Home Blog Page 5921

Një tërmet 6.9 ballësh trondit Meksikën

0

Një tërmet i fuqishmë ka tronditur mëngjesin e sotëm Meksikën.

Tërmëti 6.9 ka goditur brigjet meksikane në kufi me Guatamalën, menjëherë pas një sërë tërmetesh të vogla goditën bregun e Paqësorit jashtë Chiapas.

Qendra Paralajmëruese e Cunameve ka thënë se deri në këtë fazë nuk ka rrezik për cunam.

AAK e Nisma kërcënojnë: Nëse nuk përmbushen kërkesat dalim nga koalicioni PAN

0

Kandidati për deputet i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, thotë se nëse nuk u plotësohen kërkesat e tyre do të dalin nga koalicioni PAN (PDK-AAK-Nisma). Edhe Anton Berisha, nga AAK-ja, thotë se do të ishte i qëlluar një koalicion paszgjedhor mes “Vetëvendosjes” dhe AAK-së ndonëse me PDK-në kanë garuar në zgjedhjet e 11 qershorit.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk pritet ta nxjerrin Kosovën nga kriza institucionale. Përkundrazi, pas rezultateve të ngushta midis tri blloqeve kryesore pritet të ketë një ngërç politik, i cili do ta pamundësojë krijimin e institucioneve të reja.

Kështu konsiderojnë njohësit e çështjeve politike në Kosovë, të cilët madje nuk përjashtojnë mundësinë për prishje të ndonjë koalicioni parazgjedhor.

Nga ana tjetër, analistët konsiderojnë se zhvillimet e mëtutjeshme varen shumë nëse LDK-ja e partnerët e saj do ta mbajnë fjalën që të mos bëjnë koalicion me PAN-in (koalicioni PDK-AAK-Nisma).

Kjo sipas tyre mund të sjellë mundësinë e krijimit të një koalicioni tjetër, ku nuk do të jetë fare prezent PAN-i.

Dy partnerët e koalicionit parazgjedhor të PDK-së, përkatësisht nga AAK-ja dhe nga Nisma, thonë për “Zërin” se nëse nuk u përmbushen kërkesat e tyre do të dalin nga koalicioni.

Madje për më tepër e shohin si të mundur një koalicion paszgjedhor edhe me lëvizjen “Vetëvendosje”

Zemërimi me partitë e mëdha çoi ujë në “mullirin” e VV-së

0

Pas publikimit të rezultatit gati të plotë për partitë politike në KQZ dhe në pritje të zbardhjes së listave për kandidatë për deputetë, analistët politikë, që po e përcjellin rënien drastike në rezultatin zgjedhor tek dy subjektet e mëdha politike, PDK dhe LDK, presin që të njëjtat subjekte ta paguajnë, të arrijnë kulmin e tkurrjes, me rastin e publikimit të rezultateve të kandidatëve për deputetë. Lufta brenda listës nga lidhjet klienteliste të kandidatëve të partnerëve të koalicionit do ta dëmtojnë akoma më shumë fuqinë e të mëdhenjve në ndarjen e kulaçit të votës. Sipas analistëve, ky rrënim i këtyre dy piramidave politike është i pashmangshëm, derisa rezultatet e zgjedhjeve po tregojnë se prurjet e reja të këtij viti në PDK ishin të dështuara dhe nuk u sollën vota, ashtu siç i sollën vota në vitin 2014 prurjet e reja të atij viti. Sipas njohësve të rrethanave politike, arsyeja që këtë vit prurjet e reja nuk sollën vota ishte pasi, sidomos prurjet në PDK, por edhe tek partitë e tjera, ishin servile.

