Home Blog Page 5899

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Rahovec

0

Dje në Rahovec, një person ka raportuar në polici se është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij

Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.

Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Sherifi: Duhet pyetur Haradinajn si do t’i sigurojë votat për Qeverinë

0

Sherifi thotë se Qeveria do të formohet nga koalicioni PDK-AAK-Nisma për Kosovën, ashtu siç ka thënë edhe mandatari i këtij koalicioni për kryeministër, Ramush Haradinaj.

“Mandatari për kryeministër i koalicionit PAN Ramush Haradinaj ka deklaruar se menjëherë pas konstituimit të Kuvendit do të krijohet edhe qeveria”, ka thënë ai.

I pyetur rreth asaj se si do t’i sigurohen numrat e deputetëve të nevojshëm për formimin e qeverisë nga koalicioni PAN, Sherifi shprehu besimin se kjo çështje do të zgjidhet nga kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj.

“Mendoj që për detaje të mëtutjeshme duhet pyetur mandatari”, u shpreh Bilall Sherifi.

Në anën tjetër ditë më parë, kryetari i AAK-së dhe njëherësh kandidati i PAN-it për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka shfaqur një pozicion të ri, në kuadër të koalicionit parazgjedhor. Ka thënë se negociatat me partitë tjera po i zhvillon personalisht derisa ka thënë se nuk ka nevojë palët tjera të flasin me askënd përreth tij.

Shqipëri: Numërohen rreth 54% e votave, PS 74 mandate

0

Partia Socialiste është pranë një fitoreje historike, ku deri tani janë numëruar rreth 54% të votave. Teksa janë numëruar 2870 kuti, nga 5362 në total në të gjithë Shqipërinë, PS udhëheq me 50.94% të votave, e ndjekur nga PD me 29.6% të votave dhe LSI me 15.36% të votave.

Ndërsa PS sheh rritje të ndjeshme në vota në krahasim me 4 vite më parë, e kundërta ndodh me PD që është rrudhur në shifra në këto zgjedhje.

Por rritje në shifra nuk vetëm PS, një rritje të ndjeshme ka edhe LSI që duket se do të ketë më tepër deputetë se në legjislaturën e lënë pas, transmeton tch.

Ndërkohë që në Parlament duket se do të jetë edhe PDIU, edhe pse bazuar në numërimin e deritanishëm do të ketë më pak përfaqësues në Parlamentin e ardhshëm.

Bazuar tek numërimi deri tanishëm, rezulton se projeksioni për ndarjen e mandateve është :

PS – 74 mandate

PD – 43 mandate

LSI – 18 mandate

PDIU – 4 mandate

PSD – 1 mandat.

Mbyllet votimi në Has- kryeson PD, ja kush del i dyti

0

Ka përfunduar procesi i numërimit edhe në Bashkinë Has të qarkut të Kukësit, i vetmi bastion i mbetur demokratëve.

Ndërkohë 34 kutitë e votimit të numëruara i kanë siguruar Partitë Demokratike një fitore të ndjeshme.

Më pas e dyta renditet Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e treta, shkruan shekulli.

Mbytet anija me 170 pasagjerë

0

Një anije pasagjerësh u mbyt në një rezervuar në Kolumbinë veriperëndimore, duke alarmuar mbarë qytetin turistik.

Autoritetet deklaruan se 133 pasagjerë u shpëtuan, por gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë ende të humbur.

Anija “Almirante” u zhyt pranë qytetit popullor turistik të Guatapés. 170 persona ndodheshin në bord në momentin e mbytjes.
Një dëshmitari tha për “BBC” se varka u mbyt brenda pesë minutash. Varkat e tjera aty pranë erdhën shpejt në ndihmë duke nxjerrë viktimat nga uji.

Disa të mbijetuar bënë me dije se nuk u ishin dhënë xhaketa shpëtimi. Helikopterët e ushtrisë dhe zhytësit u bashkuan më vonë me operacionin e kërkim-shpëtimit.

