Home Blog Page 5907

Prizren: Dështon seanca ndaj 13 të akuzuarve për mashtrim me subvencione

0

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj 13 të akuzuarve për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim me subvencione.

Shqyrtimi fillestar në këtë rast, ishte paraparë të mbahej të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, por kjo u pamundësua pasi munguan tre të akuzuar.

Mungesa e të akuzuarve, Ardit Bajraktarit, Xhemajl Sallauka dhe Fatos Hoti, është bërë shkak që të shtyhet seanca gjyqësore ndaj tyre dhe të akuzuarve tjerë, Afrim Sallauka, Iljaz Sopi, Ermir Sallauka, Alban Sopi, Veton Kabashi, Avni Palushi, Lulzim palushi, Xhavit Sallauka, Labinot Telaku, për mashtrim me subvencione.

Po ashtu, në këtë rast akuzohet edhe Luan Statovci për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, si zyrtar për pagesa në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR).

Kryetari trupit gjykues, Artan Sejrani, në mungesë të kushteve ligjore, ka shtyrë seancën për 2 gusht 2017, në ora 10:00, pasi që i akuzuari Ardit Bajraktari ka njoftuar gjykatën se nuk do të jetë në Kosovë, deri më 1 gusht 2017.

Ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të cilën e përfaqëson prokurorja Ervehe Gashi, me të cilën të pandehurit akuzohen se kanë falsifikuar dokumentin “Certifikata e vreshtarit” për të përfituar subvencione në mënyrë të paligjshme.

Sipas aktakuzës, të pandehurit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, duke u paraqitur rrejshëm në MBPZHR si kultivues të vreshtave, kanë përdorur “Certifikatat e vreshtarit” të falsifikuara, me ç’rast kanë përfituar subvencione në shumë deri në 3 mijë euro.

Ndërsa, zyrtari për pagesa në MBPZHR akuzohet se pa verifikuar dokumentet e fermerëve dhe gjendjen në teren, ka lejuar të ekzekutohen pagesa direkte në emër të subvencioneve për aplikantët, me ç’rast i ka shkaktuar buxhetit të shtetit humbje në vlerë prej rreth 30 mijë euro./betimiperdrejtesi/

Arbër Rexhaj zgjedhet deputet i Parlamentit të Kosovës (Dokument)

0

Kandidati i Lëvizjesë Vetëvendosje në Prizren, Arbër Rexhaj është zgjedhur deputet i Parlamentit të Kosovës.

Sipas listës së publikuar nga “Indeksonline”, Rexhaj është në mesin e kandidatëve fitues të Vetëvendosjes.

Publikohet klipi i Cornell

0

Video e këngës solo të Chris Cornell, “The Promise”, është realizuar dje më 20 qershor.

Cornell u nda nga jeta në maj të këtij viti në moshën 52 vjeçare duke lënë në shok shumë adhurues të muzikës.

Në këtë video, Cornell shihet duke kënduar dhe duke i rënë kitarës akustike në një studio në Brooklyn të New York, dhe është e përzier me skena nga dokumentari i Evgeny Afineevsk, “Cries From Syria”

Atentat me armë, plagosen dy vëllezër

0

Dy vëllezër 49 dhe 60 vjeç në Elbasan, teksa ishin duke punuar në punishte, janë qëlluar me armë zjarri nga persona të panjohur ndërsa ishin duke punuar. Fatmirësisht ata nuk janë prekur nga plumbat, por janë lënduar duke u përplasur me objektet brenda punishtes kur vraponin për t’u shpëtuar plumbave.

Policia e Elbasanit njoftoi:

Më datë 21.06.2017, në orët e para të mëngjesit jemi njoftuar se në afërsi të një punishteje e cila ndodhet në Lagjen “Shënkoll” Elbasan janë dëgjuar të shtëna armësh.

