Home Blog Page 5922

Mushkolaj: Kadri Veseli duhet të jap dorëheqje!

0

Analisti politik në Kosovë Imer Mushkolaj, përmes një shënimi në Facebook, ka kërkuar dorëheqjen e Kadri Veselit.Sipas Mushkolajt, Veseli i ka premtuar elektoratit se do të bëhet kryeministër por e mashtroi atë duke ia dhënë mundësinë dikujt tjetër.Më tej Mushkolaj ka thënë që Veseli është përgjegjësi kryesor për katandisjen e PDK’së, dhe ai duhet të jep dorëheqje, transmeton GazetaBlic.

Shënimi i plotë:I premtoi elektoratit se do të bëhet kryeministër, por e mashtroi duke ia dhënë mundësinë dikujt tjetër. Premtoi fitore të thellë, por humbi dhjetëra-mijëra vota. Prishi koalicionin për interesa të veta dhe dështoi keq. Kadri Veseli është përgjegjësi kryesor për katandisjen e PDK’së. Kadri Veseli duhet të jep dorëheqje.

E zënë dyert e oborrit, humb jetën 10 vjeçari nga Prizreni

0

Një rast tragjik ka ndodhur në fshatin Landovicë të Prizrenit.

Dyert e oborrit, e kanë zën një 10 vjeçar në këtë fshat.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë.

Ndërkaq, policia ende nuk e ka konfirmuar rastin. /PrizrenPress.com/

Kjo është top pesëshja e LDK-së në Prizren (Rezultatet)

0

Nga 90 për qind të votave të numëruara deri më tani në Komunën e Prizrenit, i nominuari për kryeministër nga koalicioni LAA-n, Avdullah Hoti ka arritur të marrë afër 5 mijë vota. Kështu kanë bërë të ditur për “Gazeta Blic” burime brenda shtabit zgjedhor të LDK-së në këtë komunë.Sipas tyre, pas Hotit për nga numri i votave është kryetari i kësaj partie dega në Prizren Haxhi Avdyli, i cili në zgjedhjet e 11 qershorit garoi për deputet të Parlamentit të Kosovës.

“Gazeta Blic” merr vesh se Avdyli ka marrë jo më pak se 3 mijë e 660 vota vetëm nga qytetarët e Prizrenit.Ndërsa pas tij për nga numri i votave, siç ka arritur të kuptoi “Gazeta Blic” është renditur kandidati për deputete nga LDK-ja, Anton Quni me 3 mijë e 467, pastaj kandidatja tjetër për deputet nga po e njëjta parti Vjosa Osmani me 3 mijë e 341 vota si dhe Sadije Osaj po ashtu kandidate për deputete nga LDK-ja më 1 mijë e 254 vota.

Bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në këtë komunë prin koalicioni PAN me 17 mijë e 636 vota apo thënë me për qindje 31,04%, pastaj Vetëvendosje me 14 mijë e 679 vota dhe koalicioni LAA-n ka arritur të marrë 9 mijë e 844 apo 17,33 për qind.Edhe në Prizren ashtu sikur në shumë komuna të tjera numëri i fletëvotimeve të pavlefshme është relativisht i madh. Sipas KQZ-s në këtë komunë janë 5 mijë e 45./Gazeta Blic/

Zafir Berisha: Albin Kurti zëvëndëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme!

0

I nominuari i Lëvizjes Vetëvendosjes për postin e kryeministrit, Albin Kurti ka ftuar subjektet politike të koalicioni LDK-AKR-Alternativa si dhe të gjithë ata deputetë të koalicioni PDK-AAK-Nisma që janë kundër vazhdimit të regjimit të vjetër, t’iu bashkohen atyre në tryezë për të diskutuar për Qeverisjen e re.

Po ashtu, Kurti ka thënë se një subjekt tjetër që mund t’i bashkohet këtij koalicioni është edhe partia Nisma për Kosovën.
E këtë ftesë të tyre, e ka komentuar kandidati për deputet nga radhët e Nismës për Kosovën, Zafir Berisha.

Në një prononcim për Indeksonline, ky i fundit thotë se mundësia për ta krijuar Qeverinë së pari e ka koalicioni PAN.