Nevojiten reforma serioze partiake

Analisti Jeton Kelmendi konsideron se me futjen në koalicione parazgjedhore, PDK dhe LDK kanë hyrë në fazën e fillimit të zhbërjes së tyre, ngase, përveç minusit që kanë marrë vazhdimisht në zgjedhjet e kaluara, erodimi i tyre i madh mori përmasa rekorde në zgjedhjet e 11 qershorit dhe nuk do të mund të ndalet. “Mendoj se PDK-ja dhe LDK-ja tanimë janë futur në një teposhtë dhe po bien, sepse ka filluar një frymë e re. PDK-ja e paguan keqqeverisjen dhe pranimin e Ramush Haradinaj për shef të koalicionit, ndërsa LDK-ja i paguan aventurat e Isa Mustafës dhe sejmenëve të tij për t’iu futur nën sqetull Hashim Thaçit dhe klanit ‘Pronto'”, potencoi ai.

“Edhe ‘VETËVENDOSJE’ nuk është se ka shënuar rritje enorme, duke qenë e vetmja alternativë që mendon dhe funksionon ndryshe nga partitë e tjera. Realisht, është e mirë për demokracinë rënia e këtyre dy partive, sepse ua kujton se populli nuk fal gjithnjë gabime”, potencoi ai. “Mendoj se as ‘VETËVENDOSJE’ nuk është rritur si parti që ka kuadro dhe njerëz profesionistë, por populli i ka dënuar koalicionet e tjera dhe në këtë kontekst ‘VETËVENDOSJES’ i ka qëlluar fati të jetë nën dardhë kur pikin dardhat”, theksoi Kelmendi.

Sipas Blerim Burjanit, partitë e mëdha politike, PDK-ja dhe LDK-ja janë në momentin e erodimit, sepse as prurjet e reja nuk u ndihmuan atyre që të fuqizohen, derisa as elektoratin paraprak nuk arritën ta ruajnë dhe kjo bënë që teposhta e tyre të mos ndalet pa reforma serioze. “Nuk ka pasur prurje të reja, ka pasur njerëz gazetar a profile me njerëz pseudo të shoqërisë civile dhe për këtë arsye kishte dështim total. PDK-ja dhe LDK-ja s’kanë kurrfarë aderimesh të reja dhe me njerëz sinjifikantë profesionalë apo për diçka tjetër që do të ishin të çmuar e vlerësuar. Këto aderime janë nga disa figura minore si gazetarë dhe të tjerë me probleme sociale për të gjetur ndonjë punë. Ndonëse gazetarët mund të japin kontribut në hartim të lajmeve dhe në hulumtim, këta njerëz të tjerë nuk mund të ofrojnë asgjë më shumë në asnjë fushë, pra këto dështime janë të qarta që në start”, potencoi Burjani./kosova sot/

Oferta joshëse, (a) do ta gjunjëzojë LDK-në!?

0

Për shkak të situatës së disfavorshme, minusit në vota, me të cilat tani po del koalicioni i parë fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, analistët politikë shohin se vendi që tani është futur në një situatë krize, nga e cila është vështirë të dilet, nëse nuk ndodh një thyerje e madhe në koalicionin e LDK-së për t’u shkëputur Pacolli me disa deputetë të tjerë, duke kaluar në koalicionin PDKAAK-NISMA (PAN).

Ndryshe është fare pak e besueshme që do të detyrohet të pranojë PAN-i që t’i jepet mandatari dikujt tjetër, nëse nuk arrin shumicën e nevojshme në Parlament, duke iu referuar vendimit të Kushtetueses në vitin 2014, që thotë se subjekti i parë e bën Qeverinë dhe e drejton Kuvendin. Po ashtu, sipas analistëve, nuk shihet si shumë serioze as gatishmëria e VV-së për të qeverisur vendin, pasi që në fillim të mandatit duhet t’u japë zgjidhje temave të nxehta, sikur janë Asociacioni dhe Demarkacioni.

