Home Blog Page 5898

“Lumbardhi” në Prizren hapë sezonin veror me dy koncerte të muzikës klasike

0

Dy koncerte të muzikës klasike do të hapin këtë javë sezonin veror në ambientin e jashtëm të kinemasë “Lumbardhi” në Prizren.

Pas shtatë vjetësh, në skenën e këtij kompleksi kulturor, të mërkurën mbrëma kthehet kitaristi me nam botëror, Petrit Çeku, që do të shoqërohet në violonçel nga kroatja e lindur në Gjermani, Monika Leskovar. Ndërsa vetëm dy ditë më pas Filarmonia e Kosovës e mbyll sezonin e vet koncertal në “Lumbardh”, shkruan sot “Koha Ditore”.

“‘Lumbardhi’ hapë sezonin veror me dy koncerte të rëndësishme, atë të dyshes Petrit Çeku dhe Monika Leskovar si dhe të Filarmonisë së Kosovës, të mërkurën me 28 qershor, respektivisht të premten me 30 qershor”, ka thënë Ares Shporta nga fondacioni “Lumbardhi”.

Ai ka sqaruar se dy vjet pas rihapjes, “Lumbardhi” ka filluar një format të ri, “ku programet do të ndërtohen rreth cikleve sezonale me programime tematike apo të pavarura shumëdisiplinare që përfshijnë filmin, muzikën, letërsinë, teknologjinë, mediat e reja dhe fusha të tjera relevante, dhe do të realizohen nga fondacioni ‘Lumëbardhi’, komunitetet rreth tij dhe partnerët e organizatës, sikurse edhe palë të treta që i shfrytëzojnë hapësirat e kinemasë”.

Vizioni për Kejin e Lumbardhit në Prizren

0

Pas një numri të punëtorive dhe shumë diskutimeve me grupet e ndryshme të komunitetit të lagjes për rregullimin e hapësirës publike përgjatë lumit (Kej) në Prizren, OJQ “EC Ma Ndryshe” së bashku me organizatat tjera të shoqërisë civile, do të bëjnë prezentimin e vizionit të banorëve për këtë hapësirë.

Prezantimi publik do të bëhet të martën (27 qershor 2017) në orën 20.00, n’Kej në Prizren.

Gjatë këtij organizimi do të prezentohet zgjidhja e hartuar nga vet komuniteti i lagjes dhe ekspertët e përfshirë, Genc Gafurri dhe Betim Vitija, si dhe do të diskutohen mundësitë e shfrytëzimit të lumit në prezentimin “E kam një Propozim” nga Jeton Jagxhiu. /PrizrenPress.com/

Dukuri e pazakontë, në Suharekë shfaqet në qiell diçka shumëngjyrëshe

0

Në qiellin e Studenqanit të Suharekës, të shtunën u shfaq diçka e pazakontë.

Në disa fotografi, dhe xhirimin e bërë me telefon, nga Abaz Jupaj, në mes të reve të bardha u paraqit diçka gati e rrumbullakët, e me ngjyra.

Aty, qëndroi vetëm për disa minuta, njofton Klan Kosova.

Me atë që pa Jupaj në qiell, u çuditën edhe bashkëvendësit e tij të cilëve ky ua tregoi fotot dhe videot që kishte kapur në ato momente.

Nuk është errësuar akoma

0

Poezi e shkruar nga Bob Dylan

Hijet po bien
Dhe kam qënë këtu gjith ditën
Shumë vapë është për të fjetur
Dhe koha përtej ikën
E ndiej që shpirti im
I shndëruar është në metal
I kam me vete, në trup, shenjat
Që Dielli më ka pas falë
Ah, këtu nuk ka vend
Të qëndrosh askund, oh medet
Nuk është errësuar akoma
Ndërsa muzgu po zbret
Instikti im njerëzor
Shkon tëposhtë duke u boshatisur
Mbas çdo gjëje të bukur
Gjurmëzonë dhimbja e hazdisur
Ajo më shkroi një letër
Dhe kaq bukur e kish shkruar
Të fsheur pas çdo fjale
Gjithçka në mëndje që pat bluar
Nuk e kuptoj ende si ndjenja trupin vret
Nuk është errësuar akoma
Por muzgu dalë-ngadalë po zbret
Kam shkuar në Londër
Edhe në Paris kam shkuar
Kam ndjekur rrjedhën e lumenjve
Dhe në det kam përfunduar
Kam qënë i zhytur përfund
Pishinash me gënjeshtra
Duke kërkuar për asgjë
Në zbrazëtirën e syve të zeshkëta
Shpesh herë utopitë e mia
Kushtojnë më tepër se kaq
Ka shpresa ende, nuk është errësuar
Ndërsa nata po zbret ndërkaq
Jam i lindur këtu
Dhe këtu do vdesë
Kundra rregullave të mia
E di që po marrë kthesë
Megjithse jam duke pritur
Brenda trupit çdo nerv i im
Kaq i çveshur është edhe shurdh
Nuk më kujtohet se kush kam qënë
Por jam akoma në të metalit kurdh
Nuk jam duke e dëgjuar murmurimën e lutjes
Nuk është errësuar akoma
Nata po zbret dhe dita vjen drejt këputjes.

