Home Blog Page 5904

The Beatles “arrijnë” në Siberi

0

Kjo pamje ka qenë në kopertinën e albumit “Abbey Road”, të po këtij grupi. Skulptura është vendosur në kampusin e Universitetit Shtetëror Tomsk.

Skulptura e realizuar nga artisti lokal Anton Gnedykh, shënon nisjen e regjistrimeve për vitin e ri akademik, është thënë në faqen e këtij universiteti.

Në këtë skulpturë shihen katër anëtarët e grupit britanik – John Lennon, Paul McCartney, George Harrison dhe Ringo Starr, sikur po shkojnë drejt ndërtesës kryesore të universitetit.

Vendkalimi i këmbësorëve në rrugën Abbey u shfaq në kopertinën e albumit të grupit The Beatles, në vitin 1969. Ky vend më pas u shtua në listën e objekteve të trashëgimisë kulturore të Britanisë së Madhe më 2010.

Duhet të largohemi nga Toka

0

Është astrofizikanti më i zëshëm i ditëve tona e në të njëjtën kohë është më pesimisti për të ardhmen e njerëzimit.

Stephen Hawking nuk ngurron që të ripërsërisë sa herë që i jepet mundësia apelin drejtuar të gjithëve; duhet të largohemi nga Toka. Thirrja e fundit mbërriti nga Norvegjia, i ftuar në një festival shkencor dhe muzikor, që synon të ndihmojë të rinjtë të kuptojnë shkencën komplekse.

“Ka kaq shumë faktorë që kërcënojnë Tokën sot, sa për mua është shumë e vështirë që të jem optimist për të ardhmen”, thotë ai.

Por mes goditjes nga një asteroid e një sulmi alien, rreziku më i madh, sipas shkencëtarit britanik është vetë njeriu.

“Ne jemi në shterim të burimeve natyrore që ofron Toka. Po përshpejtojmë ngrohjen globale, po shkrihen akujt, po shpyllëzojmë planetin dhe po zhdukim kafshët”, thotë Hawking.

Sipas tij, në rastin më të mirë njerëzimit i kanë mbetur disa shekuj për t’u arratisur prej këtu dhe në rastin më të keq, disa dekada.

Prizren: 34 vjeçari ngacmon seksualisht 10 vjeçaren, arrestohet

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prizren, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

“Me datën 21 qershor, një prind e ka denoncuar në Policinë e Prizrenit një të dyshuar të panjohur ngase vajza e tij dhjetë vjeçare i kishte treguar se përderisa po ecte rrugës i dyshuari i kishte folur e më pas e kishte ngacmuar seksualisht duke e prekur në pjesët intime të trupit”, njofton Policia Rajonale e Prizrenit, përcjellë PrizrenPress.

“Pas paraqitjes së rastit është informuar edhe Qendra për punë Sociale në Prizren”.

“Gjatë hetimit të rastit, policia ka arritur të siguroj imazhe nga një kamerë e sigurisë. Pas kësaj është identifikuar i dyshuari mashkull i vitlindjes 1983 me iniciale F. Xh. I njëjti po mbahet nën masën e arrestit policor”. /PrizrenPress.com/

Në Prizren arrestohen tre persona për marrje me prostitucion

0

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Prizren, të cilët dyshohen për “marrje me prostitucion”.

“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull K-Shqiptar dhe një femër Shqiptare shtetase e Shqipërisë nën dyshimin se janë marr me prostitucion”, thuhet në raportin e PK-së, përcjellë PrizrenPress.

Sipas Policisë, të dyshuarit janë dërguar në Gjykatën Themelore Prizren në procedurë të shpejtë, të cilët pas mbajtjes së seancës gjyqësore, janë liruar. /PrizrenPress.com/

Keqpërdoret një i mitur në Prizren, arresohet i dyshuari

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një mashkull në Prizren, pasi kishte mashtruar një person nën moshën 16 vjec, më 19 qershor të këtij viti.

“Njësiti i hetuesisë me 21.06.2017 ka arrit që ta identifikoi dhe arrestoi të dyshuarin mashkull K-Shqiptar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, përcjellë PrizrenPress.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Arrestohet një mashtrues në Prizren

0

Policia ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Prizren, pasi që i njëjti me datën 31 maj të këtij vitit, dyshohet se ka mashtruar viktimën mashkull, duke i marrë një aparat fotografik në vlerë rreth 1000 euro dhe nuk e ka kthyer.