Dita ndërkombëtare në mbështetje të viktimave të torturës

0

Me datën 26 qershor në vitin 1987, Konventa kundër Torturës dhe Ndëshkimeve të tjera mizore, çnjerëzore, degraduese apo ndëshkimit hyri në fuqi.

Ky ishte një hap i rëndësishëm në procesin shumë të nevojshëm në globalizimin e të drejtave të njeriut dhe të pranuar se tortura dhe të gjitha format e keqtrajtimit ose ndëshkimit çnjerëzor ose degradues, janë absolutisht dhe universalisht të paligjshme.

Në vitin 1997, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vendosi për të shënuar këtë datë historike 26 qershor çdo vit si Dita Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës.

Qeveritë përkujtohen për përgjegjësitë e tyre ndaj viktimave të torturës ashtu siq janë të përshkruara në Konventën e OKB-së.

Neni 14 i Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Torturës shprehimisht parashikon që Shtetet duhet të bëjë kompensim për të mbijetuarit torturës të drejtën e zbatueshme, duke përfshirë mjetet për rehabilitim të plotë të jetë e mundur.

Në këtë datë, në vitin 1987, Konventa kundër Torturës dhe Ndëshkimeve të tjera mizore, çnjerëzore, degraduese apo ndëshkimit hyri në fuqi.

Ky ishte një hap i rëndësishëm në procesin shumë të nevojshëm në globalizimin e të drejtave të njeriut dhe të pranuar se tortura dhe të gjitha format e keqtrajtimit ose ndëshkimit çnjerëzor ose degradues, janë absolutisht dhe universalisht të paligjshme.

Në vitin 1997, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vendosi për të shënuar këtë datë historike 26 qershor çdo vit si Dita Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës.

Qeveritë përkujtohen për përgjegjësitë e tyre ndaj viktimave të torturës ashtu siq janë të përshkruara në Konventën e OKB-së.

Neni 14 i Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Torturës shprehimisht parashikon që Shtetet duhet të bëjë kompensim për të mbijetuarit torturës të drejtën e zbatueshme, duke përfshirë mjetet për rehabilitim të plotë të jetë e mundur.

A do ta mandatojë Presidenti Thaçi Vetëvendosjen për formimin e Qeverisë?

0

Pas zgjedhjeve të fundit të 11 qershorit në vend ende nuk dihet se kush do të jetë udhëheqëse e Qeverisë së Kosovës, pasi përveç koalicionit PAN që ka dal e para, edhe Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar partitë politike për bisedime për formimin e kësaj të fundit.

Por, para se të arrihet te procedura e zgjedhjes se kryeministrit, duhet të bëhet zgjedhja e kryetarit të parlamentit dhe kjo e fundit mund të sjellë problem, pasi që duhet t`i marrë 61 vota. Ndërkaq, sipas ekspertëve nëse zgjedhet kryetari, duhet filluar proceduat e zgjedhjes së kryeministrit që sipas Kushtetutës duhet që të propozohet kandidati nga grupi më i madh parlamentar.

Po ashtu, sipas tyre presidenti i vendit nuk është i obliguar që të mandatojë Lëvizjen Vetëvendosje, por kjo e fundit mund që të bisedojë me deputetët nga partitë të ndryshme për të marr votat e duhura.

Smaka: Presidenti nuk është i obliguar ta mandatojë Vetëvendosjen

Kushtetuese Riza Smaka, ka thënë për “Bota sot” së pari duhet që të bëhet përzgjedhja e kryetarit të Kuvendit, i cili propozohet nga grupi parlamentar më i madh.

“Çështje paraprake nga kjo, për zgjedhjen e kryeministrit të Qeverisë është zgjedhje e kryetarit të Kuvendit që është aq problematike sa edhe vet e kryeministrit. Sepse, sipas nenit 67 të Kushtetutës, kërkohet që grupi parlamentar më i madh ta propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit dhe do të zgjedhet kandidati apo kandidatja, që do t’i marrë së paku 61 vota”, ka thënë Smaka.