/Marrë nga TiranaCalling

Thaçi pret KQZ-në, për dhënien e mandatit për themelimin e qeverisë

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur se ai beson se do të Kosova do të ketë institucionet e reja në 10 ditshin e parë të korrikut, të cila do të jetë institucione të jenë kredibile, stabile, multietnike me orientim të qartë euroatlantik.

Thaçi në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), tha se për dhënien ë mandatarit për qeverinë e ri, duhet pritur KQZ-në.

“Duhet pritet certifikimi i rezultatit zgjedhor, mendoj është aspekt teknik, por mendoj se duhet të përmbyllet ky procesi të ketë një vlerë të mriz e të respektuar e kredibile e të jetë i respektuar nga të gjithë. Ndërsa se kujt i takon mandatari është përcaktuar nga vet qytetari i Kosovës, me votën e vet të lirë”, tha ai.

I pari i vendit tha se do të respektoj kushtetutën, ligjet dhe të gjitha procedurat e nevojshme e të domosdoshme për dhënien e mandatarit për themelimin e qeverisë së Kosovës, që i takon partisë apo koalicionit fitues.

“Dua të besoj se do të kemi institucionet të shpejta, në 10 ditshin e parë të korrikut dhe këto institucione shpresoj e besoj se do të jenë kredibile, stabile, multietnike e natyrisht të një orientimi të qartë euroatlantik”, tha Thaçi.

Kurse për mundësinë që të kemi përsëritej të viteve më parë, ku ishte bllokuar për muaj të tërë krijimi i institucioneve të reja, i pari i vendit është shprehu se nuk do të ndodh ashtu. “Në anojë rrethanë, unë shpresoj se do të kemi një urtësi e fleksibilitet, do t kemi një komunikim nga i gjithë spektri politik dhe do të kemi themelim të institucioneve shumë shpejt”, tha Thaçi.

Komisioni i Maturës nuk ka ndërmarrë asnjë masë kundër keqpërdoruesve të testit

0

Ndonëse Ligji për Maturën Shtetërore specifikon dënimet për të gjithë ata që prishin procesin e testimit, deri tash nuk është ndërmarrë asnjë masë nga Komisioni i Maturës.

Por ndonëse ka përfunduar afati i parë i testit, asnjë dënim nuk është shqiptuar nga Ministria e Arsimit, dhe për këtë, institucionet që kanë vëzhguar këtë proces, kanë kritika të shumta, raporton KTV.

Sipas tyre, e gjithë Ministria e Arsimit duhet të japë llogari.

Ndërkaq, Mustafë Kadriu, nga Divizioni për Vlerësim e Monitorim në Ministrinë e Arsimit, thotë se meqë edhe afati i parë u shënua me disa parregullsi, në afatin e dytë të gjithë nxënësve do t’u ndalohet mbajtja e telefonit.

Edhe viteve të kaluara, Ministria e Arsimit nuk ka njoftuar se ka marrë ndonjë masë për rastet e identifikuara si shkelje gjatë procesit të testimit.

Maturantët e sivjetmë afatin e dytë të testimit do ta kenë në muajin gusht.

AAK-ja vazhdon të insistojë në koalicion me LDK-në

0

AAK-ja vazhdon të insistojë në një koalicion me LDK-në, pavarësisht që kjo e fundit nuk lodhet së deklaruari se aty ku është PDK-ja, LDK-ja nuk do të jetë.

Pal Lekaj ka thënë se nuk është mirë që LDK-ja të vërë vija të kuqe, duke thënë se edhe personalisht kishte deklaruar ndryshe, por që tash është në koalicion me PDK-në.

Analisti Imer Mushkolaj nuk i beson më LDK-së. Për këtë, thotë se nga përvoja e së kaluarës është bindur se vijat e kuqe nuk ekzistojnë.

Ndërkohë, Artan Murati nga KDI-ja, thotë se koalicioni PAN mund të marrë deputetë nga të gjitha partitë, përfshirë edhe Vetëvendosjen.

Shumë deputetë, sipas tij, pritet të lëvizin nga një subjekt në tjetrin, pas betimit në Kuvend.

Por, kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ditë më parë ka deklaruar se nuk do të bëjë negociata me individë, por me parti politike, derisa është shprehur tejet i sigurt se institucionet e reja do të nisin punën në pjesën e parë të korrikut.

Fituesi i çmimit Nobel për Paqe, zhvendoset nga burgu ne spital

0

Laureati i çmimit Nobel për Paqe, Liu Xiaobo është zhvendosur nga burgu për në spital pasi është dignostifikuar me kancer në mëlçi.

Liu, i njohur për kampanjat e tij për të drejtat e njeriut, ishte burgosur më 2009 me akuzën e ka thirrur për demokraci më të madhe, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Avokati i tij ka thënë se ai do të trajtohet në një spital në krahinën e Liaoning, pasi është diagnostifikuar me sëmundjen një muaj më parë.

Gruaja e tij, Liu Xia ka qenë nën arrest shtëpiak që prej kur burri i saj kishte fituar çmimin në vitin 2010, edhe pse nuk është akuzuar.

