Home Blog Page 5929

Voton Fatmir Limaj (VIDEO)

0

Lideri i Nisma Fatmir Limaj, sapo ka dhenë votën e tij sot në zgjedhjet parlamentare që po mbahën në Kosovë.

Përveç Limajt tashmë votën e tyre e kanë dhenë edhe shumë lider të partive të tjera e po ashtu edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kandidatët për Kryeministër, Ramush Haradinaj, Avdullah Hoti, Albin Kurtin, raporton GazetaBlic.com.

https://www.facebook.com/gazetablic/videos/1535516013179615/

Voton edhe Kadri Veseli

0

Me disa minuta vonesë për shkak të mungesës së letërnjoftimit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës kadri Veseli ka votuar në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

Më të kryer obligimin e tij qytetar, Veseli para mediave ka shprehur falënderime për gjithë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët siç tha ai “na kanë mundësuar të votojmë në shtetin e lirë”, raporton Gazeta Blic.com

E për mungesë të kartës indentifikuese, Veseli ka fajsuar bashkëshortën e tij Violetën, e cila siç tha Veseli i ka kërkuar atij që të vishet njësoj sikur ajo.

Kurti: Urime festa e Demokracisë

0

Kandidati për Kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, pas hedhjes së votës së tij në Fakultetin Ekonomik-Juridik në kryeqytet tha se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për Kosovën, njofton Klan Kosova.

“Unë sapo kreva të drejtën demokratike dhe obligimin qytetar për të votuar në këto zgjedhje që janë shumë të rëndësishme për Republikën tonë”.

“Nga këto zgjedhje do të dalë legjislatura e gjashtë dhe Qeveria e re e Kosovës”.

“Të gjithë qytetarëve urime kjo festë e Demokracisë sepse vëzhguesit tanë i kanë marrë të gjitha masat që gjithçka të shkojë siç duhet dhe si është më së miri”.

Lubinja e Epërme, fshati i vetorganizuar

0

Rruga gjarpërore që ndahet djathtas nga Reçana shpie drejt Lubinjës së Epërme dhe asaj të Poshtme, fshatra këto të Luginës së Lumëbardhit, që kryesisht banohen me pjesëtarët e komunitetit boshnjak.

Ndërkohë një kthesë majtas në rrugën tatëpjetë çon në Lubinjën e Epërme, që me dekada shquhet për vetorganizimin e banorëve, shkruan sot “Koha Ditore”. Vazhdimi i rrugëtimit shkon deri te shkolla fillore, terreni sportiv i së cilës shërben si vendtakim për manifestimet e ndryshme të organizuara nga banorët e ku shpeshherë ftohen edhe mysafirët nga fshatrat fqinje.

ndër më të njohurat që zgjon edhe kërshërinë e gazetarëve të huaj është synetia kolektive, që realizohet periodikisht. Ky organizim kolektiv ruan traditën e solidaritetit, që, sipas banorëve, daton kaherë në këtë anë.

“Njëra nga ngjarjet më interesante është dasma e synetisë kolektive të fëmijëve, që organizohet çdo pesë vjet, e që bashkon jo vetëm banorët e këtij fshati, por edhe ata të fshatrave të tjera”, ka thënë Raif Kasi, gazetar dhe njohës i etnologjisë. Ai tregon se Lubinja e Epërme i ka rreth 3 mijë e 500 banorë bazuar në regjistrimin e fundit të popullsisë.

“Një numër i tyre, apo rreth 40 për qind, jetojnë dhe punojnë në vendet e Evropës Perëndimore. Fshati ka karakter modern, pasi rrugët janë të rregulluara, ka ambulancë, shtëpi të kulturës, shkollë fillore deri në klasën e nëntë, e kështu me radhë. Por ajo që e veçon Lubinjën e Epërme është se banorët kanë ndërtuar një sistem të vetorganizimit për shërbimet publike, por edhe për nevojat sociale. Pos banorëve që jetojnë këtu edhe diaspora kontribuon financiarisht për nevojat e komunitetit të fshatit”, ka thënë Kasi.

Sipas gazetarit boshnjak, Lubinja e Epërme shquhet edhe për numër të konsiderueshëm të intelektualëve, marrë parasysh faktin se është njëri prej fshatrave më të mëdhenj të Luginës së Lumëbardhit.

Hedh votën Avdullah Hoti: Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme

0

Ndonëse ka pasur vështirësi në gjetjen e vendvotimit, kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-ALTERNATIVA, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij kanë hedhur votën e tyre për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme. Ftoj që të respektohen rregullat. Ftoj qytetarët që të votojnë, është e drejtë kushtetuese që të vendosin për të ardhmen e tyre kushtetuese”, ka thënë ndër tjerash Hoti. /Telegrafi/

Dragashi pritet të ketë pak votues

0

Në Dragash nuk pritet të ketë numër të madh të votuesve.

Pavarësisht asaj se kutitë e votimit janë hapur me kohë.

Tërë kjo përshkak të ramazanit siç thuhet nga komisionerët.

Numër i njejtë i votuesve pritet të jetë edhe gjatë ditës.

Indeksonline është në vendin e ngjarjes edhe në këtë Komunë.

Pa probleme votimi edhe në Malishevë

0

Qendra më e madhe e votimit në Malishevë, gjimnazi “Hamdi Berisha”është hapur në kohë dhe procesi ka ecur pa probleme, ka thënë menaxheri Izet Hoti.

Ai ka deklaruar se si kurrë më parë nuk ka pasur as edhe defektin më të vogël e gjithë ecuria e përgatitjeve si edhe hapja e të gjitha vendvotimeve brenda qendrës, njofton Klan Kosova.

Voton edhe Visar Ymeri

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri ka kryer obligimin e tij si qytetarë, duke votuar në qendrën e votimit në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

“Sapo votova në këto zgjedhje, mendoj se është shumë e rëndësishme për Republikën e Kosovës që sa më shumë qytetarë të marrin pjesë në këto zgjedhje”.

“Duke e ditur rëndësinë e tyre, që qytetarët të marrin pjesë për vendimmarrje për të përcaktuar fatin e Qeverisë së ardhshme”, ka thë Ymeri pasi ka votuar.

Ramush Haradinaj hedh votën

0

Kandidati i PDK-AAK-Nismës, Ramush Haradinaj tashmë ka dhënë votën e tij.
Ai i shoqëruar nga gruaja e tij, Anita Haradinaj kanë në votuar në shkollën e mesme të mjekësisë “Ali Sokoli”.

Haradinaj, pas hedhjes së votës tha se vota e qytetarëve ka shumë rëndësi.

Ai tha se vendimi i tyre për votim ka peshën e vet për katër vite.

Kandidati i PDK-AAK-Nismës tha se do ta pranon rezultatin çfarëdo që jetë.

Ai i ftoi qytetarët të votojnë.

Haradinaj tha se fitorja më e madhe është nëse qytetarët vendosin sot për fatin e tyre.

Alivanoset komisioneri i VV-së në Prizren

0

Gjatë zhvillimit të procesit zgjedhor në komunën e Prizrenit shihet se një komisioner nga Lëvizja VV, ka probleme ballafaqohet me probleme shëndetësore.
Burime të Tribuna Channel tregojnë që komisioneri është alivanosur.

Policia ka konfirmuar se komisioneri ka pasur probleme shëndetësore.