Po ashtu, ai ka theksuar se në këtë dispozitë nuk ka tjetër kauzë që nëse do të dështonte gjiroja e parë, çfarë do të ndodhte me të dytën.

“Kështu që mbetet aty për të arritur ndonjë kompromis politik jashtë kushtetues, e po supozojmë që u zgjodh kryetari i Kuvendit dhe pastaj për Qeveri fillimisht është i autorizuar PAN-i (PDK-ja, AAK-ja, Nisma) për të propozuar kandidatin e presidentin për të mandatatuar. Brenda 15 ditësh mandatari do të duhet t`ia propozonte Kuvendit strukturën e Qeverisë nëse do t’i merrte 61 vota do të zgjedhje, nëse jo do të dështonte. Më pastaj është çështje e vlerësimit diskrecional e presidentit për të miratuar propozimin e koalicionit të dytë apo eventualisht të koalicionit të parë, në qoftë se në ndërkohë do të arrinte numrin, se të dyjat nuk mund të arrijnë numrin së paku 61 vota, për shkak se nëse e arrin njëri koalicion po e zëmë paszgjedhor, apo ky parazgjedhor, tjetri mund t’i arrijë maksimalisht 89 prej 120 që janë krejt”, ka thënë Smaka për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka theksuar se nga kompetencat, presidenti nuk është i obliguar për ta pranuar mandatarin nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Me fjalë të tjera është me kompetenca diskrucionale të presidentit, ai nuk është i obliguar për ta pranuar mandatarin nga Vetëvendosja, nga aspekti kushtutetar ligjor ose nga aspekti diskusional politik, ai e vlerëson nëse do t’ia jep apo nuk do t’ia jep”, ka thënë Smaka.

Gjoshi: Formimi i Qeverisë nga VV-ja, i mundshëm

Ndërsa, avokati Adrian Gjoshi ka thënë se parimisht, Presidenti i Republikës së Kosovës ka efekt direkt në konstruksionin e qeverisë.

“Bazuar në nenin 95 të Kushtetutës së Kosovës dhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese; Presidenti shfaqet i pafuqishëm dhe shumë i fuqishëm. Është i pafuqishëm, sepse tashmë e kemi të qartë se në propozimin e parë, formatori i qeverisë duhet kërkuar nga koalicioni që ka fituar zgjedhjet”, ka thënë Gjoshi.

Ai ka shpjeguar se “konsultimi” me koalicionin fitues, është detyrim kushtetues për Presidentin.

“Ndërsa në rast dështimi që i propozuari i parë të marrë shumicën absolute për ta formuar qeverinë, Presidenti merr një pushtet të jashtëzakonshëm diskrecionar, duke i mbetur atij që të interpretojë  “një kandidat tjetër”, a do kërkuar nga partia e dytë/tjetër apo edhe njëherë nga koalicioni fitues i zgjedhjeve”, ka nënvizuar Gjoshi.

Po ashtu, Gjoshi ka vlerësuar se është e mundshme që të formohet Qeveria nga Vetëvendosje, por kjo varet nga  Presidenti.

“Vlerësoj se një formim i Qeverisë nga VV dhe të tjerët, është faktikisht dhe kushtetutshmërisht i mundshëm. Krejt kjo varet nga diskrecioni i Presidentit të vendit. Përfundimisht, Presidenti ka kompetencë ceremoniale, kurse me kalim të “kandidatit tjetër”, ka pushtet diskrecionar”, ka thënë Gjoshi.

Burjani paralajmëron ngërç politik

Ndërsa, Blerim Burjani, njohës i çështjeve juridike, ka thënë se kjo çështje është rregulluar me Kushtetutë dhe është vërtetuar edhe nga Gjykata Kushtetuese.