Në rast se nuk ndodh ndryshimi në koalicionin e LDK-së, rrjedhje të deputetëve në PAN, çelësi i zgjidhjes së krizës parashihet me zgjedhje të reja parlamentare në vjeshtë, së bashku me lokalet, ose një qeveri teknike për 12 muaj derisa të finalizohen disa çështje madhore. Një bllokimi eventual i ka kontribuar edhe interpretimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2014 për çështjen e mandatarit, prandaj kjo e bën situatën edhe më të ndërlikuar

Legjitimiteti përcaktohet nga votat

Sipas analistit Hidajet Ahmeti, është faktike që ka vakume në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e posaçërisht në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin e kryekuvendarit dhe mandatarit për formimin e Qeverisë. “Është një e vërtetë absolute se ky interpretim i Gjykatës Kushtetuese nuk ka qenë profesional, por interpretim që u ka shërbyer interesave politike e me theks të veçantë PDK-së. Ky version i interpretimit politik e joprofesional ka shkaktuar mjegull në opinion publik, e cila mund të përkthehet në ngërç të procedurës demokratike për rrugën e formimit të Qeverisë. Por, njëkohësisht është një precedent jo i hijshëm për demokracinë e brishtë të Kosovës. Çfarë logjike mund të këtë për një sistem demokratik parlamentar që në mënyrë automatike t’i jepet mundësia
partisë së parë për ta pasur kryesuesin e Kuvendit të Republikës, i cili subjekt mund të mos i ketë votat e deputetëve”, është shprehur ai. “Duhet pasur parasysh se në demokraci legjitimiteti politik matet përmes votës e jo përmes bllokimeve, të cilat u shërbejnë partive që kanë kapur institucionet e pavarura që nga paslufta. Prandaj, çdo mundësi për të manipuluar përmes këtij interpretimi politik të Gjykatës Kushtetuese është një hap mbrapa për Kosovën dhe vonesë në rrugën e konsolidimit të shtetit dhe rrugën euroatlantike të saj”, tha Hidajet Ahmeti.

Bisedimet sekrete

Analisti politik Reshat Sahitaj mendon se koalicioni PAN pas 11 qershorit gjendet në një pozitë të palakmueshme, që nuk e kanë llogaritur kurrë as vetë kreatorët e rrëzimit të qeverisë, të cilët u gëzuan ditën e prishjes së qeverisë. Sipas Sahitajt, ishte kësaj radhe populli që ka treguar pjekuri politike, duke mos i votuar, por nuk ka treguar vetëdije të lartë politike, duke ua dhënë votën VVsë, partisë më shkatërruese të institucioneve dhe objekteve shtetërore. Ai ngre pikëpyetje të madhe se si mund të jetë shtetformuese, ligjore një parti që i shkatërron dhe i dëmton objektet në sheshin kryesor të Prishtinës? “Si mund të jetë shtetformuese një parti që nuk i njeh organet gjyqësore të shtetit të vet. Si mund të jetë një parti e tillë shtetformuese kur nuk i respekton flamurin dhe himnin e Kosovës, pavarësisht që ai është i papëlqyeshëm për shumicën absolute të qytetarëve, por ka metoda demokratike dhe institucionale që ndërrohet”, ka thënë Sahitaj.

