Home Blog Page 5928

Dy parregullsi në Prizren

0

Në komunën e Prizrenit sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së nga 166 mijë e 785 qytetarë me të drejt vote e kanë shfrytëzuar vetëm 7.22 % apo 12 mije 23 qytetarë.

Siç raporton gazetari i RTV21 nuk ka pasë ndonjë parregullsi, në përjashtim të atyre që ka raportuar edhe DnV që një person i pautorizuar ka qëndruar për një orë në qendrën e votimeve prej orës 07:00-08:00 në shkollën “Motrat Qiriazi” dhe një person tjetër në shkollën “Luciano Matroni” sipas DnV-së ka votuar edhe pse kishte ngjyrë në gishtrinjë.

Ndërsa në komunën e Suharekës kanë votuar 9.11 % e qytetarëve të kësaj komune dhe nuk ka ndonjë parregullsi gjithashtu numri i votuesëve po rritet./21Media

Posterë pranë Qendrës së Votimit në Prizren(Foto)

0

Në Gjimnazin “Gjon Buzuku” të Prizrenit ku është e vendosur një qendër votimi ka posterë zgjedhorë të shumë subjekteve politike.

 Posterë të disa subjekteve politike janë vendosur në kundërshtim me ligjin pranë Qendrës së Votimit 2005A në Prizren.

Kjo qendër është hapur në Gjimnazin “Gjon Buzuku”.

Postërët e vendosur janë të Koalicionit PAN, Vakat, por edhe të Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP).

Sipas ligjit, posterët nuk duhet të jenë më afër se 100 metra nga perimetri i derës së qendrës së votimit.

Zgjedhjet e parakohshme që do të zhvillohen sot, u caktuan pasi Kuvendi i Kosovës me një mocion mosbesimi rrëzoi qeverinë më 10 maj.

Të drejtë vote në zgjedhjet e 11 qershorit kanë 1 milion e 872 mijë e 941 votues në 889 qendra votimi.

Votues që kanë të drejtë vote për herë të parë janë 118 mijë e 448 persona, ndërsa nga listat janë larguar 33 mijë e 542 persona të vdekur.

Zgjedhjet do të monitorohen nga 30 mijë vëzhgues, 100 nga ta të BE-së./kallxo.com/

Ndodh edhe kjo: Një 6-vjeçar voton në Suharekë (Foto)

0

Në Komunën e Therandës është shkelur procesi zgjedhor, në qendrën e votimit në Gjimnazin Jeta e Re një fëmijë ka votuar. Në bazë të fotove dhe burimeve të Sovrani.info ky fëmijë është i afërm i kandidatës për deputete Luljeta – Veselaj Gutaj, ku edhe shihet duke mbajtur kartelën e fushatës të kësaj deputete .

Image

Përqindja e votuesëve deri në orën 11:00 në Prizren e Suharekë

0

11929 votues kanë votuar në Prizren ndërsa në Suharekë 5900 votues deri në orën 11:00

Në Prizren 11929 votues kanë votuar në Prizren deri në orën 11:00.Sipas të dhënave të KQZ-se ky numër është 7.21 % e 166.785 qytetareve me të drejtë vote në këtë komunë nga të dhënat që kanë marrë nga 215 vendvotime prej 218 sa jane gjithsej në këtë komunë.

Ndërsa 9.11% e qytetareve me të drejtë vote kanë votuar deri në orën 11:00 në qytetin e Suharekes. Sipas të dhënave të KQZ -së në këtqytet deri në orën 11:00 kanë votuar 5900 qytetarë me të dhëna të marra nga 88 vendvotimet e këtij qyteti./21Media

Voton Zafir Berisha

0

Kandidati për deputet nga Nisma në Prizren, Zafir Berisha, ka votuar në shkollën fillore “Fadil Hisari” në Tusuz të Prizrenit.

Ai, ka ftuar të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre që të dalin dhe të votojnë në këto zgjedhje.

Bullgarët, çfarë kanë që nuk martohen?

0

Të dhënat e fundit nga Agjencia e Statistikave të BE-së Eurostat treguan se Bullgaria është në fund të listës së BE-së për martesat e njerëzve

Më pak njerëz janë duke u martuar në Bullgari dhe ata që ende duan të formalizojnë marrëdhënien e tyre duhet të përballojnë një sërë provash absurde mjekësore, pagesa dhe fyerje.

Së bashku me betejën e pafundme kundër korrupsionit, mbrojtjen e sigurisë kombëtare, çmimin dhe cilësinë e ushqimit në supermarket, shkalla e ulët të martesave dhe e lindjes së fëmijëve midis çifteve të reja bullgare janë bërë temat e preferuara të diskutimit në vend.

Në të vërtetë, të dhënat e fundit nga Agjencia e Statistikave të BE-së Eurostat treguan se Bullgaria është në fund të listës së BE-së për martesat e njerëzve, së bashku me Slloveninë dhe Portugalinë, ku vetëm tre në 1,000 njerëz martohen. Për më tepër, gati 60 për qind e foshnjave në Bullgari po lindin nga çiftet e pamartuara – informacion që ka shkaktuar të ngjethura te mbështetësit e rendit patriarkal tradicional.

Rreziku në rritje i zhdukjes së kombit bullgar ka provokuar zgjidhje kreative, siç është fushata e quajtur ‘ADN – Bëjeni atë për Bullgarinë’, e cila inkurajon bullgarët që lindin t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në ceremonitë e pagëzimit masiv, të kryera nga kreu i Patriarkanës Ortodokse Bullgare. Prindërit entuziastë gjithashtu janë të ftuar për të postuar fotot e testeve të tyre pozitive të shtatzënisë në internet dhe madje edhe më emocionuese – fotot e skanimit me ultratinguj të fetuseve të tyre!

Politikanët nuk i kanë humbur shenjat e frikës kombëtare në rritje. Gjatë fushatës zgjedhore për votimin e parakohshëm parlamentar më 26 mars, partitë e ndryshme konkurruan për të inkurajuar familjet e reja bullgare, duke u ofruar atyre ndihma më të mëdha sociale, kredi të ulëta të interesit dhe banesa të lira nëse ata i kthehen martesës së vjetër civile dhe fillojnë të bëjnë fëmijë.

Midis kësaj vale përpjekjesh për ta riprodhuar kombin bullgar në mënyrë legale partneri im dhe unë vendosëm të martoheshim duke bërë shaka se do të kishim mundësinë të shihnim se kush do t’i mbante premtimet e tyre elektorale. A do të kishim një banesë të lirë, stimuj taksash dhe pagëzim falas nga vetë Patriarku?

Hapat e parë për t’u bërë një çift i martuar, megjithatë, kanë treguar të kundërtën. Ashtu si shumica e proceseve institucionale në Bullgari, martesa gjithashtu shpejt u vërtetua si çështje e komplikuar, e bezdisshme dhe aspak e lirë, gjë që kërkon një numër të madh dokumentesh.

Por më interesantja në mes tyre ka qenë e ashtuquajtura certifikata mjekësore për të hyrë në martesë. Mjekja e përgjithshme më informoi se para se ta vulosë këtë copë letre të çmuar, unë kam nevojë për kontroll të detyrueshme nga një … psikiatër dhe gjinekolog.

“Pra jeni duke thënë se duhet ta provoj se unë jam mentalisht dhe seksualisht e shëndetshme në mënyrë që të martohem?” pyeta.

Përgjigjja ishte pozitive.

Dhe me të vërtetë, Kodi i Familjes Bullgare, i ndryshuar për herë të fundit në vitin 2009 thotë se njerëzit që janë definuar si persona me aftësi të kufizuara ligjore, ose ata që vuajnë nga sëmundjet mendore që mund të çojnë në definimin e tyre si persona me aftësi të kufizuara ligjore, nuk kanë të drejtë të hyjnë në martesa civile.

Masa që përcakton njerëzit që vuajnë nga sëmundje mendore si persona me aftësi të kufizuara ligjore që do të thotë se ata janë në mënyrë efektive të privuar nga pronat e tyre dhe të drejtat civile, është e diskutueshme gjerësisht dhe heqja e saj nga Kodi Penal është propozuar në vitin 2016.

Megjithatë, mbetet në të dyja, në Kodin Penal dhe dhe atë të familjes.

Ligji bullgar gjithashtu ndalon të martohen njerëzit që bartin sëmundje që “përbëjnë një rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e pasardhësit ose partnerit tjetër”, përveç nëse partneri i personit është i informuar.

Edhe pse llojet e sëmundjeve nuk janë specifikuar, arsyetimi i thjeshtë çon në përfundimin se ndoshta njerëzit që vuajnë nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, çrregullimet mendore dhe keqformimet gjenetike konsiderohen si partnerë të rrezikshëm.

“Natyrisht, duhet të jetë në formë të përsosur për të krijuar një bërthamë të fuqishme dhe të shëndetshme për kombin e lavdishëm bullgar”, mendova me veten e hidhëruar, duke kujtuar se, në fund të fundit, zëvendëskryeministri përgjegjës për mbikëqyrjen e politikave sociale dhe demografisë është Valeri Simeonov, anëtar i Partisë Patriotike të Djathtë, i famshëm për ndjenjat e tij kundër emigrantëve dhe romëve.

Doli që vështirësitë e mia nuk përfundonin me dyshime të thjeshta në lidhje me moralin e këtij rregulli administrativ, i cili, siç e kam kuptuar më vonë, është larguar kohët e fundit në vendet e BE-së si Franca, por është i detyrueshëm në shtetet autoritare si Turqia, Maroku dhe Bahrejni.

Kur shkova në zyrën përkatëse për të marrë udhëzime në lidhje me klinikat që kisha për të vizituar, unë u përballa me një tjetër surprizë.

“Para së gjithash, zonjë, duhet të paguani 30 leva [rreth 15 euro]”, tha një grua e vrazhdë. “Dhe së dyti, ne nuk kemi një gjinekolog sot”.

“Por pse duhet të paguaj, kam sigurim shëndetësor?”, pyeta, duke menduar për kontributet e mëdha (për standardet e mia) që i kam paguar shtetit si një person i vetëpunësuar.

Plus, duke pasur parasysh se paga minimale në Bullgari është rreth 235 euro, duke e bërë një person të paguajë 30 euro për kontrollet e detyrueshme, nuk duket si një marrëveshje e drejtë. As nuk duket një nxitje e madhe për të rinjtë që të martohen.

“Ky është një shërbim shëndetësor, i cili paguhet. Ju nuk jeni të sëmurë, kështu që nuk është një ekzaminim i rregullt”, u përgjigj zonja ftohtë.

Duke u ndjerë e pafuqishme, pagova, po pyesja nëse do të më lejonin të martohesha nëse do dilja e çmendur, ose, për shembull, me HIV pozitiv.

“Zoti u ndalon që të sëmureni, duke marrë parasysh se si i trajtojnë njerëzit që duan të martohen”, më tha me dashamirësi një tjetër zonjë në radhë.

Gjatë orëve të ardhshme, pata një ekzaminim krejtësisht të rremë me një psikolog, i cili kurrë nuk do të kishte zbuluar nëse isha e sëmurë apo jo dhe një vizitë te një gjinekolog privat, që, për habinë time, kushtonte më pak se ajo publike.

Por çmimi shtesë i vizitës ishte duke iu nënshtruar një rrengu poshtërues rreth asaj se si është koha për t’u bërë një nënë dhe se unë dhe burri im i ardhshëm duhet të “fillojmë të punojmë menjëherë” në mënyrë që të mos humbasim trenin e fundit për foshnjen.

“Nëse nuk ndodh brenda pak muajsh, nuk duhet të prisni, por kërkoni ndihmë mjekësore”, më këshilloi mjeku me mirësi.

Te mjeku i përgjithshëm, u desh të paguaja 15 leva (7.5 euro) për vulën përfundimtare në dokument që ishte goditja përfundimtare.

“Kjo është një grabitje e plotë! Pse duhet të paguaj kaq shumë për diçka që nuk dua, por është e detyrueshme?” pyeta.

“Asgjë nuk është e detyrueshme”, zonja qeshi me sarkazëm. “Ata që nuk kanë para, nuk martohen”.

Për fat të mirë, nuk isha pa para. Por i kuptoj plotësisht ata që nuk ndjekin entuziazmin për të hyrë në një martesë civile. Dhe kur bëhet fjalë për të varfrit dhe të sëmurët – kush kujdeset për ta gjithsesi?/kallxo.com

Pjesëmarrje e ulët e votuesve në Rahovec

0

Në shkollën “Isa Boletini” në Rahovec, njëra prej qendrave më të mëdha të kësaj komune, deri më tani nga 6141 votues, kanë dalë vetëm 192 persona të kryejnë obligimin në këto zgjedhje, njofton Klan Kosova.

Kryeprokurori i Gjakovës Ali Asllanaj ka thënë për Klan Kosova që deri më tani gjithçka është në rregull. Të njëjtën gjë e kanë thënë edhe nga policia për këtë rajon dhe Demokracia në Veprim.

Himni i Kosovës mbush 9 vjet

0

Himni Shtetëror i Republikës së Kosovës mbush sot 9 vjet nga miratimi në Kuvendin e shtetit të ri, që kishte shpallur pavarësinë ndonjë muaj më parë, në 17 shkurtin historik 2008.

Propozimi me shifrën “Europa” u miratua në 11 qershor 2008 në një seancë të veçantë të Kuvendit 120 anëtarësh si Himn shtetëror i Republikës së Kosovës, me 72 vota për, 15 kundër dhe 5 abstenime.

Kompozitori Mendi Mengjiqi është autor i melodisë pa tekst, e përzgjedhur mes 134 propozimeve të paraqitura në konkursin publik për Himnin.

Komisioni për Simbolet Shtetërore të Kosovës kishte dërguar në Kuvend tre propozime, ndërsa Kryesia e Kuvendit dhe shefat e grupeve parlamentare nxorën në votim vetëm propozimin e parë – melodinë me shifrën “Europa”.

Në seancë plenare, deputetët u ngritën më këmbë për të nderuar Himnin e Republikës së Kosovës, të transmetuar në sallën e Kuvendit.

Në prag të 15 qershorit 2008, ditës së hyrjes në fuqi të Kushtetutës, shteti i ri i Kosovës me Himnin i plotësoi simbolet shtetërore, pasi Kuvendi kishte miratiuar edhe Flamurin e Stemën që në 17 shkurt, në ditën e shpalljes së Pavarësisë.

Himni Shtetëror i Republikës së Kosovës kishte një konkurrencë të madhe, nga 134 propozimet 110 ishin nga Kosova, ndërsa 24 nga shtetet tjera të botës: 7 prej Francës, 5 prej Shqipërisë, nga 2 prej Gjermanisë, Suedisë e Sllovenisë, nga 1 prej SHBA-së, Britanisë së Madhe, Holandës, Rusisë, Zelandës së Re dhe Kroacisë.

Autori i Himnit, kompozitori Mengjiqi menjëherë pas miratimit të melodisë ka thënë se pret që me kohë ajo të bëhet edhe me tekst.

Voton Haxhi Avdyli

0

Ka votuar kandidati për deputet nga LDK-ja në Prizren, Haxhi Avdyli.

“Obligimi qytetar i votimit u krye”.

“Rradhë të njerzëve për të votuar”

“Ky është lajmi i mirë”, shkruan Avdyli në Facebook.

Takimi sekret me Ramën, flet Fatos Nano: Ja për çfarë folëm

0

Ish-kryeministri, Fatos Nano është rikthyer sërish në vëmendjen politike, pas takimit kokë më kokë të zhvilluar me kryeministrin Edi Rama ditën e sotme në qytetin e Durrësit. I kontaktuar nga “BalkanWeb” lidhur me temën e këtij takimi, Nano nuk dha detaje por tha se “nuk bëhet fjalë për çështje timoni, por destinacioni”. Ai gjithashtu përdori edhe shprehjen e kryeministrit Rama “nuk keni parë gjë akoma”.

Metafora e timonit është kthyer ditët e fundit në kryefjalën e replikave në distancë mes PS dhe LSI, ku spikat kryeministri Rama i cili hapur kërkon në fushatë të paktën 71 mandate për të “drejtuar i vetëm timonin e qeverisë pa të tjerë në prehër”.

Sipas burimeve të sigurta për “BalkanWeb” nga zona e vilave qeveritare në Durres, sot rreth orës 17.30 pasdite ish-kryeministri Fatos Nano ka hyrë pas shumë vitesh në atë zonë për t’u futur në vilën e kryeministrit aktual. Lideri historik i Partise Socialiste dhe kryetari i sotem i socialistëve, kanë ndenjur për më shumë se dy orë së bashku.

Të njëjtat burime tregojnë për “BalkanWeb” se më pas Edi Rama është larguar drejt Tiranës, ndërsa Fatos Nano drejt Golemit në shoqerinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi. Nuk dihet se për çfare ka folur Edi Rama me paraardhësin e tij, po kjo nuk është hera e parë që të dy takohen larg vëmendjes së mediave