“Kjo është e rregulluar me Kushtetutë, dhe e ka vërtetuar Gjykata Kushtetuese, nuk duhet humbur kohë në këtë çështje, ju e dini se kjo gjykatë më nuk interpreton me kundërshtim me vendimin e fundit të saj”, ka theksuar ai.

Po ashtu, Burjani ka thënë se koalicioni i parë provon dy herë me kandidatë të ndryshëm dhe nëse nuk merr aprovimin nga Kuvendi, atëherë shteti shkon në zgjedhje sërish.

“Kjo mund të jetë humbje kohë, që nuk prodhon kurrfarë efekti juridik dhe kushtetues, pra partia e parë ose koalicioni i parë provon dy herë me kandidat të ndryshëm të marr aprovimin nga Kuvendi. Nëse kjo nuk ndodhë, shteti shkon në zgjedhje sërish”, ka thënë Burjani.

Për më tepër, ai ka krahasuar këto thirrje me të vitit 2014 pasi që të tilla thirrje, sipas tij, mund të krijojnë ngërç të sërishëm.

Gjini: Roli i presidentit për mandatarin, “thikë me dy teha”

Një njohës tjetër i çështjeve juridike, Gent Gjini, ka thënë se në parim Lëvizja Vetëvendosje ka të drejtë që t’iu bëjë ftesë subjekteve të tjera politike për pretendimin e garës, për ta bërë qeverinë në krye me mandatarin e tyre.

Ai mendon se për Lëvizjen Vetëvendosje, e vetmja rrugë janë bisedat me kandidatët që kanë marrë votat në parlament nga partitë të ndryshme, duke e përfshirë edhe koalicionin PAN, nga i cili mund të fitohen vota për mandatarin e Vetëvendosjes.

“Një formë dhe rrugë që tani i mbetet Lëvizjes Vetëvendosje është të zgjedh për integrimin e tyre në votë “PËR”. Mendoj se me këtë formë edhe mund të kenë sukses, duke u nisur nga fakti se që tani mund t’i vërejmë frustrimet, nga disa kandidatë që kanë fituar ulëset për deputetë për ato votat që i kanë marr nga partitë e tyre, apo edhe zërave, për të kandiduar si kandidatë të pavarur”, ka thënë ai.

Gjini ka shpjeguar se konform vendimit, të interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, në momentin apo në ciklin në afatin prej 15 ditëve kur mandatari i parë i propozuar nga Presidenti për ta formuar qeverinë nuk mund të marr votëbesimin e shumicës për ta formuar qeverinë, interpretimi i kësaj gjykate nuk e ka përjashtuar mundësinë që në ciklin tjetër të votimit, mandati për qeverinë t’i jepet partisë së dytë.

“Por kjo, në kontekstin e saj është dhe mund të quhet të themi si thikë me “dy teha” për Presidentin që të dekretojë mandatarin e dytë, sepse po në këtë fazë roli i Presidentit, është diskrecional, pra ka rol ekzekutiv dhe ai nga këndvështrimi i tij si president i unitetit të popullit, dhe si garantues për funksionalitetin demokratik, të institucioneve dhe evitimit për zgjedhje të reja të mundshme për vendin, duhet që ai para vetes së tij të jetë i siguruar që në fazën tjetër ta propozojë partinë e dytë, që ka garuar e vetme (pa koalicion), tani që më veç kjo na aludon në Lëvizjen Vetëvendosje që kjo t’ia paraqes Presidentit, fuqinë e mandateve dhe deputetëve së saj dhe si do të mund të formohet mandati, respektivisht Qeveria”, ka shpjeguar Gjini.

Sipas Gjinit, Gjykata Kushtetuese, lidhur me kalimin në fazën e dytë për mandatin, nuk e ka përjashtuar edhe partinë e parë apo koalicionin PAN, që përsëri atyre t’iu jepet e drejta për të garuar në ciklin e dytë, për formimin e qeverisë së ardhshme.