“PAN-i është në një pozitë më të vështirë se në vitin 2014, sepse tani ka mundësi legale institucionale për themelimin e Qeverisë, por nuk ka më kë ta krijojë qeverinë. Mendoj dhe nuk ka asnjë shans real që Ramush Haradinaj t’ia lëshojë mandatin një partie tjetër për të krijuar qeverinë. Mirëpo, duke e njohur shumë mirë karakterin dhe këmbëngulësinë e Ramushit, jam shumë i bindur që ai do të bëjë çdo gjë që është e mundur në rrugën legale dhe do tentojë ta krijojë qeverinë e tij. Duke u nisur nga fakti i rezultateve, Ramushi do të tentojë të bëjë koalicion me VV-në fillimisht, mirëpo ngritja e VV-së në votimet e 11 qershorit atyre u ka dhënë shumë eufori dhe ata assesi nuk do të pranojnë asnjë koalicion pa qenë Albin kryeministër. Gjatë bisedimeve sekrete që mund të zhvillohen në mes VV-së dhe PAN-it nuk është as Ramushi e as Albini që do t’i lëshojnë rrugë njëri-tjetrit në mënyrë që Kosova të shkojë përpara. Po të mendohet se mosformimi i qeverisë ka pasoja negative do të lëshonte rrugë njëri, mirëpo si këto dy parti edhe këta dy personalitete mendojnë më shumë për vete e aspak për Kosovën. Kurse me bisedat sekrete që mund të zhvillohen në mes PAN-it dhe LDK-së, Ramushi do të hasë në probleme të disa shtyllave të LDK-së, të cilët do të refuzojnë për të dalë më fer me elektoratin e tyre”, ka shpjeguar Sahitaj.”Do të ketë shumë gjasa që për shkak të ofertës joshëse që do t’ua bëjë Ramushi, LDK-ja do ta pranojë ofertën e PAN-it e elektoratin e manipulojnë si gjithnjë të gjithë bashkë”, tha analisti politik, Reshat Sahitaj. Ai beson se edhe zvarritja e zyrtarizimit të rezultatit zgjedhor nga ana e KQZ-së është një skenar i paramenduar, nga i cili do të blejnë kohë aktorët e PAN-it për negociata

Beteja për kryeministrin

Sipas politologut Gurakuç Kuçi, drejtor në Institutin për Studime Politike dhe Mediale, kriza erdhi derisa për votuesin koalicioni PAN u tregua i padëshirueshëm dhe LDK-ja strategjikisht e dështuar, që ia dhanë mundësinë të forcohej ‘Vetëvendosje’, por edhe populli e sidomos të rinjtë u ngopën me tradicionalët edhe në premtime. Tani, edhe sipas Kuçit, pasi asnjë nuk mund ta krijojë e vetme qeverinë dhe para një situate ku VV-ja është jashtëzakonisht e disponuar për t’i nënshtruar të gjitha partitë tjera dhe PAN-i mund të vijë para një situate kur duhet të lëshojë pe. Sidoqoftë, ai nuk beson që VV-ja do të pranonte të merrte pushtet në duart e saj dhe të digjet me çështjen e temave të nxehta që e presin qeverinë e re, sikur janë Demarkacioni dhe Asociacioni.

Çelësi i problemit, sipas tij, janë LDK-ja dhe AKR-ja.”Duhet pritur rezultatet e kandidatëve për deputetë që të flasim më qartë, por që koalicionet e tanishme si artificiale potencialisht do të pushojnë se ekzistuari ku mund të vihemi para një koalicioni VV-LDK-AAK. Posti i kryeministrit mund të jetë problemi kryesor që AAK-ja nëse e lëshon do të poshtërohej, por nëse nuk shkon edhe këtë herë në qeveri mund të shuhet. VVja e dëshiron, por nuk është e gatshme ta djegë vetën me tema jopopuliste që po e presin qeverinë e re, tani kur shkëlqimi i saj ka filluar”, tha Gurakuç Kuçi

. Sipas tij, mbetet problemi që nëse prishen koalicionet parazgjedhore kujt i mbetet shumica për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe a mund të llogaritet pastaj VV-ja si subjekti më i madh sipas Kushtetutës që ndoshta do të nevojitej edhe një herë një përgjigjeje për këtë çështje nga Gjykata Kushtetuese. Ai parasheh që në rastin më të keq, nëse PAN këmbëngul si në 2014 dhe dështon që ta bëjë qeverinë herën e parë dhe presidenti prapë tani ia jep mandatin PAN-it, por me një kandidat tjetër për ta formuar qeverinë, atëherë mund të kemi edhe marshime të reja dhe protesta të një situate si në Maqedoni.

“Por, këtu model i mirë është që herën e dytë të jepet mundësia që cili koalicion i mbledh nënshkrimet për formimin e qeverisë, ose do të kemi zgjedhje të reja. Presidenti assesi nuk guxon të përfshihet në lojëra politike përveçse të ofrojë zgjidhje sipas Kushtetutës”, tha Kuçi.