Sipas policisë, rasti i mashtrimit ka ndodhur në rrugën “Edit Durham” të këtij qyteti, shkruan PrizrenPress.

Pas verifikimit dhe hetimit është konstatuar se i dyshuari ka kryer edhe pesë vepra tjera të mashtrimit.

Njësitet policore kanë konfiskuar sende të ndryshme elektronike që dyshohet se janë përfituar nga veprat e cekura.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

“Qeverisja e Mujës ka mbyllur sytë me qëllim përballë vërejtjeve të Auditorit”

0

Keqqeverisja në komunën e Prizrenit nuk përbën më lajm. Dështimin e kryetarit Ramadan Muja dhe të qeverisjes së tij e kanë treguar në vazhdimësi raporte të ndryshme, sidomos ato të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, të cilat nuk ndryshojnë shumë nga viti në vit.

Përveç datës që ndryshon, të gjeturat e këtij raporti mbi shkeljet dhe parregullsitë e kësaj komune, sipas shoqërisë civile, janë të njëjtat.

E një faj të madh në dështimin e qeverisjes së Prizrenit, sipas Naim Cahanit, e ka edhe Kuvendi Komunal.

Ndërkaq, zyrtarë të opozitës në këtë komunë thonë se Ramadan Muja dhe vartësit e tij nuk e respektojnë Republikën e Kosovës.

Për shkeljet dhe parregullsitë e publikuara në raportin e Zyrës së Auditorit, zyrtarë të Komunës së Prizrenit nuk kanë pranuar të flasin, duke thënë se nuk e kanë lexuar ende.

Lajmi.net : Artan Abrashi kandidat i VV-së për kryetar të Prizrenit

0

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 22 tetor, ndërsa subjektet politike pritet që të bëjnë analizat se cilët duhet të jenë kandidatët e tyre për kryetarë të komunave.Ndonëse deri më tani partitë politike nuk kanë zyrtarizuar ende kandidatët me të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale, lajmi.net iu sjell disa nga emrat e mundshëm.

Partia Demokratike e Kosovës
PDK-ja në shumicën e komunave pritet të dal me të njëjtit kandidatë që i kishte edhe në zgjedhjet e kaluara. Kurse në Prishtinë këtë herë pritet të kandidojë me Lirak Çelajn dhe me Zenun Pajazitin në Gjilan.
Prishtinë – Lirak Çelaj
Prizren – Kujtim Gashi
Pejë –Arton Muhaxheri apo Muhamet Haliti
Mitrovicë – Avni Kastrati
Gjilan – Zenun Pajaziti
Ferizaj – Agim Aliu
Drenas – Ramiz Lladrovci
Skenderaj – Fadil Nura ose Nuredin Lushtaku
Malishevë – Isni Kilaj
Rahovec – Idriz Vehapi
Klinë – Sokol Bashota
Suharekë – Ramë Vataj
Podujevë – Naim Fetahu
Kamenicë -Begzad Sinani
Kaçanik – Besim IlaziLidhja Demokratike e KosovësLDK pritet që në komunat ku ka qeverisur në mandatin e fundit të dal me të njëjtit kandidat, ndërsa në komunat tjerat do të dal me kryetarët e degëve të saj.
Pejë – Gazmend Muhaxheri
Ferizaj – Muharrem Sfarça
Fushë Kosovë – Burim Berisha
Podujevë – Agim Veliu
Istog – Haki Rugova
Viti – Sokol Haliti
Suhareka – Sali Asllanaj
Lipjan – Imri Ahmeti
Ndërkohë për kryetar të Prishtinës, ambicie ka shprehur ish-kryetari i kësaj komune, Ismet Beqiri, por nuk përjashtohet mundësia që kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës të dal Lumir Abdixhiku.Lëvizja VetëvendsojeNë Lëvizjen Vetëvendosje deri më tani është e sigurtë vetëm kandidatura e Shpend Ahmetit për Prishtinën, ndërsa për komunat tjera, pritet të vendoset në muajt në vijim.Prishtinë – Shpend Ahmeti
Vushtrri – Ali Januzi ose Aida Dërguti
Pejë – Avdi Shkreli ose Fatmire Mullhaxha- Kollçaku
Prizren – Artan Abrashi
Gjilan – Sami Kurteshi
Kamenicë – Arsim Thaçi
Istog – Florin DreshajAleanca për Ardhmërinë e KosovësNënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj kohë më parë ka treguar për lajmi.net emrat e mundshëm që do të garojnë në disa komuna, e që sipas tij, AAK do të rikthehet fuqishëm.Rahovecit – Smajl Latifaj
Obiliq – Xhafer Gashi
Pejë – Fatmir Gashin
Gjakovë – Adrian Gjini
Deçan – Daut Haradinaj
Prishtinë – Avni Arifi
Junik – Agron Kuçi.Nisma për Kosovën
Zyrtarët e Nismës kohë më parë kanë thënë se nëse garojnë të vetme në zgjedhjet lokale, kandidatë të kësaj partie për kryetarë komunash do të jetë kryetarët e degëve.