Menjëherë shërbimet e policisë, janë nisur për në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se brenda ndërtesës ndodheshin dy persona të dëmtuar lehtë.

Shtetasit G.B, 60 vjeç banues në Elbasan dhe shtetasi A.B, 49 vjeç banues në Elbasan, (vëllezër), të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga shërbimet e policisë rezultoi se persona të paidentifikuar dyshohet të kenë qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy vëllezërve të cilët kanë qenë duke punuar në punishte.

Të dy shtetasit janë dëmtuar lehtë jo nga plumbat por gjatë tentativës për t’i shpëtuar të shtënave me armë zjarri, duke u përplasur me sendet që ndodheshin brënda punishtes

Grupi hetimor vijon hetimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Unë

0

Skender Berisha

Unë t’i njoh të njohurat
edhe to panjohurat
t’i njoh
kur më josh
edhe kur s’më josh

Kur të shoh nuk të shoh
Kur të kam nuk të kam
Nuk më ndal ky tamtam

Nuk të vi për nam…

Vi të të kem
Këtë verë
Për përherë

Si lindi filmi artistik “Prita”…

0

Regjisori Mit’hat Fagu u përfol shumë që krijoi një nga dy filmat e mirëfilltë për luftën antinaziste, pikërisht filmin “Prita”.

I bazuar në ngjarje reale, ai ishte një film që u prit edhe me kontestime. Sot, kur kanë kaluar pothuaj një gjysmë shekulli që atëherë, ai i sjell Arkivit Qendror të Filmit një dosje me bocete të këtij filmi, por edhe materiale nga puna e vet kërkimorë në realizimin e filmave të tjerë dokumentarë, por edhe detyrat e kursit e gjatë viteve të studimit të filmit në Moske.

“Kam prurë kryesisht filmin “Prita” se unë kam bërë edhe tre filma të tjerë artistikë, por ky është filmi me autorësinë time. Kam për të sjellë edhe filmin dokumentar “Në shtigjet e revolucionit tekniko-shkencor”që më groposi të gjallë si autor në kohën e sistemit. Flitet për kundërburokracinë e atëhershme kurse unë shoh sot një burokraci akoma më të tmerrshme. Ka të drejtë Edi Rama kur thotë që administrata jonë është mbushur me të paaftë”,- shprehet Mit’hat Fagu, regjisor.

“Prita” i prodhuar në vitin 1968 është një film me skena masive, regjisori thotë se ka qenë një punë kolosale ashtu si njëkohësisht kujton se ai film u prit ashpër.

“Unë nuk e di se ç’priste kolektivi prej atij filmi. Por i jam mirënjohës kolegut tim Dhimitër Anagnosti i vetmi që tha se ky film do i rezistojë kohës”,- shprehet Fagu.

Megjithatë kur sheh gjithë këto punë të bëra me një kujdes të madh artizanal, një punë ku regjisori e thotë që ka lënë gjakun dhe shpirtin nuk mund të mos i thuhet sa e vështirë është ndarja.

“Arsyeja është e thjeshtë. Sepse gjithë kjo punë e bërë është kolosale nga Kinostudio “Shqipëria e Re”, duhet të lerë gjurmët e veta nga pas. Edhe duhet lënë gjurmë për brezin që vjen”,- thotë regjisori./TCh/

PAN ‘djeg’ Haradinajn

0

Hyrja në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, e ka dëmtuar dukshëm figurën politike të Ramush Haradinaj. Ish komandanti i Dukagjinit e ka zbehur ndikimin e tij tek publiku me hyrjen në listë të përbashkët me PAN-in, rezultati i së cilës e dëmtoi edhe më shumë kreun e AAK-së. Kështu cekin analistët politikë në vend, të cilët besojnë se Haradinaj do i vuaj pasojat e bashkëpunimit me PDK-në. Madje, politologët mendojnë se kreu i AAK-së duhet ti ulë ambiciet e tij për të udhëhequr vendin, nëse edhe kësaj radhe ai dështon të bëhet kryeministër. Në anën tjetër, edhe përkundër rezultateve të fundit në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës ende besojnë tek fuqia e Haradinajt, dhe kësisoj ata nuk hezitojnë të tregojnë se do e kandidojnë Haradinajn për kryeministër edhe në zgjedhjet e ardhshme qendrore.