Mbahet Provimi i Maturës 2017

0

Nën organizimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sot organizohet Provimin e Maturës 2017, për rreth 30 mijë maturantë sa ka këtë vit Kosova.

Provimi do të mbahet në 200 qendra testimi në gjithë vendin, ndërsa për mbarëvajtjen e këtij procesi janë të angazhuar rreth 2100 administrues dhe rreth 600 komisionerë.

Zafir Berisha: S’bëhet nami nëse PDK shkon në opozitë

0

Zafir Berisha nga Nisma ka deklaruar se nuk është gjë e madhe edhe nëse PDK-ja do të shkojë në opozitë.

Në Interaktiv të KTV-së, Berisha që me Nismën janë pjesë e koalicionit PDK-AAK-Nisma ka thënë se partia e tij është rritur në numrin e ulëseve në Kuvend, duke nënkuptuar se dikush nga dy partnerët tjerë PDK apo AAK ka pësuar rënie në numrin e deputetëve.

Kjo ka shtyrë atë të thotë edhe se “s’bëhet nami nëse PDK-ja, që ka qeverisur me vendin qe sa vjet, do të shkojë në opozitë”, edhe pse janë pjesë e koalicionit që ka fituar zgjedhjet, por jo shumicën e mjaftueshme parlamentare.

Përmbaruesi Mehdi Reshani nga Prizreni, lirohet nga akuza e keqpërdorimit

0

Përmbaruesi privat, Mehdi Reshani, i cili akuzohej për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, të martën është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prizren.

Aktgjykimin e ka lexuar kryetarja e trupit gjykues, Ajser Skenderi, e cila ka thënë se pas administrimit të të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve, trupi gjykues ka ardhur në përfundim se prokuroria nuk ka arritur të provojë akuzën e pretenduar.

Gjyqtarja Skenderi, ka njoftuar palët me të drejtën e tyre në ankesë, në afat prej 15 ditësh, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Ky rast zhvillohej në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, e cila e akuzonte Mehdi Reshanin se ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër, e njëkohësisht duke i shkaktuar dëm personave tjerë.

Reshani akuzohej se më 29 shtator 2014, përkundër faktit se tre ditë më herët e kishte përmbaruar lëndën përmbarimore të kreditorit “Gruppo Vinicolo Fantineli” ndaj debitorit “QMI”, të dy palët si aksionarë në “Agrokosova Holding”, ai kishte marrë sërish veprime ekzekutive pa e njoftuar debitorin “QMI”, duke nxjerrë nga objekti i “Agrokosova Holding” të gjithë stafin e të dëmtuarit “QMI”./betimiperdrejtesi/

Këto janë votat që morën Veseli, Haradinaj dhe Limaj në Therandë

0

Koalicioni parazgjedhor, PDK-AAK-Nisma, ka mbledhur një numër të madh të votave në komunën e Therandës.

Kësisoj, “Indeksonline” mëson se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka arritur t’i mbledhë 3000 vota, i nominuari për kryeministër nga PAN-i, Ramush Haradinaj 5000 ndërsa Fatmir Limaj 2240..

Ndërsa, ish-nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti ka mbledhur 347 vota.

Këta janë emrat më të votuar të PAN-it në Rahovec

0

Telegrafi ka siguruar listën me votat e Rahovecit, për kandidatët për deputetë të koalicionit PDK-AAK-NISMA.
Emrat më të votuar nga kjo listë, në Rahovec, janë si më poshtë.

1. Kadri Veseli – 3,798 vota;

2. Ramush Haradinaj – 4,433 vota.

3. Beatrisa Pista – 3,464;

68. Smajl Latifi – 4,760 vota;

83. Andin Hoti – 3,429 vota. /Telegrafi/

Vdes një person pas aksidentit në autostradën Prishtinë-Prizren

0

Një persona ka vdekur dhe një tjetër është plagosur në një aksident.
Aksidenti ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në rrugën Prishtinë-Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia. /Klan Kosova/