Kadri Veseli prin me 9045 vota i ndjekur nga Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër, me 4956 vota.
Këto janë rezultatet e publikuara për votat e kandidatëve për deputetë të koalicionit PDK-AAK-NISMA në Prizren.
Kadri Veseli prin me 9045 vota i ndjekur nga Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër, me 4956 vota.
Këto janë rezultatet e publikuara për votat e kandidatëve për deputetë të koalicionit PDK-AAK-NISMA në Prizren.
Me aktivitete kulturore-artistike, homazhe dhe nderime tek varrezat e dëshmorëve dhe heronjve të kombit, u shënua 14-të Qershori, Dita e Çlirimit të Komunës së Rahovecit.
Aktivitetet kanë filluar me pritjen e familjarëve të dëshmorëve dhe personalitete të tjera nga ana e Kryetarit të Komunës, Idriz Vehapi në zyrën e tij, dhe më pas janë bëre homazhe dhe nderime pranë lapidarëve, varrezave të heronjve dhe dëshmorëve të kombit në qytetin e Rahovecit.
Aktivitet për shënimin e 14 Qershorit, kanë vazhduar në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj”, në qytetin e Rahovecit, me mbajtjen e akademisë solemne me program kulturo-artistik. Në akademi të pranishëm ishin Vehapi me bashkëpunëtorë, familjarë dhe bashkëluftëtarë të dëshmoreve.
Një fjalë rasti në akademi ka mbajtur edhe Kryetari i Komunës i cili ka thënë se Dita e Çlirimit të Rahovecit si kujtim shfaqet shpesh.
“Edhe pse kujtimet zbehen vit pas viti , nuk e harrojmë kurrë ndjenjën e gëzimit të asaj dite të madhe, sepse pas shumë kohësh, ne dolëm në rrugë të sigurte dhe festuam lirinë tonë. Prandaj në këtë ditë, i kujtojmë heronjtë, dëshmorët dhe martirët tanë, sepse janë ata që u bënë liria e asaj dite dhe e të gjitha ditëve të Kosovës së re. I kujtojmë edhe të gjithë ata intelektualë, e qytetarë, që secili në mënyrën e tyre, ka kontribuar për liri dhe bërjen e shtetit tonë”, ka thënë Vehapi.
Në akademi ka folur edhe Vajdin Berisha, kryetar i OVL e UÇK-së, dega në Rahovec, duke thënë se me datë 14 Qershor 1999, ndodhi hyrja triumfale e brigadës 124 të UÇK-së në qytetin e Rahovecit, dhe nga ajo ditë e deri me sot Rahoveci me rrethinë frymon lirshëm dhe kjo ditë edhe ditë festive ku edhe në di çdo vend i qytetëruar i botës, organizojmë manifestime të ndryshme për të freskuar kujtesën tonë historike.
Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), i uron të gjithë maturantët në Republikën e Kosovës me rastin Testit të Maturës Shtetërore 2017.
Komisioni e vlerëson të suksesshëm organizimin dhe administrimin e Provimit të Maturës (pjesa e parë), dhe konstaton se atij i janë nënshtruar rreth 30 mijë maturantë, të cilët i kanë plotësuar kriteret dhe kërkesat për testim. Provimi është mbajtur në 201 qendra të testimit, ndërsa për mbarëvajtjen dhe administrimin e tij janë angazhuar 2100 administrues dhe 600 komisionerë.
“Të gjithë administratorët dhe kryetarët e qendrave të testimit kanë arritur me kohë. Provimi ka qenë i rregullt, testet janë shpërndarë me kohë dhe nuk ka pas mungesa në asnjë qendër testimi”, thuhet në njoftim.
Me këtë rast, KShM falënderon të gjithë akterët e përfshirë në organizimin dhe mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore, veçanërisht, falënderon mediat dhe gazetarët, policinë dhe monitoruesit që e kanë përcjellë gjithë procesin dhe kanë kontribuar në të mirë të procesit.
KShM konstaton se këtë vit tentimet për kopjim dhe shpërndarje të testit në rrjetet sociale kanë qenë dukshëm më të vogla se vitet më parë. Janë identifikuar dhe raportuar disa raste të izoluara të tentimit për shpërdorim, ndërsa të përfshirët në to do të sanksionohen sipas Ligjit.
Pjesa e dytë e Provimit të Maturës Shtetërore (afati i qershorit) mbahet më 24 qershor 2017.
Këshilli Prokurorial shprehu shqetësimin për kërcënimin e prokurorit të Prizrenit Besim Susuri.
Këshilli Prokurorial i Kosovës, të mërkurën ka reaguar duke shprehur shqetësim për kërcënimin që i është bërë prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, z. Besim Susuri, e që ndërlidhet me punën e tij zyrtare.
“Për Këshillin, aktet e tilla të kërcënimeve ndaj prokurorëve janë të patolerueshme dhe se të njëjtat merren shumë seriozisht. Këshilli qëndron fuqishëm pranë prokurorëve, i mbështet ata në punën e tyre të përditshme dhe i inkurajon në përmbushjen e misionit të tyre”, thuhet në komunikatën e KPK-së.
Po ashtu, në komunikatën e KPK-së sigurohet publiku se kjo çështje është duke u trajtuar seriozisht dhe me nivelin e duhur të urgjencës të cilën e meriton.
