Home Blog Page 5901

Digjet një depo në Prizren

0

Në Prizren sot është djegur një depo e ambalazhit të plastikës, transmeton Koha.net.

Këtë për Koha.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Hazir Berisha, i cili bën të ditur se është djegur objekti i ish-fabrikës së duhanit.

Ai ka thënë se nuk të lënduar nga ky rast, por që dëmet materiale janë mjaft të mëdha.

“Sot është djegur depoja e ambalazhit të plastikës që është objekti i ish-fabrikës së duhanit. Nuk ka të lënduar nga ky rast, por dëmet materiale janë mjaft të mëdha”, ka thënë Berisha për Koha.net.

Një lexues i Koha.net ka dërguar pamje të momentit të djegies së objektit.

Tri qëndrime për lokacionin e ndërtimit të Shkollës së Muzikës në Prizren

0

Komuna e Prizrenit kishte marrë vendim që shkollës së muzikës t’i ndërrohej lokacioni, duke propozuar që objekti i ri i shkollës të ndërtohej në hapësirën ku më herët kishte qenë objekti i qendrës tregtare “Ben-af”, raporton KTV.

Ky vendim është kundërshtuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në këtë komunë, duke kërkuar nga komuna që të respektohen ligjet procedurat ligjore.

Më herët, shoqëria civile në Prizren, kishte propozuar që kjo hapësirë të shndërrohej në zonë të gjelbër. Derisa nuk janë përjashtuar mundësitë që edhe këtu të ketë ndërtime të larta.

Votat e diasporës, Vetëvendosje merr edhe një deputet?

0

Procesi i numërimit të votave nga diaspora ka përfunduar sot.

Indeksonline merr vesh se nga rreth 5 mijë vota sa ishin nga diaspora mbi 50% e tyre kanë shkuar për Vetëvendosjen.

Pjesa tjetër është ndarë mes koalicionit PAN dhe atij të LDK-së. Mësohet se kjo mund t’i kushtoj LDK-së më marrjen e një mandati nga ana e VV-së.

Kësisoj, VV do të kishte 32 mandate, ndërsa koalicioni i LDK-së 29. Të hënën do të nis numërimi i votave me kusht. Ndërsa, certifikimi i rezultatit zgjedhor pritet të ndodhë në fund të javës.

Vdes “Baci” i LDK-së, Mustafa shpreh ngushëllime për familjen Kryeziu

0

Kryeministri Isa Mustafa ka njoftuar se ka ndërruar jetë veprimtari i LDK-së, Zyber Kryeziu – Baci. Ai u ka shprehur familjes ngushëllime.

“Me dhëmbje të thellë mora lajmin se sot ndërroi jetë veprimtari i palodhshëm i LDK-së, Zyber Kryeziu BACI. Ngushllime familjes Kryeziu, Kryetarit dhe Degës së LDK-së në Dragash! IM”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Çka mësuam nga zgjedhjet

0

Seremb Gjergji

Për të gjithë ata që duan ndryshim, kanë dalë mjaft mësime. Por, më të rëndësishmet janë dy (2).

1. Nga këto zgjedhje kanë shkuar dëm rreth 100.000 mijë vota, të cilat sistemi proporcional i ka futur në kazanin e përqindjes së partisë.
Pra, duhet të ndryshoi Ligji për zgjedhje, Procesi i votimit dhe Mënyra e numërimit të votave. Ky sistem tashmë po tregohet i tejkaluar. Mbi të gjitha, duhet të ndryshojnë edhe Zonat e Votimit.

2. Kandidati nga qyteti pwrkatws, është ai që ka filluar të përkrahet nga qytetarët. Ndërsa, votat për udhëheqësit e 10-së, pak kanë reflektuar – karshi viteve tjera. Kemi mësuar se 30.000, apo 50.000 apo 80.000 e besa edhe 100.000 vota kanë shkuar dëm. Secilit udhëheqës të listës i janë dhënë votat e deri në 9 deputet, dhe të gjitha kanë shkuar dëm.

Pse?

Nëse dëshirojmë ta qojmë Kosovën përpara – atëherë duhet t’i bëjmë të gjitha ndryshimet e lartcekura. Ky Parlament dhe kjo Qeveri e re, për hir të avancimit të gjithë politikës shtetërore, duhet t’i bëjnë këto ndryshime.

Kosovarët në Shqipëri për Fitër Bajram

0

Tashmë është bërë zakon që shumë kosovarë të kenë destinacion Shqipërinë në ditët e vikendit. Por, fluks dukshëm më i madh duket në kohën e festave.

Kjo është parë edhe sot në kufirin Kosovë-Shqipëri ku qindra e mijëra vetura kanë zgjedhur destinacion Shqipërinë për të kaluar vikendin atje dhe për t’i “ikur” festës së Bajramit.

Më shumë se 2 kilometra ka qenë kolona në orët e para të mëngjesit në këtë pikë kufitare. E shtuna, e diela dhe e hëna pritet të jenë më të stërmbushura për bregdetin shqiptar.

Fat i mirë për pushuesit do të jenë edhe temperaturat e larta të cilat pritet të jenë mbi 30 gradë celcius./Indeksonline/

Arrestohet një femër në Vërmicë

0

Një shtetase e Shqipërisë është arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës.

Arrestimi i saj është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Ajo është dërguar në vuajtje të dënimit./PrizrenPress.com/

Shkelet një këmbësor në Prizren

0

Një këmbësor është goditur nga vetura në rrugën “Ismet Kryeziu” në Prizren.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur për shkak pakujdesisë së shoferit të veturës.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjta është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit. /PrizrenPress.com/

AAK publikon ofertën që i kishte bërë VV-së, duke i dhënë postin e kryeministrit (Dokument)

0

Anëtari i Kryesisë dhe kryetari i Degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi, ka publikuar ofertën e AAK-së për Vetëvendosjen, në përpjekjet për krijimin e marrëveshjes parazgjedhore në mes bllokut opozitar, AAK-VV-NISMA, e ku do të përfshihej edhe shoqëria civile.

Arifi ka treguar se AAK kurrë nuk ka insistuar që ta kenë postin e kryeministrit në listën e përbashkët me Vetëvendosjen. Ai ka theksuar se në VV kanë dashur të AAK të shkrihet në atë lëvizje.

“Kjo është oferta e AAK për VV e të cilën VV e refuzoi vitin e kaluar. Ne kurrë nuk insistuam për postin e Kryeministrit por as kjo atyre nuk ju mjaftoj. Ata donin FER të ri!!! Është në kundërshtim me të gjitha ligjet e natyrës që AAK të shkrihet në parti si VV . Ishte verbëri politike të pritej diçka e tillë nga lidershipi i VV”, ka shkruar Arifi.

Lirohen gazetarët holandez nga rebelët kolumbian

0

Dy gazetarë holandez ishin kidnapuar nga rebelët majtist në Kolumbi.

Por që lajmi i fundit është se të dy gazetarët janë liruar, shkruan Independent, transmeton Klan Kosova.

Këtë lajm e ka dhënë Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës mbi lirimin e gazetarëve nga ky vend që ishin zënë në fundjavën e kaluar prej rebelëve.