të PDK-së, tre të AAK-së dhe dy të Nismës.

Këta janë ish-deputetët e PDK-së që nuk arritën të fitonin edhe nga një mandat:

Naim Fetahu – 7030 vota

Rafet Rama – 8863

Selvije Halimi – 6213

Fadil Beka – 9149

Bislim Zogaj – 8533

Nait Hasani – 9588

Shaip Muja – 7994

Ish-deputetët e AAK-së që s’fituan edhe nga një mandat:

Ali Berisha – 7102

Bali Muharremaj – 8778

Lahi Brahimaj – 8109

Ish-deputetët e Nismës që s’fituan edhe nga një mandat:

Enver Hoti – 9163

Valdete Bajrami – 6286

Teatri i Prizrenit merr emrin “Bekim Femiu “

0

Teatri i Prizrenit ka marrë emrin e aktorit të njohur, Bekim Fehmiut.

Vendimi është marrë sot nga Kuvendi i Prizrenit.

Thirrjet që kanë ardhur nga shoqëria civile, por edhe subjektet politike që veprojnë në Prizren për emërtimin e ndonjë institucioni kulturor me emrin e mjeshtrit të ndjerë të kinematografisë botërore, kanë qenë të shpeshta gjatë këtyre shtatë vjetëve të fundit, shkruan PrizrenPress.

Kryesusi i Kuvendit të Prizrenit, Kujtim Gashi tha se Kuvendi, votoi unanimisht që Teatri Profesionist i Qytetit të Prizrenit, të emërtohet me emrin e aktorit prizrenas me famë botërore, Bekim Fehmiu.

“Urime Teatrit, aktorëve, komunitetit artistik dhe të gjithë qytetarëve të Prizrenit, të cilët shpeshherë kanë kërkuar që njëri nga institucionet kulturore të Prizrenit, të emërtohet me emrin e Bekim Fehmiut”, shkruan Gashi në Facebook./PrizrenPress.com/

Shfrytëzonin vajza për prostitucion, çifti shqiptar e pëson keq pasi zbulohet

0

Një çift shqiptarësh janë shpallur fajtorë nga gjykata franceze, pasi akuzohen se kanë qenë koka e organizatës së prostitucionit e cila operonte në rrugët e Bodeaux.

Mësohet se përgjegjës për këtë vepër penale është shqiptari Tom Çapja dhe bashkëpunëtoren e tij Jonida Sefa, pasi gjatë viteve 2013 dhe 2016 kontrollonin një rrjet prostitucioni e përbërë kryesisht nga vajza shqiptare.

Burrë e grua konsiderohen si truri i grupit dhe policia ka rënë në gjurmët e tyre që në qershor 2016 pas të paktën 3 denoncimeve nga 3 vajza që shfrytëzoheshin për prostitucion në rrugët e qytetit francez, njoftojnë mediat vendase.

Rektori Vataj priti një delegacion nga Universiteti Drake nga Shteti i Iowa-s në SHBA

0

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj të enjten  ka pritur në vizitë një delegacion nga Shteti i Iowa-s në SHBA, përkatësisht nga Universiteti Drake, znj.Janet McMahill- Dekan e Universitetit, z.Matthew Hayden, znj.Annique Kiel si dhe Presidenti i DMACC z.Rob Denson.

Rektori Vataj i njoftoi mysafirët për të arriturat dhe sfidat e universitetit. Ai theksoi se UPZ ka një bazë të mirë pasi që Prizreni ka traditë të gjatë në arsimin e lartë dhe kësisoj për një kohë relativisht të shkurtër është bërë mjaftë atraktivë për studentë duke arritur në 15 mijë numri i  të regjistruarve që nga viti 2010 kur ka nisë punën. Rektori Vataj po ashtu vëri në spikamë faktin që në UPZ përpos në gjuhën shqipe mësimi zhvillohet edhe në gjuhën turke dhe boshnjakë në disa drejtime. Ai po ashtu vëri në pah se në kuadër të Fakultetit të Filologjisë është edhe departamenti i Gjuhës Angleze dhe Departamenti i Gjuhës Gjermane.

Rektori Vataj bërë të ditur se UPZ ka bashkëpunim me shumë universitete nga Turqia, Evropa edhe Amerika dhe se është i rëndësishëm dhe i mirëseardhur bashkëpunimi me Universitetin e Ioëas. Ndërkaq, Prof. Ass. Dr. Sejdi Sejdiu shef i departamentit të Gjuhës Angleze prezantoi të arriturat dhe sfidat e këtij departamenti. Kurse shefja e departamentit të Gjermane Prof. Ass. Dr. Kimete Canaj, theksoi se është e mirëpritur ndarja e përvojave mes dy universiteteve dhe mbështetja e UPZ-së në prekatitjen e stafit në aspektin e metodologjisë së mësimdhënies, etj.