Lajmi.net : Kujtim Gashi kandidat i PDK-së për kryetar të Prizrenit

0

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 22 tetor, ndërsa subjektet politike pritet që të bëjnë analizat se cilët duhet të jenë kandidatët e tyre për kryetarë të komunave.Ndonëse deri më tani partitë politike nuk kanë zyrtarizuar ende kandidatët me të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale, lajmi.net iu sjell disa nga emrat e mundshëm.

Partia Demokratike e Kosovës
PDK-ja në shumicën e komunave pritet të dal me të njëjtit kandidatë që i kishte edhe në zgjedhjet e kaluara. Kurse në Prishtinë këtë herë pritet të kandidojë me Lirak Çelajn dhe me Zenun Pajazitin në Gjilan.
Prishtinë – Lirak Çelaj
Prizren – Kujtim Gashi
Pejë –Arton Muhaxheri apo Muhamet Haliti
Mitrovicë – Avni Kastrati
Gjilan – Zenun Pajaziti
Ferizaj – Agim Aliu
Drenas – Ramiz Lladrovci
Skenderaj – Fadil Nura ose Nuredin Lushtaku
Malishevë – Isni Kilaj
Rahovec – Idriz Vehapi
Klinë – Sokol Bashota
Suharekë – Ramë Vataj
Podujevë – Naim Fetahu
Kamenicë -Begzad Sinani
Kaçanik – Besim IlaziLidhja Demokratike e KosovësLDK pritet që në komunat ku ka qeverisur në mandatin e fundit të dal me të njëjtit kandidat, ndërsa në komunat tjerat do të dal me kryetarët e degëve të saj.
Pejë – Gazmend Muhaxheri
Ferizaj – Muharrem Sfarça
Fushë Kosovë – Burim Berisha
Podujevë – Agim Veliu
Istog – Haki Rugova
Viti – Sokol Haliti
Suhareka – Sali Asllanaj
Lipjan – Imri Ahmeti
Ndërkohë për kryetar të Prishtinës, ambicie ka shprehur ish-kryetari i kësaj komune, Ismet Beqiri, por nuk përjashtohet mundësia që kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës të dal Lumir Abdixhiku.Lëvizja VetëvendsojeNë Lëvizjen Vetëvendosje deri më tani është e sigurtë vetëm kandidatura e Shpend Ahmetit për Prishtinën, ndërsa për komunat tjera, pritet të vendoset në muajt në vijim.Prishtinë – Shpend Ahmeti
Vushtrri – Ali Januzi ose Aida Dërguti
Pejë – Avdi Shkreli ose Fatmire Mullhaxha- Kollçaku
Prizren – Artan Abrashi
Gjilan – Sami Kurteshi
Kamenicë – Arsim Thaçi
Istog – Florin DreshajAleanca për Ardhmërinë e KosovësNënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj kohë më parë ka treguar për lajmi.net emrat e mundshëm që do të garojnë në disa komuna, e që sipas tij, AAK do të rikthehet fuqishëm.Rahovecit – Smajl Latifaj
Obiliq – Xhafer Gashi
Pejë – Fatmir Gashin
Gjakovë – Adrian Gjini
Deçan – Daut Haradinaj
Prishtinë – Avni Arifi
Junik – Agron Kuçi.Nisma për Kosovën
Zyrtarët e Nismës kohë më parë kanë thënë se nëse garojnë të vetme në zgjedhjet lokale, kandidatë të kësaj partie për kryetarë komunash do të jetë kryetarët e degëve.

Adeptët, imitatët dhe militantët

0
Xhemal Ahmet
Tek aderimet, prurjet, integrimet mund të lexojmë aftësinë, gatishmërinë dhe potencialin e partive për reforma të brendshme. Çka mësuam zgjedhjeve të fundit në këtë drejtim? Cila parti del aspirator, fshesë elektrike ithtarësh, të pastrehësh e militantësh; cila prej tyre përdori metodën e “trashëgimtarëve” dhe cilat vërtet kanë kuptuar se me modelin e partive klasike nuk bëhet demokracia më?
Rezultatet e këtyre zgjedhjeve nuk do t’i kisha marrë si trend për fuqinë afatgjate të partive.
Bëjnë gabim partitë që nga pasioni i pakontrollueshëm për pushtet e madhësi kapërcejnë limitet e realitetit faktik, kështu duke vepruar sikur tashmë u gatuan si fuqia predominante politike e së ardhmes. Jo vetëm për zgjedhjet që vijnë por madje për histori.
Rëniet dhe ngritjet e partive aktuale nuk rezultuan për shkak të koncepteve. Përkundrazi u ndëshkuan pikërisht ato që paralajmëruan koncepte ndryshe. Kjo ndodhë kur elektori vendos i revoltuar e jo se vërtetë shpreson apo beson në diçka.
Rishpërndarja e votës ndodhi; nga njëra anë si akt mosbesimi ndaj atyre që “ndryshuan” e nuk patën mundësi ta virtualizojnë sa duhet këtë dhe nga ana tjetër u shkaktua nga tërheqja me paramendim e PDK – së si nga plotë “bastione” deputetësh të njohur ashtu dhe nga postet kyçe. Me këtë potez Kadri Veseli dëshmoi se vërtet i ka hy reformës: për hir të koalicionit ai hoqi një numër të konsiderueshëm deputetësh dështakë e të njollosur dhe për të fituar kohë ai ua paradha pushtetin tjerëve. Këtë e bëri PDK. Prandaj rritja e Nismës dhe AAK – së ka të bëjë eventualisht më shumë me këtë potez të Kadri Veselit se sa me diçka tjetër. A do të rriteshin më shumë AAK dhe Nisma nëse nuk bashkoheshin para zgjedhjeve? Me siguri. Por edhe PDK do të humbte më minimal. Trendi i rënies, mirëpo, nëse Veseli zgjidhte opsionin tjetër, i PDK – së viteve të ardhshme do të ishte më dramatik, radikal e i pakthyeshëm. Me këtë teknikë ajo do të shpëtojë.
Nga kjo taktikë e Veselit përfitoi megjithatë më së shumti natyrisht LVV. Drejt tyre u vërsulën me anëtarësime e me votë gjithë ata që nuk e parafytyrojnë dot komodimin në shoqëri pa pasur një parti në krah. Konstatimi i Milaim Zekës: “Nga analizat e listave që kam bërë, të paktën janë 40 kandidatë të listës së VV, të cilët vijnë nga radhët e PDK se. Këta njerëz, të cilët kanë qenë aktivist të devotshëm të kësaj partie, normal që me vete e kanë marrë edhe votuesin e tyre“ – është shumë i saktë!
E njëjta nuk mund të thuhet për LDK – në. Kjo ishte e para-dënuar të humbë çka do që të bënte. Kështu për arsye se nuk ofroi as ndryshimin, reformën e as rikthimin në “rrënjët rugoviste” (çka do që të nënkuptojë kjo) që e kërkojnë ulërishëm bazat e saj. Gabimin tjetër që bëri LDK duke hyrë në koalicion me një paraparti si AKR, e cila pandehet edhe nga analistë të jashtëm, ndoshta padrejtësisht, si “bërthama e subverzionit rus nëpërmjet islamit radikal politik për t’i asistuar politikës serbe në Kosovë”, do ta paguajë rëndë edhe gjatë kohë. Themi ndoshta padrejtësisht atakohen vetëm këta, ngase në LDK paska – siç thonë – edhe koka tjera shumë afine të versionit turko- e sheriatofil të politikës kosovare si Lutfi Haziri dhe Lumir Abdixhiku, i cili edhe “studimet” ia dedikon “Allahut të gjithëpushtetshmit e të madhërishëm”. Pra ky paragjykim për AKR është si duket insinuatë aq sa është edhe për personat e përmendur e vjetër e të rinj të LDK – së, të cilët dalin vetëm demagog në këtë drejtim e jo me kapacitete për të paraprirë infiltrime të tilla.