KALLXO.com, pati raportuar për këtë rast i cili ka ndodhur në vitin 2016.
Mirëpo, ndryshe nga zotimet e Këshillit Prokurorial të Kosovës të dhëna në komunikatën për media, gjendja në teren qëndron ndryshe!
KALLXO.com, më 06 qershor 2017 raportoi se si dështoi mbajtja e seancës për kërcënimin e prokurorit Susuri në Gjykatën Themelore të Gjakovës, pikërisht për mungesë të prokurorit
Dega e Nisma për Kosovën në Prizren ka mbajtur një konferencë për media, ku kanë falënderuar të gjithë strukturat, aktivistët, simpatizantët dhe votuesit e tyre.
Nisma thotë se pa të sipërpërmendurit “nuk do të arrihej të realizohej projekti i Nismës” dhe të cilët kryen detyrën me përkushtim “gjë e cila edhe rezultoi me fitoren e Nismës, duke dal kështu si fituese e këtyre zgjedhjeve dhe rrjedhimisht, në parlamentin e ardhshëm do ta përçojë zërin e qytetarëve të Prizrenit, nga dy deputetë, nga Zafir Berisha dhe Albulena Balaj-Halimaj”.
“Edhe pse procesi zgjedhor është përcjellë me disa të meta nga organizatori i zgjedhjeve (KQZ-ja), ne përshëndesim qytetarët e Komunës sonë të cilët edhe gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve i ka dhënë kuptim meritor këtij procesi”, thuhet në komunikatën e kësaj dege të Nismës.
Ky subjekt politika ka thënë se pret që në të ardhmen KQZ-ja të bëjë pastrimin e listave zgjedhore si dhe ta përmirësojë gabimin e bërë.
“Presim në të ardhmen që KQZ-ja të bëjë pastrimin e listave zgjedhore si dhe ta përmiresoi gabimin e bërë, ku në qendren votuese 2042A (Shkolla Teknika-11 Marsi), ka grumbulluar një numër të madh votuesish deri mbi 30 mij votues me çrast e ka zvogëluar efikasitetin gjatë ditës së zgjedhjeve”.
“Veshtirësitë e krijuara nga organizatori i zgjedhjeve (KQZ-ja) për votuesit në zgjedhjet e ardhshme, shpresojmë se do të përmirësohen sepse shumë qytetareve u është ndërruar vendvotimi pa ndonjë arsyetim, gjë që ka rezultuar edhe me shumë vota me kusht”. /PrizrenPress.com/
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën në një aksident në fshatin Duhël të Suharekës, konkretisht autostrada Vërmicë-Prishtinë, ka humbur jetën një femër, shtetase e Suedisë.
Aksidenti ka ndodhur ndërmjet një veture dhe një kamioni.
“Raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture dhe një automjeti (kamion). Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima femër shtetase e Suedisë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së, përcjellë PrizrenPress
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe lidhur me rastin janë dërguar në mbajtje dy meshkuj, njëri shqiptar dhe tjetri slloven
“Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit njëri shqiptar i Kosovës dhe tjetri shtetas i Sllovenisë janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /PrizrenPress.com/
Takimi i parë konsultativ për hartimin e Planit të Menaxhimit të Qendrës Historike të Prizrenit është mbajtur të martën në Prizren në formë punëtorie.
Në këtë organizim, të martën dhe në dy ditët në vijim, do të ketë diskutime me grupet e interesit me të drejta, detyrime dhe interes në fushat e mbrojtjes, ruajtjes, promovimit dhe shfrytëzimin socio-ekonomik të Qendrës Historike, përfshirë edhe grupet e prekura shoqërore, si gratë, të rinjtë, artistë dhe përfaqësues të biznesit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Plani i menaxhimit për Qendrën Historike të Prizrenit është vlerësuar si nevojë emergjente për këtë zonë të mbrojtur. Por ai nuk pritet të jetë gati deri në vitin që vjen.
Sipas organizatorëve të këtij takimi, qëllimi i këtij aktiviteti është njoftimi i grupeve të prekura me procesin e përgatitjes së Planit të Menaxhimit për Qendrën Historike të Prizrenit, si dhe ofrimi i platformës për diskutim në këtë drejtim.
Policia e Kosovës njoftoi se ka identifikuar personin e dyshuar që kishte shtënë me armë zjarri në ajër më 11.06.2017, në Malishevë, shkruan PrizrenPress.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë.
Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/
Policia e Kosovës njoftoi se në Prizren është arrestuar një person i gjinisë mashkullore, pasi që i njëjti duke mos respektuar urdhrin mbrojtës lëshuar nga gjykata, ka kanosur verbalisht ish- bashkëshorten e tij derisa ishte në vendin e punës, shkruan PrizrenPress.
I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/
Rreth orës 01:04, në pavionin infektiv të Spitalit Nënë Tereza kanë shkuar rreth 15 studentë të toksikuar.
Rreth orës 04:52 të gjithë studentët janë larguar për në banesë pas mjekimit të marrë. Nga veprimet hetimore të kryera është mësuar se këta shtetas janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në Kalimash, Kukës.
Veprimet e mëtejshme proceduriale ndiqen nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës.