Home Blog Page 5930

Daka: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë

0

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka në konferencën e parë për media tha se në bazë të dhënave nga komisionet komunale dhe qendrat e votimit, të gjitha qendra e votimit në Kosovë janë hapur në ora 7:00 dhe nuk është evidentuar ndonjë parregullsi.
Daka ftoi qytetarët ta shfrytëzojnë këtë drejtë të tyre dhe të dalin të votojnë, ndërsa po ashtu ftoi komisionarët t’i respektojnë rregullat e KQZ-së dhe të sillen sipas standardeve ndërkombëtare, raporton Telegrafi.

Konferenca e radhës e KQZ-së do të jetë në ora 11:30.

Suspendohet nga puna sekretari që denoncoi drejtoreshën e shkollës “Mustafa Bakiu” në Prizren

0

Suspendohet nga puna sekretari që denoncoi drejtoreshën e shkollës

Sekretari i shkollës “Mustafa Bakiu” në Prizren ka denoncuar në Polici drejtoreshën e kësaj shkolle, Behare Kryeziu, për siç ka thënë ai, keqpërdorim të detyrës.

Por kjo i ka kushtuar atij me suspendim me pagesë për 3 muaj. Lidhur me këtë rast, nuk kanë pranuar të flasin as drejtoresha Kryeziu as zyrtarë të tjerë të Komunës së Prizrenit, raporton KTV.

Ndërkaq, të gjitha këto keqpërdorime, të denoncuara nga Selim Osmani, janë duke u hetuar nga departamenti i krimeve ekonomike në Policinë e Kosovës.

 

100 euro nata për një prostitutë “VIP” në Tiranë

0

Mbrëmjen e 26 marsit 2016, një 27- vjeçare pranoi ofertën e një mikut të saj për të kryer marrëdhënie seksuale me një të panjohur kundrejt një shume prej 100 eurosh.

Ajo që nuk dinte e reja ishte fakti se telefonata e “pazarit” ishte përgjuar dhe se të gjitha lëvizjet e saj nga zona e Pazarit të Ri deri te një hotel pranë Liqenit Artificial, ku konsumoi aktin seksual, ishin vëzhguar nga agjentët e policisë.

Këta të fundit, prej disa muajsh, ishin duke hetuar një rrjet të prostitutave të luksit në kryeqytet. Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës përfundoi gjykimin ndaj të pandehurës Domenika D., e dyshuar si një nga vajzat e përdorura për prostitucion “VIP” në Tiranë.

Ajo u deklarua e fajshme për akuzën e “prostitucionit” dhe u dënua me 4 muaj burg. Përfundimisht gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg, duke e lënë të pandehurën në Shërbimin e Provës për një periudhë 18- mujore.

Në të njëjtin proces u deklarua i fajshëm për të njëjtën akuzë edhe i pandehuri M.M., klienti i një tjetër prostitute. Ai u dënua me 100 mijë lekë gjobë. Të pandehurit Domenika D. dhe M.M. u gjykuan të veçuar nga katër persona të tjerë, dy prej tyre të akuzuar si tutorë, një prostitutë dhe një taksist, të proceduar për llogari të të njëjtit hetim.

Ata u vunë në pranga gjatë operacionit policor të koduar “Mustang”. Përmes një vendimi të shpallur në prill të këtij viti në Gjykatën e Tiranës, ata u deklaruan të fajshëm, respektivisht për akuzat e “shfrytëzimit të prostitucionit”, “prostitucionit” dhe “moskallë- zimit të krimit”. Gjatë gjykimit, të pandehurit Domenika D. dhe M.M. e kanë pranuar akuzën e ngritur ndaj tyre.

PROSTITUCIONI

Referuar vendimit të gjykatës për të pandehurën Domenika D. dhe M.M., një kopje e të cilit u sigurua nga gazeta, procedimi penal ndaj tyre ka nisur pas një informacioni policor të siguruar në rrugë operative se i pandehuri Nik G. është i angazhuar në një rrjet të shfrytëzimit të prostitucionit.

Përgjimi telefonik i numrit të tij, si edhe mbajtja nën vëzhgim e lëvizjeve të tij ka zbuluar se ai ishte i përfshirë në veprimtari të paligjshme në fushën e prostitucionit. Nga hetimi ka rezultuar se ai merr porosi nga persona të ndryshëm për t’u gjetur vajza për marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Në komunikimet telefonike ai i pyet vajzat nëse janë për punë, apo nëse mund të shkojë t’i marrë.

PERGJIMET

Në të gjitha rastet, i pandehuri Nik G. komunikonte me të pandehurin B.M. për të shfrytëzuar të pandehurën Domenika D. për prostitucion, madje në një rast rezulton se ata kanë komunikuar dhe për oraret e qëndrimit në hotel të shtetases Domenika D., si dhe pagesës që do të merrnin dhe ndanin së bashku.

“Në datës 23.03.2016, i pandehuri Nik G. ka marrë porosi nga një numër telefonik për të gjetur vajza dhe ka komunikuar me të pandehurin B.M. nëse ishte për punë dhe me të pandehurën A. B. Më pas, ai ka marrë të pandehurat në automjetin e drejtuar nga B.N.

Të pandehurën Domenika D. ai e ka lënë te Pazari i Ri dhe ajo më pas ka hipur në automjetin e H.S., ndërsa të pandehurën Aureta B. e ka çuar në një hotel ‘V…’, ku ajo ka kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pag

Video tronditëse/ Makina fluturon në autostradë dhe bie në autobusin e udhëtarëve

0

Një kamerë ka kapur momentin e tmerrshëm kur një shofer mbytet në një përplasje me një veturë e cila fluturoi në autostradë dhe ra në autobusin e udhëtarëve.

Videoja tronditëse shfaq veturën e dalë jashtë kontrollit përderisa fluturon në ajër në një autostradë në Japoni.

Vetura më pas përplaset në autobus, kamera e të cilit më vonë u mor për t’u nxjerrë videoja, transmeton Gazeta Express.

Shoferi i autobusit mbeti i vdekur në vend dhe më shumë se 20 pasagjerë të tjerë u lënduan, shkruan Mainichi.

Video tronditëse/ Makina fluturon në autostradë dhe bie në autobusin e udhëtarëve

Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit: Dilni votoni !

0

Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit, ju ka bërë thirrje të rinjve të këtij qyteti, të dilën të dalin në zgjedhje.

“Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit konsideron se vota është instrument shumë i rëndësishëm demokratik dhe si e tillë duhet të shfrytëzohet nga të gjithë qytetarët, me theks të veçantë nga të rinjtë. Pjesëmarrja sa më e madhe në zgjedhje nga të rinjtë e Prizrenit është thelbësore dhe përmes votës NE mund të bëjmë ndryshimin dhe nxisim llogaridhënien e të zgjedhurve tonë”, thuhet në thirrjen e KRP-së.

“Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit, i fton të gjithë të rinjtë që janë të angazhuar në proces zgjedhor të sillen në harmoni me rregullat e garës, fer dhe në mënyrë demokratike, duke uruar kështu për një proces zgjedhor transparent”.

“Ne shpresojmë që rinia të jetë një prej prioriteteve kryesore të institucioneve që do të krijohen pas zgjedhjeve të 11 qershorit”.
“Presim shumë punë, angazhim, dhe bashkëpunim për t’i dërguar proceset përpara, në të mirë të të gjithëve!”./PrizrenPress.com/

 

Kalaja e Prizrenit, faktet që pak i njohim dhe projektet ambicioze që po zbatohen(Video)

0

INTERVISTË/
Qyteti mikpritës sapo kalon kufirin shqiptar, është Prizreni. Aty ku karakteristikat e mesjetës së vonë kanë vulosur fatin e zhvillimit të qytetit.
Kurora e kodrës mbi qytet, përbëhet nga mure të larta dhe hijerëndë. Shtegu që të çon në zemër të kalasë, është i ngushtë dhe gjarëpron midis shtëpive me stil mesjetar.

Për të depërtuar midis bimësisë që ka rrethuar rrugën dhe shijuar pamjen panoramike të qytetit përgjatë rrugës për në kala, ngjitjen na e bën edhe më emocionuese një fuoristradë e Institutit Arkeologjik të Kosovës.

Për të mësuar rreth ndërtimit të kalasë dhe të “fshehtave” të saj, intervistuam arkeologun. Prof. dr. Adem Bungurin. Muret rrethuese të kalasë së Prizrenit fshehin një sekret tepër më vlerë për datimin e vetë saj. Fortifikimi në periudhën e bizantit, na zbulon se ka pasur edhe një më të hershëm përpara tij, që sipas Bungurit mendohet të jetë i periudhës ilire.

 

Asdren Shala, është doktorant i Periudhës së Mesjetës, i cili na zbulon më shumë fakte rreth kalasë dhe “të panjohurave” të saj, si një nga ambientet ku u mbajt i burgosur rilindasi i shquar, Abdyl Frashëri.

Gjurmët e periudhës bizantine bëhen edhe më të forta falë zbulimeve arkeologjike të dala në dritë vitet e fundit. Arkeologu Bunguri, shpjegon teknikën e ndërtimit dhe datimin e një trakti muri fortifikues, që i përket kësaj periudhe.

 

Kalaja e Prizrenit sot është kthyer në një pikëtakimi midis së shkuarës dhe së tashmes. Kjo falë projektit për ndërtimin e muzeut për ekspozimin e gjetjeve arkeologjike, restaurimi dhe konservimi i ambienteve të kalasë, ndërtimi i “amfiteatrit” me strukturë druri dhe ajo që do ta modernizojë ngjitjen drejt kalasë, nisja e projektit për ndërtimin e një teleferiku.

 

Shënohet zbehtë 139 vjetori i Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit

0

139 vjetori i Kuvendit të Lidhjes Shqiptare, u shënua të shtunën në Prizren me një orë letrare dhe me konferencën shkencore “Vëllezërit Frashëri – Përmeti dhe Kosova”.

Kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja në hapje të orës letrare që u mbajt në sheshin e Lidhjes, tha se 10 qershori është një ditë shumë e veçantë e kombit shqiptar.

“Sot po shënojmë 139 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit si një organizatë politike ushtarake me karakter kombëtar. Lidhja Shqiptare e Prizrenit zë një vend shumë të rëndësishëm në historinë e popullit shqiptar dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. LSHP lindi në kohën kur rreziku për copëtimin e trojeve shqiptare nga vendet fqinje ishte një padrejtësi që po na bëhej shqiptarëve, së bashku me ndihmën e fuqive të mëdha në çdo kongres dhe çdo traktat ndërkombëtar. Shqiptarët në kohën e Lidhjes ishin jo vetëm të privuar për të ushtruar të drejtat e tyre por shqiptarët ishin edhe padrejtësisht të shtypur nga lufta e egoiste e fqinjëve sllav për t’i copëtuar trojet etnike” tha Muja.

Muja më tej tha në fjalën e tij se kundër padrejtësive që po i bëheshin shqiptarëve, lindi nevoja për tu organizuar në mbrojtje të trokave dhe të drejtave të shqiptarëve prandaj tha ai u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit.

“Me 10 qershor 1978, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, padyshim është një ndër ngjarjet më të shënuara në historinë e rilindjes kombëtare shqiptare dhe luftës së popullit shqiptar për mbrojtjen e tërësisë territorial dhe për çlirim kombëtar. Me forcimin e LSHP-së populli shqiptar provoi jo vetëm se ekzistonte si komb i formuar por krahas kësaj tregoi edhe dëshirën e tij të zjarrtë dhe aftësitë e veçanta ushtarake për ta mbrojtur paprekshmërinë e trojeve të veta dhe për të themeluar shtetin shqiptar ku do të përfshiheshin të gjitha trojet etnike” u shpreh Muja.

Pas fjalës së kryetarit të Komunës së Prizrenit, në sheshin e Lidhjes krijimet e tyre më të reja poetike i lexuan 25 poetë nga Kosova të gjitha trojet shqiptare, ndërsa u mbajt edhe konferenca shkencore “Vëllezërit Frashëri – Përmeti dhe Kosova”. / Gazetaere.com/

Rahovec: Gjuan me armë në aheng

0

Në fshatin Dejnë të Rahovecit, më 09.06.2017, në orën 14:00, raportohet se një person i gjinisë mashkullore gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri në ajër,  shkruan PrizrenPress.

Policia e Kosovës njofton se nga i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë.

“Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së. /PrizrenPress.com/

Pandeli Majko kujton historitë që lidhen me 10 qershor

0

Ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka përkujtuar disa ngjarje të cilat kanë ndodhur më 10 qershor ndër vite e që të gjitha kanë lidhje me shqiptarët.

Majko ka shkruar se 10 qershori është festë që i bashkon shqiptarët.

Shkrimi i plotë që ka shkruar Pandeli Majko:

Në 10 qershor 1878 u krijua Lidhja e Prizrenit…Në 10 qershor 1999 tërhiqen trupat serbe nga Kosova… Në 10 qershor 2007 viziton për herë të parë Shqipërinë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës… Janë shumë ngjarje që përjashtojnë rastësinë e kësaj date!

Po e kujtoj këtë datë me hyrjen e trupave mike britanike në Kosovë në qershor 1999. Gëzuar 10 qershorin festën që bashkon shqiptarët. Na e dhuroi zoti dhe historia.

Fotografia e Pandeli Majko

Thaçi: Do t’ia jap mandatin për formimin e Qeverisë secilit që fiton shumicën

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se fituesi i zgjedhjeve parlamentare e ka për obligim që ta themelojë qeverinë sa më shpejt.“Unë do të respektoj kushtetutën dhe ligjet, fituesi i zgjedhjeve ka obligim që ta themelojë qeverinë sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë ai në një intervistë për Deutsche Welle.Kreu i shtetit njëherit e ka vlerësuar si të qetë dhe korrrekte fushatën parazgjedhore.

” Mendoj se ka qenë një fushatë e qetë, korrekte, e ballafaqimit të ideve, koncepteve dhe vizioneve, një fushatë moderne e stilit evropian, një fushatë model për rajonin. Natyrisht që është shumë me rëndësi që të kemi një pjesëmarrje sa më të madhe të njerëzve në zgjedhje – nga të gjitha komunitetet”.

“Prandaj unë kam besim të plotë se Kosova me 11 qershor, do ta japë një provim të rëndësishëm, ate të organizimit të zgjedhjeve të mira dhe se ato do të jenë një bazament i fuqishëm për ndërtimin e institucioneve të reja”.Ndërsa duke komentuar incidentet në veri në prag të zgjedhjeve ai ka theksuar se i gjithë faktori relevant që merret me zgjedhjet, por edhe mekanizmat e sigurisë vendore edhe ndërkombëtare janë të angazhuara që votimet të jenë të organizuara mirë në të gjithë territorin e Kosovës.”

E di që ka pasur kërcënime, ka pasur probleme, ka pasur shantazhe të ndryshme prej eksponentëve të ndryshëm të një subjekti të caktuar politik serb ndaj oponentëve të tjerë. Por përsëri mua më mban shpresa që zgjedhjet do të jenë mirë në çdo cep të Kosovës. Ndaj të gjithë pretenduesve për prishjen e imazhit të këtyre zgjedhjeve do të jemi të pakompromis dhe do të ballafaqohen me ligjin”, ka shtuar ai, transmeton Klan Kosova