Megjithatë, në rast se një gjë e tillë nuk ndodh dhe i kalohet mundësia për krijimin e Qeverisë -Vetëvendosjes, atëherë Berisha thotë se Nisma duhet të ketë një përgjigje për kërkesën e Kurtit.

“Unë mendoj rrjedhimisht që thirrjen për ta bërë Qeverinë e bën subjekti i parë që ka dal në zgjedhje, jo i dyti. Nëse i pari nuk mund ta bëjë, atëherë i vije radha Albinit. Përndryshe, unë mendoj që sovrani radhitjen e forcave politike e ka bërë më ndryshe. Dëshira dhe mundësia janë dy gjëra të ndryshme dhe unë mendoj që në rast se s’mund ta bëjë forca që ka dal e para në zgjedhje, atëherë faktikisht duhet të kemi përgjigje edhe për kërkesën e Albin Kurtit, kur t’i vije rendi”, ka thënë Berisha duke potencuar se ky është një qëndrim i tij individual dhe jo i partisë Nisma për Kosovën.Përveç kësaj, Berisha mendon se Vetëvendosje duhet patjetër të jetë pjesë e Qeverisë, duke shtuar se ndryshe nuk mund të ketë një Qeveri të qëndrueshme.

“Qëndrimi im individual dhe si qytetar është se Vetëvendosje duhet të jetë pjesë e Qeverisë, Albin Kurti duhet të jetë zëvendës-kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashme. Vetëvendosje ta ketë Ministrinë e Drejtësisë, të Zhvillimit Ekonomik dhe do Ministri të tjera të përafërta me programin e tyre. Pra, duhet të kemi një Qeveri të qëndrueshme, çdo kalkulim tjetër e konsideroj se nuk mundet me pas Qeveri të qëndrueshme që i duhet Kosovës e cila ka shumë sfida. Ose, pas 45 ditëve të shkojmë në zgjedhje, nuk bëhet nami.”, ka shtuar ai.

Sidoqoftë, mbetet çështje diskutabile mundësia Kushtetuese që Vetëvendosjes, si subjekti i dytë i dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit, të mund ta formojë Qeverinë e re.

Sipas interpretimit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese më 2014, rastin e parë për formimin e Qeverisë e fiton koalicioni apo partia politike që i fiton zgjedhjet. Kurse në rastin e dytë, shumëçka ka mbetur e pasqaruar./Indeksonline/

Prizren – Vetura godet tre këmbësorë

0

Policia raporton se në rrugën “Ismet Jashari” në Prizren një person derisa ishte duke drejtuar veturën humb kontrollin dhe me veturë godet tre këmbësorë, një boshnjak dhe dy turq si dhe një veturë të parkuar.

Të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Një dorëshkrim për Shqipërinë në Vatikan

0

Në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit gjendet një dorëshkrim italisht (Barb.lat.5361) i Antonio Brunit nga Ulqini, me titull “Del Bellerbegato della Romania, d’Antonio Bruno da Dolcigno” (Mbi bejlerbejllëkun e Rumelisë, nga Antonio Bruno prej Ulqini) i shkruar andej nga gjysma e dytë e shek. XVI.

Për fat të mirë – dhe të keq – ky dorëshkrim mjaft interesant për historinë e Shqipërisë është digjituar dhe hedhur në internet, në faqen elektronike të Bibliotekës Digjitale Vatikane: digi.vatlib.it/, shkruan Shqip. Them të keq, sepse cilësia e skanimit është aq e dobët, sa transkriptimi i tij u bë një punë vërtet e bezdisur, një dhimbje e madhe koke.

Dorëshkrimi duhet të jetë shkruar mbas vitit 1557, terminus ad quem i rivendosjes së patriarkatit të Pejës. Ky dorëshkrim nuk është shumë i gjatë, ka vetëm 16 faqe; por edhe kështu siç është jep një sërë informacionesh me vlerë, sidomos mbi trevat e banuara nga shqiptarët në këtë kohë, numrin e spahinjve që nxirrte çdo krahinë si dhe mbi marrëdhëniet ndërfetare e lëvizjet e popullsive brenda Perandorisë Osmane.
“Bejlerbejllëku i Rumelisë”

