Home Blog Page 5900

“Tomka dhe shokët e tij” vazhdon rrugëtimin ndërkombëtar

0

Për herë të parë prej disa ditësh një film shqiptar mund të shihet në platformën digitale të krijuar nga bashkëpunimi mes kompanisë amerikane TCM (Turner Clasical Movies) që është kanali televiziv më popullor në rang botëror për transmetimin e filmave klasikë dhe Criterion që konsiderohet si distributori më serioz në përzgjeshjen e titujve dhe kualitetin për kinemane klasike. Dhe, jo rastësisht filmi “Tomka dhe shokët e tij” është përzgjedhur nga kuratorët e kësaj platforme si një nga filmat që i ofrohet ekskluzivisht publikut në SHBA, Kanada dhe Porto Riko për një periudhë gjashtë mujore me të drejtë rinovimi të kontratës.

Pas restaurimit në Librarinë e Kongresit Amerikan, falë projektit të Kinemasë Shqiptare të drejtuar nga Regina Longo, ky film fillon rrugëtimin e tij të gjatë si asnjë film tjetër shqiptar, që nga Marsi 2014 me shfaqjen premierë në British Film Institute, që u pasua me 19 shfaqjet e tjera në 17 qytete të Britanisë së Madhe, e më pas në New York, Washington DC, Conectikat dhe Paris, që siç duket nuk do të jetë ndalesa e fundit. Sipas Genc Përmetit, distributori ndërkombëtar i krijimtarisë së regjisores Xhanfise Keko, në vjeshtë të këtij viti, filmi “Tomka dhe shokët e tij” është programuar nga kuratorët e Cinematekës së Copenhagenit të projektohet përgjatë një muaji të plotë. Më pas, i njejti film do të bëhet pjesë e programeve të Cinematekave të Oslos dhe Stokholmit që bashkë me atë të Copenhagenit janëqëndra kulturore tejet të rëndësishme në këto kryeqytete nordike.

Ky vit do të mbyllet për filmin “Tomka dhe shokët e tij” me prezantimin e tij në Festivalin e Filmit Hebre në Jerusalem. Vlen të theksohet se, kjo nuk është hera e parë që krijimtaria e regjisores Xhanfise Keko projektohet në sallat prestigjioze të Cinematekave evropiane. Vitin e kaluar Cinematekat e Tel Avivit, Haifas dhe Jerusalemit kishin pjesë të programit të tyre një tjetër film të saj, filmin “Kur xhirohej një film”.

Përfshirja e filmit “Tomka dhe shokët e tij” si pjesë e programacionit të kësaj platforme duhet konsideruar një sukses jo vetëm për regjisoren Xhanfise Keko, por për tërë kinemanë shqiptare e cila duhet thënë se prej disa kohësh ka zgjuar interesin e kritikës së specializuar në revistat më prestigjioze të kinemasë botërore si “Sight and Sound”, “The Framework”, “The Journal Of Cinema”, “The Arts Desk”, “Oxford Mail”, “Film Quarterly”, botimeve si “A Companion To Eastern European Cinemas”, “Studies In Eastern European Cinema” apo dhe gazetave të mirënjohura si “The Guardian”.

Çfarë po ndodh me krijimtarinë e regjisores tonë të njohur Xhanfise Keko, që pas më shumë se 40 vitesh vazhdon të zgjojë interes jo vetëm në Shqiperi, por edhe larg saj, nëpër botë ku shfaqen me sukses filmat e realizuar në Shqipërinë komuniste?… Përgjigja, duhet kërkuar tek vërtetësia, sinqeriteti dhe realizmi i tyre, tek problematika gjithnjë aktuale

Nesër nis numërimi i votave me kusht, certifikimi në fund të javës

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër pritet të filloj numërimin e votave me kusht.

Kështu kanë paralajmëruar zyrtar të KQZ-së për Indeksonline.

Raportohet se janë rreth 30 mijë vota me kusht. Një ditë më parë ka përfunduar numërimi i votave nga diaspora të cilat mbi 50% e tyre kanë shkuar për Vetëvendosjen.

Pas numërimit të votave me kusht, KQZ’së i hapet rruga për shpalljen e rezultateve, dhe nëse pas 24 ore nuk ka ankesa, atëherë KQZ do të mund t’i certifkonte rezultatet më së largu deri në fund të javës

Mbyten dy fëmijë

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në periferi të Tiranës.

Dy fëmijë të moshash 8 vjeç kanë humbur jetën pasi janë mbytur në rezervuarin e fshatit Ndroq.

Mësohet se fëmijët kanë qenë duke luajtur kur kanë hyrë për t’u freskuar dhe nuk kanë mundur të dalin më.

Bashkë me ta ka qenë edhe një moshatar, i cili ka arritur të shpëtojë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërkohë që janë njoftuar edhe polumbarët.

Përleshen me thika vëzhguesit në Shqipëri

0

Një incident është verifikuar mes vëzhguesve në Vlorë, në qendrën e votimit në fshatin Ahmetaq.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por në zonë kanë mbërritur forca të shumta policore.

Një grup i posaçëm ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe ka shoqëruar dy persona, raporton TCH.

Sherri ka ndodhur jashtë ambienteve të qendrës së votimit, një shkollë 9-vjeçare.

Rama thirrje qytetarëve të votojnë: Mungesa është gjithnjë gabim

0

Kryeministri në detyrë i Shqipërisë, Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se mungesa në votime wshtw gjithmonë gabim, transmeton Koha.net.

“Voto Voto Voto. Mungesa është gjithnjë gabim. Vota sot vlen shumë për ty, ne, Shqipërinë. Qentë le të lehin karvani forca përpara, të gjithë për Shqipërinë”, ka shkruar Rama.

VV në Prizren: Qofshin të pranuara të gjitha adhurimet që kemi bërë gjatë muajit të bekuar të Ramazanit!

0

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, të gjithë besimtarëve mysliman ua uron Fitër Bajramin.

“Besimtarët myslimanë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit treguan devotshmërinë dhe respektin ndaj Krijuesit, i cili këtë vështirësi jetësore e ligjësoi me Fitër Bajramin”, thuhet në urimin e Vetëvendosjesë në Prizren.

“Kjo devotshmëri realizohet për ta mbajtur lart përkushtimin shpirtëror dhe është një kujtesë e përhershme e besimtarëve për detyrimin ndaj Tij dhe porosi për ta shtuar vigjilencën, për ta kultivuar frymën e dashurisë, paqes, tolerancës e të respektit të ndërsjellë edhe me besimet e tjera, që Prizreni të jetë vend i harmonisë, i bashkëpunimit dhe i tolerancës. Ky është edhe mesazhi universal i cili del nga kuptimi i drejt i agjërimit”.

“Qofshin të pranuara të gjitha adhurimet që kemi bërë gjatë muajit të bekuar të Ramazanit! Me shpresë se festat tjera fetare dhe kombëtare t’i presim në harmoni më të madhe dhe në realizimin e aspiratave tona të gjithmbarshme në përditshmërinë tonë nëpër të cilën po hapërojmë si shoqëri”.

Nisma në Prizren: Gëzuar Bajramin!

0

Nisma në Prizren, ka uruar të gjithë besimtarët islam, me rastin e Festës së Fitër Bajramit.

“NISMA për Kosovën-dega në Prizren ua uron besimtarëve myslimanë këtë ditë të begatë, ditë që vjen pas muajit të shenjtë të Ramazanit”, thuhet në urimin e Nismës.

“Në këtë ditë të sakrificës, mirësisë dhe respektit për njëri tjetrin, urojmë për të gjithë qytetarët e besimit mysliman dashuri dhe mbarësi në jetë”.

“ Të marrim nga kjo festë mesazhin e solidaritetit dhe respektit mes njerëzve, në mënyrë që të gjithë së bashku të kemi mundësinë ti japim këtij vendi ato që meriton”.

“Urime Fiter Bajramin, fat, mbarësi dhe begati në këtë ditë të madhe”

Kujtim Gashi: Urime Fitër Bajrami !

0

Kryetari i Kuvendit të Prizrenit, Kujtim Gashi, ia ka uruar të gjithë besimtarëve islam Festën e Bajramit.

Urimi i plotë

Të nderuar besimtarë të besimit islam, kam kënaqësinë që në emrin tim dhe të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, t’ju përcjell mesazhet e mia të sinqerta në këto çaste te gëzuara të festës se Fitër Bajramit, për një jetë sa më të lumtur, për shendet në familjet tuaja, për suksese në punë.

Zoti këtë festë e ka cilësuar si festë gezimi, e qe neve na takon ta kalojmë pikërishte në këtë mënyre si ditë gëzimi të zemrave tona.

Shpresë që këtë festë ta festoni me urtesi, tolerancës, e me dëshirë që ne familjet tuaja të këtë shendet!

Kjo festë kremtohet pas një Muaji të madhërishëm të Ramazanit gjatë së cilit myslimanët agjeruan, në shenjë sakrifice për ripërterinje të vlerave më të mira shpirtërore dhe njerëzore.

Shendet e gezime per ju, famlijet tuaja!

KRYESUESI I KUVENDIT
Kujtim Gashi

Urimi i Ramadan Mujës për Fitër Bajram

0

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, ka uruar kryetarin e Bashkësisë Islame në Prizren, myftiun Besim Berisha dhe të gjithë qytetarët e Komunës me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Festa e Bajramit, vjen pas muajit të shenjtë të Ramazanit dhe uroj që të na shërbejë në thellimin e respektit, tolerancës, miqësisë dhe dashurisë për familjen, fëmijët dhe të gjithë qytetarët”, thuhet në urimin e Mujës.

“Agjërimi i Ramaznit lartëson shpirtin e besimtarëve, forcon besimin në Zot, ngrit ndjenjat e solidaritetit, zgjon idenë e sakrificës për të mirën e përgjithshme njerëzore”.

“Komuna e Prizrenit do të vazhdojë të jetë e angazhuar në ngritjen e mirëqenies dhe të ardhmen e ndritur për të gjithë qytetarët e komunës sonë”.

Urimi i Haxhi Avdylit për Fitër Bajram

0

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka uruar të gjithë besimtarët mysliman me rastin e Festës së Fitër Bajramit.

Urimi i plotë i

Besimtarë Muslimanë, qytetarë të Republikës së Kosovës, me rastin e përfundimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajramit, ju urojmë të festoni si gjithmonë në mënyrë vëllazërore e miqësore ashtu siq e kemi kultivuar harmoninë e solidaritetin gjatë këtij muaji me njëri tjetrin, duke ndërtuar urën dhe afësinë me Krijuesin, për ta fituar bekimin dhe mëshirën e tij ndaj miqësisë e dashurisë mes nesh.

Urime Fitër Bajramin gjithë qytetarëve të besimit Islam, paqja dhe mëshira e Zotit qofshin me ju dhe familjet tuaja.