“Mendoj se faza e dytë do të jetë shumë diskutabile dhe pikërisht ajo do jetë, si faza më jetike për formimin e qeverisë së ardhshme apo në rast dështimi, vendi përsëri do të shkojë në zgjedhje të reja. Në parim, mendoj se këtu pasi që loja kryesore po në këtë fazë të dytë rreth caktimit të mandatarit i bie Presidentit, mendoj se ai patjetër duhet të reflektojë objektivitet dhe faktorin neutral në këtë garë, që si parakushti kryesor, Presidenti që mund të quhet vërtet një President unifikues, një President që këtë sfidë të madhe do ta kapërcejë në interes të vendit, do të tregohet institucionalist në frymën demokratike që vendi të mos shkojë në zgjedhje të reja. Kjo sepse, me shkuarjen ne zgjedhje të reja, asnjë palë nuk duhet të jetë e kënaqur edhe pse nga subjektet proklamohen  që mund t’iu rezistojnë edhe kësaj, por këtu harrohet të mendohet për sovranin, për popullin, duke u nisur në parametrat dhe pasojat e ndryshme”, ka përfunduar ai.

Edi Rama e PS pranë fitores historike

0

Partia Socialiste është pranë një fitoreje historike, kjo dallohet pas numërimit të mbi 20% të votave në zgjedhjet e së dielës në Shqipëri.

Teksa janë numëruar 1357 nga 5362 kuti në të gjithë Shqipërinë, PS udhëheq me mbi 50.33% të votave, e ndjekur nga PD me 27.74% të votave dhe LSI me 15.35% të votave, njofton Top Channel.

Ndërsa PS sheh rritje të ndjeshme në vota në krahasim me 4 vite më parë, e kundërta ndodh me PD që është rrudhur në shifra në këto zgjedhje.

Por rritje në shifra nuk vetëm PS, një rritje të ndjeshme ka edhe LSI që duket se do të ketë më tepër deputetë se në legjislaturën e lënë pas.

Ndërkohë që në Parlament duket se do të jetë edhe PDIU, edhe pse bazuar në numërimin e deritanishëm do të ketë më pak përfaqësues në Parlamentin e ardhshëm.

Bazuar tek numërimi deri tanishëm, rezulton se projeksioni për ndarjen e mandateve është si mposhtë:
PS – 75 mandate/deputetë
PD – 41 mandate
LSI – 20 mandate
PDIU – 3 mandate
PSD – 1 mandat

Shqipëri/ Del Exit Poll-i i parë: Dallim i thellë mes dy partive

0

Ora News dhe IPR Marketing kanë publikuar Exit Poll-in vetëm pak minuta pas përfundimit të procesit të votimit. Të dhënat janë për orën 20:00, pasi të dhënat janë në përditësim.

Në rang kombëtar sipas Exit Poll-it të Ora News dhe IPR Marketing Partia Socialiste merr 45-49% të votave, Partia Demokratike merr 30-34 %, Lëvizja Socialiste për Integrim 11-15%, LIBRA 1-3%, PDIU 3-5%.

Sipas Exit Poll-it, në qarkun e Tiranës Partia Socialiste siguron nga 17-19 mandate, Partia Demokratike 11-13 mandate dhe Lëvizja Socialiste Për Integrim nga 2-4 mandate.

Artisti që fotografon ëndrrat

0

Ky artist krijon versione në miniaturë të vendeve që sheh në ëndrrat e tij.

Ai ka realizuar këto punime për rreth dy muaj.

“I kam parë këto vende në ëndrra dhe ishte paksa sfiduese që ta shndërroj imagjinatën time në realitet, megjithatë i tërë procesi ishte i mrekullueshëm” ka thënë Vatsal Kataria.

Më poshtë ju sjellim këto vende magjike, për realizimin e të cilave Kataria ka përdorë materiale të  thjeshta.