Muharremaj : Ne si Aleancë jemi të kënaqur me rezultatin

Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, vlerësojnë se edhe pas koalicionit e rezultatit të 11 qershorit figura e Ramush Haradinajt nuk ka pësuar rënie në publik. Kandidati për deputet nga kjo parti, Bali Muharremaj ka thënë se për koalicionin me PDK-në, nuk ka vendos vetëm Haradinaj, por tërë kryesia e AAK-së.
“Nuk besoj se dëmtohet figura e Haradinajt, për arsye se për koalicionin ka marrë vendim, organi më i lartë i partisë edhe ia ka dhënë mundësinë z.Haradinaj të bëj marrëveshje më kë të dojë. Nuk e ka vendos Haradinaj, por e vendos organi drejtues i partisë”, ka potencuar Muharremaj. I cili thekson se subjekti që ai përfaqëson është ndarë i kënaqur nga rezultatet e 11 qershorit.

“Ne si Aleancë jemi të kënaqur, tri partitë që kemi qenë bashkë, kuptohet se ka rënie të votave, por Aleanca nuk ka rënie të votave. Kështu që jemi të kënaqur, p.sh unë i kam marrë 6 mijë vota, Aleanca nuk ka rënie vetëm rritje”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, AAK edhe përkundër ndodhive të fundit është e vendosur që Ramush Haradinaj ta nominojë për kryeministër edhe në zgjedhjet e ardhshme qendrore.

“Patjetër se do ta nominojmë, patjetër se po”, ka përfunduar Muharremaj.

Ismajli : Janë dëmtuar dy subjektet

Kurse, njohësi i çështjeve politike, Valmir Ismajli mendon se nëse edhe kësaj radhe Haradinaj dështon të bëhet kryeministër, ai duhet të reflektojë.

“Sistemi zgjedhor në Kosovë u lejon partive të vogla si AAK që të kenë edhe ambicie të tilla që të synojnë edhe postin e kryeministrit. Këto synime që në shumicën e rasteve shkojnë përtej fuqisë votuese që kanë, duket që po dëmtojnë rëndë ato. Nëse edhe kësaj radhe dështon z. Haradinaj që të bëhet kryeministër, ai duhet që të reflektojë dhe ndoshta të zvogëlojë ambiciet e tij kundrejt fuqisë elektorale që ka”, është shprehur Ismajli. Duke vlerësuar se hyrja në koalicion të përbashkët i ka dëmtuar edhe PDK-në edhe AAK-në.

“Nuk mundesh që deri në momentin e fundit të kesh një fjalor shumë të ashpër ndaj një subjekti politik dhe në fund të përfundosh në të njëjtën listë me ta, pavarësisht pozitës që mund të të ofrohet. Hyrja në momentet e fundit të AAK-së në një listë të përbashkët me PDK, duket se i ka dëmtuar të dy subjektet”, ka theksuar Ismajli.

Sipas tij, rezultati i koalicionit në zgjedhjet e 11 qershorit nuk është favorizues për Haradinajn.

“Për të folur për pozicionin e saktë të z. Haradinaj pas këtyre zgjedhjeve duhet të presim certifikimin e rezultateve për kandidatë. Pra, duhet të dimë se sa kandidatë të AAK-së brenda koalicionit PAN kanë siguruar ulësen e deputetit për të folur për fuqinë e AAK-së rrjedhimisht të z. Haradinaj. Rënia nën 35% e tërë koalicionit, normalisht që nuk është favorizuese për z. Haradinaj”, ka thënë Ismajli.

