Home Blog Page 5923

Ekskluzive: Ja sa vota kanë marrë kandidatët nga NISMA për Kosovën

0

Nisma për Kosovën e cila në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit ka konkurruar në koalicion parazgjedhor me koalicionin PAN mund t’i ketë siguruar rreth 7 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Burime të ‘Indeksonline’, brenda këtij subjekti bëjnë me dije se nga rezultatet e numëruara nga 70% të komunave kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka marrë mbi 30 mijë vota.

I dyti, është Haxhi Shala deputet në legjislaturën e kaluar më 12.649 vota. E, Zafir Berisha ka marrë 11.971 vota.

Tutje, Sekretari i Nismës, Bilall Sherifi ka marrë 11.535 vota. Sherifi në fushatën parazgjedhore është prezantuar nga Limaj si shef i Grupit Parlamentar të Nismës në Kuvendin e Kosovës.

Enver Hoti nga Nisma, sipas këtij burimi ka marrë 9.325.

E, Albulena Balaj ka marrë 6.513. Ish shefja e Grupit Parlamentar në legjislaturën e kaluar, Valdete Bajrami renditet e shtata më 5.938 vota.

Në këto rezultate mungojnë votat nga Prishtina, Mitrovica, Podujeva, Vitia, Vushtrria, Klina dhe Istogu.

Nëse, këto rezultate konfirmohen edhe nga ana e KQZ-së, atëherë Nisma mund të vlerësohet si fituese brenda koalicionit PAN.

Sipas monitoruesve të Kuvendit, pragu për deputetët po llogaritet të jetë mbi 9 mijë, ndërsa tek deputetet rreth 6000.

Koalicioni PAN është renditur i pari në këto zgjedhje më rreth 34%. I pasuar nga Vetëvendosje më 27%. E, LDK e treta më 25%./Indeksonline/

Sulm në stacionin e trenit në Munih, ka të plagosur

0

Të paktën një person është plagosur nga një sulm që sapo ndodhi në stacionin e trenit në Munih të Gjermanisë.

Kështu ka lajmëruar policia bavareze para pak minutash në Twitter, transmeton Express.

Sulmi ka ndodhur në stacionin e trenit në Unterfohring. Policia ka bllokuar zonën.

Tronditet kampi i refugjatëve: 750 persona të helmuar nga ushqimi

0

Qindra persona janë sëmurur pas helmimit nga ushqimi në një kamp refugjatësh pranë qytetit irakian të Mosulit, thonë zyrtarët.

Të zhvendosurit nga zonat e luftës thuhet se janë me të vjella dhe vuajnë nga dehidrimi pas një vakti iftari, për të thyer agjërimin e përditshëm të Ramazanit.

Agjencia e lajmeve kurde raportoi se ishin regjistruar më shumë se 750 të sëmurë, dhe të paktën një fëmijë kishte vdekur.

Ushqimi u përgatit në një restorant në Irbil dhe u soll në kamp nga një fondacion bamirësie nga Katari.

Të sëmurët janë shtruar në tre spitale në këtë zonë, raporton “BBC”.

Kampi, midis Mosulit dhe Irbilit, strehon njerëz të zhvendosur nga ofensiva e ushtrisë irakiane për të cliruar qytetin e lashtë të Mosulit nga Shteti Islamik.

Luftëtarët e ISIS-it janë aktualisht nën rrethim në perëndim të qytetit./SYRI.net/

Lideri i opozitës ruse dënohet me burg

0

Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, u dënua me 30 ditë burgim për, siç u tha, shkelje të vazhdueshme të ligjit mbi organizimin e tubimeve.

Ai u arrestua të hënën në shtëpinë e tij në Moskë, përpara se të niste një protestë antikorrupsion.

Pavarësisht arrestimit të Navalnyt, mijëra mbështetës në gjithë Rusinë i janë përgjigjur thirrjes së tij për të protestuar kundër korrupsionit në Qeverinë ruse.

Protestat kanë përfunduar me mbi 1,100 njerëz të ndaluar, kryesisht në Moskë dhe Shën Petersburg.

Vendimi për dënimin e Navalnyt, i cili synon të kandidojë për president të Rusisë vitin e ardhshëm, është lëshuar nga një gjykatë në Moskë të hënën vonë. /rel/

Vetëvendosje shënoi rritje edhe në Prizren

0

Lëvizja Vetëvendosje! ka shënuar rritje të votave edhe në Prizren.

Në zgjedhjet e 11 qershorit, VV në këtë qytet ka marrë 14.679 , apo 25. 84 për qind.

Koalicioni PAN, ndërkaq ka marrë 17.636 apo 31,04 për qind.

Ndërkaq, LDK së bashku me partitë në koalicion ka marrë 9.844 apo 17,33 për qind./PrizrenPress.com/

Nesër testohen maturantët

0

Maturantët kosovarë të mërkurën më 14 qershor do t`i nënshtrohen provimit shtetëror të maturës.

Ministria e Arsimit tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për këtë test, njofton Klan Kosova.

Kryetari i Këshillit shtetëror të maturës, Azem Guri ka thënë për Klan Kosova se këtë vit në organizimin e këtij testi do të ketë risi pasi për herë të parë janë caktuar koordinatorë të maturës të cilët më pas sipas kritereve caktojnë administratorët e provimit.

Guri kërkoi që të gjithë akterët e përfshirë në këtë proces të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e përcaktuara me udhëzim administrativ të maturës .

Pjesa e dytë e testit të maturës pritet të mbahet më 24 qershor ndërsa publikimi i rezultateve do të publikohet më 30 qershor.

Kosova votoi 2017

0

Eqrem Kryeziu

Mesazhi i votës së 11 qershorit është inkurajues edhe shpresëdhënës. Rritja e Vetëvendosjes dëshmon, për herë të parë në Kosovën e lirë, për emancipimin e votës. Për frymën civile të Kosovës kjo simptomë është e një rëndësie të veçantë. Pastaj është çështje e Vetëvendosjes në të ardhmen se ç’do të bëjë me këtë besim.

Partitë e “vjetra”, PDK dhe LDK nuk patën kurajën të lirohen nga figurat komprometuese. Miqtë e Kosovës paralajmëronin, por kot.
Mëkat! Duket se as shoqëria jonë (sepse e dalë nga lufta) nuk mund të gënjehet për një kohë të gjatë, përkundër arrogancës së lidershipit të partive të vjetra të mëdha.

Dëgjojmë interpretime surreale të këtyre zgjedhjeve: “Janë zëri i kundërshtimit” (shoku Isë dhe shpura). “Parlamenti i Kosovës do të ketë mbi gjysmën e deputetëve të socialdemokratëve dhe konservatorërve” (shkrimtari më i madh i lagjes). Del se të indinjuar për shkak të shembjes së qeverisë Isa II, qytetarët votuan për Vetëvendosjen, edhe pse kjo e fundit ndër të parat tha “Ik, Isë!”
Telenovela e vetëmashtrimit të turpshëm vazhdon.

A prodhuan zgjedhjet, zgjidhje apo krizë?!

0

Shkelzen Dakaj

Rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit u dëshmua së nuk prodhuan zgjidhje, përkundër se qeveria u rrëzua pikërisht me këtë arsyetim, gjoja për të nxjerrë vendin nga status-quo e krijuar për temat e ashtuquajtura të mëdha, Demarkimi i kufirit me Malin e Zi, Asosacioni i komunave serbe dhe krijimi i Ushtrisë.

Edhe pse me një koalicion prej mbi dy të tretave të shumicës parlamentare, për temat e sipërpërmendura nuk u arrit të gjendej një konsensus as brenda vetë partnerëve të koalicionit PDK – LDK e lerë më me partitë opozitare.

Në këto rrethana, partneri me i madh i koalicionit PDK vendosi që në mënyrë të pa natyrshme të përkrah mocionin e iniciuar nga opozita duke rrëzuar qeverinë në të cilën vetë ishte partneri më i madh.

Këtë vendim të saj PDK-ja e arsyetoi duke akuzuar partnerin e saj, LDK-në dhe Kryeministrin Isa Mustafa për mungesë vendimmarrje dhe stagnim të proceseve.

PDK apo më saktësisht lideri i saj Kadri Veseli, pretendonte se do të arrinte të jepte zgjidhje për temat e vështira siç i quante, duke i fituar zgjedhjet dhe duke udhëhequr vet qeverinë.

Për të arritur qëllimin që t’i fitonte zgjedhjet ai bëri koalicion parazgjedhor me AAK dhe NISMA-n vetëm pak minuta para skadimit të afatit për dorëzimin e listave, nga frika se do të dilte humbës në zgjedhje.

Me këtë rast nominoi Ramush Haradinaj e AKK-së për kryeministër, duke treguar kështu një pasiguri dhe panik para futjes në garë.

Rezultati i dalë të dielën mbrëma doli të jetë befasues për shumë kë, e ndoshta më së shumti për vet PDK-në dhe aleatët e saj parazgjedhor.

Tashmë i tërë ky koalicion “i madh” mes PDK, AAK dhe Nisma, si dhe një alamet partish tjera më të vogla arriti të fitoi aq sa PDK kishte fituar si e vetme në kohën kur kjo parti udhëhiqej nga Hashim Thaçi, tashmë president i vendit.

Me sa duket koalicioni PAN do të ngelet në kotën e 34% pa asnjë gjasë që ta formoj as shumicën e brishtë të nevojshme sa për të formuar qeverinë, e lërë më që të ketë një shumicë të kualifikuar për t’i kaluar “temat e mëdha”.

Në anën tjetër Vetëvendosje e cila shënoj rritje spektakolare në këto zgjedhje, duke e befasuar edhe vetveten me sa duket, se lëre më partitë rivale, arriti të pozicionohet në vendin e dytë në skenën politike për herë të parë me mbi 27%.

LDK po ashtu me koalicionin tjetër, AKR dhe Alternativa zbritën në vendin e tretë, me rezultat zhgënjyes për 3% më pak se VV.

Tashmë zgjedhjet që u proklamuan se do të prodhonin zgjidhje, duket se kanë bërë të kundërtën, kanë futur vendin në një krizë politike nga e cila vështirë se do të dilet shpejt.

PAN-it i takon mandati, sipas Gjykatës Kushtetuese që ta provoj e para formimin e qeverisë. Por, bazuar në atë si qëndrojnë shifrat, asaj do t’i duhet edhe një partnerë tjetër, pra VV ose LDK.

Bazuar në qëndrimin e VV dhe konsistencën politike që ka treguar kjo parti, të cilat janë të njohura dhe nuk po zgjatemi t’i përkujtojmë, duket se PAN nuk mund të llogarisë në bashkëpunimin me të.

Alternitava tjetër i mbetet rikthimi te ish partneri i saj LDK. Por, në rrethanat e se si PDK e prishi koalicionin me LDK-në dhe qëndrimin e eksponentëve të kësaj të fundit në lidhje me koalicionin e kaluar, vështirë se mund të llogaritet rifillimi i një “dashurie të re” në rrethanat kur “plagët e tradhtisë” janë ende të freskëta.

Kështu mund të vijmë në situatën kur PAN e djegë mundësinë që të formoj qeverinë dhe mandati i kalon VV, gjithnjë nëse zyrtarizohet si e dyta. Kjo mundësi ekziston bazuar edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të viti 2014, në lidhje me të drejtën që qeverinë ta formoj partia apo koalicioni që ka shumicën në kuvend. Rast të ngjashëm kishte në zgjedhjet e fundit në Maqedoni, ku përkundër rezistencës së presidentit maqedonas, qeverinë e formon Zoran Zaev lider i LSDM që ishte e dyta në zgjedhje. Kjo ndodhi pas dështimit të Gruevskit me VMRO-DPMNE i i cili edhe pse ishte i pari, nuk arriti të siguroi shumicën duke e humbur rastin të udhëheqë qeverinë.

Duke e ditur se VV nuk ka pothuajse asnjë gjasë të hyj në një qeveri me PDK-në, duket se negociata më serioze do t’i zhvilloj me LDK.

Një koalicion mes LVV dhe LDK sado që do të dukej simpatik nga anëtarësia e të dy subjekteve politike dhe sa do që numerikisht do tu jepte komoditet të mjaftueshëm për të qeverisur, vlerësohet si mjaftë vështirë i arritshëm. Kjo për faktin se qëndrimet e prera të LVV në lidhje me disa tema si dialogu, Asociacioni, Demarkacioni etj., bien ndesh me qëndrimin ndërkombëtar ndaj tyre. LDK dihet se nuk e preferon thyerjen e shtizave me ndërkombëtarët dhe harmonizimi i qëndrimeve në këto apo pika tjera divergjente do të jetë shumë i vështirë.

Në këto rrethana do të mund të vije deri tek opsionet tjera si prishja e koalicioneve parazgjedhore dhe vërtitja e partive në pole tjera sa për të bërë ndonjë vend në ndarjen e pushtetit.

E nëse këto kombinacione nuk prodhojnë zgjidhje për një qeveri të re, mund të vijë në pah një koalicion i gjerë me një soj qeverie teknike, duke mbetur në opozitë eventualisht vetëm VV. Kjo mund të vije në shprehje vetëm në rrethana të ndërhyrjes së ashpër ndërkombëtare, duke pas parasysh qëndrimet dhe premtimet e LDK-së për një bashkëpunim të ri me PDK-në apo edhe divergjencat që mund të ngjallë rezultati i dobët i koalicionit PAN dhe detyrimin e tij për të rishikuar pozicionet për të cilat ishin marrë vesh. Kjo e fundit vështirë e arritshme, për shkak të qëllimit jetësor të Ramush Haradinaj për tu bërë kryeministër.

Të gjithë skenarët e lartcekur, apo edhe të tjerë që nuk janë përmendur, e sjellin vendin në një krizë të thellë politike të atillë sa që më e mundshme do të jetë të shkohet në një palë zgjedhje të reja të jashtëzakonshme se sa të arrihet një marrëveshje për krimin e një qeverie stabile. (Autori është kryeredaktor i portalit INFOKUSI)

NISMA ka patur rritje shumë të madhe në Rahovec

0

NISMA për Kosovën ka përfituar më së shumti në këto zgjedhje në Komunën e Rahovecit.

Nga 670 vota që i kishte në zgjedhjet e kaluara, NISMA tani ka arritur të marrë 3200 vota në zgjedhjet e djeshme.

Ndryshe në Rahovec koalicioni PAN prinë me afro 45% të votave, para LDK-së që është afër 30% të votave./Indeksonline/

Gjykata e Prizrenit, liron nga paraburgimi të dyshuarin për vrasjen e gruas

0

Biznesmeni nga Ferizaj, Qamil Hetemi pas pesë vitesh në paraburgim, është liruar nga kjo masë.

Fëmijët e të akuzuarit Hetemi, nuk kanë mundur të përmbahen kur kanë dëgjuar verdiktin e së hënës nga trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Prizren, se babai i tyre, i cili akuzohet se ka vrarë nënën e tyre, është liruar nga paraburgimi.

Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Skender Çoçaj, ka aprovuar kërkesën e mbrojtësit të të akuzuarit, avokatit Mexhit Syla, për ndërprerjen e masës së paraburgimit.

Trupi gjykues, po ashtu ka aprovuar edhe kërkesën e prokurorit të rastit, Mehdi Sefa, për të bërë edhe një ekspertizë tjetër ne vendet e Bashkimit Evropian, sepse ka shumë kundërthënie në mes ekspertizave të bëra deri më tani e po ashtu edhe në mes deklarimeve të ekspertëve.

Në këtë seancë, gjithashtu është dëgjuar edhe eksperti i mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu, i cili ka mbrojtur tezën se në rastin konkret, me probabilitet të madh, ka të bëjë me vetëdëmtim. Ai ka thënë se kur përpilon raportin mjeko-ligjor zakonisht shërbehet edhe me prova tjera që janë gjetur në vendin e ngjarjes dhe që janë mbledhur gjatë hetimeve për të përcaktuar saktë nëse ka të bëjë me vrasje apo vetëvrasje.

Tutje, Gërxhaliu, ka shtuar se në gjithë karrierën e tij si ekspert mjekoligjor, vetëm një rast ka pasur kur vrasja është shkaktuar me puthitje të plotë të armës në trupin e viktimës e të ketë qenë vrasje. Kjo, sipas tij, ka ndodhur sepse personat kanë qenë shumë afër njëri-tjetrit kur janë përleshur, e të cilin fakt e ka kuptuar nga hetimet e bëra. Ai ka thënë se shkenca e mjekësisë ligjore, me përqindje të madhe, lëndimet me puthitje të armës i kategorizon si raste të vetëdëmtimit.

Seanca e radhës do të caktohet pasi që të përfundojë ekspertiza e re në këtë rast penal.

Qamil Hetemi, akuzohet se në shtator 2011, pas mosmarrëveshjeve me gruan e tij, ka qëlluar të njëjtën me armë zjarri, nga afërsia, duke i shkaktuar vdekjen.

Ndërsa, i akuzuari dhe mbrojtësi i tij, avokati Mexhit Syla pretendojnë se e ndjera ka bërë vetëvrasje.

Dëshmitarja kryesore në këtë rast është vajza e të ndjerës dhe të akuzuarit, e cila mbron versionin se nëna e saj ka bërë vetëvrasje.

Ky rast është gjykuar dy herë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ku i akuzuari është dënuar me 14 vite burgim, por Gjykata e Apelit i ka prishur, në anulimin e aktgjykimit të dytë, Apeli ka rekomanduar ndryshimin e trupit gjykues.

Në mungesë të trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Ferizaj, rasti është caktuar të zhvillohet në Gjykatën Themelore në Prizren.

Gjykata Themelore në Prizren, në shkurt të vitit të kaluar, njëjtë si ajo në Ferizaj, ka gjetur fajtor të pandehurin, duke e dënuar me 14 vite burgim.

Mirëpo, Apeli ka prishur aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prizren, me arsyetimin se përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, se ka kundërthënie në mes arsyetimit dhe shkresave të lëndës dhe nuk është vërtetuar plotësisht gjendja faktike.

Gjykata e Apelit, po ashtu ka gjetur se ka kundërthënie në mes ekspertëve sa i përket gjurmëve të barutit të gjetura në dorën e të pandehurit.

Në gjykimin e katërt, Gjykata Themelore në Prizren, sipas udhëzimeve të Apelit, ka bërë edhe një ekspertizë, të cilën e kanë përpiluar ekspertë nga Shqipëria, e cila ekspertizë po ashtu ka rezultuar se probabiliteti i vetëdëmtimit është mbi 50%.

I akuzuari gjendej në paraburgim prej prillit 2012./betimiperdrejtesi/