II.
Partitë janë ato që krijojnë pushtetet. Që nga formimi i tyre e deri sot flitet se ato janë të mendësisë moniste, primateske dhe klanore. Me të drejtë se ashtu janë. U mungon totalisht demokracia e brendshme në aspektin e krijimit të hierarkive. Rrëfimet që nga rrahja me karrige e deri tek marrjet në pyetje si në kohët e KOS – it nuk janë të sajuara, por të dokumentuara. Nuk ishin vetëm në LDK e LVV por gjithandej.
Këtyre zgjedhjeve disa nga partitë e kuptuan se e ardhmja iu takon atyre partive që hapen, demokratizohen, pastrohen, shkorruptohen, deklanizohen e jo më atyre të bastioneve, falangave, fiseve, diktatit e të ngjashme e tjerat as kësaj radhe nuk e kuptuan këtë. Se cilat i hyrën katarsisit e cilat jo shihet edhe nga aderimet, prurjet, integrimet, përjashtimet. Le ti shohim personat me karakteristikën dominante të tyre në partitë ku aderuan.
  1. Në cilin sistem partiak mund të disiplinohet Milaim Zeka? Nuk besojmë se ka ndonjë ku ai nuk do shante e përlante sapo të besonte se zbuloi një anomali që bie ndesh me parimet e tij – kjo është marka e personalitetit të tij. Pse rrezikon një parti duke marrë atë në radhët e veta?
  2. Cili është dallimi qoftë biografik, karizmatik, material apo politik ndërmjet Isa Mustafës dhe dy paraardhësve të tij si Avdullah Hoti dhe Lumir Abdixhiku?
  3. Në cilin plan ideopolitik përputhet Halil Matoshi me parimet politike të AAK-së? Mund ta gjejmë ndonjë element të rastësishëm, por jo më shumë. Tek Matoshi, mirëpo karakteristika dominante personale nuk janë idetë e tij “subversive” interesante e që e futën në parti por pakorruptueshmëria e tij materiale deri në vetësakrifikim. Nëpërmjet Halilit dikush transmetonte vendosmërinë se ky është tipi ynë ideal.
  4. A ka biografi ma të kundërt, më paradoksale se ajo e Arbana Xharrës në krahasim me tipin e deritashëm politik të PDK – së? Jo nuk ka. Ajo 17 vjet i ka luftuar pikërisht anomalitë për të cilët është akuzuar përherë partia. Ndryshoi ajo apo partia? Kjo që nuk shihej para zgjedhjeve dëshmohet tash pas zgjedhjeve: PDK vërtet është nis ndryshimit dhe nuk e ka vetëm taktikë kozmetike.
  5. Cili nga aderimet në LVV nuk është totalisht i fascinuar dhe luftarak në mbrojtje të integritetit dhe personalitetit të liderit? Donika Kada qante për Ramushin dhe vret sot për Albinin. Shumica e të aderuarve aty janë njerëz që kanë biografi partive tjera me të njëjtin militantizëm agresiv.
III.
Çka mësojmë nga kjo radhitje? Tri kategori kryesore; a) parti që kërkojnë adeptët e tyre, liderë që zëvendësojnë veten me kopje të tyre, b) parti që rekrutojnë vetëm ithtarë që i nënshtrohen totalisht liderit dhe bindjeve të tyre dhe c) parti që kanë vendosur të ndryshojnë ngase janë bindur se sistemi klasik i partive të militantit besnik dhe njëdimensional ka vdekur dhe se me të nuk ndërtohet demokracia kualitative e as shteti.
A është LDK, B është LVV dhe C janë partitë në PAN. Realitet që mund të jetë i hidhur por kështu del. Prandaj konsiderojmë shumë gabim “guximin” e tamtamshëm që sugjeron; partitë që u rritën të jenë e ardhmja e demokracisë kosovare dhe ato që do rrinë në opozitë se nuk duan t’i thyejnë parimet (Cilat??!!). Nëse jemi dakord se pa reformim të partive nuk ka qeveri kualitative atëherë apriori detyrohemi të pranojmë se e ardhmja është e atyre që ndryshojnë, pranojnë gabimet dhe mësojnë e jo e atyre që bëhen strehë e imitatëve apo pelegrinëve të tyre.