Haradinaj do ti vuaj pasojat

Derisa, analisti Krenar Shala konsideron se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është dëmtuar mjaft nga PAN.

“Ai e ka dëmtuar veten edhe më shumë me lidhjen e koalicionit parazgjedhor dhe vetëm se i ka bërë shërbim PDK-së, parti të cilën e ka kundërshtuar më herët”, është shprehur Shala.

Tutje, ai nuk beson se Ramush Haradinaj do udhëheq me Qeverinë e ardhshme.

“Mendoj që qytetarët kanë votuar për ndryshim të konceptit zhvillimor dhe Ramush Haradinaj nuk paraqet përputhje me këtë koncept. Nuk besoj që Haradinaj do të jetë kryeministër”, ka përfunduar Shala.

Derisa, njohësi i çështjeve politike, Dimal Basha vlerëson se Ramush Haradinaj do ti vuaj pasojat për bërje të koalicionit me PDK-në.

“Unë parashikoj që Presidenti t’i jap rastin z. Haradinaj të provoj, mirëpo këtë rast nuk do ta ketë edhe herën e dytë, që çon në rrugëdaljen e vetme që do të jetë koalicioni mes LVV dhe PDK-së. Kjo do shkaktoj që z. Haradinaj të largohet nga koalicioni dhe të del prapë në opozitë, ku doemos se do të vuaj pasoja duke marrë parasysh mënyrën e futjes së tij në koalicion parazgjedhore”, ka thënë Basha.

Më tej, ai shprehet i bindur se Haradinaj do ta ketë të vështirë të fitojë mandatarin.

“Unë mendoj se duke marrë parasysh rezultatet, z. Haradinaj gjendet me një pozitë ku do ta ketë të pamundur aprovimin e shumicës së Kuvendit për formimin e një qeverie”, ka theksuar Basha.

Abazi : Kjo nuk ishte përzgjedhja më e dëshiruar e Haradinajt

Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Haki Abazi mendon se hyrja në koalicion me PAN-in, nuk ishte përzgjedhja më e dëshiruar për Haradinajn.

“Nuk e paramendoj që kjo ishte përzgjedhja më e dëshiruar për Z. Haradinaj por zgjedhja për një opsion për të marrë drejtimin e qeverisë apo më mirë thënë rimarrë duke pas parasysh se mandati i tij si kryeministër ishte ndërprerë për shkak të shkuarjes në Hagë”, ka thënë Abazi.

Sipas tij, Haradinaj do të bëj marrëveshje për të siguruar votat e mjaftueshme.

“Kjo është edhe domosdoshmëri për shakë të agjendës shumë serioze dhe situatës së vështirë që gjendet vendi. Duke qenë njohës i shumicës së prapaskenave dhe marrëveshjeve kjo që kemi është rezultati më i mire që do të mund të kishim prej krejt asaj status-quo që është krijuar që nga shpallja e pavarësisë”, ka përfunduar Abazi.

Syla : Haradinaj nuk është humbës

Në anën tjetër, gazetari Valon Syla nuk e sheh humbës Ramush Haradinajn, përkundrazi ai thekson se në bazë të rezultatit të fundit, Haradinaj mund të njihet si fitues.

“Pa marrë parasysh humbjes së votave nga koalicioni PAN (rreth 60 mijë vota), Ramush Haradinaj është zyrtarisht fitues i zgjedhjeve dhe nuk mund të quhet humbës, duke e pasur parasysh se lista që ai e udhëheq ka dalë si partia e parë me 34 për qind”, ka thënë Syla duke mos e mohuar vështirësinë e krijimit të Qeverisë “Haradinaj”.

“Do të ketë vështirësi në krijimin e qeverisë, gjë të cilën do ta shohim nëse Z. Haradinaj do të arrijë ta formoj qeverinë i pari në të ardhmen. Në rast se arrin të krijoj Qeverinë, kjo përkundrazi, do të ishte sukses i tij, dhe kurrsesi dështim”, ka deklaruar Syla.