Po në Hungari gati është zhdukur [katolicizmi] nga herezitë moderne, si mes besëtytnive të grekëve [i.e. ortodoksëve, EP] nuk mungojnë mbetje të sakrilegjeve të lashta të arianëve, donatistëve dhe manikejve që quhen paulicianë, dhe nga këta ka disa fshatra në Bullgari, në Mysi, se ky komb zinte jo vetëm Mysinë e poshtme, por edhe një pjesë të mirë të Trakisë dhe Maqedonisë, të të cilave provinca emrat e lashtë janë zhdukur tërësisht. Arbërit banojnë në një pjesë të Epirit, në Dardani dhe Maqedoni, si dhe në një cep të Ilirikut; ata që janë nga ana e Dalmacisë ndjekin fenë katolike (alla latina), të tjerët nga Durrësi e poshtë të gjithë atë ortodokse (alla greca). Gjuha e këtyre njerëzve është shumë e ndryshme nga ajo sllave dhe greke, qoftë ajo alane ose gotike – e sjellë nga Alariku i cili në sulm e sipër të Perandorisë romake qëndroi për një kohë të gjatë në Epir si një vend i përshtatshëm prej nga mund të pushtonte Italinë dhe Greqinë – qoftë gjuha e lashtë e maqedonasve, diçka që ka më shumë të ngjarë, pasi nuk ka lidhje me sllavishten, e cila ndoshta ishte gjuha e gotëve.

******
Peja është një vend në sanxhakun e Dukagjinit, ngjatë lumit të Drinit të Bardhë, edhe pse banohet më shumë nga spahinjtë e sanxhakut të Shkodrës. Por turqit janë të gjithë të një feje dhe një gjuhe, veç kësaj turqit mjeshtrit e qilimave shumë të hollë, njëherë e një kohë barinj endacakë … pasardhës të paluhatur të atyre aziatikëve që ndoqën faksionin dhe sektin e […] persianit, kushdo që ishte ose mund të ishte, […] i besonin më shumë Aliut se Muhametit. […] Në ato të Bullgarisë, Serbisë dhe Arbërisë janë gati të gjithë turqit më të shumtën të huaj të kombeve të ndryshme, dhe racë skllevërish [i.e. robërish] (ndërsa në Arbëri fshatarë), ose tregtarë a artizanë që i tremben çdo lëvizjeje, të armatosur si njëherë e një kohë, me hark dhe jatagan, por [tregtarët?] kanë ndonjë mushqetë etj.

Vuçiterna, Allaxhahisari, që serbët e quajnë Krushevac, Qystendili, Shkupi, Prizreni që zotëron shumë vende në Arbëri… Në Arbëri, në Shkodër, Dukagjin, Elbasan, Vlorë, Delvinë, të gjitha këto kanë dalje në det; Ohri, në sanxhakun e të cilit është Kruja e famshme e Skënderbeut, ka përzierje të madhe grekësh, bullgarësh, arbërish…. sanxhaku i Qystendilit ka 13oo spahinj, të tjerët nuk u tejkalojnë 8oo. Zakonisht kanë nga 2oo-3oo, rrallëherë 6oo. Disa nuk arrijnë në 8o, si Shkupi, Prizreni, Dukagjini, Shkodra ka pak më shumë, Kermani 56 deri 8o, pa llogaritur kurrë në numrin e spahinjve familjet e sanxhakbejlerëve.

Në këtë provincë, siç u tha, nga Bastia deri në Durrës ndiqet feja ortodokse, nën sanxhakët e Delvinës, Vlorës dhe Elbasanit. Në sanxhakun e Delvinës gati të gjithë e dinë gjuhën greke, në atë të Vlorës në pjesën më të madhe të sanxhakut ka shumë fshatra bullgarësh, që nxjerrin zift. Dhe vetëm Vlora – nga të gjitha krahinat e Shqipërisë – është e banuar nga turq të huaj me origjinë aziatike, nga ata që ndoqën Zekollin. Afër Vlorës pak më shumë se një ditë larg ndodhen malësorët himariotë, sigurisht të egër por pak të qëndrueshëm, të armatosur më të shumtën me heshta të shkurtra dhe hobé, tashmë kanë ngritur krye të bindur prej disave, por më shumë prej veprës së Athanasit, kryepeshkopit të Ohrit, i cili me pretekstin e vizitës (sepse Ohri është larg Himarës rreth katër ditë) etj. etj. etj. / KultPlus.com

Vetëvendosje fton koalicionin LDK-AKR-Alternativa për themelimin e qeverisë

0

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti u ka bërë thirrje partive të koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe deputetëve të koalicionit PDK-AAK-Nisma për themelimin e qeverisë së re.

“Ftojmë të gjitha subjektet politike të koalicionit LAA dhe të gjithë deputetët brenda koalicionit PAN që janë kundër vazhdimit të regjimit të vjetër të na bashkohen në tryezë për të diskutuar për themelimin e qeverisë të drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë Kurti, transmeton Telegrafi.

Kurti ka theksuar se VV-ja është e gatshme për themelimin e qeverisë së re.

““Ne jemi të gatshëm për ndërtimin e një qeverie të re të udhëhequr nga LVV. Qytetarët kanë votuar për ndryshim dhe ne e kemi dëgjuar mirë zërin e tyre”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se më 11 qershor, Lëvizja Vetëvendose doli të jetë partia më e madhe në vend, dhe se dy koalicionet e tjera pësuan humbje të thellë. /Telegrafi/

Vehapi uron qytetarët me rastin e Ditës së Çlirimit

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka uruar të gjithë qytetarët e kësaj komune me rastin e 14 Qershorit-Ditës së Çlirimit.

Në urimin e Vehapit thuhet se “kjo datë shënon për në fillimin e një jete të re”.Ky është urimi i plotë i Vehapit:Të nderuar qytetarë të Rahovecit,Data 14 qershor 1999 shënon për ne fillimin e një jete të re.

Kjo datë shënon ditën e parë të lirisë në qytetin e Rahovecit!Gjatë gjithë këtyre viteve, me punën tonë, u treguam këmbëngulës në kërkesën për të ardhme më të mirë, sepse më mirë se kushdo tjetër e dimë vlerën e lirisë, sepse duam një vend të fuqishëm për fëmijët tanë, sepse ne jemi gjeneratat që Kosovën e bëmë një vend të lirë dhe të pavarur, prandaj kemi përgjegjësinë edhe ta zhvillojmë atë!

Nuk do të ndalemi së punuari! Ndërsa, paralelisht me rrugëtimin tonë dhe të brezave që do të vijnë, historia do të bartë nëpër kohë përjetësisht emrat edhe të gjithë atyre që zgjodhën t’ia falin jetën Atdheut!Lavdi të gjithë të rënëve për liri!
E gëzofshim lirinë brez pas brezi!

Policia jep detaje për këmbësorët që i shkeli vetura dje në Prizren (Foto)

0

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për një aksident që ndodhi dje në rrugën “Ismet Jashari” në Prizren ku vetura shkeli tre këmbësorë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti derisa ishte duke e drejtuar automjetin e tij, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet dhe rrethanat e rrugës humb kontrollin mbi veturë i godet tre këmbësorë meshkuj, një boshnjak dhe dy turq kosovarë si dhe një veturë të parkuar”, thuhet në raport.

Sipas policisë, të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Indeksonline/

Image

Image

Image

Krasniqi: Politika nuk është art i dëshirave meskine

0

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se politika nuk është art i dëshirave meskine, por art i së mundshmes.

Duke komentuar procesin zgjedhor, Krasniqi ka theksuar se integriteti politik, vizioni i qartë dhe zemërgjerësia e madhe e të “parëve” tanë të dalë nga zgjedhjet e fundit, i duhen vendit e kombit tonë!

Postimi i plotë i Jakup Krasniqit:

DO TË DOJA TË BESOJA?!

Politika nuk është art i dëshirave meskine, por art i se mundshmes pas përpjekjeve mbinjerëzore të njerëzve që kanë integritet të veçantë e vizion të qartë për publikun e gjerë e shtetin që duhet ta përmbyllë shtetësinë!
Integriteti politik, vizioni i qartë dhe zemërgjerësia e madhe e të “parëve” tanë të dalë nga zgjedhjet e fundit, i duhen vendit e kombit tonë!
A ka bërë sovrani një zgjedhje të tillë, le të presim e të shohim!
Unë do të doja të besoja?!
Me gjithë atë, le të shpresojmë!