Përfaqësuesit e Universiteti Drake, znj.Janet McMahill- Dekane e Universitetit, z.Mattheë Hayden, znj.Annique Kiel si dhe Presidenti i DMACC z.Rob Denson, falënderuan Rektorin Vataj për mikpritjen dhe u fascinuan me zhvillimin dhe diversitetin që karakterizon këtë universitetit duke u shprehur të hapur për mundësinë e konkretizimit të bashkëpunimit në suaza të mundësive në të ardhmen.

Më nderuat

0

Deputetja e PDK-së nga Prizreni, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka falënderuar votuesit për besimin e dhëne me 11 qershor.

“Fitorja është nderim por njëkohësisht përgjegjësi”, shkruan Veselaj-Gutaj në Facebook.

Postimi i plotë

Të dashur qytetarë,

Sot, po ndihem shumë e përulur, falenderuese dhe krenare.
Tanimë u publikuan edhe rezultatet zyrtare nga ana e KQZ-së, gjithashtu u rikonfirmua fitorja e PDK-së dhe koalicionit për konstituimin e institucioneve.

Zyrtarisht u konfirmua që edhe une do të jem pjesë e legjislaturës së re për herën e dytë në Parlamentin e Kosovës.

Të gjithë Ju, secilin votues nga e gjithë Kosova që më përkrahët, më besuat dhe më vlerësuat në këtë mandat të dytë për deputete, juve ua dedikoi këtë sukses e fitore të radhës. Vazhdojmë bashkarisht me bashkëpunimin edhe më të madh duke u angazhuar që çështjet dhe nevojat e përbashkëta ti shtyjmë përpara për të mirën e fëmijëve tanë dhe vendit tonë. Sfidat do ti kalojmë bashkë me sukses për Prizrenin dhe Kosovën!

Një FillimiRi, vërtetë çdo herë e më shumë po kërkon model me më shumë punë e sa më pak fjalë. Fitorja është nderim por njëkohësisht përgjegjësi!
Me konsideratën më të lart personale e familjare, pranoni mirënjohjen tonë të sinqertë dhe të përzemërt për mbështetjen e madhe e të vazhdueshme që më keni dhënë.

Ju simpatizantë, anëtarë e struktura të Partisë Demokratike anembanë Kosovës, miqësi, familjarë e dashamirë, Falemnderit!
Kur jemi të bashkuar dhe i besojmë njëri tjetrit gjatë rrugëtimit të përbashkët e pashmangshme është fitorja.
Vlerësimi dhe Besimi juaj, është nderim, përgjegjësi dhe detyrim për mua.
URIME!
Me respekt,
Luljeta Veselaj-Gutaj

DokuFest, njëri nga festivalet më të mëdha në Evropë

0

 

“A e dini se njëri nga kinematë më të bukur në botë është në Kosovë”, fillon shkrimi i Ambasadës së Kosovës në Uashington për Doku Festin, që mbahet në Prizren gjatë gushtit, shkruan albinfo.ch.

Doku Fest është një nga festivalet dokumentar më të mëdha në Evropë, kurse gjatë verës është 16 vjetori i saj.

Nëse po mendoni për pushimet e verës, ne ju ftojmë të vizitoni Kosovën dhe të shikoni filma në një nga kinematë më të bukura në botë. Ky festival do të mbahet nga 4 deri më 12 gusht, shkruan më tej kjo ambasadë.

Doku Fest është krijuar në vitin 2002, kurse tani është më popullori, jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë. Kinematë janë të vendosura në Prizren, në Kalanë e Prizrenit apo edhe afër lumit.

Gjithashtu është shumë i vizituar nga turistë të huaj, kurse ka edhe shumë aktivitete tjera.

Doku Fest, njëri nga festivalet më të mëdha në Evropë

A e ka siguruar edhe një mandat Duda Balje?

0

Deputetja, Duda Balje, që për vite me radhë është depute në Kuvendin e Kosovës, edhe në legjislaturën e ardhshme do të jetë pjesë e këtij institucioni, shkruan arbresh.info.

Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Duda Balje, ka marrë 2 671 vota në zgjedhjet e parakohshme nacionale të 11 qershorit.

duda-balje