16.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Pas iftarit drejt në spital!

Këtyre ditëve në repartin e Ndihmës së shpejtë në Tetovë janë shtuar radhët e pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore sidomos në mbrëmje. Sipas mjekëve në këtë repart, ndihmë kërkojnë personat e moshës madhore, sidomos ata që agjërojnë, shkruan gazeta KOHA në Maqedoni.

Mjekët thonë se brenda një orari në mbrëmje ka rreth 80 pacientë që kërkojnë ndihmë mjekësore, pjesa dërmuese për shkak të problem që u shfaqjes pas ngrënies së iftarit. “Viteve të fundit gjithnjë muaji i Ramazanit është në muajt e verës dhe me një kohëzgjatje rreth 18 orëve e më shumë.

Prandaj, në periudhën para iftarit dhe pas saj kemi më shumë pacient. Këtë vit gjendja nuk është alarmante. Numri është konstant që nga fillimi i këtij muaji, nga 60 deri në 80 pacientë, brenda 12 orëve. Megjithatë, në këtë numër përfshinë edhe rastet tjera që kërkojnë ndihmë, gjegjësisht pacientët me sëmundje të ndryshme dhe ato me sëmundje kronike”, thotë Gëzim Nuredini, kryeshef i Ndihmës së Shpejtë në Tetovë.

Në ndërkohë, ai nënvizon se në këtë periudhë pritet që më shumë të ketë problem edhe te pacientët tjerë për shkak të temperaturave dhe moskujdesit ndaj ushqimit. Disa ditë me radhë ka shumë pacientë që kanë bark-qitje dhe vjellje. “Kemi pacient të cilët për shkaqe të ndryshme kanë barkqitje. Kjo vërehet gjatë këtyre ditëve kur kemi rritje të temperaturave, po ashtu kemi pacient me vjellje. Një situatë e këtillë presim që të jetë më shumë prezent në periudhën që vjen. Shkaqet janë rritjet e temperaturës, higjiena e hapësirës ku përgatitet ushqimi, higjiena e duarve. Këshilla është që vendi ku përgatitet ushqimi të ketë kushte higjienike. Ushqimi që ruhet në vende të ndryshme ka rrezik që pas një kohe të gjatë të kontaminohet. Higjiena e duarve është e rëndësishme. Për fat të mirë, organizmi i njeriut është shumë i fortë dhe bën rezistencë ndaj shumë ushqimeve, të cilët shiten në vende të ekspozuara dhe mund të kenë baktere të ndryshme, pluhur dhe papastërti. Në këtë drejtim kemi edhe prodhimet e mishit, të cilët qëndrojnë në temperature të larta, pastaj nxirren në temperature të ulëta dhe këto nuk janë ushqime të sigurta për t’u konsumuar”, tha për KOHA, Nuredini.

Problem në vete në këtë kohë është se në rrugët e Tetovës dhe në periferi shiten shumë pemë, perime, prodhime të tjera të paambalazhuara mirë. Mjekët thonë se edhe organizmi i njerëzve është bërë më shumë imun ndaj këtyre dukurive. “Organizmi ynë është mjaft i rezistueshëm ndaj këtyre dukurive të moskujdesit gjatë ekspozimit të artikujve ushqimorë, sepse secili artikull ushqimorë e ka temperaturë e tij ku duhet të mbahet. Edhe lëngjet po ashtu nuk duhet që të mbahen një kohë të gjatë në temperatura të larta, sepse edhe ato prishen prandaj duhet vende të posaçme ku kërkohen që të mirëmbahen të njëjtat.

Një kujdes duhet t’i kushtohet edhe vendit ku blihen ushqimet. Po ashtu çdo ushqim i përgatitur me vezë është rrezik për të pasur komplikime të ndryshme deri në çrregullime me vjellje dhe barkqitje. Po ashtu në këtë periudhë duhet që qytetarët të kenë kujdes edhe me sasinë e ushqimit që e konsumojnë”, deklaroi kryeshefi Nuredini. Përndryshe, deri më tash ende nuk ka asnjë informatë nga inspektorati i ushqimit në Tetovë se a janë kryer kontrolle ndaj shitësve që ekspozojnë prodhimet e tyre në rrugë.

Më Shumë

Dragash: Një grua dërgohet pa shenja jete në QKMF

Një rast i rëndë ka ndodhur në Dragash gjatë së mërkurës. Rreth orës 15:55, në fshatin Brezna, një grua u dërgua pa shenja jete në...

Ylli në finale

Pas një ndeshje shumë interesante dhe drame në fund, Golden Eagle Ylli ka mundur Pejën me rezultat 84:88 (21:21, 25:24, 18:21, 20:22), për tu...

Ballkani mban kreun

Lajmet e Fundit