Sipas tij, fitues zyrtar i këtyre zgjedhjeve është koalicioni PAN, ndërsa triumfues jo zyrtar është Lëvizja Vetëvendosje.

“Rreth humbësve të këtyre zgjedhjeve, mendoj se është Isa Mustafa dhe LAA, apo shkolla e Riinvestit dhe koalicionit të tyre me Behgjet Pacollin. Sepse ftuesi zyrtar i këtyre zgjedhjeve është PAN, ndërsa, fitues i dyfishtë i votave është VV, dhe fitues jozyrtar i zgjedhjeve të 11 qershorit”, ka përfunduar Syla.

Theret me thikë një person në Suharekë

0

Të martën policia ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore pasi që i njejti ka therur me thikë viktimën mashkull, ngjarja ka ndodhur në fshatin Vraniq të Suharekës.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas personelit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar dy thika.

Njoftimi i policisë:

Fshati Vraniq, Suharekë 20.06.2017-15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht, duke e therur me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas personelit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë. Tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar dy thika dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

Seriali i njohur parashikoi djegien e kullës së Londrës 24 vite më parë

0

Rrethanat tragjike të zjarrit të javës së kaluar në Grenfell Towr në Londrën Jugore ishin parashikuar në një serial te “House of Cards.”

Drama politike e BBC, që filloi më 1990 dhe u transmetua si trilogji serish deri më 1995, ndoqi punët makiaveliane të politikanit nga Partia Konservative, Francis Urquhart.

Bazuar në romanin nga Michael Dobbs, një ish shef stafi i Partisë Konservative, kjo dramë beri që shërbimi Netflix ta riprodhonte në vitin 2013 duke e transferuar aksionin në Shtëpinë e Bardhë.

Në seritë e dyta më 1993, Urquhart, tani kryeministër, shkakton zemërim kur ballafaqohet me një zjarr dhe kolapsin e mëpasshëm të Corbusier House, një ndërtese të neglizhuar në Londer.

Armiku i Urquhart nuk është lider i Partisë Laburiste, por Mbreti i ri, i angazhuar politikisht, që është i vendosur që të shfaqet në vendin e fatkeqësisë që “tengushëllojë njerëzit”, sepse Kryeministri mbetet indiferent dhe i tërhequr.

Fjalët e njërit prej këshilltarëve të mbretit tingëllojnë të ngjashme me ato te tragjedisë në Grenfell Tower, ku arkitektët dhe banorët kishin paralajmëruar se “një fatkeqësi pritej të ndodhte” .

Personazhi thotë që tragjedia “nuk ishte e rëndomtë, jo aq e pashpjegueshme. Këta njerëz janë lënë që të qelben, sepse jane njerëz që nuk mund t’i përballonin banesat e këshillit, njerëz që nuk mund ta përballonin pagesën e faturave të gazit. Corbusier House ishte një katastrofë që po priste të ndodhte, ashtu si zjarri i madh ne Kullen Grenfell.

Nisin punimet për funksionalizimin e sallës së brendshme të “Lumëbardhit”

0

Drejtuesit e fondacionit “Lumbardhi” në Prizren, të martën kanë njoftuar se kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me degën në Kosovë të organizatës suedeze Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB), për funksionalizimin e pjesshëm të sallës së mbyllur të Kino “Lumëbardhit” dhe përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme të këtij objekti kulturor.

Kësisoj pritet që kjo hapësirë kulturore të vihet në shërbim të përditshëm të artistëve dhe të publikut, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ares Shporta nga fondacioni “Lumëbardhi” ka bërë të ditur se punimet në sallën e brendshme të kinemasë kanë nisur javën e kaluar dhe se pritet që ato të përmbyllen gjatë muajit të ardhshëm..