Liu Xiaobo, 61 vjeçe ka qenë lidere kyçe në protestat e vitit 1989 në Tiananmen Square.

E djathta ka bojkotuar PD-në

0

Blendi Fevziu

Ka ende shumë për t’u numëruar, por tendeca e këtyre zgjedhjeve duket tashmë qartë. PS me gjasë do të qeverisë e vetme, duke pasur në autobuzin e saj elektoral votat e thuaj gjysmës së Shqiptarëve.

LSI jo vetëm ka konfirmuar votat e marra në një koalicion në 2013, por besohet se i ka rritur ato, duke qenë në disa qarqe të vendit forcë e dytë politike.

PD ka pasur një humbje shumë më të thellë se sa ajo e 2013, që mendohej më e thella e historisë politike të saj.

Do ketë kohë për analiza dhe për të gjetur gabimet, por deri tani shikimi i shifrave tregon vetëm një gjë, elektorati i djathtë ka bojkotuar në mënyrë masive ofertën e partisë kryesore të tij. Përse e them këtë?

Dje në Shqipëri kanë votuar thuajse 300 mijë vetë më pak se sa në vitin 2013. Në këtë rënie të votuesve, befas, sipas projeksionit, PS mund të jetë rritur me afro 100 – 130 mijë vota. Pra ka marrë në total thuajse 100 mijë vota më shumë se sa arriti të merrte në 2013. Ajo pritet të shtojë diku tek 6 – 8 deputetë. Pra shtimi nuk është nga ulja e numrit të votuesve, por nga rritja e tyre.

LSI po ashtu i ka shtuar votat. Ajo pritet jo vetëm të konfirmojë 15 mandatet e 2013 që i mori në koalicion me PS, por mund të shkojë deri në 20 mandate. Pra në këtë rast, e majta ka arritur të nxjerrë më shumë votues se sa në 2013, ose të marrë disa votues që në 2013 kanë votuar Berishën.

Katastrofa ka ndodhur djathtas dhe arsyet se përse janë shumë. PD, jo vetëm që nuk ka konfirmuar mandatet e 2013, që mendohej se ishin të ulët pas 8 vjet qeverisje, por ka marrë shumë më pak vota se në 2013 dhe akoma më pak se në 2015. Besohet se 300 mijë votat e munguara kanë qenë kryesisht të PD. Kanë qenë demokratët që nuk janë paraqitur në apel. Arsyet më mirë se kushdo i di vetë lidershipi i PD, por ajo që është e qartë është se nuk ka qenë një mosdalje apo neglizhencë ndaj zgjedhjeve, por një bojkot, një protestë e heshtur dhe spontane. Pak rëndësi kanë gabimet në fushatë. Ata që votojnë PD kanë votuar kundër një qëndrimi politik dhe unë dyshoj se kjo braktisje ka qenë një protestë ndaj qëndrimit flirtues me PS në fushatë. Po ashtu ka luajtur rol lista dhe spastrimi nga disa emra të njohur. Për fatin e saj të keq, PD do ketë në parlament një grup diletant, me mungesa të ndjeshme dhe të paaftë për të marrë mbi vete peshën që i takon opozitës.

Së fundmi, kjo që ndodhi në këto zgjedhje, po stabilizon një trend të frkshëm të çmontimit të partisë më të madhe të djathtë në vend. Në 2009, PD kishte 70 mandate bashkë me aleatët e saj; PS 66 dhe LSI 4. * vjet më pas, PS po shkon në 74 dhe LSI në 20. Të dyja janë rritur, madje akoma më shumë se sa në 2013, ndërsa PD thuajse është përgjysmuar. Një humbje më dramatike vështirë se mund ta parashikonte kushdo…

Trupi i Salvador Dalit do të zhvarroset

0

Një gjykatës në Madrid ka urdhëruar zhvarrimin e trupit të artistit spanjoll Salvador Dalí për të marrë mostra për një padi atërore, raporton mediat lokale.

Një grua spanjolle me emrin Pilar Abel, thotë se piktori gjenial Dali, është babai i saj. Ajo thotë se ai kishte një lidhje me një shërbëtore në vitin 1955, transmeton Klan Kosova.

Në urdhërimin e zhvarrimit, gjyqtari tha se nuk kishte objekte personale të artistit që do të përdoreshin në testin e atësisë.

Piktori surealist Salvador Dali vdiq më 1989, ishte një njeri që në përgjithësi pati shëndet të mirë, por që ishte gjithë kohës i fiksuar prej sëmundjeve.

Nevrotik, ekscentrik, kompleks, gjenial, Dali ishte një hipokondriak që në moshë të re, dhe disa prej biografëve të tij kanë shkruajtur se shkak ishin sëmundjet e shumta që kishte kaluar në fëmijëri.

Disa prej veprave të tij, si ‘’Endrra e shkaktuar nga fluturimi i një blete’’, realizuar në 1944, arrijnë të përshkruajnë shumë mirë reagimin e pavetëdijshëm hipokondriak të piktorit, nga një thumbim banal i bletës.