Humb jetën një femër në aksident trafiku në Duhël të Suharekës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën në një aksident në fshatin Duhël të Suharekës, konkretisht autostrada Vërmicë-Prishtinë, ka humbur jetën një femër, shtetase e Suedisë.

Aksidenti ka ndodhur ndërmjet një veture dhe një kamioni.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture dhe një automjeti (kamion). Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima femër shtetase e Suedisë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së, përcjellë PrizrenPress

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe lidhur me rastin janë dërguar në mbajtje dy meshkuj, njëri shqiptar dhe tjetri slloven

“Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit njëri shqiptar i Kosovës dhe tjetri shtetas i Sllovenisë janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një veture në Prizren, automjeti i kthehet pronarit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhjen e një veture në Prizren, pas hetimeve që kanë çuar në identifikimin e...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit